LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Probleme me zemrën dhe infeksion në mushkëri/ U shtrua me urgjencë në spital, Vatikani: Papa Françesku po përmirësohet!

• Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme për një kontroll rutinë mjekësor. Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar, se Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, ku sipas stafit të infermierëve mëngjesi i sotëm ka qenë i ndërlikuar për Papën. • Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll. • Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës). • Ka gjithashtu dyshime se ai mund të ketë marrë një infeksion në mushkëri. Infeksioni i mushkërive nga i cili vuan Papa është një "bronkit". • Sipas mjekëve, infeksioni është shkaktuar nga një virus. Prej mbrëmjes së djeshme ekipe të shumta televizive dhe operatorë informues qëndruan jashtë hyrjes së poliklinikës, për të raportuar shtrimin në spital të Françeskos. • Disa pacientë në daljen nga spitali komentuan për mediat praninë e Papës në spital, duke i uruar shërim të shpejtë. Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte i shqetësuar për shëndetin e Papa Françeskut, duke e quajtur atë "një mik të dashur".

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

U shtrua me urgjencë në spital! Papa Francesku bëhet më mirë, Vatikani: Hëngri mëngjes dhe lexoi disa gazeta

Probleme me zemrën dhe infeksion në mushkëri/ U shtrua me
Klinika

ITALI- Shëndeti i Papa Françeskut po vjen duke u përmirësuar. Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat po raportojnë orë pas ore për detaje të reja për Papën. Që nga dita e djeshme, Papa ndodhet i shtuar në Poliklinikën Gemelli në Romë. 

“Papa Françesku pushoi mirë gjatë natës. Gjendja e tij po përmirësohet në mënyrë progresive dhe po ndjek trajtimet mjekësore”, thuhet në një deklaratë nga drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

Probleme me zemrën dhe infeksion në mushkëri/ U shtrua me

“Këtë mëngjes pasi hëngri mëngjes, ai lexoi disa gazeta dhe po punon nga aty. Para drekës ai shkoi në kapelën e vogël të banesës private, ku u mblodh në lutje dhe mori Eukaristinë”.

Infeksioni i mushkërive nga i cili vuan Papa është një "bronkit". Sipas mjekëve, infeksioni është shkaktuar nga një virus. 

Prej mbrëmjes së djeshme ekipe të shumta televizive dhe operatorë informues qëndruan jashtë hyrjes së poliklinikës, për të raportuar shtrimin në spital të Françeskos. Disa pacientë në daljen nga spitali komentuan për mediat praninë e Papës në spital, duke i uruar shërim të shpejtë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte i shqetësuar për shëndetin e Papa Françeskut, duke e quajtur atë "një mik të dashur"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Probleme me zemrën, detaje të reja nga gjendja shëndetësore e Papa Françeskut: Mëngjes i ndërlikuar

Probleme me zemrën dhe infeksion në mushkëri/ U shtrua me
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme për një kontroll rutinë mjekësor. Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar, se Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, ku sipas stafit të infermierëve mëngjesi i sotëm ka qenë i ndërlikuar për Papën, shkruajnë mediat vendase.

Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll. Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës).

Papa është dërguar në poliklinikë me ambulancë për kontrollet e nevojshme, duke filluar nga reparti i kardiologjisë. Infermierët dyshojnë për problemet e zemrës, por edhe ato të frymëmarrjes.

Papa Françesku vuan nga divertikuliti, që mund t’i sjellë infeksion në zorrën e trashë dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 për të hequr një pjesë të organit.

Këtë vit, ai tha se situata po i përsëritej dhe se po e bënte atë të shtonte peshë, por se nuk ishte shumë i shqetësuar. Ai gjithashtu ka një problem me gjurin dhe në daljet e tij publike përdor një bastun apo karrige me rrota.

1 MUAJ ME PARE

Ka infeksion në mushkëri, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, ende i shtruar në spital

Probleme me zemrën dhe infeksion në mushkëri/ U shtrua me
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku ndodhet i shtruar në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi ka marrë një infeksion në mushkëri. Vatikani bën me dije se Papa, 86 vjeç, ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje ditët e fundit, ndaj është detyruar tu nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Papa Françesku u pa dje që mori pjesë në audiencën e përgjithshme javore dhe dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Por, pasdite, u raportua se kishte shkuar në spitalin Gemelli të Romës për një kontroll rutinë.

Papa Françesku vuan nga divertikuliti, që mund t’i sjellë infeksion në zorrën e trashë dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 për të hequr një pjesë të organit.

Këtë vit, ai tha se situata po i përsëritej dhe se po e bënte atë të shtonte peshë, por se nuk ishte shumë i shqetësuar.  Ai gjithashtu ka një problem me gjurin dhe se në daljet e tij publike përdor një bastun apo dhe një karrige me rrota.

Papa Françesku tha vitin e kaluar se ai nuk preferonte të bënte një operacion në gju, sepse nuk donte që të përsëriteshin efektet anësore afatgjata nga anestezia që pësoi pas operacionit të vitit 2021.

Papa Françesku është shprehur se pavarësisht situatës shëndetësore, ai nuk ka në plan të japë dorëheqjen dhe se kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse ai do të mbetej plotësisht i paaftë.

“Një lodhje që nuk të lë t'i shohësh gjërat qartë. Mungesa e qartësisë, e dijes se si të vlerësohen situatat. Vetëm kjo mund të më bëjë të tërhiqem,”- tha ai.

papa françesku

Sondazh

Poll

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit