LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama vijon sulmet ndaj Opozitës: Njerëz të dëshpëruar

• Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" me Komisioneren e BE për zgjerimin, Marta Kos, e cila sipas tij ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit në Planin e Ri të Rritjes. • Rama tha se marrja e këtij financimi do të thotë përmbushje e kalendarit dhe programit të dakordësuar për anëtarësimin. • Sipas tij më maji 11 shqiptarët duhet të krijojnë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. • Rama u shpreh se sot Partia Socialiste është në vendin dhe kohën e duhur, ashtu si Partia Demokratike në 1992.  • Ai tha se ditën e zgjedhjeve duhet bërë ndarja e historisë, ndërsa shtoi se integrimi është domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. •  Rama ka theksuar shpesh se Shqipëria do të jetë në vendet përfituese pas hyrjes në BE ndërsa sot ka treguar me shifra se çfarë benefitesh do kemi si vend. • Ai theksoi se çfarë është marrë në këto 10 vitet e fundit nga BE-ja do të merret vit pas viti. • Sipas tij në kemi përfituar më shumë se 1 miliard euro në 10 vite dhe këto shifra pas integrimit në BE do të merren çdo vit. •  Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në 11 maji për PS-në pasi sipas tij duhet mbështetur nisma e ndërmarrë për të shkuar drejt integrimit në BE. • Sipas tij vota për PS-në nuk duhet të jepet për tu bërë socialist por për të ardhmen evropiane. • Rama ka komentuar edhe Primaret e Partisë Demokratike ndërsa e ka cilësuar procesin si hipokrit. • Ai theksoi se fituesit u lanë jashtë listave dhe mori shembull fituesin e Primareve në qarkun e Tiranës. • Rama tha se nuk e njeh atë por rastet si të tij janë të shumta pasi shumë prej fituesve u lanë jashtë teksa theksoi se disa politikanë të djathë i janë bashkuar PS-së. • Ai theksoi se personat që janë bashkuar me PS-në nuk janë socialistë. •  Rama më tej tha se Shqipëria në BE është përtej ndasisë dhe prandaj polikanët e djathtë iu bashkuan PS-së. • Kryeministri vuri theksin edhe tek të rintjë e FRPD-së në Vlorë që u larguan nga Berisha dhe iu bashkuan socialistëve pasi sipas tij e kuptuan se nuk vlerësohen nga PD-ja. •  Më tej ai ka komentuar sërish deklaratat e opozitës në lidhje me arrestimet e ish-zyrtarëve të PS-së.• Rama u shpreh se është krenar për hapat e ndërmarrë për shkëputjen e drejtësisë nga politika. • Ai shtoi se deklaratat që bëhen për arrestimin e ish-zyrtarëve të tij janë deklarata nga persona të degraduar e dëshpëruar që thjesht përsërisin çdo ditë burgu burgu. • Rama foli edhe në lidhje me Lulzim Bashën me të cilin prej ditësh replikon me video online. •  Sipas tij Basha ishte kukulla e opozitës të cilën e cilëson si këneta. Ai shtoi se më 11 maji nuk mund ti jepet vota kënetës teksa theksoi se ata kanë thënë qartë që do të shkrijnë SPAK-un. •  Rama u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt. • Ai u shpreh punët në bashki i ka mbyllur në 2011 dhe se ai nuk është kryetar bashkie. Ai u shpreh se deklaratat kundër opozitës do t'i vijojë deri më 9 maj.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Primaret ishin proces hipokrit", Rama: Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne! Nuk janë socialistë por Shqipëria në BE është përtej ndasisë

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar Primaret e Partisë Demokratike. Rama e ka cilësuar procesin si hipokrit ndërsa theksoi se fituesit u lanë jashtë listave. Ai mori shembull fituesin e Primareve në qarkun e Tiranës. Rama tha se nuk e njeh atë por rastet si të tij janë të shumta pasi shumë prej fituesve u lanë jashtë teksa theksoi se disa politikanë të djathë i janë bashkuar PS-së.

Ai theksoi se personat që janë bashkuar me PS-në nuk janë socialistë. Rama më tej tha se Shqipëria në BE është përtej ndasisë dhe prandaj polikanët e djathtë iu bashkuan PS-së. Kryeministri vuri theksin edhe tek të rintjë e FRPD-së në Vlorë që u larguan nga Berisha dhe iu bashkuan socialistëve pasi sipas tij e kuptuan se nuk vlerësohen nga PD-ja.

"Primaret ishin proces hipokrit, fituesit u lanë jashtë listës. Sa e sa demokratë besuan se ju erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen se u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashë. Fituesi i Primareve të qarkut të Tiranës, që as e njoh dhe besoj se është kundër PS, fitoi dhe e hodhën jashtë, e nuk gjeti vend në listë. Ka plot e plot si ai. Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne. Ata nuk janë socialistë e ndoshta nuk bëhen kurrë socialistë. Kjo, sepse Shqipëria në BE është përtej ndasisë. Unnikatilin nuk e kisha dëgjuar, por që kur ma prezantoi Luli, ishte super talent," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

“Do jem edhe kryetar bashkie”/ Rama në kundërshtim me veten: I kam mbyllur punët në 2011, nuk e drejtoj unë

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama
edi rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt. Rama u shpreh punët në bashki i ka mbyllur në 2011 dhe se ai nuk është kryetar bashkie. Ai u shpreh se deklaratat kundër opozitës do t'i vijojë deri më 9 maj.

"Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011. Nuk jam kryetar i bashkise së Tiranës. Nuk lë mënjanë asgjë. Nëse unë flas për bufin e kënetës, që do e bëj deri me 9 maj. I bie pragut të dëgjojë dera.", u shpreh Rama.

