LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha takim me qytetarët në Fier: Kuvendi votëbesoi linjën politike të PD-së, kjo betejë pa kthim do na çojë drejt fitores

•Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Fierit. • Berisha deklaroi se Kuvendi i 2 dhjetorit, ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. • Ai u shpreh se ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim. • Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së tha se Edi Rama është pareliu më i madh në vend për shkak të lidhjeve të tij me bandat dhe trafikantët. •Berisha tha se në zgjedhjet e vitit 2025, Rama nuk do t’i japë më 50 mijë lekë pensionistëve, por nga 150 mijë lekë, pasi me aq lekë do të blejë votat e tyre. • Ai tha gjithashtu se Rama i ka bërë një dëm kolosal edhe Kosovës dhe se me të cilën është sjellë edhe më keq se Vuçiç. • Ish-kryeministri foli edhe për arrestimet e fundit me urdhër të SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku akuzoi Prokurorinë e Posaçme se nuk ngre akuzë për grup kriminal dhe se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. •Kryedemokrati tha nga Fieri se Kuvendi e votoi Sali Berishën pikërisht për linjën e mosbindjes civile.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Kuvendi e votoi Sali Berishën pikërisht për linjën e mosbindjes civile, Kjo betejë pa kthim do na çojë drejt fitores!

Berisha takim me qytetarët në Fier: Kuvendi votëbesoi linjën
Sali Berisha

FIER- Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Fier me qytetarët dhe demokratët, në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur me qytetarët në Fier, Berisha tha se Kuvendi votëbesoi linjën politike të PD-së në këtë moment historik.

Kryedemokrati tha nga Fieri se Kuvendi e votoi Sali Berishën pikërisht për linjën e mosbindjes civile. Berisha tha se, kjo betejë pa kthim do na çojë drejt fitores.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Por, ne kishim një problem pas rithemelimit. Problemi ynë ishte se kishim braktisur qeverisjen vendore dhe ishim bërë shkak me vendimin tonë antidemokratik që të vendosej monizmi në qeverisjen vendore. Dhe kjo duhej korrigjuar. Dhe kjo pavarësisht nga çmimi, ne duhet ta korrigjonim atë.

U thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën, nuk bëhej fjalë ta mbronim me pushkë dhe automatik sepse dita e zgjedhjeve është ditë e një akti civil, ditë e një akti lirie dhe askujt nuk mund t’i shkojë në mendje ajo. Por ama bëmë gjithçka për të identifikuar çdo dhunim, çdo shkelje, çdo gjë, për t’u thënë shqiptarëve se kush është Edi Rama në raport me votën tuaj.
Dhe besoj se këtë e realizuam më mirë se asnjëherë në tërë ekzistencën e PD.

Dy muaj para zgjedhjeve, deklaroi se kodi zgjedhor, garancia e vetme e zgjedhjeve, është një kinezëri. Do të thotë se zgjedhje nuk do kishte, sepse opozita do zbatojë ligjin, por nëse qeveria e asgjëson ligjin, nuk ka më zgjedhje.
Ata të cilët, me të drejtë mund të vënë në dyshim deklaratën se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, i ftoj për një moment të analizojmë bashkë rezultatin e 14 majit.

600 mijë shqiptarë votuan për opozitën, 710 mijë vota mori Edi Rama. Por tani, duhet të pyesim veten sa vota bëjnë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë për çdo pensionist? Sa vota bëjnë rritja e rrogave në mes të fushatës, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin? Sa vota bëjnë heqja e emrit të PD nga fleta e votimit? Sa vota kushton heqja e emrit të kryetarit të koalicionit nga fleta e votimit? Sa vota kushton ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 milionë zgjedhës për herë të parë pas vitit 2001? Janë 200 mijë zgjedhës që nuk gjetën emrat në fletat e votimit, ju garantoj se 90 përqind e tyre janë votues të opozitës.

Sa vota bëjnë dhjetëra mijëra leje legalizimi, leje ndërtimi, licenca, etj?
Por nuk janë vetëm këto. U shpërndanë dhjetëra milionë, në moes më shumë euro për të blerë të drejtën e votës. E drejta e votës blihet kur i thuhet tjetrit, merr këto para, mos dil në votim.
Ose për të blerë votën. Nuk kam një shifër të them sa u ble nga Edi Rama, por kam nga Tom Doshi. E patë ju duke parë ndonjë ditë fushatë? Asnjë ditë. Partia e tij u rrit me 240 përqind nga thasët e parave.
Po Toma nuk është pareli më i madh se Edi Rama. Edi Rama është pareliu më i madh i vendit se kontrollon të gjitha grupet kriminale, të gjitha trafiqet, të gjitha buxhetet, etj.

