Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
• Aksidenti i shkaktuar ditën e djeshme në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë, la pas 1 viktimë. • Sot ndërroi jetë 60-vjeçari i identifikuar si Begzan Hysa pasi u përplas nga makina e cila drejtohej nga Elinta Garo. •29-vjeçarja humbi kontrollin e makinës dhe përplasi në trotuar 3 këmbësorë, 27-vjeçaren Alkuna Telhaj dhe çiftin Hysa. • Ende nuk dihen detajet e aksidentit të rëndë mirëpo dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i telefonit. • Garo është shoqëruar në komisariat ndërsa këmbësorja 27-vjeçare që thuhej se ishte në gjendje të rëndë, ka marrë trajtim në spital dhe është larguar pasi është jashtë rrezikut për jetën.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në zonën e 'Kodrës së Diellit' në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se çifti Hysa, kishin dalë për të blerë ilaçet e tensionit mirëpo u përplasën nga mjeti që po drejtohej nga Elinta Garo. Po ashtu, gruaja e viktimës, Valetina Hysa ka treguar se kanë parë tmerr me sy kur ishin poshtë mjetit. Sipas saj, 29-vjeçarja tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes duke u kthyer mbrapsht.
Fatkeqësisht, sot ndërroi jetë 60-vjeçari Begzan Hysa, pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja. Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa. Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.
TIRANË- Një prej personave që u përplas ditën e djeshme me mjet nga 29-vjeçarja Elinta Garo, ka ndërruar jetë. Burime për Dosja.al tregojnë se familjarët kanë konfirmuar vdekjen e Begzan Hysenit, 60 vjeçarit i cili ishte deri më sot në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda nga përplasja. Viktima nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë.
E reja përplasi me mjet ditën e djeshme në zonën e 'Kodrës së Diellit', viktimën Begzan Hysën, Valetina Hysën 57 vjeçe dhe Alkuna Telhaj 27 vjeçe. Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën.
29-vjeçarja Elinta Garo që shkaktoi aksidentin është tashmë e arrestuar. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga drejtuesja e mjetit.
TIRANË- Elinta Garo është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor. 29-vjeçarja, përplasi ditën e djeshme me mjet në zonën e 'Kodrës së Diellit' tre persona. Dy prej tyre morën ndihmën e duhur mjekësore dhe kanë lënë ambientet e spitalit ndërsa një tjetër ndodhet ende i shtruar për shkak të plagëve që mori.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga ana e drejtueses së mjetit.
TIRANË- Aksidenti rrugor i cili la pas 3 persona të lënduar te 'Kodra e Diellit' në Tiranë u shkaktua nga përdorimi i telefonit nga drejtuesja e mjetit. 'Oranews' raporton se 29-vjeçarja, Elinta Garo, ishte duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin duke përplasur fillimisht një 27- vjeçare e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.
Në gjendje të traumatizuar, 29-vjeçarja pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa. Valentina mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj akoma është nën vëzhgimin e mjekëve. Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shoferja e mjetit pritet që të njihet me masën e sigurisë.