LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë!" Berisha: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona për votën e diasporës, nuk votojmë draftin e KQZ-së!

•Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp me gazetarë ku ka diskutuar zhvillimet më të fundit politike në vend. • Berisha deklaroi ditën e sotme se PD ka dorëzuar amendamentin për njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët, të cilët do të votojnë më 11 Maj. •Berisha ka sqaruar se në amendamend opozita kërkon me ligj që emigrantëve t’u njihet çdo dokument biometrik qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. • Berisha, ka paralajmëruar se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike, opozita nuk do ta votojë draftin e KQZ. •Ai paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile. •Berisha tha sot se mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë. Ai shtoi se nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon, sipas tij qeveria, ndaj votës së emigracionit. • Berisha gjithashtu deklaroi se do të loboj për heqjen e "non-grata-s" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. •Berisha tha se për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, vendosi të mos lobojë asnjë moment. • Gjithashtu Berisha u pyet edhe për çështjet, “Onkologjikut”, “Sterilizimi” ,”Xibraka” dhe “McGonigal”, të cilat i cilësoi si aferat më të mëdha korruptive në vend.

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të mëdha në historinë e njerëzimit!

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp me gazetarët është pyetur në lidhje me dy çështje, atë të Sterilizimit dhe Onkologjikut.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me deklaratat e Ramës ditën e sotme për Onkologjikun i cili u shpreh se përgjegjës për mungesën e medikamenteve janë mjekët, Berisha deklaroi se Ram thjesht do të lajë duart. Berisha shprehet se rasti i Onkologjikut është krim shtetëror kundër njerëzimit. Ai shton se sigurimi i ilaçeve, i aparaturave, mjeteve, është detyrim ligjor i Ministrisë së Shëndëtësi dhe kryeministrisë, kështu këta të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërsa sa i takon çështjes së "Sterilizimit", Berisha u shpreh se kjo është sipas tij afera më e shëmtuar në historinë e njerëzimit. Sipas Berishës përgjegjës është Edi Rama, dhe Ilir Beqaj që sipas tij i kanë ndarë paratë bashkë.

Osman Stafa: Edi Rama ka folur sot për onkologjikun, duke deklaruar se një grup kriminelësh në onkologjik shënuan një situatë dramatike. Si e komentoni ju këtë deklaratë të kryeministrit teksa bën me faj mjekët e atij spitali, ku përgjegjësi për sigurinë e medikamenteve kimio është shteti shqiptar, ministria e Shëndetësisë, kur përgjegjësi për sigurimin e një peskani që shëndetësia jonë nuk e ka, është qeveria shqiptare, kur përgjegjës për mungesën e akseleratorëve linearë që bëjnë mundësitë për rreze është shteti shqiptar, dhe kur përgjegjës për mungesën e poltronëve që në onkologjik janë vetëm 19 dhe kur ditor janë 90 pacientë është shteti shqiptar. Si e komentoni këtë deklaratë të tij?

Sali Berisha: Deklarata e tij është deklarata e Pilatit që do të lajë duart, pasi ka kryer krimin. Dhe unë jam absolutisht 100% dakord me ty, që krimi në onkologjik është krim shtetëror kundër njerëzimit. Ato janë vrasje shtetërore të qëllimshme. Nëse ti le të sëmurë të tillë pa mjekim, ti i dorëzon ata përfundimisht për të pashpresë. Sigurimi i ilaçeve, i aparaturave, mjeteve, është detyrim ligjor i drejtorisë së spitalit, Ministrisë së Shëndëtësi dhe kryeministrisë, detyrim i tyre, dhe janë ata përgjegjësit numër 1. Ajo drejtoresha që thotë ai, është kjo korba e korrupsionit. Drejtoreshë e spitalit numër 1, ka qenë Ogerta. Ministre e tij ka qenë Beqaj i Ramës dhe Ogerta dhe gjendja në spital, është krijuar totalisht nga korrupsioni i tyre.
Çfarë ka ndodhur? Këta kanë përzënë kompanitë e mëdha, të cilat me zemërgjerësi bënin çmime të favorshme, pavarësisht e bliheshin sasi të pakta nga Shqipëria dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë. Këta i përzunë kompanitë dhe natyrisht pastaj çmimet shkuan aty ku janë. Ato janë të kushtueshme, shumë të kushtueshme. Disa prej tyre janë shumë të kushtueshme, por ti nuk mund ti lesh kurrë njerëzit pa mjekim. Ata janë gjetur që kanë porositur dy herë, lekët i kanë dhënë, i kanë ndarë njëri me tjetrin, dhe nuk ka ardhur asnjë flakon, asnjë ampulë me ilaçe. Aty nuk mund të lajë duart ai si Pilati se është vetë i implikuar. Siç është vetë i implikuar në sterilizimin. U them shqiptarëve që nëqoftëse ajo u shpall organizatë kriminale nga gjykatësit, kryetar i asaj organizate është vetëm një, është Edi Rama. Dhe mos harroni se ky njeri, dilte me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah dhe thoshte, ja me çfarë operohej para se të bëhej koncesioni i sterilizimit. Një njeri i papërmbajtur në vjedhje, sepse ato nuk operoheshin asnjëra e as tjetra. Doli sepse i ndaheshin miliona, milion dhe u rrit çmimi 83 herë. Mbetën çdo vit mbi 1 mijë dhe ndaj thotë Beqaj, mos e përlyeni partinë e krimit. Dmth i thotë Edi Ramës, këto e kanë për ty, në fakt kreu i vërtetë i organizatës kriminale të sterizilimit, kreu i vërtetë i organizatës kriminale të inceneratorëve është Edi Rama. Dhe në mënyrë absolute nuk mund të shpëtojë. A kanë mjekët përgjegjësi? Të plotë. Që në momentin kur mjekët bëhen në një farë mënyre, pajtohen të themi me një situatë të tillë, të tmerrshme, të papranueshme dhe fillojnë të justifikojnë ata shndërrohen në mafioze të rrezikshëm. Ka patur kolegë të tyre që kanë ikur për të thënë të vërtetën. Pse e them këtë? Sepse ty i nxjerrin përfitimet padiskutim. Të vijë mjeku e ti fshehë ato, po ato gra që nuk morën 3 vite brankiterapinë për shkak të aparateve që nuk funksionin. Afera është krimi më i shëmtuar, që mund të ketë ndodhur ndonjëherë dhe përgjegjës numër 1 është Edi Rama, Ilir Beqaj dhe korba e korrupsionit që i ka ndarë paret me Ramën dhe ka imunitet të plotë.

2 JAVE ME PARE

"Asgjë nuk e shpëton Olsin"/ Berisha: Rama ka përpara problemin e tmerrshëm të McGonigalit!

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen
Konferenca

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën për shtyp të zhvilluar me gazetarët është ndalur edhe në çështjen "Xibraka" dhe "McGonical". Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij se hetimet për Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit i cili akuzohet si i implikuar në laboratorin e kokainës, po fshihen. Berisha shprehet se sipas tij Rama po përdor mercenarë si dhënës për të hequr akuzat që rëndojnë ndaj të vëllait. Ndërkohë lidhur me çështjen McGonigal, Berisha e ka cilësuar si një ndër aferat më të mëdha që mund të ekzistojë. Sipas Berishës asgjë nuk mund ti fshehë më aferat korruptive të qeverisë dhe se pasojat janë fatale.

Pjesë nga fjala e Berishës

Qytetari dixhital, i cili ka dhënë hollësira mbi letrën, do të më kthejë përgjigje për pyetjen që shtruat.
Por një gjë, asgjë nuk e shpëton dot Olsi Ramën.
Dhe më të parët që duhet ta mbroni këtë tezë, jeni ju këtu, pasi ju e keni dëgjuar atë, me zë dhe figurë, të deklarojë se atë makinë e kam përdorur vetëm një herë, që kam shkruar në Selanik.
Kurse unë u kam dorëzuar dokumente autentike, zyrtare, origjinale që faktojnë se ai ka përdorur makinën 5 herë.
Atëherë, unë i shtroj pyetjen Edi Ramës, çfarë të shtyn ty që të bëhesh dorëzanë për vëllain tënd, Olsi Rama, përveç bashkëpunimit që mund të kenë pasur.
Sepse në qoftë se ky deklaron se atë makinë e kam përdorur vetëm njëherë aksidentalisht, njeriu mund të thotë se kushedi si i ka ardhur puna dhe e ka përdorur, po të kalojë miu nën mustaqe 5 herë, atëherë miun e ke në xhep ti.
Ndaj dhe askujt nuk mund t’ia shesë Edi Rama këto.
Edi Rama të mos përdorë mercenarë si zëdhënës, por të dalë vetë t’u thotë shqiptarëve se çfarë ka dashur vëllai i tij 5 herë me makinën që udhëtonte kryesisht Gentian Gjonaj dhe Genti Xhixha.
Apo do të thotë se këto nuk i pranoj se janë sekret?
Po ku ka sekret për Sali Berishën?
Ai të mbulojë krimet duke i cilësuar sekret, asnjë njeri në Shqipëri nuk do e bëjë atë.
Unë kam një lehtësi në ëktë mes, se në qoftë se shkoni ju në janar të vitit 2015, në statusin e dytë ose të tretë, unë kam nxjerrë emrin e Olsi Ramës.
Dhe në mënyrë absolute nuk e kam bërë me asnjë tendencë, e kam bërë siç më kanë ardhë informacionet.
Ka qenë Olsi Rama, kanë qenë Dabullët. Që të gjithë janë të lirë të Xibrakës. Përveç Ermal Hoxhës ka qenë edhe Kolaneci i Hoxhës.
Ata kanë jetuar në hotelin e Makbule Çeços. Kanë qenë dy djemtë e Arta Dadës. Ajo ishte fabrika e partisë.
Po nuk reagoi Edi Rama në atë kohë?
Edi Rama t’i kërkojë me shkrim, meqenëse do të pastrohet, t’i kërkojë prokurorisë së Hanoverit t’i japë certifikatë me shkrim, t’i kërkojë DEA-s në Athinë.
Po jo Alfred Shehut, një gënjeshtari publik, Alfred Grecës, se ai është vëllai siamez i Mehmet Grecës.
5 udhëtimet e tij dhe deklarata e tij, betimi i tij se ka udhëtuar vetëm 1 herë, ato marrin rrrugë në të gjithë botën.
Ai ka problemin e tmerrshëm përpara, ka McGonigalin. Ai çdo natë sheh në ëndërr McGonigalin. Po, ua them unë ju. Dhe ne do ndërmarrim veprime.
Ku i mori ky 225 mijë dollarë që ia dha McGonigalit. Nga i gjeti? Me thes i ka çuar. Si i çoi? Se ato janë numëruar në garazh. Ajo është një aferë kriminale ndër më të mëdhatë që mund të ekzistojë. E nivelit kryeministër.
Nuk e shpëton më Ulsi atë. Ulsiu është në hall të madh për veten. Nuk shpëton dot veten se regjistrimet për të janë fatale.

2 JAVE ME PARE

Zgjedhjet e brendshme në PD/ Berisha: Procesi i primareve statutor! Për drejtuesit politik të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar. Diaspora do të ketë përfaqësuesit e vet

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për shtyp është pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet e brendshme në PD, primaret dhe drejtuesit politikë të qarqeve. I pyetur në lidhje me deklaratën e Bujar Leskaj i cili ka sugjeruar që pjesë e primareve të jenë edhe drejtuesit e PD, pra të jenë në listë të hapur, Berisha u shpreh se procesi i primareve është një proces statuor. Sipas tij në rast se kryetari i partisë do të kandidojë, ai duhet të japë dorëheqje para se të zhvillohen primaret.

Lidhur me drejtuesit politikë të qarqeve Berisha u shpreh se do të vendosë Këshilli Kombëtar. Por lista e mbyllur do të përcaktohet nga gara, nga primaret dhe rezultati në primare.

Pyetje: Ndërkohë për tu ndalur edhe tek një pjesë tjetër e zgjedhjeve. Ajo e zgjedhjeve të brendshme në PD. Një ditë më parë PD njoftoi se ka hedhur hapat e parë për mbajtjen e procesit të primareve, duke njoftuar edhe kryetarët e degëve që nëse duan të marrin pjesë në primare dhe të futen në garë për deputet, të japin dorëheqje. Një njoftim që nuk është pritur mirë nga deputet i PD, Bujar Leskaj i cili ka vlerësuar kryetarët e degëve dhe sekretarëve si i vetmi institucion që i janë nënshtruar votimit dhe ka sugjeruar që pjesë e primareve të jenë edhe drejtuesit e PD, pra të jenë në listë të hapur. A do e pranojë Sali Berisha një sugjerim të tillë dhe kur do të nisë procesi i primareve.

Sali Berisha: Tani, procesi i primareve është një proces statutor. Qëndrimi i kryetarëve të PD, ose kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të PD është statutore, ka një nen në statutin e PD, i cili thotë; në rast se kryetari i partisë do të kandidojë, ai duhet të japë dorëheqje para se të zhvillohen primaret.
Pse? Sepse ai tjetri që do të kandidojë, ai kërkon garë të barabartë dhe garë të barabartë, unë kryetar dhe tjetri thjeshtë nuk ka. Ndaj dhe kjo është një normë statutore. A do hynë në garë drejtuesit e PD, gara është e hapur për të gjithë.

