LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

6 orë në Kuvend, Yuri Kim takohet me Ballën e Alibeajn: Të përmirësojmë ligjet për financimin e partive politike

• 6 orë takim ka zhvilluar sot ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim me krerët e grupeve parlamentare të PD dhe PS, Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla. • Takimi nisi në orën 10.30, në Kryesinë e Kuvendit, ku në foksus ishte nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja, por edhe çështja e lobimit rus në vendin tonë. • Pas përfundimit të takimit, Taulant Balla në një shkrim në rrjetet sociale thotë se duhet ë punojmë ngusht me SHBA-në sa i përket përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhor. • Ndërkohë nga ana tjetër, Alibeaj tha gjithashtu se ndërmjet bisedës së tij me Yuri Kim është diskutuar edhe për ecurinë e grupit parlamentar të PD-së. • Lidhur me sulmet kibernetike nga Irani ndaj sistemeve të shërbimeve publike online në Shqipëri, si Balla dhe Alibeaj, kanë falënderuar Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit. • Takimi me Alibeajn dhe Ballën vjen pas atij të djeshëm, ku u diskutua vetëm për lobimin rus. • Paraditen e djeshme, Yuri Kim thirri dje në takim kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin; sekretarin e përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin; deputeten e PD, Jorida Tabakun dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhin. Në takim, ambasadorja iu bëri të qartë se partitë politike duhet të qëndrojnë larg influencave që vijnë nga vende jo aleate të SHBA.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Takimi me Ballën dhe Alibeajn, Yuri Kim: Partitë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve

6 orë në Kuvend, Yuri Kim takohet me Ballën e Alibeajn: Të
Enkelejd Alibeaj, Yuri Kim dhe Taulant Balla

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas takimit që Yuri Kim pati sot më herët me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe atë të PS, Taulant Balla. Pas takimit, në rrjetet sociale, mësohet se gjatë bisedimeve, ambasadorja Kim ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis partive, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë si dhe për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë.

"Yuri Kim u takua me drejtuesit e Kuvendit Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në axhendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve, të refuzojnë përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, të përmirësojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe ta çojnë Shqipërinë me vendosmëri përpara për të përmbushur kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimi Europian. Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate,"-shkruan Yuri Kim.

1 VITE ME PARE

6 orë takim me Alibeajn dhe Kim, Taulant Balla tregon DETAJE nga takimi

6 orë në Kuvend, Yuri Kim takohet me Ballën e Alibeajn: Të
Yuri Kim dhe Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi prej 6 orësh që ka zhvilluar me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në rrjetet e tij sociale, Balla tha se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Po ashtu, socialisti shtoi se Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.

"Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike. Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese,"-tha Taulant Balla.

1 VITE ME PARE

FOTOJA/ Lobimi rus në PD, Kim mbërrin në Kuvend, takon Ballën e Alibeajn

6 orë në Kuvend, Yuri Kim takohet me Ballën e Alibeajn: Të
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur në Kuvend ku do të zhvillojë një takim me demokratin Enkelejd Alibeaj dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Takimi pritet të ketë në fokus lobimin rus në Shqipëri, temë e cila ishte dhe në tavolinën e diskutimeve të Kim me përfaqësuesit e partive politike.

6 orë në Kuvend, Yuri Kim takohet me Ballën e Alibeajn: Të
Yuri Kim

Një ditë më parë, Kim u takua në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me Monika Kryemadhin (ish-LSI), Jorida Tabakun (PD), Damian Gjiknurin (PS). Tema ishte financimi i partive në zgjedhje, kryesisht lobimi rus në PD, lajm që doli nga Zëri i Amerikës dy ditë më parë.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Zëri i Amerikës publikoi rrëfimin e një zyrtari amerikan që tregonte se PD-ja është financuar me 500 mijë dollar nga Rusia në vitin 2017, vit kur drejtohej nga Lulzim Basha. Ky lajm solli reagime të forta, ndërsa vetë Basha mohoi të jetë mbështetur në fonde ruse. Dosja ‘Muzin’ është mbyllur nga drejtësia shqiptare, por dje, PD me në krye Sali Berishën, kërkoi rihapjen e saj.

yuri kim taulant balla enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën