Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
• Seanca gjyqësore ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, është mbajtur sot në GJKKO nën masa të forta sigurie. • Nuredin Dumani ka dëshmuar para gjykatës, duke përmendur edhe Talo Çelën si bashkëpunëtor. • Në grabitjen në Kavajë, Talo Çelo ka goditur kambistin dhe i ka thyer nofullën, ndërsa të dy janë larguar me çantën e parave. • Dëshmia e Dumanit është shoqëruar më tensione të forta në sallë. • Ish-bashkëpunëtorët e tij kanë ndërprerë disa herë seancën. • I akuzuari, Petrit Qoli ka shpërhyer ndaj Dumanit me fyerje. • Gjykata ka ndërprerë seancën për disa minuta, për t'u rikthyer më pas sërish nën masa të rrepta sigurie.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Nuredin Dumani ka dëshmuar sot në GJKKO mes tensioneve të ngritura nga ish-bashkëpunëtor të tij.
Seanca e sotme është ndërprerë disa herë nga ndërhyrjet e arrestuarve të tjerë. Situata e tillë ka detyruar gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën.
Ndërkohë, mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 dhjetor në orën 09:00.
I penduari i drejtësisë ka rrëfyer ngjarje kriminale të kryera nga veta ai dhe në bashkëpunim me të tjerë.
Dumani ka zbardhur emrat, si Talo Çela apo Festim Qoli, të cilët ishin të përfshirë si autorët kryesorë në disa prej ngjarjeve kriminale.
TIRANË- Dëshmia e Nuredin Dumanit ka shkaktuar tensione në sallën e GJKKO-së, teksa ai ka treguar episode të ngjarjeve kriminale duke përmendur edhe emrat e bashkëpunëtorve.
Dumani ka rrëfyer për vrasjen e Ervis Dedjas dhe të nënës së tij në vitin 2012. Ai ka deklaruar se të dyja vrasjet janë porositur nga Festim Qoli, ky i fundit ishte mik i familjes së tyre.
Qoli i kishte ofruar Dumanit dhe Talo Çelës 40 mijë euro për ekzekutimin e nënës së Ervis Dedjas. Vrasja e saj u porosit pasi po hetonte nëpër gjykata vrasjen e të birit.
Dumani ka ndarë detaje edhe nga plani fillestar për ta vrarë në varreza, i cili u nuk u realizua dot. Ai më pas ka rrëfyer se Talo Çela e ka goditur nënën e Dedjas disa herë me thikë në banesën e saj, duke e lënë të vdekur në vend.
“Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, jemi takuar në një kafe rastësisht. Në 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh që e kishte vrare Festim Qoli, shoku i vet. Festim Qoli vendosi të vriste edhe nënën e Ervis Dedjas. Qoli kërkoi ta vriste sepse nëna e Dedjes po vinte vërdallë neper gjykata dhe prokurori për të zbardhur vrasjen e djalit të saj. Qoli më kërkoi ta vrisja. Fola me Talo Çelen dhe me personin me pseudonimin Qimja, dhe Qoli na ofroi 40 mijë euro. Unë i thashë Talos qe ta bënim për 30 mijë, madje Talo me tha që ta bëjmë edhe pa lekë, sepse Qoli mund të na ofronte punë të tjera. Vendosëm në fillim ta vrisnim kur shkonte në varreze tek çuni që i kishte vdekur, por unë nuk e bëja dot vrasjen aty, se si me vinte. Me pas morëm vendimin ta bënim tek shtëpia e saj ne një pallat ne bodrum. Shkuam me një makine të kuqe, u afruam te pallati ku nuk kishte kamera. Unë isha shofer, Talo pasagjer. Hymë te garazhi, zbriti Talo direkt, kishim thikë dhe pistoletë. E qëlluam me thikë qe mos dukej si vrasje me pagesë, por si grabitje. I morëm dhe çantën. Talo e goditi disa herë me thike derisa ra në tokë”, tha ai
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në GJKKO për megaporcesin e njohur si “Plumbi i Artë”. Gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka rrëfyer grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë dhe Durrës.
Ai ka përfshirë në dëshminë e tij edhe emrat si: Talo Çela, Ilirjan Feçi dhe Gentian Sharra, si bashkëpunëtorë gjatë grabitjeve.
Në një pjesë të rrëfimit, Dumani ka ndarë detaje nga grabitja në Kavajë ku kishte vepruar me Talo Çelën, ky i fundit kishte goditur kambistin dhe më pas ishin larguar me çantën e lekëve.
Mes tensioneve në sallë, dëshmia e Dumanit është është përballur me reagimin e të akuzurit tjetër, Petrit Qoli, i cili e quajti Dumanin një krijesë e shpifur.
TIRANË- Seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit "Plumbi i Artë", ku po dëshmon i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po mbahet këtë të martë në GJKKO nën masa të forta sigurie.
Dëshmia e Dumanit është shoqëruar me tensione nga ish-bashkëpunëtorët e tij. Të akuzuarit e SPAK ndërprenë disa herë dëshminë e tij. Teksa Dumani po dëshmonte, situata të tensionuara u krijuan në sallë ndërsa ndërhyri dhe i akuzuari Petrit Qoli.
Qoli shpërtheu kundër Dumanit me fjalë fyese, teksa në atë moment gjyakata ndërpreu seancën. Pas disa minutash, seanca rifilloi por nën masa të forta sigurie.