Edi Rama
VLORË - Kryeministri Edi Rama deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një realitet. Gjatë fjalës së tij në takimin me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlorës Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë shans.
Krue i qeverisë shtoi se të votosh për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit sipas tij nuk do të thotë të mbështesësh këtë forcë politike por do të thotë të marrësh pasaportën europiane.
Rama: Na është hapur dera që anëtarësimi në BE të jetë një aktualitet. Nuk ka qenë deri dje. Zgjerimi nuk ka qenë në rendin e ditës. Këtyre analistëve të rrjeteve sociale, iu them që kur thoni, pse nuk e futet 12 vjet në BE Shqipërinë dhe do e fusni këto 4 vite, nuk dini çfarë flisni. Ne jemi sot të barabartë dhe na thonë, duam të fusim Malin e Zi dhe Shqipërinë në BE. Është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e fatit të Evropës. Përtej kësaj, ata duan të zgjerojnë BE dhe duan të marrin anëtarë të rinj tani. Si mund ta humbim ne këtë shans? Të diskutosh tani për kë do votosh, ne jemi në kohën dhe vendin e duhur. Ne mendojmë se jemi edhe forca e duhur. Në kohën e duhur ndodhemi ne sot, si PD në 1991-1992. Të votosh sot për PS, nuk do të thotë të jesh mbështetës i PS apo të jesh dakord me çfarë ka bërë PS.