- Po drejtuesit politikë të qarqeve?

Sali Berisha: Drejtuesit politikë të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar. Por lista e mbyllur do të përcaktohet nga gara, nga primaret dhe rezultati në primare.
Por meqë jam këtu tani, unë ftoj të gjithë demokratet, demokratët dhe të gjithë ata që duan të marrin pejsë në garën e primareve. Të fillojnë që sot garën për votën e diasporës. Dmth, të fillojnë që sot regjistrimin e numrit më të madh të mundshëm të qytetarëve me të drejtë vote në emigracion dhe diasporë. Do të jetë dhe ky një kontribut i tyre i madh dhe që padiskutim do të marrë vlerësimin e duhur.

2 JAVE ME PARE

Rikthimi i Trump në pushtet, Berisha: Do të loboj për heqjen e "non-grata-s"

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se do të loboj për heqjen e "non-grata-s" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha tha se për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, vendosi të mos lobojë asnjë moment. Ai shtoi se e ka përshëndetur me shumë kënaqësi vendimin e marrë nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë.

"Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E kam theksuar dhe e theksoj, për sa kohë që ishte në pushtet administrata Biden, unë vendosa të mos loboj asnjë moment. Pse? Sepse zgjodha gjykatën dhe hodha në gjyq Sekretarin e Shtetit. Me keqardhje të madhe e kam ndërmarrë këtë veprim, por me bindje të plotë se ishte veprimi më i drejtë që mund të ndërmerrja. Kështu, nga data 19 maj 2021 deri me datën 20 janar 2025, unë nuk kam bërë asnjë lobim, zero lobim. Kam ndjekur procesin gjyqësor. Natyrisht me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndryshimin e Sekretarit të Shtetit, unë pa diskutim që do bëj përpjekjet e mia pranë kësaj administrate për anulimin e një vendimi korruptiv fund e krye, të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës së vërtetë opozitare në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës.

Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një seri dokumentesh. Është evidente angazhimi i armikut të egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe Aleksis respektivisht, në këto procese. Dhe është i faktuar angazhimi i të korruptuarit McGonigal, një, unë e them tradhtar i interesave të kombit të vet, pasi siç thotë gjykatësja amerikane, i ngarkuar për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga korrupsioni, u bë vetë përfitues i korrupsionit të Edi Ramës. Pra, pa dyshim që unë do të ndërmarr hapat, por para se t’i ndërmarr këto hapa, do këshillohem kryesisht me juristë se çfarë rruge më sugjerojnë ata për të ndjekur.

Tani nuk kam asnjë lloj problemi, e kam përshëndetur me shumë kënaqësi vendimet e marra nga presidenti Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë. Vendimin e tij, ose direktivën e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike, të krijuar në SHBA dhe jo vetëm në SHBA, por edhe në vende aleate, dhe siç e patë ju, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri, nga administrata e Departamentit të Shtetit dhe të tjera. Pra, ka zhvillime jashtëzakonisht pozitive...
...Jo, është ndryshe ajo. Ai është një mik i vjetër. Është një ish-këshilltar i Reganit, është një nga eksponentët ligjorë më të njohur të Partisë Republikane, ka qenë këshilltar elektoral me të gjithë presidentët, gjer tek MekKain, ku ka pasur pozicion më kryesor.

Dhe, ai absolutisht me iniciativë të tij, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në asnjë institucion për heqjen e dizenjimit tij, por ka deklaruar se duke u gjetur përpara kësaj padrejtësie të turpshme që është bërë, unë vendosa të përpiqem që Kongresi amerikan të ndërmarrë një hetim për këtë vendim absurd. Dhe kjo përpjekje është pro-bono, pra është pa lekë. Pra, nuk ka asnjë kontratë me Sali Berishën ai, ai e ka ndërmarrë vetë. Është një njeri shumë i njohur dhe i respektuar në qarqet konservatore amerikane. Dhe për këtë i jam shumë mirënjohës.

2 JAVE ME PARE

A do ketë veprim nga PD, nëse nuk miratohen dy amendamentet për votën e diasporës? Berisha: Sigurisht! Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë!

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike, opozita nuk do ta votojë draftin e KQZ. Në një deklaratë për mediat Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndonjë veprim nga PD nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deklaroi se opozita nuk mund ta pranojë kurrë këtë. Ai paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile.

Pyetje: Ju sapo njoftuat protesta në selitë diplomatike nëse kërkesa për të votuar me dokument të huaj biometrike nuk realizohet. A do të ketë veprim konkret në parlament, PD a do kushtëzojë votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me miratimin e dy amendamenteve të saj.

Sali Berisha: Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament, në rast se u mohohet, nëse parlamenti nuk pranon, por sanksionon praktikën e mohimit të 2/3 të shqiptarëve të drejtën për të votuar, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë këtë. Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë.

2 JAVE ME PARE

Amendamenti për votën e diasporës/ Berisha: Kemi kërkuar njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët!

"Do të loboj për heqjen e 'non-grata-s'! Mosbindjen
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD ka dorëzuar amendamentin për njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët, të cilët do të votojnë më 11 Maj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka sqaruar se në amendamend opozita kërkon me ligj që emigrantëve t’u njihet çdo dokument biometrik qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. Berisha shton se lidhur me votimin janë përcaktuar rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi zgjedhor nga njëra palë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot jam këtu për një problem themelor të këtij procesi zgjedhor.
Për herë të parë në 34 vite, emigracionit dhe diasporës shqiptare, me ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, iu dha mundësia të votojë, të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese.
Natyrisht ushtrimi i kësaj të drejte nga të gjitha vendet e botës ku ndodhen shqiptarët, nuk mund të ishte një proces i përsosur, por sot në epokën dixhitale, ky është një proces plotësisht i mundshëm.
Arritëm të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të dy palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi nga njëra palë. Procesi i regjistrimit dhe votimit të diasporës.
Në këtë proces, qytetarët tanë jashtë vendit hasin vështirësi reale.
Vështirësi, të cilat diktohen nga kërkesat e vendosura sidomos për adresën, në mënyrë që të mos ketë abuzime.
Vetë procesi i aplikimit kalon në disa etapa.
Ne e vëzhgojmë atë në çdo aspekt.
Tani, meqenëse Edi Rama dështoi të vendosë kontrollin e tij edhe mbi këtë proces online, ai po përdor metoda të tjera absolutisht të dënueshme, antikushtetuese, për ta kontrolluar procesin.
Në funksion të këtij procesi, KQZ ka kërkuar që të lëvizen datat e paraqitjes së partive, koalicioneve, kandidatëve, dhe ne, ndonëse nuk kemi bindje se është një diçka e domosdoshme, por përsëri për t’i dhënë një hapësirë dhe mundësi për qëndrimin më të madh në këtë proces, kemi shprehur gatishmërinë tonë të angazhohemi në ndryshimet ligjore të nevojshme që kërkohen për këtë proces.
KQZ ka propozuar gjithashtu një praktikë që është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e tjera, përveçse në Himarë, se e refuzoi se donte ta merrte me çdo kusht me Vangjel Tavon, një tradhtar edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, por edhe besnik i mafies së Edi Ramës.
Pra, KQZ kërkoi të shtyhet afati i dokumenteve shqiptare dhe kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera. Ky është një akt periodik që del sa herë vijnë zgjedhjet dhe kjo është normale.
Por tani, për arsye të mbrapshta, duke parë urrejtjen që ka shpërthyer ndaj Edi Ramës dhe PS në diasporë, Edi Rama kërkon të dënojë, sipas llogarive tona, të paktën dy të tretat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë të sistemuar në këto vende dhe disponojnë dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë.
E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta.
Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë.
Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi.
Ne mendojmë se ky është një akt i pashembullt, një diskrimin që nuk ka asnjë lloj baze.
Ka vetëm një kriter themelor që duhet të respektojë çdo qytetar që duhet të ushtrojë të drejtën e votës, shtetësia shqiptare.
Të gjitha të tjerat pastaj, duhet përgjigjur, por nuk duhet të jetë kurrë letërnjoftimi shqiptar, më epror se letërnjoftimi amerikan, kanadez, gjerman, belg, etj.
Pra, duke paraqitur një pretendim të tillë, Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës për shkak të alergjisë që kanë shprehur këta qytetarë ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë

Udhëtimi në Berlin/ Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh

Rama: Do përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

"Bretkosa mediatike"/ Rama sulmon mediat: Transmetojnë kanalet e kënetave

Rama: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Meta: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!"/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe

Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës