Dosja ‘McGonigal’/ Publikohen pamjet e kryeministrit krah Nezës në SHBA, ish-agjenti darkonte me ‘Personin A’ e Gjicin, Rama ende 'i zhdukur'
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për ...
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për ...
Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë në Kosovë, dëshmitarët: U qëlluan në makin&...
Operacioni Fijet, 'hiqen' 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona nën hetim (VIDEO) 28 Janar, 14:26 Kam...
Trafiku i drogës Itali-Shqipëri/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit: Nesër e ke aty, me qetësi dhe dashuri 28 Janar, 12:31 ...
• Kryedemokrati Sali Berisha nuk tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur Tirana do të presë liderët e Bashkimit Evropian dhe sot ka dhënë disa porosi. Në një takim me demokratët e njësisë nr.5, Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të bllokojë të gjitha rrugët më datë 6, ndaj të gjithë protestuesit duhet të vijnë më datë 5 dhjetor dhe të strehohen në Tiranë. • Berisha tha se synimi i protestës së 6 dhjetorit është paraqitja e realitetit shqiptar “ashtu siç është” te mediat e huaja, pasi në Samit do të jenë të pranishëm edhe 1 mijë gazetarë, që sipas tij, do raportojnë mbi situatën. Berisha tha se dëmokratët e kanë për detyrë që të marrin çdo masë për tu gjendur në bulevard në orën 12:00, më datë 6 dhjetor. I pyetur nëse do i bashkohen demokratët e grupit të Alibeaj, Berisha tha se kushdo që e mbështet lëvizjen e tij, mund të shkojë në shesh. • Berisha foli edhe për protestat e fundit të Partisë Demokratike të cilat sipas tij kanë lënë shumë demokratë zemërthyer, për të cilat tha se “lisi nuk bie me një të rënë”. Kryeministrin Rama e quajti “një kalbësirë që do rrëzohet se nuk respekton asnjë ligj”. • Kundrejt Ramës ai nuk i kurseu akuzat kur tha se ka emisarë që lëvizin me valixhe me para në parlament e zyra, me qëllim korrupsionin. Fondet e Bashkimit Evropian, sipas Berishës përdoren për avionët e Ramës dhe për orgjira.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka propozuar që qeveria të mbulojë shpenzimet e çdo fëmije të tretë të familjeve shqiptare. Në takimin me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se një ndihmë e tillë do të frenonte shpopullimin e Shqipërisë. Berisha u shpreh se nëse çdo fëmije të tretë që lind një çift, qeveria do t'i mbulonte shpenzimet, situata do të ishte më ndryshe.
Fjala e Berishës:
Çfarë do të bëhet për të ndalur largimin e shqiptarëve. Pasuritë e tyre kombëtare të shndërrohen në vlera për ta. Një gjë j’ua them këtu. Nuk gjen dot një vend tjetër që të dyfishojë rrogat dhe pensionet në një hark kohor siç bëmë ne në vitet 2005-2013. Krahas kësaj rritjeje, e vërteta është se u ndërtuan rreth 11 mijë kilometra rrugë. Pra shpenzimi për qytetarët, për rrogat, pensionet dhe bursat, duhet të ishin objektivi kryesor. Subvecionet për të rinjtë, për fermerët. Pra fondet janë, fondet vidhen dhe e vërteta me ato politika që ndoqëm, gjatë qeverisjes tonë popullata e Shqipërisë u rrit nga viti në vit. Qeveria duhet të konsiderojë pagesën për fëmijën e tretë. Domethënë që nga lindja e deri në 18-vjeç, qeveria t’i financojë të gjitha shpenzimet
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen kundër qeverisë. I pranishëm në takimin e krydemokratit Sali Berisha me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Malkaj u ngrit në këmbë dhe bëri një përshëndetje. Ai tha se e vetmja rrugë janë protestat.
"Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë. I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua! Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë. Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi. Jo, e të tjera e të tjera,"- tha Malkaj.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se ka emisarë të kryeministrit Edi Rama që futen e dalin në parlament e zyra me valixhe me para në duar. Në një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se ka edhe emrat e atyre personave dhe se do t'i bëjë publikë shumë shpejt.