Po përveç këtyre, policia politike e përbërë nga patronazhistët dhe aktivistët, që u qëndruan ju si terroristë mbi kokë, që kërcënuan, që mbillnin frikë, që rrethonin qendra. Së fundmi, bandat e vrasjeve. Ju ndoshta e keni parë në Shkodër se çfarë bënë Bajrët. Po si Shkodra, kanë qenë një seri qytetesh të tjera.

Prapë t’i themi vetes, a mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën? Nuk duhet të mashtrohemi.
Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantojë se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro.
Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe.

A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij.

Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë.
Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë!

2 MUAJ ME PARE

"Kosovës i ka bërë dëme kolosale", Berisha: Rama nuk mban përgjegjësi për asgjë, as për thjeshtrën

Berisha takim me qytetarët në Fier: Kuvendi votëbesoi linjën
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi pasditen e sotme Fierin ku zhvilloi një takim me qytetarët. Gjatë takimit Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Sipas kryedemokratit, ai nuk mban përgjegjësi as për thjeshtrën e tij dhe as për bllokimin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE. Ai tha gjithashtu se Rama i ka bërë një dëm kolosal edhe Kosovës dhe se me të cilën është sjellë edhe më keq se Vuçiç.

PJESË NGA FJALA E  BERISHËS:

E keni konstatuar në këtë kohë, i kam ngritur me forcë përdorimin e pushtetit nga familjarët e tij për t’u pasuruar.

Ka një ligj, fëmijët, bashkëshortja, prindërit e kryeministrit nuk mund të përfitojnë asnjë të ardhur përveç rrogave nga fondet publike shtetërore. Ky është neni 70 i Kushtetutës së Shqipërisë.

I zbërthyer në ligjin e konfliktit të interesit, neni 24, që këtu futet, thotë, prindërit, fëmijët, bashkëshortja- bashkëshortja, bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja.

Pasi e ka shpallur thjeshtrën, vajzë me dhjetëra herë në publik, pasi ajo ka fituar mbi 50 tendera me kompanitë që i merr nga jashtë dhe i kontrakton, deklaroi para dy ditësh se ajo nuk është pjesë e familjes. Thjeshtra është pjesë e familjes njëlloj si djali dhe kjo është në të gjithë botën, në Shqipëri dhe kudo.

Tani vijmë prapë, ai nuk pranon komisionet hetimore, po çfarë morali kemi ne të hetojmë, ta zëmë, bashkiakun e Divjakës dhe të mos hetojmë kryeministrin?

Ne duhet të kemi moral në atë që bëjmë dhe ky nuk na lejon ta hetojmë. Po ne nuk i ndahemi se ju duhet të dini se me ato firmat fap, fap, fap ai ka vjedhur qindra e qindra milionë euro nga taksat tuaja.

Prandaj kjo është beteja dhe ne do e vazhdojmë këtë betejë të palëkundur. Jemi në të drejtën tonë.

Pra, po bëjmë gjithçka për të përmbysur një diktaturë, një pushtet të përqendruar në duart e një njeriu, që ushtrohet në mënyrën më abuzive.

Ndaj demokratë të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, kjo është një kohë kritike për shoqërinë shqiptare, por është edhe një rast i rrallë, unik që i jepet njeriut në jetë për të përmbushur një mision të madh, shpëtimtar për vendin e tij.

Ne, nuk po flas për të shkuarën, por pa diskutim që kemi qenë popull i vuajtur dhe në rrugën e lirisë ne arritëm të dalin nga honet e mjerimit ku ishim në vitin 1992 me 204 dollarë për frymë dhe të renditemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Arritëm në vitin 2012 të kemi rrogat më të larta në rajon. Arritëm të marrim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat, të anëtarësohemi në NATO, të marrim rekomandimin për vendin kandidat.

Nuk ka diskutim se për ne, e ardhmja më e shkëlqyer është integrimi i plotë në BE.

