LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë, s'ka takim me Kim pa më kërkuar falje

• Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti tallje vendimin e qeverisë për të mos futur në fuqi nga 1 tetori rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët që harxhojnë mbi 800 kW. • Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët ku foli për temat kryesore të politikës. • Berisha tha se kush voton amnistinë ka votuar krimin. • Kryetari i PD tha se Rama po tall shqiptarët dhe po i vjedh përditë. • Berisha foli edhe për Yuri Kim. • Ai e akuzoi Kim se foli si guvernatore dhe se ka falsifikuar historinë. Berisha garantoi se procesi i primareve në PD do të zhvillohet dhe se PD do të ulet të diskutojë me aleatët për kandidatët e zgjedhjeve lokale. 

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Kim po falsifikon historinë, në 1997 nuk u ndërprenë marrëdhëniet me SHBA!

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e akuzoi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se me deklaratat e saj është duke u përpjekur të falsifikojë historinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, referuar deklaratës së Kim se marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë janë ndërprerë për 2 herë, njëherë në vitin 1946 me vendosjen e regjimit komunist dhe më pas në 1997. Berisha tha se ky është një falsifikim i historisë dhe se në 1997 nuk pati ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Së fundmi, në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë, me heqje fotografish, me këto e ato. Të cilat shqiptarët i njohin nga e shkuara. Nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla.
Por, ajo që m’u duk i pafat dhe qesharak, ishte krahasimi, paralelizmi, i ndërprerjes së marrëdhënies diplomatike në vitin 1946 me 1997. Krahasoi të pakrahasueshmen.
Në vitin 1946, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe qeveria e Tiranës, sepse në Tiranë u vendos një diktaturë komuniste. Këto marrëdhënie, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, SHBA e përdorën si leverage për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë derisa u formua Partia Demokratike. Në vitin 1997, ka dëgjuar apo parë kush ndonjë deklaratë se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me SHBA? Kjo është fantazi. Ka pasur një rast që disa diplomatë janë larguar nga pasiguria, por nuk ka kurrë një deklaratë për ndërprerje marrëdhënie apo proces për rivendosjen.
Ajo që ndodhi është kjo, një ambasadore u largua në mes të detyrës dhe një ambasador erdhi, një ish-këshilltar i tre presidentëve të SHBA, Regan, Bush dhe Klinton, dhe ky ishte një mik i shquar i shqiptarëve, Robert Froulin.
Të bësh analogjira, se të leverdis për luftë politike, tregon dobësi ekstreme të paktën në histori, për të mos thënë probleme të tjera.

Çfarë deklaroi mbrëmë në Opinion Yuri Kim?

"Le të fillojmë me një pamje më të përgjithshme. Ky është një vit vërtet domethënës. Vitin e kaluar, siç e dini festuam 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Këtë vit kemi 100-vjetorin. U ndërprenë dy herë, në dy momente, kur Shtetet e Bashkuara u larguan një herë në vitin 1946, për një periudhë shumë të gjatë dhe herën e dytë… Saktësisht. Dhe pastaj në vitin 1997, kur u larguam për një periudhë të shkurtër për shkak të kaosit dhe dhunës që u lejua të merrte kontrollin e vendit. Në atë situatë u kthyem shumë shpejt… "-tha Kim. 

1 MUAJ ME PARE

Ka pasur tentativë takimi me Yuri Kim? Berisha: S'ka pasur përpjekje, ndjesën e pranoj nga ajo

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë përpjekje nga ana e ambasadores Yuri Kim për t'u takuar. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se e pranon ndjesën nga ana e saj, mirëpo akoma nuk ka ndodhur kjo gjë. 

Pyetja: Nëse ambasadorja kërkon ndjesë jeni i gatshëm ta takonit?

Berisha: Jo nuk ka pasur përpjekje por ndjesa në kodin moral pranohet. Ndjesa pranohet, ajo nuk e sqaroi asnjëerë, nuk është tërhequr. Zgjedhja është e saj. 

1 MUAJ ME PARE

Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Sikur ia kishte shkruar Rama, zyrtarë të DASH janë takuar edhe me Dodik, nuk e takoj unë pa ndjesë publike!