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

1 MUAJ ME PARE

Arrestimet e ish-zyrtarëve të PS/ Rama: Njerëz të dëshpëruar që rrinë e përsërisin çdo ditë burgu, burgu! Bufi i kënetës dhe kukulla e tij kërcënim për reformën në drejtësi

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar sërish deklaratat e opozitës në lidhje me arrestimet e ish-zyrtarëve të PS-së. Rama u shpreh se është krenar për hapat e ndërmarrë për shkëputjen e drejtësisë nga politika. Ai u shpreh se deklaratat që bëhen për arrestimin e ish-zyrtarëve të tij janë deklarata nga persona të degraduar e dëshpëruar që thjesht përsërisin çdo ditë burgu burgu.

Rama më tej foli edhe në lidhje me Lulzim Bashën me të cilin prej ditësh replikon me video online. Sipas tij Basha ishte kukulla e opozitës të cilën e cilëson si këneta. Ai shtoi se më 11 maji nuk mund ti jepet vota këntës teksa theksoi se ata kanë thënë qartë që do të shkrijnë SPAK-un.

"Ne socialistët e progresistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë nga duart e pushtetit politik. Nga kjo zyrë ku qëndroi shpata nga 1912, zyra e të parit të shtetit qoftë dictator, qoftë dhe president sic ishte lummadhi që sot u kthye në buf kënete e që burgosi kundërshtarin e tij dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë shpatën. 

Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS.

Të gjithë ata si njerëz të degraduar e dëshpëruar që rrinë e përsërisin cdo ditë, burgu, burgu kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg, etj duhet ta marrin përgjigjen më 11 maj, sepse ata nuk kanë asnjë rol. Janë penguesit e armiqtë e reformës në drejtësi.

Ata janë ata të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën të vijnë me cadër për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por ai ishte kukulla e bufit të kënetës që e thotë shumë qartë se me votën e 12 majit do shkrij SPAK. Ky është kërcënim sot dhe vazhdimisht mund të jetë në të ardhmen nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"PS është vendi për të hedhur votën për të mbështetur fuqimisht negociatat," Rama: Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit!

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" ka folur në lidhje me përfitimet që do të ketë Shqipëria pas integrimit në BE. Rama ka theksuar shpesh se Shqipëria do të jetë në vendet përfituese pas hyrjes në BE ndërsa sot ka treguar me shifra se çfarë benefitesh do kemi si vend. Ai theksoi se çfarë është marrë në këto 10 vitet e fundit nga BE-ja do të merret vit pas viti.

Sipas tij në kemi përfituar më shumë se 1 miliard euro në 10 vite dhe këto shifra pas integrimit në BE do të merren çdo vit. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në 11 maji për PS-në pasi sipas tij duhet mbështetur nisma e ndërmarrë për të shkuar drejt integrimit në BE. Sipas tij vota për PS-në nuk duhet të jepet për tu bërë socialist por për të ardhmen evropiane.

"Për të krijuar një perimetër shumë kompakt sigurie, gjë nga e cila ne kemi përfitim të jashtëzakonshëm. Në 10 vitet e fundit kemi marrë afro, diçka më shumë se 1 miliard euro. Çfarë kemi marrë në këto vite, do e marrim vit për vit. Krijimi i vetëdijes që me 11 maj, duhet të jemi përtej ndasive partiake, është një domosdoshmëri, duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku.

PS është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialistë, por për të mbështetur fuqimisht negociatat. PS sot gjendet në vendin e duhur dhe në kohë e duhur, si pika e referimit. Siç gjendej PD në kohën e duhur, në vendin e duhur, në 1991-1992. E njëjta gjë, në dimension tjetër, duhet të ndodhë më 11 maj. Duhet masivisht të konfirmohet ndarja përfundimtare, me historinë e të lënit pas dore, popull i dorës së dytë në këtë kontinent," tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

"Në 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt", Rama: PS është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ashtu si PD në 1992

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë rubrikës "Sy m'Sy " në rrjetet e tij sociale se më 11 shqiptarët duhet të krijojnë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. Rama u shpreh se sot Partia Socialiste është në vendin dhe kohën e duhur, ashtu si Partia Demokratike në 1992. 

Ai tha se ditën e zgjedhjeve duhet bërë ndarja e historisë, ndërsa shtoi se integrimi është domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. 

Rama: Në 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. Duhet ta krijojmë dhe për ta realizuar këtë duhet hedhur vota te numri 5 të Partia Socialiste. Ato 1000 goca dhe djem duhet të fillojnë me punën e vet pavarësisht zgjedhjeve. PS është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ashtu si PD në 1992. Në 11 maj duhet masivisht me votën të konfirmohet ndarja më të qenit të lënë pas dore, popull i dorës së dytë. Integrimi domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. Jam krenar që në bëmë të pamendueshmen. Dorëzuam shpatën në duart e drejtësisë. I dhamë pushtëtin drejtësisë. Prandaj sot ka një lëvizje në ndëshkimin e personave dhe politik.

1 MUAJ ME PARE

Rama: Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për shpejtësinë në marrjen e financimit në Planin e Ri të Rritjes

"Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro fonde në vit", Rama
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama e nisi fjalën e tij me Komisioneren e BE për zgjerimin, Marta Kos, e cila sipas tij ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit në Planin e Ri të Rritjes. Sipas tij marrja e këtij financimi do të thotë përmbushje e kalendarit dhe programit të dakordësuar për anëtarësimin.

"Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimit nga Plani i Ri i Rritjes. Kjo do të thotë përmbushja e kalendarit dhe programit të dakordësuar për anëtarësimin. Bëhet fjalë për 64 milionë euo. 30 milionë janë si mbështetje për reformat. Jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar sipas hapave të anëtarësimit në Bashkimin Europian." u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne