Rikthehen tensionet në veri të Kosovës! Serbët në protestë, forcat e KFOR-it rrethojnë komunat, vihen tela me gjemba
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit ...
'Ka zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë'/ Rama: Disa drejtues sillen si bajraktarë, rrezik i...
Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin 28 Maj, 14:44 GODITJE pa...
• Pas kontrollit të ushtruar pak ditë më parë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin sot për të sekuestruar 2 vila të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. • SPAK ka vendosur sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj, e cila është në pronësi të partneres së tij Erjola Kodra. • Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. • Hetimi ndaj socialistit ka nisur si pasojë e bashkimit të dy procedimeve penale, një nga të cilët është procedim i ndarë nga hetimi i SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit; e këtij të fundit i është shtuar edhe kallëzimi i bërë nga gazetari Adriatik Doçi, i cili ngrinte dyshime për disa shkelje nga ish-zv.kryeministri. • Për çështjen e parë, Ahmetaj po akuzohet për procedurën e ndjekur nga Ahmetaj për dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave të projektit të ndërtimit të inceneratorit dhe dakordësinë e Ministrisë së Financave për ta ndërtuar përmes negocimit pa shpallje.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas sekuestrimit të vilës së ish-gruas së Arben Ahmetajt, SPAK ka vënë nën sekuestro një tjetër vilë të ish-ministrit. Bëhet fjalë për një vilë në zonën e Hamallajt. Kjo pronë, ndodhet në rezidencën “Vala Mar” buzë detit, në Hamallaj, e cila është në pronësi të partneres aktuale të Ahmetajt, Erjola Hoxhës.
Sot, Prokuroria e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin (SPAK) sekuestroi vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Vila numër 73 në kompleksin 'Green Coast' do të qëndrojë në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj. Gjatë kontrollit, dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, pasi ishte mbyllur. Policia ka sekuestruar sende personale dhe fatura që gjendeshin brenda vilës. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Hetimi ndaj socialistit ka nisur si pasojë e bashkimit të dy procedimeve penale, një nga të cilët është procedim i ndarë nga hetimi i SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit; e këtij të fundit i është shtuar edhe kallëzimi i bërë nga gazetari Adriatik Doçi, i cili ngrinte dyshime për disa shkelje nga ish-zv.kryeministri. Për çështjen e parë, Ahmetaj po akuzohet për procedurën e ndjekur nga Ahmetaj për dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave të projektit të ndërtimit të inceneratorit dhe dakordësinë e Ministrisë së Financave për ta ndërtuar përmes negocimit pa shpallje./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin (SPAK) ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Vila numër 73 në kompleksin 'Green Coast' do të qëndrojë në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj.
Gjatë kontrollit, dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, pasi ishte mbyllur. Policia ka sekuestruar sende personale dhe fatura që gjendeshin brenda vilës. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Hetimi ndaj socialistit ka nisur si pasojë e bashkimit të dy procedimeve penale, një nga të cilët është procedim i ndarë nga hetimi i SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit; e këtij të fundit i është shtuar edhe kallëzimi i bërë nga gazetari Adriatik Doçi, i cili ngrinte dyshime për disa shkelje nga ish-zv.kryeministri. Për çështjen e parë, Ahmetaj po akuzohet për procedurën e ndjekur nga Ahmetaj për dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave të projektit të ndërtimit të inceneratorit dhe dakordësinë e Ministrisë së Financave për ta ndërtuar përmes negocimit pa shpallje.