9 Qershor 2026, 13:29
Nga E. D

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit, Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur mesditën e 4 qershorit në Tiranë. Bëhet me dije se lidhur me ngjarjen është vënë në pranga Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin. Ndërsa në kërkim është shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, që mendohet se ka rrëmbyer të riun.
Blutë njoftojnë se nga hetimet është bërë e mundur gjetja e motorit të 34-vjeçarit, si dhe janë ushtruar kontrolle në ambientin ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas policisë, nga ky ambient ka dalë më pas autori i dyshuar, i cili mund ta ketë transportuar 34-vjeçarin me automjet. Sakaq, Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e Koçit, si dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen 41-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur. Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.
Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.
Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht. Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.
Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit. Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve./Dosja.al
armand shakaj enea zyferi eglant koçi
Aktualitet
9 Qershor 2026, 13:23
E. D
BULQIZË- Një gjarpër është konstatuar në ambientet e një biznesi në Qytetin e Ri të Bulqizës. Sipas informac...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 13:13
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, ngjarje e ndodhur mesditën e 4 qersh...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 12:18
E. D
TIRANË- Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, dy të pandehurit e drejtësisë. Bëh...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:47
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Denoncimi i PD-së në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve nga kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, do t&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:40
E. D
Ministria e Arsimit
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjete sociale p...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar këtë të martë provim...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 11:03
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës po vijon ende operacionin për kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecar...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:49
G.M
Pamje
GREQI- Autoritetet greke në Igumenicë kanë organizuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 1...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:53
Enver Doçi
DIBËR- Sipas banorëve të zonës, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në fshatin Radomirë, Njësia Administrative Kala e...