24 Qershor 2022, 12:41
Nga A.B
Policia Tirane
TIRANË- Klevis Kodra është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi akuzohet për veprën penale të 'Shantazhit'. 27-vjeçari i kishte marrë shuma të ndryshme parash një 22-vjeçarje dhe e shantazhonte vazhdimisht që ti jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video, në rrjetet sociale. Gjatë operacionit policor të koduar “Shantazhi”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i të riut banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shantazhi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Përndiqte një shtetase dhe e shantazhonte, që t’i jepte para për mospublikimin e disa fotove dhe videove, vihet në pranga 27-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë shuma të ndryshme parash dhe e shantazhonte vazhdimisht që ti jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Gjatë operacionit policor të koduar “Shantazhi”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
operacioni shantazhi tirane klevis kodra
Aktualitet
24 Qershor 2022, 12:29
A.B
Nazif Ajroski
TIRANË- është zgjatur me tre muaj afati i qëndrimit të Nazif Ajroskin në paraburgim.Gjykata e Posaçme ve...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 12:04
F.M
Kanabis në Lezhë
LEZHË- Zef Gega është vënë në prasi akuzohet se ka kultivuar kanbis. Në njoftimin e Policis&e...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 11:25
A.B
Nuredin Dumani
TIRANË- Ish-miku i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësis...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:39
F.M
Egla Ceno
TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka denoncuar ngritjen e një pallati në një zonë tek Liqeni i Thatë. Në një pos...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:23
F.M
Teza e biologjisë
TIRANË- Teza e provimit të bilogjisë po qarkullon në rrjetet sociale kur ka vetëm 10 minuta që ka nis...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:13
A.B
Harta e re gjyqesore
TIRANË- Edhe sot ka vijuar bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor pë...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:07
F.M
Policia
TIRANË- Një 46-vjeçar me inicialet I.L., banues në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet p...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 09:50
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Dy parcela ma kanabis me nga 350 rrënjë janë zbuluar në Shkodër. Mëngjesin e sotëm kan&eum...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 09:25
A.B
Artur Metani
TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në konferencën ndërkombëtare &ldqu...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 09:22
A.B
Divjake
DIVJAKË- Kontrolle nga policia e shtetit. Ditën e djeshme, në të gjithë qarkun e Fierit janë ushtruar kontrolle p&eum...