8 Qershor 2026, 22:31
Nga D.S
Dojna Mema
TIRANË- Moderatorja e emisionit “Piranjat”, Dojna Mema, mbajti një fjalim emocionues gjatë protestës, ku u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në mbrojtje të së ardhmes së vendit.
Ajo theksoi se zëri i qytetarëve është më i fortë se pushteti, paratë dhe propaganda, duke e cilësuar protestën si një kauzë të çdo shqiptari që e do vendin e tij dhe nuk pranon ta shohë të trajtuar si mall tregu.
Fjala e plotë:
"Të gjithë ju jeni frymëzim dhe shpresa e një Shqipërie të re! Ne nuk dorëzohemi, nuk heshtim dhe nuk luajmë me të ardhmen tonë. Zëri ynë është më i fortë se kurrë, sepse kur ngrihemi dhe bëhemi bashkë, as paratë, as pushteti dhe as propaganda nuk mund të na mbyllin gojën.
Kjo protestë i përket çdo shqiptari që e do vendin e tij, që e dhemb toka e tij dhe që nuk pranon ta shohë Shqipërinë të shitur si mall tregu.
Ftojmë çdo njeri që e do Shqipërinë t’i bashkohet kësaj proteste. Çdo emigrant që u detyrua të largohej nga vendi i tij. Çdo student që largohet për një arsim më të mirë, me zemrën plot mall për shtëpinë.
Kjo protestë është e çdo qytetari që dëshiron të jetojë në një vend normal, ku uji dhe energjia nuk janë luks, ku kujdesi shëndetësor është një e drejtë dhe jo një privilegj, ku askush nuk detyrohet të shesë shtëpinë për t’u kuruar jashtë vendit.
Por mbi të gjitha, kjo protestë është për fëmijët tanë. Ne ua kemi detyrim atyre një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri të re.
Mos bini pre e provokimeve dhe përçarjeve. Mos harroni qëllimin tonë kryesor: jemi këtu për Shqipërinë dhe për shqiptarët.”, tha moderatorja./Piranjat.al
dojna mema protesta kunder projektit ne zvernec
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:28
E.d
Pamje
TIRANA- Mijëra protestues po vijojnë marshimin e tyre prej katër orësh, ndërsa janë mbështetur edhe nga qytet...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 22:04
D.S
TIRANË- Një debat i ashpër virtual është zhvilluar mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influence...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 21:37
E.d
Pamje
TIRANA- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin, ndërsa numri i tyre është rritur ndjeshëm ditën e sotme. Prej m...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 21:23
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një operacion policor është zhvilluar këtë mbrëmbje në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije s...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 21:04
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Qytetarët kanë zgjedhur sërish pankarta me mesazhe pikant për të shprehur revoltën e tyre nda...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 20:51
E.d
Studentja
TIRANA- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, për të protestuar kundër zhvillimit t...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 20:45
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë përsëritur sërish thirrjen e tyre: O Erion, o legen prite Ramën se po vjen. “Posht...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 20:41
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë përsëritur thirrjet e tyre.&...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 20:40
E.d
Pamje
TIRANA- Mijëra protestues janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, për të protestuar kundër projektit të Z...
Aktualitet
8 Qershor 2026, 20:35
D.S
pamje nga tubimi
TIRANË- Protetuesit kanë ftuar kalimtarët t'i bashkohen tubimit ndërkohëq që vijojnë marshimin.
Pas...