"Del një ambasador i korruptuar, pa integritet, pa moral dhe dinjitet njerëzor dhe thotë se ke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Me cilin? Me një mbështetës të PD që s’e kam takuar dhe as kam komunikuar kurrë. A bën ky një mbrojtje të krimit të organizuar, e bën nga korrupsioni. Cila është mënyra e korruptimit? I kam thënë, politike, monetare ose me shtrat. Sepse si mund të ndodhë të akuzosh një njeri që edhe në opozitë ka denoncuar bandat për mbrojtjen e interesit të publik. Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente dhe zyra me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do t’jua nxjerr. Kanë për qëllim të korruptojnë. Ndaj dhe ne duhet të dalim para udhëheqjes evropian për ti treguar se ne nuk jemi të lirë,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka cituar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të akuzuar qeverinë për vjedhje. Në një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se shqiptarët marrin rrugën e emigrimit për të mos qëndruar në Shqipëri, në një vend ku qeveria i vjedh. Kreu i PD-së tha se vetëm në 8 muaj e këtij vitit, KLSH-ja ka konkluduar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 miliardë Euro, apo 122 miliardë lekë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Sot ne jemi populli i gomoneve. Kur mbyll sytë një evropian dhe dëgjon emrin shqiptar, gjëja e parë që atij i vjen ndërmend janë gomonet e La Manshit. Një udhëtim tmerrësisht i rrezikshëm, me një prani shqiptare më të madhe se siriane, afgane dhe çdo populli tjetër. Ne sot u bëmë populli i gomoneve nga Edi Rama. Në 7 vite Edi Rama ka rekordet më të zeza në Europë, në qeverisje. Ka përzënë nga Shqipëria me politikat e tij vetëm në vendet e BE-së, 744 mijë shqiptarë. Kjo do të thotë se ai ka përzënë të ardhmen. Ju garantoj se nga këta 744 mijë, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Në 7 vite, Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, 8 miliardë e 200 milionë euro. Nuk është kjo shifër e opozitës miqtë e mi. Kjo është shifër e KLSH-së. Vetëm në 8 muaj e këtij vitit, KLSH-ja ka konkluduar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 miliardë Euro, apo 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë, garantoj këtu çdo rrogëtar të Shqipërisë, se mjaftojnë për të rritur rrogat e tyre, 130 %. Çfarë kërkuam ne në parlament. Nuk kërkuam 130 %, ne kërkuam të rriten rrogat 23 %, ne kërkuam të shtohen 23 miliardë lekë në fondin e rrogave. A i patë karton e kuq, si kope, njerëz pa ndjenja, pa dhembshuri. Ua thashë dhe aty, çfarë është kjo kërkesë 23 miliardë lekë, në një kohë kur keni vjedhur dhe shpërdoruar në 8 muaj 122 miliardë lekë sipas KLSH-së. U bë një betejë gjithë natën, se e bënë si hajdutë natën, buxhetin. Të gjitha amendamentet e opozitës kishin një synim, të lehtësonin dhimbjen e shqiptarëve. Të gjitha të marra së bashku, me lëvizjet fiskale, me rritjen e pensioneve, dyfishimin e ndihmës ekonomike, përgjysmimin apo heqjen e TVSH-së, përgjysmimin e akcizave, të gjitha së bashku shkonin 51% të parave që kanë vjedhur në 8 muaj. Që të gjitha i refuzuan. Asnjë qindarkë, ajo rritje është qesharake, ky e di.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha foli për shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian. Ai tha se BE-ja sjell fonde për rrugë e shkolla,m por Rama i vë në punë për të tjera gjëra. Sipas kreut të PD-së, paratë e BE-së shkojnë për avionë me dhoma gjumi dhe për 'orgjira'.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ky ndjek ligjin e etërve të tij, varfëroi që ti shtypësh më lehtë, ose ti përzësh nga Shqipëria. Kjo është e vërteta. Asnjë amendament nuk u pranua, të gjitha mund të pranoheshin pa asnjë rezervë. U pranuan fondet e rrugëve që ndërtohen me 8 fishin e çmimit që ndërtohen rrugët në Europë, u pranuan fondet për të ndërtuar shkollat me 5-6 fishin shkollave në Europë, u pranuan shpenzimet për fluturimet e tjera që do të bëhen me avion me dhomë gjumi, me helikopter për ministrat, me orgjira.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Tiranë që të hapin dyert e shtëpive për demokratët që banojnë në rrethe. Në një takim me banorët e njësisë nr.5, Berisha tha se më datë 6 dhjetor, kryeministri Edi Rama do të mbyllë rrugët hyrëse në Tiranë për të penguar ardhjen e demokratëve. Për rrjedhoi, ai propozoi që demokratët të 'zbarkonin' në Tiranë një ditë para, që më datë 5 dhe të qëndronin tek të afërmit e tyre në kryeqytet.
"Protesta do të jetë më 6 dhjetor. Ky me siguri do të mbyllë Tiranën, do të mbyllë të gjitha rrugët më atë datë për të penguar ardhjen e demokratëve nga rrethet. Ndaj unë ju bëj thirrje, më datë 5 strehoni çdo familjar e të afërm demokrat që keni në rrethe. Kjo do të bëjë që me datë 6, ata do të jenë në Tiranë dhe do të dalin të protestojnë në shesh kundër kësaj qeverie,"- tha Berisha.
Policia e Shtetit nuk e ka miratuar lejen për protestën që pritet të mbahet në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të vijnë dhe liderët evropianë për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo, pasi sipas policisë protesta përbën rrezik për sigurinë, por pavarësisht mungesës së lejes, Berisha është zotuar se do të dalë në shesh. Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin. Ndërkohë që masat më 6 dhjetor duket do të jenë të ‘hekurta’, e në shërbim do të jenë jo më pak se rreth 1200 efektivë policie, duke mos i përfshirë forcat e sigurisë që kanë liderëve evropiane dhe rajonalë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një goditje ndaj projektit Ballkani i Hapur, Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. Në një takim me demokratët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se Samiti është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike. Sipas Berishës, me këtë samit, Evropa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori i tyre dhe se s'mund ta përdorin për ambiciet e tyre.
Fjala e Berishës:
Të dashur, demokrate e demokratë të degës numër 5 të PD-së, së Tiranës, dhe demokratë të mbarë kryeqytetit dhe mbarë Shqipërisë. Të nderuar miq! Është një kënaqësi e veçantë të ju përshëndes sonte, të ju falënderoj me mirënjohje për praninë tuaj në këtë takim, në prag të një momenti historik për jo vetëm PD-në, por për shoqërinë shqiptare në tërësi. Momenti është i tillë, pasi në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera. Në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare projektit të Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov, por duhet të jemi të hapur e të themi të vërtetën, jo më pak nga Xhorxh Soros dhe pasaardhësi i tij, Aleksis që merr pjesë në çdo samit të kësaj nisme, ruso-serbe. Edhe në këtë kontekst, samiti është shumë i mirëpritur.
Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Në të njëjtën ditë, Opozita do të protestojë, pavarësisht se i mungon leja nga Policia e Shtetit.