E dëgjuat vetë ju dje, pasi e mori peng këtë proces prej 10 vitesh, pasi tha se fillimisht e kishte fajin Saliu, tani thotë se e ka fajin Greqia. Po duke mos e pasur sigurinë nëse do votojë apo do e bllokojë Greqia në Bruksel, u kthye e tha se BE ka problemet e veta. E kanë fajin ata, ato vende janë me probleme. Çdo njeri ka faj, përveç atij.

Një njeri që nuk njeh asnjë lloj përgjegjësie, në një kohë kur është absolutisht ai shkaku kryesor, me lidhjet e tij me krimin, që ne jemi 10 vite vendnumëro.

Edhe ky është një motiv për ne të mos e tolerojmë më shumë.

Në vitet e pushtetit, ne ecëm drejt BE. Nuk them se fluturuam, por ne ecëm pandalshëm. Po pse ecëm pandalshëm? Se ai proces kalon nga kriteret. Këto kritere janë të drejta për qytetarët dhe kufizime për qeveritarët.

Po këtë ai nuk mund të pranojë.

Ndaj dhe ne duhet të ftojmë për vete, për fëmijët tanë, në betejën pa kthim.

Jemi në prag të themelimit të PD. Në vitin 1990, më datën 21 dhjetor kur shpallëm programin minimal të saj, deklaruam se ylli ynë polar është çështja kombëtare. Nëse një forcë politike, nuk i përmbahet interesit kombëtar, ajo nuk duhet të ekzistojë. Ajo është një fatkeqësi kombëtare.

Interesi kombëtar është interesi i të gjitha interesave. Çfarë bën ky? Ky së pari me politikat që ndjek, largon masivisht qytetarët nga Shqipëria.

Lexoni sa të doni histori, nuk do gjeni kurrë një pushtues, një regjim të ketë përzënë 35 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria në 10 vite sa Edi Rama.

Tjetër. Pas vitit 2000, çlirimit të Kosovës, u bëmë dy vende të lira. U shpall pavarësia e Kosovës, dy shtete të pavarura. Ky ishte një ogur i bardhë për shqiptarët. Ishte një fuqizim i kombit.

Ky u soll ndaj Kosovës absolutisht më i lig se Vuçiç. Ky u soll ndaj Kosovës duke i bërë dëme kolosale. Sepse delja e zezë e Ballkanit nuk ka qenë kurrë udhëheqja politike e Kosovës, delja e zezë e Ballkanit ka qenë Aleksandër Vuçiçit, doktrinari i gjenocidit.

Dhe Edi Rama vraponte nga samiti në samit, në mbrojtje të tij, duke sulmuar njëherë udhëheqjen e mëparshme dhe tani Albin Kurtin. Atij i thoshte i pazhvilluar, këtij i thotë enverist, marksist etj. Çfarë po bëjnë ata? Ata po mbrojnë interesin e vendit të tyre.

Po si mundesh ti shqiptar, që të sillesh në një mënyrë të tillë që nuk sillet asnjë kryeministër tjetër në Ballkan, që nuk janë shqiptarë?

Dhe kjo është një motiv për ne, për ndjenjat tona atdhetare në betejë pa kthim për rrëzimin e tij.

2 MUAJ ME PARE

Inceneratorët/ Berisha: SKAP-i i partisë nuk guxon të flasë për organizatë kriminale sepse kreu është Edi Rama

Berisha takim me qytetarët në Fier: Kuvendi votëbesoi linjën
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha në një takim që po zhvillon me qytetarët e Fierit, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po synon ta ekzekutojë politikisht opozitën, duke i hedhur Parlamentit kontrollin ndaj qeverisë.

Berisha foli edhe për arrestimet e fundit me urdhër të SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku akuzoi SPAK se nuk ngre akuzë për grup kriminal dhe se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Ai u shpreh se para alternativës të bojkotojnë parlamentin apo të qëndrojnë në një rezistencës pa kthim, demokratët kanë zgjedhur këtë të dytën dhe shprehet se do e vazhdojnë betejën deri në fitore.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS

Çfarë ndodh në parlament, ju e shihni vetë. Pasi ka marrë votat, kemi mbetë 40, 50 deputetë opozitarë në parlament. Edhe këtyre, meqë ato vota nuk ua rrëmbeva dot, t’ua heq kompetencat kushtetuese për t’u përfaqësuar ju. Nuk ka ndodhur në botë kjo. Në vitin 1946, Enver Hoxha i ka pushkatuar deputetët e opozitës. Sot ai nuk i pushkaton dot. Po sot ajo që bën ai, është absolutisht ekzekutim politik i tyre. Çfarë vlere kanë në parlament përfaqësuesit tuaj, nëse nuk zgjedhin kryetarin e grupit, por ua cakton ai? Çfarë vlere kemi ne në parlament nëse ne hartojmë ligje, amendamente, rezoluta dhe kryetarja i fut në sirtar? A nuk është ky asgjësim de facto i yni në parlament?

