LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arritjet e Ministrisë/ Peleshi: Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike, ekspertët e IT do paguhen më shumë se privati, do ndërtojmë kampusin e FA

•Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi ditën e sotme një konferencë, ku prezantoi arritjet dhe objektivat për vitin 2023. • Peleshi u shpreh po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë. •Ministri i Mbrojtjes i ka cilësuar satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2' si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. •Ai tha se këtë vit do t’i jepet më shumë prioritet fushës se sigurisë dhe mbrojtjes. •Peleshi shtoi se do t’i rrisin pagat e ekspertëve që do punojnë në ministri më shumë se privati. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Peleshi: Nis puna për ndërtimin e Kampusit për Forcat e Armatosura, sipërfaqja do jetë pranë Bunk’Art 1

Arritjet e Ministrisë/ Peleshi: Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike,
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se këtë vit do të nisë ndërtimi i kampusit për Forcat e Armatosura. Peleshi tha se puna për dy godinat e para do të nisë këtë muaj. Kampusi do të jetë pranë Bunk’Art 1 dhe do të ketë një sipërfaqe prej 40 mijë metra katrorë.

“Viti 2023 do jetë viti i hartimit të disa dokumenteve strategjik, i sigurisë kombëtare që nuk jemi ne institucioni që e udhëheq, por jemi pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Ka filluar nga viti i kaluar dhe brenda pak javësh do miratohet. Strategjia e sigurisë së mbrojtjes dhe plani i zhvillimit të FA. Fillon puna në ditët e para të këtij viti për kampusin e ri të FA. Reformimi i sistemit të edukimit ushtarak nuk ka të bëjë vetëm më kurrikulat, por do të përfshijë edhe hardëare, edhe informatikë. Do kemi një kamp të ri. Jo larg prej këtu. Pranë Bunk Art, rreth 40 mijë metra katrorë. Kemi hartuar planin. Dy godinat e para fillojnë ditët e para të këtij viti. Ka mbaru rikonstruktimi i hotelit aty pranë. Dua ta shtrimë realizmin në disa vite. Nuk duam të alokojmë shumë burime menjëherë, do alokojmë vazhdimisht buxhet derisa ti kemi të gjithë infrastrukturën për një kampus të ri”, tha Peleshi.

1 VITE ME PARE

'U duk sikur thashë një sekret shtetëror'/ Peleshi: Natyrisht që nuk ka siguri 100%

Arritjet e Ministrisë/ Peleshi: Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike,
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori disa minuta gjatë konferencës me mediat, për të sqaruar një deklaratë të tij, të thënë pak kohë më parë. Ai tha se fjalia që nuk ka siguri 100% ishte keqpërdorur. Peleshi tha sërish se siguri 100% nuk ka mirëpo forcat dhe institucionet po bëjnë çdo gjë për të pasur një siguri që shkon drejt 100%-it.

'U keqpërdor një fjala ime se nuk ka siguri 100%, nuk u tha një gjë që nuk dihej. Natyrisht që nuk ka siguri 100%. Te 100% ka goxha hapësirë poshtë, të paktën të shkojme të një siguri. U ndala pak këtu pasi u duk sikur thashë një sekret shtetëror para disa ditësh.'-tha Peleshi.

1 VITE ME PARE

Njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike, Peleshi: Po rekrutojmë ekspertë, garantojmë paga më të mira se privati

Arritjet e Ministrisë/ Peleshi: Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike,
Konferenca

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi komentoi gjatë konferencës raportin vjetor të 2022-it dhe objektivat e 2023-it. Ai u ndal tek njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike. Ministri tha se këtë vit kjo njësi do të plotësohet nga ana e kapaciteteve njerëzore. Peleshi u shpreh se do të garantohen paga më të mira se në sektorin privat për të qenë konkurrues për shkak të kësaj kategorie.

“Një nga projektet e rëndësishme është njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike e cila ka marrë një peshë të re për shkak edhe të sulmeve kibernetike të vitit të kaluar. Ne e patëm filluar punën para tyre. Viti 2023 do të jetë viti kur kjo njësi të ketë plotësuar kapacitetet e saj njerëzore. Po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike. Kemi rritur pagat. Burokracia shtetëror nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuar. Qeveria po aplikon një regjim kompetitiv. Në tregun e punës këto janë profesionet më të mirë paguara. Mund ta sheshin veten edhe përtej kufijve pa qenë nevoja të lëvizin nga Shqipëria. Sepse shumë shërbime mund të ofrohen online. Nëse nuk jemi konkurrues në pagesa nuk rekrutojë dot staf. E kemi vendosur do të jemi madje, në institucionet e shtetit, do të kenë paga më të mira dhe se private. Deri tani kemi rritur ndjeshëm. E testuam me 7 vende pune që hapën në njësinë ushtarake për mbrojtjen kibernetike. Do krijojmë qendrën operacionale për sigurinë kibernetike. Viti 2023 do të jetë viti kur anëtarësimi ynë do ë jetë i plotë. Një sistem komunikimi tokë ajër tokë bëhet i mundur falë këtij partneriteti”, tha Peleshi.

1 VITE ME PARE

Satelitët Albania 1 dhe 2, Peleshi: Është risi me pak kosto dhe shumë eficencë

Arritjet e Ministrisë/ Peleshi: Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike,
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë satelitët 'Albania 1 dhe Albania 2'. Peleshi shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë.

Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023. Në prezantim po marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako.

1 VITE ME PARE

Arritjet e Mbrojtjes/ Peleshi: Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë, vit rekord i projekteve me mbështetjen e SHBA-së

Arritjet e Ministrisë/ Peleshi: Po fuqizojmë mbrojtjen kibernetike,
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023. Në prezantim po marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako. Ministri u shpreh se viti 2022 ishte vit rekord i nisjes së projekteve të modernizimit të Forcave të Armatosura, e cila ka mbështetjen e SHBA-së.

'Nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë. U nënshkrua kontrata e shërbimit Satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë. U rritën 30% pagat për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Ky vit, rekord i projekteve të modernizimit të FA me mbështetjen e SHBA.

Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike. Përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). FA do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger“. Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane'- tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni