"Ishin zgjedhjet e para që u dënuan nga ndërkombëtarët ende pa u zhvilluar", Berisha: Beteja kundër farsës elektorale është një proces
Berisha: Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale! Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë...
Berisha: Raporti paraprak i vëzhguesve dëshmoi farsën elektorale! Paralajmëroj Ramën që të mos bëjë...
I arrestuar për plagosje dhe trafik droge, kush ishte Emir Dedja, 29-vjeçari që u ekzekutua në Durrës 20 Maj, 08:11 ...
Trump flet me Zelenskyyn para telefonatës me Putinin, biseda zgjati vetëm disa minuta 19 Maj, 18:50 REL: Trump nis t...
GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk e kemi kërkuar...
• Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier për të diskutuar lidhur me planet në energji. • Rama theksoi se tashmë Shqipëria i ka të gjitha kapacidetet që të jetë e pavaruar për furnizimin me energji elektrike.• Sipas tij Shqipëria brenda kësaj dekade do të ketë mundësinë që të eksportojë energji elektrike në vlerën neto. • Gjithashtu Kryeministri theksoi se jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës. • Rama vlerësoi arritjet e deritanishme në rrjetin energjetik, ndërsa vendosi theksin tek domosdoshmëria e burimeve njerëzore. • Ai tha se sipërmarrësit duhet t'i paguajnë burimet njerëzore sikur janë në Europë sepse ndryshe nuk i kanë. • Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. • Balluku tregoi dhe planet për të ardhmen për këtë sektor. • Gjithashtu Balluku u shpreh se qëllimi kryesor është që Shqipëria brenda vitit 2030, të bëhet një vend, që ka forcën për kryer eksport neto të energjisë. • Ajo shtoi se fokusi është që vendi ynë të shërbejnë si nyje thelbësore linjave të transmetimit të energjisë për Evropën.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. Rama vlerësoi arritjet e deritanishme në rrjetin energjetik, ndërsa vendosi theksin tek domosdoshmëria e burimeve njerëzore. Ai tha se sipërmarrësit duhet t'i paguajnë burimet njerëzore sikur janë në Europë sepse ndryshe nuk i kanë.
“Jemi në një fazë të re të vendit. Dhe është shumë e rëndësishme që të gjejmë rrugët për të rritur cilësinë e burimeve tona njerëzore. Pikërisht me shembuj si shembulli i Akademisë së OSHEE, që ka dhënë shumë rezultate pozitive që ka treguar se mund të rrisësh kapacitetet. Janë edhe mundësitë për të bërë bashkëpunime. Edhe pagat janë një pjesë e rëndësishme…
Një pjesë e meritës i takon edhe sektorit privat. U besua nga sipërmarrja shqiptare se krahu i lirë i punës do të mbetej një avantazh, sepse u ec për një kohë të gjatë se mund ta mësoje pa ngrënë. Por sot shohim që pagat nuk janë më problemi kryesor…
Në këto kushte duhet të gjejmë rrugët e bashkëpunimit edhe për të fuqizuar bazën e arsimit profesional gjë që në këtë sektor ka nisur. Ju bëni investime që janë 100 % standarde europiane. Sot kur vijmë në derën tuaj sikur jemi në Europë, duhet ta kuptoni që edhe burimet njerëzore duhet t’i paguani sikur jeni në Europë sepse ndryshe nuk i ke”, tha Rama.
FIER- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Fier për të diskutuar lidhur me arritjet dhe planet në energji. Rama theksoi se tashmë Shqipëria i ka të gjitha kapacidetet që të jetë e pavaruar për furnizimin me energji elektrike. Sipas tij Shqipëria brenda kësaj dekade do të ketë mundësinë që të eksportojë energji elektrike në vlerën neto. Gjithashtu Kryeministri theksoi se jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës.
“Vetë panorama e kësaj tryezë flet më shumë se sa 100 fjalë për ecurinë e sektorit dhe praninë e aktorit të rëndësishëm në të gjitha zonat e kësaj fushe. Për më tepër që ne sot jemi aq pranë anëtarësimit në BE, ku nuk mendohej që të ishim nëse do kishim sektorin e energjisë ashtu siç ishte para këtij transformimi.
Janë fakte që na bëjnë mjaft optimistë për të nesërmen e këtij sektori. Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm thuajse të dyfishuar është shumë domethënës. Për më tepër që u kthyem nga komunizmi dhe hidrocentralet iu hoqën shtetit dhe iu dhanë privati, që është një vepër penale e pastër. Sot kemi dyfishin e prodhimit nga u nisëm. Nuk është vetëm rritja e prodhimit, por dhe diversifikimin e bazës. Diversifikimi i prodhimit që sot vjen nga dielli, me fillimin e disa projekteve të erës dhe me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi në Shqipëri.
Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se jemi afër pavarësisë së plotë të energjetikës së Shqipërisë. Nga një vend me hall të madh energjinë në një transferues neto të energjisë është afër. Nëse të gjitha shkojnë sipas planeve dhe kërkesave që kemi nga investitorët, brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjitikisht e pavarur dhe do të kalojë në eksport neto. Nuk është vetëm prodhimi, por dhe transmetimi që ka njohur një proces të rëndësishëm. Ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për lidhjen e konfeksionet në anën tjetër të botës. Sa i përket pjesës së shpërndarjes dhe transmetimit, është një monument i sektorit të gjallë. Jemi në parametrat normalë të një vendi europian, ndërkohë që ishim një fenomen jashtë Evropës”, tha Rama.
FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë sot në prezantimin e arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Fier. Balluku tregoi dhe planet për të ardhmen për këtë sektor.
Gjithashtu Balluku u shpreh se qëllimi kryesor është që Shqipëria brenda vitit 2030, të bëhet një vend, që ka forcën për kryer eksport neto të energjisë. Ajo shtoi se fokusi është që vendi ynë të shërbejnë si nyje thelbësore linjave të transmetimit të energjisë për Evropën.
“Ne kemi një qëllim tonin, një objektiv për të arritur, duam që Shqipëria në vitin 2030 të jetë forcë e eksportit të energjisë neto. Synojmë që Shqipëria të jetë një forcë e qëndrueshmërisë dhe një nyje e rëndësishme e linjave të transmetimit për Evropës, jo thjesht për Ballkanin perëndimor”, tha Balluku gjatë prezantimit.