Dhe mbi të gjitha, rrëmbimi i sovranitetit të brendshëm nga Edi Rama. Sovraniteti është i jashtëm, mbrojtja e pavarësisë së vendi nga faktorë të jashtëm. Por është edhe i brendshëm, sovraniteti i brendshëm në të gjithë fjalorët politikë të botës është fuqia e qytetarëve për të kontrolluar pushtetin e qeverisë.

Si e ushtron parlamenti këtë funksion? E ushtron me komisionet hetimore parlamentare. Ato komisione janë forma me të cilën ju, qytetarët shqiptarë që keni votuar opozitën, ushtroni kontrollin mbi qeverinë. Dhe ky nuk na lejon 8 herë radhas për të ngritur komisione.

Kështu që ne, para alternativës të bojkotojmë parlamentin apo të qëndrojmë në një rezistencës pa kthim, kemi zgjedhur këtë të dytën dhe ne do e vazhdojmë betejën gjer në fitoren tonë.

Sot ne jemi në një diktaturë. Kjo nuk është një diktaturë e bazuar në ideologjinë komuniste, naziste apo fetare. Është diktaturë bande, diktaturë mafie, forma më e keqe e diktaturave, thotë Hantington sepse nuk njeh asnjë rregull përveç vullnetit të atij që mban të gjitha pushtetet.
Edi Ramës i kishte mbetur ky pushtet i parlamentit pa rrëmbyer. Këto të drejta kushtetuese të deputetëve. Dhe ky i rrëmben ato. Ky është grusht shteti. Ky merr pushtetin e parlamentit si ekzekutiv dhe vendos vetë si qeveri, si parlament, si drejtësi.

Ju e ndiqni ç’po ndodh në Shqipëri. Një drejtësi, një repart special që sillet absolutisht si një organizatë kriminale e partisë shtet. Është bërë mburojë e pakapërcyeshme e vjedhjeve më monstruoze në historinë e Shqipërisë.

Ju dëgjuat se si janë lëshuar fletë arresti për 15 vetë, që të gjithë për djegësit. Në të gjithë jurisprudencën e planetit, përveçse në drejtësinë e partisë së Edi Ramës, ky quhet grup ose organizatë kriminale. Kur tre vetë ose më shumë, bashkëpunojnë në një vepër penale, konsiderohet automatikisht grup ose organizatë kriminale.

16 janë arrestuar. As grup, as organizatë. Po pse? Sepse grupi dhe organizata janë gjithmonë me një krye. E kanë kreun. Dhe këtu kreu është Edi Rama dhë askush tjetër. Me dokumente dhe firma.

Është Edi Rama dhe ata nuk guxojnë të flasin për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit.

Ky Taulanti thonë keqinformoi qeverinë. Edi Rama e kishte në tavolinë njoftimin se Ermonela Felaj i thoshte se kompania që po i japim bonusin prej 8 përqind, nuk ekziston. Por në fakt kompania ekzistonte në kokën e Edi Ramës. Se ishte kompania e tij dhe Erion Veliajt.

Ndryshe nuk do ndodhte kurrë që kryeministri të firmoste për t’i dhënë bonusin një kompanie që do themelohej 8 muaj më pas. Dhe tani, fajin e ka Taulanti, drejtori.

Ç’faj ka drejtori? Kjo është kompania e kryeministrit.

2 MUAJ ME PARE

"Pareliu më i madh i vendit", Berisha: Në zgjedhjet e vitit 2025, Rama do shpërndajë 150 mijë lekë për çdo pensionist

Berisha takim me qytetarët në Fier: Kuvendi votëbesoi linjën
sali berisha

FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Fier ku po zhvillon një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Edi Rama është pareliu më i madh në vend për shkak të lidhjeve të tij me bandat dhe trafikantët.

Berisha akuzoi kryeministrin se në zgjedhjet e vitit 2025, Rama nuk do t’i japë më 50 mijë lekë pensionistëve, por nga 150 mijë lekë, pasi me aq lekë do të blejë votat e tyre. 

"Edi Rama është pareliu më i madh i vendit se kontrollon të gjitha grupet kriminale, të gjitha trafiqet, të gjitha buxhetet, etj. Po përveç këtyre, policia politike e përbërë nga patronazhistët dhe aktivistët, që u qëndruan ju si terroristë mbi kokë, që kërcënuan, që mbillnin frikë, që rrethonin qendra. Së fundmi, bandat e vrasjeve. Ju ndoshta e keni parë në Shkodër se çfarë bënë Bajrët. Po si Shkodra, kanë qenë një seri qytetesh të tjera.

Prapë t’i themi vetes, a mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën? Nuk duhet të mashtrohemi.Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantojë se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro. Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe.

A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij. Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë.

Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë!", tha Berisha. 

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Kuvendi votëbesoi linjën politike të PD-së në këtë moment historik! Me Edi Ramën nuk ka zgjidhje

Berisha takim me qytetarët në Fier: Kuvendi votëbesoi linjën
sali berisha

FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Fier, ku po zhvillon një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Kuvendi i  2 dhjetorit, ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Ai u shpreh se ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim.

FJALA E BERISHËS:

Shpreh kënaqësinë që takohem sot me ju në një moment kritik për vendin, për shoqërinë shqiptare.
Pak ditë më parë, të shtunën që kaloi, ne zhvilluam punimet e Kuvendit Kombëtar. Në rast se do të pyesni për të bërë një sintezë, çfarë ishte Kuvendi i 2 dhjetorit?

Ishte një votëbesim për kryetarin e partisë? Jo, ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim.

Në një betejë pa kthim për shpëtimin e shoqërisë shqiptare, shpëtimin e demokracisë, në një betejë pa kthim në të cilën ne, të flasim haptas, u themi të vërtetën në sy shqiptarëve se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublim, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë, keni vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin e PD-së, për mobilizimin e PD-së dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve.

Por, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Me Edi Ramën, çfarë do që të bëjmë ne, zgjedhje nuk ka.
Unë, në karrierën time politike, duhet t’ju them ju se nuk jam kurrë me ndonjë gjë më shumë sesa me zgjedhjet. Dhe se kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë është vetëm një: që kryeministri i asaj shoqërie të jetë i betuar me veten e vet se cilido që të jetë vullneti i qytetarëve të shoqërisë, unë do ta pranoj atë.

Kjo ka ndodhur në vitin 2005. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kundërshtari kam qenë unë ndaj Fatos Nanos. Ne së bashku kemi mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve me ‘Nano ik’, por Fatos Nano humbi zgjedhjet, pranoi rotacionin, dha dorëheqjen.
Në vitin 2013, përsëri njëlloj si në vitin 2009, Sali Berisha ishte i betuar se cilido që do ishte vullneti i qytetarëve, do e pranonte atë. Humbëm zgjedhjet, dhashë dorëheqjen, pranova rezultatin me besimin më të madh se ai është një shërbim themelor për një shoqëri të lirë. 

Çfarë ndodhi gjatë këtyre 10 viteve? Një njeri, i cili së pari në partinë e tij, ju jeni dëshmitarë se si e zhduku votën nga partia e tij. 8 muaj më parë ai zhduku votën në të gjitha degët e PD për kryetar. Dhe kur një doganier socialist, dëgjoi se kjo po ndodhi, shkruajti një status: kur e dëgjova për herë të parë, mendova se ishte një trillim i Sali Berishës, por kjo është një fatkeqësi e madhe. Pra, e zhduku votën.

Por duhet të dini një gjë, një parti që nuk voton, çdo lloj partie mund të jetë, por parti me norma demokrate nuk është kurrë. Mund të jetë terroriste, mafioze, mund të jetë gjithçka, se njerëz pa dinjitet se ata që rrinë në një parti që nuk voton, njerëz më me pa ideale se ata që janë anëtarë të një partie që nuk voton, nuk mund të ketë.

Dhe kjo nuk është problemi i një individi, por i rrezikut të madh që përfaqëson për shoqërinë, për lirinë e një vendi.
Mund të më pyesni, i dija më parë këto? Po, i dija. Nuk kam pasur asnjë iluzion se Edi Rama nuk ndalet para asnjë të keqe që nuk ekziston. Sepse unë ia di lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Një njeri i ngërthyer në shpirt nga lidhje krimi, është i aftë të bëjë çdo gjë se nuk ka asnjë parim.

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve