Lezha tronditet nga një atentat/ Ekzekutohet kushëriri i Ardian Nikulajt, autorët largohen me BMW, gjendet një makinë e djegur
Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital 2 Dhjetor, 22:2...
Atentati në dalje të Lezhës, reagon policia: Eno Nikulaj në gjendje të rëndë në spital 2 Dhjetor, 22:2...
Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin, i kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli 2 Dhjetor, 09:43 ...
Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike 2 Dhjetor, 11:16 Kuvendi i Partisë Demokratike, Berisha mbërri...
Naim Murseli u arrestua për vrasjen e gruas së tij, reagon Çitaku: Jam pa fjalë, sa dhimbje e trishtim 1 Dhjetor, 21:27 ...
•Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme konferencën e përjavshme për shtyp. •Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës, ku më pas tha se zgjedhjet u blenë. •Ai shtoi se një zyrtar i lartë i PS-së është kapur në përgjime me drejtorin e OSHEE, duke komunikuar për një tender. •Gjatë konferencës, Berisha akuzoi kryeministrin Rama si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiç në skenarin e parapërgatitur për sulmin në veri të Kosovës.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim duke lëshuar akuza për blerje të votave në Kukës. Ai tha se një zyrtar i lartë është përgjuar bashkë me drejtorin e OSHEE për Kukësin, ku flisnin për një tender dhe do të përfitonin para në këmbim.
“Në Kukës, siç kam referuar këtu, zgjedhjet u blenë në mënyrë të pamëshirshme. Belinda Balluku, Balla, janë marrë me shpërndarje parash një javë rresht me thasë në Kukës. Rezultatin e përcaktoi industria e blerjes së votës. Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë përveç revoltave. Që në muajin prill në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHES së qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me x miliona lekë nga të cilat, 300 mijë euro do iknin në Tropojë, 200 në Kukës. Shtyllat e tensionit do të vendoseshin në HAS, resti në Durrës.
SHISH që ka qenë institucioni, që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam të dhëna, se nuk do ta akuzoj sot SPAK, s’di që Rama të ketë çuar të dhënat. Por Rama e mban përgjimin aty se do të mbajë peng zyrtarin.”, tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Alqi Bllakos i është hequr akuza e korrupsionit dhe tani qëndron pas hekurave vetëm për shpërdorim detyre. Ai tha se Bllako, në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, bëri të gjithë procedurën.
"Veliaj ndërhyn në mënyrën më anti-ligjore në dënimin e Alqi Bllakos. Për aq sa është firmë në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësve. Eshtë sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave. Disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit. Nëse jam gabim, do ta tërheq. Atij nuk i është prekur 1 qindarkë nga pasuria e tij. Alqi Bllako ishte njeriu më i ngushtë i Erion Veliajt. Lefterin nuk e kishte për gjë. Lefterin e përdorën dhe mirë ia bënë. Në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat për të tre djegësat.
A ndërhyri Erion Veliaj? Unë dëshirë kam të akuzoj Ramën. Por në këtë rast nuk mund të devijoj. Tani më rezulton se Alqin e kanë akuzuar për shpërdorim detyre, por jo për korrupsion. Ky është një akt i turpshëm. Akuzon për korrupsion Ahmetajn pse përfaqësuesi i tij në komision ka votuar pro, në një kohë kur të gjitha këto janë bërë nën mbikëqyrjen direkte të Alqi Bllakos. U ndala te Alqi se ky është më flagranti. Njeriu që ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit është një kriminel kokë e këmbë dhe kurrë nuk do të shpëtojë për këtë që ka bërë"
TIRANË-Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp sot në mesditë, të cilën e nisi duke informuar qytetarët për të rejat e fundit lidhur me aferën Rama-McGonigal. Berisha ka akuzuar nga se McGonigal ka vendosur gjoba për llogari të grupit të Edi Ramës. Nga ana tjetër ish kryeministri tha se do të dorëzojmë prova në gjykatën amerikane.
"Zhvillimet dramatike në aferën McGonigal, pranimi nga McGonigal i 6 akuzave të lidhura direkt me Edi Ramën dhe ndihmësit e tij, kanë tronditur dhe çorientuar në shkallë ekstreme këtë të fundit.
Edi Rama është bashkëfajtor në të gjithë dosjen shqiptare me McGonigal. Por, ka dhe një problematike tjetër të madhe se në rast se McGonigal në deklaratën e tij, ka pranuar6 akuza të një pike të aktpadisë dhe e ka cituar personalisht 11 herë Edi Ramën, pra e ka lëshuar në rënie të lirë, për t’i dëshmuar gjykatëses se ky është po aq fajtor sa McGonigal, marrëveshja, të cilën ju ia paraqitët publikut, ka dy pika të tmerrshme, në të cilat mediat nuk u ndalën. Njëra prej tyre thotë se gjykatësja nuk ka asnjë detyrim të pranojë këtë marrëveshje dhe të mos urdhërojë hetime të tjera dhe të mos vlerësojë çështje të tjera në gjykimin e McGonigal. Por e vërteta është se e njëjta pikë ekziston për prokurorinë. Prokuroria, megjithëse ka firmosur marrëveshjen, nuk ka asnjë kufizim për të hetuar rreth këtyre pikave që ky ka pranuar, gjer në shkurt të vitit të ardhshëm. Akuza e vetme e pikës së aktpadisë për Edi Ramën, që nuk reflektohet në deklaratën e McGonigal, është gjobëvënia. Ajo ishte aspekti më i shëmtuar i veprimtarisë si grup kriminal i strukturuar.
Pra, gjobëvënia, lufta kundër opozitës, ndryshimi i licencave janë tre momentet klasike, në të cilat Edi Rama, McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, Damian Gjiknuri, etj, rreshtohen, grupohen si grup i strukturuar kriminal. Për të gjitha këto, ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare."- deklaroi Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi për herë të parë humbjen e opozitës në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. Në një dalje përballë gazetarëve, Berisha u shpreh se zgjedhjet u blenë në mënyrë të pamëshirë, duke shtuar se ka pasur raste që janë shpërndarë para me thasë.
"Zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirë. Janë marrë me shpërndarje parash një javë rrjesht, me thasë, në Kukës"- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sulmi terrorist në Kosovë ishte parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Ai tha në konferencën e sotme për gazetarët në një takim jopublik, 2 kryeministra, veç atij të Serbisë, kanë paraqitur idenë që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.
PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:
Çfarë fshehin këto qëndrime?
Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës.
Nëse veriu do të shkëputej nga autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, vetëkuptohet që kjo do ishte një fazë e parë për një status sui generis që do përfundonte në aneksim dhe ndarje të Kosovës.
Fatmirësisht, kjo përpjekje e këtij grupi qeveritarësh të inkriminuar në shkallën më të lartë, Aleksandër Vuçiç, një kryeministër i cili është i implikuar direkt në gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në luftën e fundit, një president me lidhje kokë e këmbë me Belivukun dhe belivukët e tjera.
Edi Rama, një kryeministër famoz për korrupsionin transnacional, Edi Rama një kryeministri lidhur me belivukët shqiptarë, me të gjitha bandat, me Bajrët, me Pëllumb Gjokën.
Meqë jam te Bajrët, kërkoj hetimin e udhëtimeve të Taulant Ballës me Pëllumb Gjokën në Itali. U bëj thirrje autoriteteve italiane të bëjnë publike udhëtimet e Ballës me Kolombo Gjokën.
Edi Ramë është kryeministri i Belivukëve shqiptarë dhe armiqësia e tyre me Albin Kurtin, është genuine për faktin e vetëm se ai është i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës, i palidhur me asnjë Belivuk apo Kolombo të Edi Ramës.
Në këtë kontekst, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sulmi në veri të Kosovës është përgatitur nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, në konferencë, Berisha deklaroi se sipas burimeve të tij në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.
Po ashtu, Berisha shton se Rama del me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, duke kërkuar konferencën ndërkombëtare për Kosovën.
DEKLARATA E BERISHËS:
Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë. Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.
Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it. Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje. Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës.