9 Qershor 2026, 11:03
Nga E. D

TIRANË- Policia e Tiranës po vijon ende operacionin për kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecarit Ardian Baloshi, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Paskuqan. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovilles.
Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës. Po ashtu kontrollet e Reneas do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Gjatë kërkimeve, Policia ka gjetur makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit te Bovilles, por brenda makinës nuk jane gjetur sende te kundraligjshme.

Per zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje tetë persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor. Por miqtë e viktimës janë shprehur se Baloshi dhe Llani ishte zënë para gati një viti, me fjalë, por jo ndonjë gjë e madhe.
“Ardiani ishte djalë i qetë. Me Sadikun ishte zënë para gati një viti, me fjalë, por jo ndonjë gjë e madhe. Dje Sadiku nuk foli fare, vetëm u afrua me makinë e qëlloi. Doli dhe nga makina e na ndoqi në këmbë duke qëlluar”, deklarojnë miqtë e viktimës.
Sakaq, autoritetet po vijojnë kërkimet intensive për arrestimin e 39-vjeçarit, ndërsa hetimet për motivet dhe rrethanat e krimit mbeten ende në zhvillim./Dosja.al
sadik llani ardian baloshi
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:49
G.M
Pamje
GREQI- Autoritetet greke në Igumenicë kanë organizuar një operacion antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e 1...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:53
Enver Doçi
DIBËR- Sipas banorëve të zonës, pasditen e djeshme rreth orës 17:00, në fshatin Radomirë, Njësia Administrative Kala e...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:38
E. D
pamjet
VLORË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Rad...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 10:32
E. D
TIRANË- Gazeta amerikane Mother Jones i ka kushtuar një artikull projekteve ndërkombëtare të lidhura me familjen Trump, duke ve&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:39
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Me anë të nj&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:32
E. D
TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku si pasojë në pranga kan&...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 09:08
E. D
Pamjet nga protestat
TIRANË- Shqipëria do të vazhdojë me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz, të planifiku...
Aktualitet
7 Qershor 2026, 16:33
E. D
TIRANË- Komisioni Evropian ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë për projektin në Zvërnec, duke paralajmëruar se vendi d...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 08:15
E. D
TIRANË- Sot mbahet protesta e 10 radhazi e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrj...
Aktualitet
9 Qershor 2026, 07:39
E. D
TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku si pasojë një person ka humbur jet&eu...