 

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se është ai i pari që refuzon ta takojë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. I pyetur nga gazetarët se a e kishte ndjekur qëndrimin e Kim, që tha dje në "Opinion" se është qeveria e SHBA që i ndalon takimin me 'non-grata', Berisha tha se kjo është tërësisht e pavërtetë dhe me prapavijë politike. Berisha tha se zyrtarë të DASH janë takuar edhe me Milorad Dodik ndërsa tha se demokratët janë ofenduar nga Kim me deklaratën "hani bar", prandaj ai refuzon ta takojë. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Ka disa pasaktësi, jo të vogla.
Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë, edhe ajo personalisht, nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama.
Pse them kështu? Sepse është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë.
Zyrtarë të lartë të DASH takohen me të dizenjuar, madje edhe me kukulla apo idhtarë të Vladimir Putinit. Ata takohen edhe me Dodik. 
Kjo është një gjë e pavërtetë.
PD mbetet e vendosur për marrëdhënie shumë të mira me SHBA. SHBA janë aksionari kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne, në opozitë dhe pushtet, besojmë se duhet të bëjmë çdo kontribut të mundshëm që ky funksion të përmbushet në interesin më të mirë të vendit dhe paqes në botë.
Natyrisht, nuk bëhet fjalë këtu për marrëdhënie me Sorosin dhe mafien e tij. Ka një zotim solemn. Non-grata do jetë vendimi i PD për Sorosin.
Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj.
Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi.
Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi.
A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane.
Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqitparëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani.
Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.

1 MUAJ ME PARE

Primaret në PD dhe kandidatët për lokalet, Berisha: Nuk tërhiqemi, jemi në diskutime

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD nuk do të shtyjë më gjatë procesin e primareve. Berisha tha se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ndërsa tha se është i hapur për diskutime për kandidatët e PD për zgjedhjet lokale të 2023. Kryedemokrati tha se do të ulet në bisedime dhe me aleatët.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.
Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret.

1 MUAJ ME PARE

Pse PD nuk denoncon investitorët me emër? Berisha: Do bëhen publike, Rama ka marrë valixhe me euro

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur ditën e sotme se PD do të denoncojë me emra investitorët që kanë kate pa leje e që janë lidhur me kryeministrin Edi Rama. Ditën e sotme, gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama është bashkëinvestitor në këto godina pasi ka marrë prej personave valixhe me euro. 

Pyetja: Pse PD nuk denoncon me emra për pallatet

Berisha: Unë nuk di ndonjë që nuk ka kate pa leje. Unë them këtu, ky problem është i zgjidhur me kodin penal të Republikës së Shqipërisë, nëse Rama nuk është investitor dhe unë nuk di një të vetme që nuk ka kate mbi kate, por kjo është e zgjidhur se në 2020 ai amendoi kodin penal dhe përcaktoi konfiskimin nga shteti dhe burgun. Ky ka burgosur 3 mijë e 400 qytetarë që kanë ndërtuar mure e shtëpi. Ose është bashkëinvestitor ose ka marrë valixhen me euro, ky është një proces në vazhdim, çdo emër do bëhet publik. Dihet se kush janë emrat, janë bërë shumë, do denoncohen, nuk i ka konfiskuar jo. 

1 MUAJ ME PARE

Rama u tërhoq nga fasha 800 kW, Berisha: U palos nga ultimatumi im, i thashë po rrite çmimin do të marrësh...

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quan presion, tërheqjen e Qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha deklaroi se Rama bëri sikur guxoi por nuk guxoi, duke mos e çuar vendimin deri në fund. 

Pyetje: A keni koment për vendimin e qeverisë?

Berisha: U dorëzua, para jush i kam dhënë një ultimatum, në mënyrë të përsëritur, po e rrite cmimin do marrësh atë që meriton, por sidoqoftë vendimi i tij për t'u tërhequr nën presion çfarë do të thotë. Se vetëm presioni funksionin me këtë njeri. Do ju tregoj disa mesazhe të qytetarëve, do iu them se guxoi por nuk guxoi, bëri sikur guxoi por u tërhoq, u palos.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama i vjedh dhe tall shqiptarët, 6 mln $ satelitë për të mbuluar katet e tij pa leje, përçmim për qytetarët

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se shqiptarët janë të vjedhur dhe të tallur nga kryeministri Edi Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se Rama po i tall shqiptarët me një instalacion me vlerë 4 milionë euro për arka dhe vazo ndërsa blen satelitë 6 milionë dollarë për të fshehur katet pa leje ku është vetë investitor. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Edi Rama, pasi i vjedh qytetarët e këtij vendi në mënyrë të pangopur, ka filluar t’i tallë me përçmim.
Një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve dhe vjedhjeve të fundit me dy projekte, me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 milionë eurosh të arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejont vetes. Një mashtrues ordiner, pasi deklaroi se nuk jap llogari se si i përdor paratë, unë i them se ai është i detyruar me ligj dhe Kushtetutë të japë llogari për çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë. Për paratë e tij, sigurisht nuk i kërkon kush llogari.
Atë instilacion ta marrë ta çojë në Surrel.
Së dyti, ju e dëgjuat vetë. Kontratën për satelitët. Në një akt talljeje, cinike, ai u tha shqiptarëve se satelitët më duhen se nuk kanë kushërinj, halla apo teze, që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate pa leje të njërës prej tyre, duken më mirë se nga distanca apo nga rruga, qindra metra larg.
Ky është një akt i papërgjegjshëm, me të cilin Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet që bën.
Them këtu se njeriu që ka burgosur në emër të shtetit, gjoja, 3415 qytetarë, dhe ka dhënë për ndjekje penale mijëra e mijëra të tjerë, për gjëra që të marra së bashku, nuk bëjnë ilegalitet sa njëra prej kullave që ka 14 kate ilegale, dëshmon se është fund e krye, i kapur dhe se i ka investimet e veta.
Vetëm një kryeministër i kapur, dhe që është investitor në këto ndërtime pa leje, i lejon vetes të shkelmojë Kodin Penal. Kërkon ta mbulojë këtë mashtrim me një vjedhje me 6 milionë dollarë satelit për të parë ndërtimet pa leje, tregon se ke pak për të thënë urrejtje, por ke një përçmim të madh ndaj shqiptarëve. E dënoj me ashpërsi qendrimin e tij. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: PD s'do njohë vendimin e Rusisë për aneksimin e territoreve ruse, Putin të ndëshkohet

Berisha: Rama u tërhoq nga presioni ynë për energjinë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se partia e tij nuk do ta njohë vendimin e Rusisë për aneksimin e territoreve ruse. Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha tha se Putin duhet të marrë ndëshkimin e duhur.

'Diktatori Vladimir Putin ka vendosur të shpallë sot aneksimin pas agresionit barbar të katër provincave të një vendi të pavarur, të Ukrainës. Ky përbën një akt jashtëzakonisht të rëndë. Përbën një dhunim, siç shprehet edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, të Kartës së OKB-së. Në përputhje me Traktatin e Budapestit, Rusia, një nga firmëtaret e këtij dokumenti, zotohej se do garantonte së bashku me palët e tjera, paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, e cila në kundër-vlerë, do dorëzonte të gjitha mbushjet bërthamore me të cilat ajo ishte vendi i tretë në botë për fuqinë nukleare. PD deklaron se nuk do të njohë kurrë këtë vendim të Rusisë, nesër në pushtet, dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dëgjojë zërin e presidentit Zelensky, ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.

Shkelja që ky diktator i bën Kartës së OKB, e bën të domosdoshme largimin e menjëhershëm të tij nga Këshilli i Sigurimit. Si hap i parë, për t’i dhënë pastaj një seri masash të tjera. Natyrisht krahinat e aneksuara, siç deklaroi edhe presidenti Biden, kurrë nuk do i njihen. Por kjo nuk mjafton. Ai duhet të ndëshkohet në mënyrë shembullore, botërisht për këtë akt në dhunim flagrant të ligjit ndërkombëtar.'- tha Berisha. 

sali berisha yuri kim edi rama

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE