LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin për disa pagesa

•Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se McGonigal do të dorëzohet në orën 20:00 me orën lokale teksa shton se së bashku me të dhe kryeministri i vendit Edi Rama. •Berisha tha se ish-zyrtari i FBI-së ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare dhe ka thënë se kryeministri Rama është fajtor si i përfshirë në dosjen “McGonigal”. •Për kryesimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit nga ana e kryeministrit Rama, Berisha ka thënë se ishte hera e parë që kryesohet nga një delinkuent nën hetim ndërkombëtar. •Më tej, gjatë konferencës ai u shpreh se inceneratorët kanë pronarë qeveritarët, kurse për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin thotë se janë pronarë vetëm në letra. •Kryetari i PD, i bën thirrje SPAK-ut që të kyçë dosjen e inceneratorit të Tiranës, teksa shton se sipas tij, po bëhen tentativa për të zhdukur fashikujt e kësaj dosje.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"E vemja finale, bashkimi i deputetëve demokratë"/ Berisha përjashton dy prej tyre, ja cilët emra la jashtë

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët ditën e sotme tha se e vetmja finale për partinë duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve demokratë.

Në këtë bashkim, Berisha përjashtoi vetëm dy emra: Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa për të tjerë tha se PD është e hapur për to. 

"Finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD. Këtu përjashtohen vetëm dy vetë: Peng-Basha dhe Ali-Basha.
Këta të dy. Për të tjerët, PD është e hapur për ta... Nuk ka rëndësi qëndrimi ndaj kryetarit, pasi statuti parashikon edhe fraksionet. Kanë rëndësi parimet, respektimi i parimeve themelore të partisë. Se ka kode të tjerë për përcaktimin e kryetarit. Është vota dhe janë mekanizma të tjera.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi apo Noka?"/ Përgjigjet Berisha: Realitetet nuk janë njësoj

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për deklaratën e deputetit Gazment Bardhi i cili tha në një invervistë se është ai Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe jo Flamur Noka, i cili është vendosur nga ish-kryeministri në këtë post.

Berisha u shpreh se “realitetet nuk janë njësoj”, por theksoi se deri tani me Gazment Bardhin “deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”.

“Që realitetet nuk janë të dy njësoj dhe ne mbi këto realitete po operohet, deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”, tha Berisha.

I pyetur për 6 propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore, ai theksoi: “Thirreni me emrin e vërtetë, pengu ose brava, nëse keni parë diçka të pakopjuar në ato pika hajde më thoni. Nuk ka asnjë risi tek pengu përveç diktatit që i bëjnë. Ai përfaqëson Ramën, kë përfaqëson ai, pengun e Ramës.”

1 VITE ME PARE

"Alibasha votoi për rrogën e gruas"/ Berisha: Rama bleu Kushtetuesen për të shndërruar në notere të mega-aferave të ti

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka folur për diskutimet e djeshme në Kuvend. 

Berisha denoncoi dy zhvillimet më të fundit të kapjes së shtetit dhe drejtësisë në funksion të mbajtjes së pushtetit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i mbështetur tashmë edhe nga grupimi i Lulzim Bashës në parlament.

"Dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në parlament. Nga përpjekje të hapura, siç e konstatuat ju, të Edi Ramës, për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar. Për të shkelmuar ligjin themelor të parlamentit. Për të caktuar përfaqësuesit e opozitës, bashkëkryetarin e opozitës në komisionin zgjedhor. Dhe kush, thoni ju? Kë do mbante? Burrin që voton për rrogën e gruas. Të votosh për rrogën e gruas nuk ka gjë të keqe. Por të votosh për rrogën e gruas, sa 117 pensionistë... Po do thoni ju, çfarë i mbetet këtij njeriu? Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor.
Pa votat e Alibashës, ligji nuk kalonte. Problemi është se po blihen, është pazari i votave për të vendosur një standard që nuk ekziston kurrë në botë. Ata janë 9 vetë. Nuk është problemi i shumës, por i moralit dhe parimit që shkelmohet në mënyrën më të tmerrshme se ky është akt blerje i Gjykatës Kushtetuese. Ajo gjykatë ka një rëndësi kapitale për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendit. Me këtë rrogë, Edi Rama kërkon ta blejë përfundimisht, ta shndërrojë në një noter të mefa-aferave të tij. Dhe kjo është e tmerrshme. Kësaj radhe gjithçka është bërënë zyrën e Don Agaçios dhe Edi Ramës. Asgjë nga parlamenti. Dhe ka ardhur direkt nga zyra e Edi Ramës blerja e noterëve kushtetues dhe kjo është goditje e tmerrshme e sistemit.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Thirrja e djalit të tij në SPAK për çështjen 'Gërdeci', Berisha: Do shkojë në çdo kohë!

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi kërkesën e SPAK, e cila kërkon djalin e tij, Shkëlzen Berishën si dëshmitar për çështjen 'Gërdeci'. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se djali i tij do të shkojë të japë dëshminë e tij në çdo rast. Po ashtu, ai tha se edhe sikur hetimet të zgjasin 100 vite, nuk do gjendet asgjë për të.

FJALA E BERISHËS:

Kush e ka kërkuar? Në çdo kohë, cilindo unë ua kam bërë të qartë këtu. Nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për hetimet. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime i bëj për interesin publik, nuk i bëj kurrë për qëllime të tjera. Jam për zbatimin e ligjit, sic e dini ju aty ka kriminelë, njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. 

U kap ai në Elbasan me fotot e Ballës dhe dilte thoshte se nuk kishte materiale elektorale. 

Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”

1 VITE ME PARE

Deklarata e ambasadës amerikane, Berisha: E përshëndes, por mesazhi duhet lexuar i plotë

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së SHBA se nuk kanë ndryshuar qëndrim nongrata-t.

"Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin. Eshtë pikërisht kjo që unë përshëndes. Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha. Do të kthej një gjë shumë private dhe jo të zakonshme. Idhulli, çdo njeri ka idhujt e vet, idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman, sunit, krenar me besimin tim. Por duhet të jem i sinqertë me ju.

Kur unë kam gjetur tezat dhe shkrimet, ai më ka impresionuar në shkallën më të jashtëzakonshme. Dhe më ka ndikuar. Duhet ta lexoni atë. Këtë person. Për mua, unë nuk jam i krishterë, por ai në fund të fundit ishte shenjtori i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me ato teza ndoshta sa pak kush tjetër. Por ka një problem tjetër ai, kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij. Qëndron aq besnik te ndërgjegjja e tij, saqë frymëzon çdo njeri që lufton për të vërtetën. Unë e thashë se idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin"

Një ditë më parë, Ambasada Amerikane bëri të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon personave të shpallur “non grata” në Shqipëri. Në lidhje me takimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të PD-së me ata të Rithemelimit, zyra diplomatike shprehet se të gjitha palët duhet të shqyrtojnë me kujdes angazhimin e tyre me figura të tilla./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Berisha krahason Ramën me Lukashenkon: Mori djalin në Këshillin e Sigurimit

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha krahasoi kryeministrin Edi Rama me Lukashenkon. Gjatë mbledhjes me gazetarët, Berisha tha se Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Këshilli i Sigurimit është një organ që ndërtohet nga pesë anëtarë përmanentë dhe të tjerë, 10 të përkohshëm 2-vjeçarë. Shqipëria, një nga vendet më të hershme në lidhjen e kombeve, nuk e mori sipas arkivës së OKB-së, asnjëherë vendin në Këshillin e Sigurimit. Shkak kryesor, diktatura e Enver Hoxhës.

Në vitin 2007, Shqipëria aplikoi për të zënë me rotacion, vendin si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit dhe kjo u miratua pa kontestim. Natyrisht, grupet miratojnë me lobim, por pa garë.

Kështu që Shqipëria u zgjodh në vitin 2007 dhe më në fund erdhi momenti i shumëpritur dhe në 1 janar 2022, Shqipëria, Gaboni, Gana dhe një vend tjetër, zgjidhen anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit.
Problemi është se ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar. Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator.

Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj i tretë pas Kastros dhe Ahmedinaxhadit që si të çmendur flisnin 2-3 orë dhe nuk e lëshonin platformën. Edi Rama, fatmirësisht kësaj here nuk foli sepse kishte rekordet e Lukashenkos. Se pas këtyre të treve, i katërti vinte Lukashenko. Edhe ai fillonte dhe nuk dinte kur mbaronte. Por analogjia është analogji. I vetmi përfaqësues në planet, që kisha parë, të merrte djalin e vet të vogël, ishte Lukashenko. A thu se të tjerët nuk kishin fëmijë. Edi Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. I ngjasin diktatorët njëri-tjetrit, por Lukashenko nuk ishte nën hetim atëherë. Rama është në hetim të plotë.

1 VITE ME PARE

"Ka pranuar fajin për dosjen shqiptare"/ Berisha: McGonigal do dorëzohet sot në darkë, bashkë me të edhe Rama

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal do të dorëzohet mbrëmjen e sotme para drejtësisë. Gjatë konferencës me gazetarët, ai u shpreh se ai ka pranuar fajësinë në lidhje me dosjen shqiptare, gjë që sipas tij inkriminon edhe kryeministrin Rama.

Sipas tij me dorëzimin e McGonigal edhe Rama do të ndjekë nga pas ish-agjentin e kundërzbulimit të FBI-së.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

Lajm është sot, McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysëm, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet.

Njëri ka kërkuar licencës, tjetri ka hequr licencë. Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen. Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit, McGonigal dorëzohet. Së bashku me të, edhe Edi Rama.
Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë.
Aspekti poshtërues për Shqipërinë është se edhe pse Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë nën hetim, Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, këta janë të gjithë në hetim dhe në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim.

A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës ndodhin këto? Unë u them vetëm kaq, licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, do i kushtojë Shqipërisë deri në 300 milionë euro gjobë. Dhe kujt iu dha? Një kompanie të miërëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj. Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim.
Dhe kërkesën për këtë e ka refuzuar. Ne përsëri do e dërgojmë.

Ne kërkuam krijimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne do e dërgojmë në SPKA çështjen.
Por, çdo gjë që ka lidhje me Edi Ramën, bllokohet dhe hidhet poshtë.

1 VITE ME PARE

'Ka tentativa për fshirjen e provave'/ Deklarata e Berishës: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin për disa pagesa

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka deklaruar se inceneratori i Tiranës nuk i përket Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, por pronari i vërtetë është kryebashkiaku Veliaj. Berisha deklaroi se në SPAK ka prova që përfshijnë komunikime dhe e-maile, që vërtetojnë pretendimet e tij.

DEKLARATA E BERISHËS:

Çfarë kanë zbulimet e fundit? Zbulimet e fundit faktojnë atë që u kam deklaruar ju në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërmarrja është e Erion Veliajt. Sot, në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit. Lista vazhdon, por po ndalem me këta të tre. Pra, ishte ky pronari i parë që urdhëronte se kaq para t’i jepen këtij apo atij. Kjo është e vërteta.

Pse e thashë këtë këtu? E thashë këtë së pari në mbështetje të tezës se unë kam shtruar se sipërmarrja nuk mund të jetë kurrë Mërtiri-Zoto. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem. Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut.

Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës. Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje.

1 VITE ME PARE

'Ka falsifikuar vendime të Këshillit'/ Berisha: Veliaj është i lirë edhe pse është pronari i vërtetë i djegësit të Tiranës

"McGonigal dorëzohet sot para drejtësisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka falsifikuar vendimet e Këshillit të Bashkisë. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha shtoi se askush, përveç Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind për kompaninë e tij të djegësit të Tiranës.

DEKLARATA E BERISHËS:

Kam deklaruar para jush këtu dhe kudo, se sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar.

Këtë tezë e kam bazuar te njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera, nuk mund të ndodhin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve. Kurrë, një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla dhe akte të tilla.

Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Tiranës dhe qarkun e Tiranës, nga strategji e hartuar nga IFC për landfill dhe absolutisht kurrë djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit.

Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji me djegien, përveç Erion Veliajt. Askush tjetër nuk mund të falsifikonte vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, përveç ai që kishte parashikuar që vidhte qindra miionë euro në këtë ndërmarrje.

Askush nuk mund të detyronte në kundërshtim me ligjin, me tre polici, të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, që çdo dhe, çdo material interte, t’i depozitonte me detyrim në Sharrë, përkundrejt një pagese, duke vendosur një rrethin të plotë të Tiranës.

Askush, përveç Erion Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind për kompaninë e tij të djegësit të Tiranës.
Askush nuk mund të merrte përsipër me shkrim se fizibiliteti është i vërtetë, edhe pasi ta kthente pesë herë Ministria e Financave. Askush nuk mund të zotohej që do mbikëqyrte çdo muaj punimet përveç Erion Veliajt.
Dhe Erion Veliaj është i lirë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama