LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi Pantiç lirohet nga burgu. Vuçiç: Hiqni barrikadat

• Situata e tensioneve në veri të Kosovës duket se është përshkallëzuar në ditën e 19-të vendosjes së barrikadave në disa pika kufitare. • Sot Gjykata e Kosovës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-efektivin serb Dejan Pantiç, të cilin e ktheu nga arrestimi me burg në arrest shtëpie. • Ky lajm ka krijuar nervozizëm në radhët e qeverisë së Kosovës, pasi Kurti ka kërkuar emrin e gjyqtarit që ndryshoi masën e sigurisë. • Por nga ana tjetër Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pasi vendimin të gjykatës për Pantiç kërkoi nga serbët në Kosovë që të hiqnin barrikadat. • Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. • Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. • Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin.• Duke iu referuar raportimeve nga mediat lokale, bëhet me dije se gjatë mbremjes së djeshme ka patur edhe një incident. • Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. • Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. • Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm. • Këta të fundit, sipas Ministrisë së Punëve të Jashmë të Kosovës (MPJD) do të duhet të përdorin pikat alternative kufitare për të shmangur incidente të tjera, deri në një njoftim të dytë. • Që situata të mos përshkallëzohet, MPJD ka kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, duke kërkuar nga ta të marrin masa ndaj Serbisë, e cila vazhdimisht është duke tentuar ta destabilizojë veriun e Kosovës, së fundmi me vendosjen e barrikadave. • Nga ana tjetër presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kryer një vizitë në ushtrinë e tij e cila ka zbarkuar në Rashkë me në kryer kreun e ushtrisë Milanom Mojsiloviç. • Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të ketë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje. • Saktësojmë se komuna e Rashkës në Serbi gjendet afër kufirit me Kosovën. • Vuçiç dy ditë më parë urdhëroi që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake. • Sakaq Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kontaktuar mëngjesin e sotëm me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, si dhe me zyrtarë të detashmentit grek të KFOR-it, për t'u informuar për situatën në rajon, pas zhvillimeve dhe incidenteve të fundit. • Ai ka emëruar ambasadoren Sofia Grammata, të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor.

37 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Mitrovicën s’e japim”, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut protestë para ambasadës serbe në Shkup

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Protesta

SHKUP- Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Lëvizja Besa mbështesin protestën para ambasadës serbe të thirrur nga drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani. Nga Alternativa thonë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të mbështesin protestën para ambasadës serbe në Shkup.

“Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e thirrur për më 29.12.2022 nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, dhe u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkëngjiten radhëve të protestuesve. Aleanca për Shqiptarët dënon veprimet destabilizuese e luftënxitëse të bandave të kontrolluara nga Beogradi në veri të Kosovës. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

1 VITE ME PARE

Osmani: S’dua të krijoj pritshmëri të mëdha për planin franko-gjerman

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk dëshiron që të krijojë pritshmëri të mëdha te qytetarët e Kosovës për sa i përket planit frako-gjerman. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka treguar se në këtë dokument ka shumë gjëra që duhet sqaruar.

“Unë dua të jem shumë e sinqertë me qytetarët e Kosovës që të mos krijoj ndonjë pritshmëri të jashtëzakonshme rreth atij dokumenti. Ne e kemi quajtur që nga fillimi dokumentin si bazë të mirë për diskutime, por asnjëherë nuk kemi thënë që dokumenti si i tillë pa asnjë ndryshim mund të jetë i pranueshëm për Kosovën sepse ka shumë gjëra të cilat duhet të qartësohen se çka saktësisht kanë nënkuptuar autorët e atyre rreshtave sepse mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Po flas fillimisht për pjesët e mira të atij plani, ndër të tjera ai plan parasheh njohjen e integritetit territorial që është një e arritur – shteti elementin kryesor e ka integritetin territorial. Pastaj flet për barazinë e shteteve, për të drejtat e vetëvendosjes, për parimet themelore të Kartës së OKB-së për shtetet .Pastaj flet edhe për shumë parime tjera që janë të parapara në nenin dy të Kartës së OKB-së që janë shumë të rëndësishme”, tha Osmani.

1 VITE ME PARE

Osmani: Heqja e barrikadave, çështje orësh por nëse nuk hiqen do të veprojnë institucionet e Kosovës

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. E ftuar në emisionin 'Rubikon' në Klan Kosova, tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.

“Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë, jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, është shprehur Osmani.

Osmani tha se barrikadat aktuale nuk kanë qenë asnjëherë barrikada më të rrezikshme, teksa tha se nuk mund të tregojë arsyen e rrezikshmërisë pasi mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, policisë, KFOR-it e EULEX-it.

“Janë vlerësime të institucioneve të sigurisë vendore e ndërkombëtare, të cilat janë vlerësime të klasifikuara, të cilat pas një jave apo më shumë edhe do të mund t’i deklasifikojmë. Por, për shkak se mund të rrezikohet jeta e policëve tanë, e ushtarëve të KFOR-it, e personelit të EULEX-it, e civilëve mbi  të gjitha, unë s’mund tani t’i jap ato detaje”, është shprehur Osmani.

1 VITE ME PARE

Osmani: Rreziku ishte më i madhi që nga 2008-ta, Vuçiç po bashkëpunon me grupin paramilitar rus

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka fare shpresa që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të rreshtohet në krah të Perëndimit, por sipas saj, ai po bashkëpunon me njësi paramilitare terroriste, siç është grupi rus, Wagner. Osmani dha se Vuçiqi me politikat e tij po do ta destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, teksa shtoi se rreziku ditëve të fundit ka qenë më i madhi që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Tani unë nuk do të hyja më në detaje sa i përket informatave që janë të klasifikuara. Megjithatë, rreziku ditëve të fundit ka qenë shumë më i madh se çdo periudhë tjetër që e kemi parë. Të pas-pavarësisë patjetër që po, ka qenë rrezik nga aspekti i sigurisë. Rreziku që sot Serbia e synon destabilizimin është i madh, prandaj veprimet tona duhet të jenë mirë të koordinuara edhe brenda Kosovës por edhe me aleatët tanë”, është shprehur Osmani në Rubikon.

Tutje, ajo tha se veprimet e Serbisë në dy muajt e fundit kanë qenë identike me ato të Rusisë në vitin 2014 kur aneksoi territorie të Ukrainës.

“Nëse e analizojmë cdo veprim që Serbia e ka marrë në këta dy muajt e fundit, do ta shihni se është identik me veprimet që Rusia kishte ndërmarrë në vitin 2014 kur aneksoi territore të Ukrainës.Nga dorëheqjet e serbëve lokalë, sic kishte ndodhur edhe në Ukrainë kur rusët që janë pakicë atje, janë detyruar të jepnin dorëheqje. Është skenar identik rus.  Pra, këto ditë duhet të jemi jashtëzakonisht të përgatitur në mënyrë që të mos lejojmë që këto skenare të jenë të suksesshme. Të përgatitur përbrenda por edhe në koordinim me aleatët”, është shprehur Osmani.

1 VITE ME PARE

Vuçiç me serbët në kufi me Kosovën: Nuk do ndiqeni penalisht, lirimi i Pantiç ishte fitore për ne

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Rashkë, ku pritet të fillojë bisedimet me serbët nga veriu i Kosovës.

"Çdo orë presim që Dejan Pantiç të jetë në shtëpinë e tij me familjen. Tani barrikadat po anashkalohen dhe po shikojmë si ta largojmë sepse duhet të shoqërohet nga EULEX-i. Atë që kemi në letra dhe kërkesat për të mos përndjekur njerëzit në barrikada, e kemi shkruar pa mëdyshje," tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se kishte anuluar konferencën e tij vjetore të planifikuar për nesër dhe se ajo do të mbahej në ditën e Krishtlindjes.

"Jam gati të të dëgjoj gjithë natën dhe të përgjigjem," shtoi ai.

Paraprakisht, Vuçiç, para bisedës me serbët, tha se e pret një natë e gjatë dhe e vështirë.

"Të shohim si do të shkojë. Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe, përkundrazi. Është bukur kur sheh gruan dhe fëmijët teksa mirëpritën burrin dhe babanë e tyre në shtëpinë e tyre, të shohësh ato lot gëzimi," tha Vuçiç, duke folur për ish-polici Dejan Pantiç.

Ai thotë se ka marrë mesazhin se nuk i besojnë Evropës e as Amerikës, e aq më pak Kurtit. Nga ana tjetër, sa i përket Prishtinës, ai tha se pritej që të mos jenë të kënaqur.

"Pres që të vijnë sonte me kërkesa për mua dhe për Serbinë. Për herë të parë kemi diçka që nuk i referohet vetëm palës shqiptare dhe NATO-s. Sot për herë të parë morëm diçka që përfaqëson një burim të ri të ligjit që nuk vlen vetëm për ato dy palë. Kjo është një punë e madhe për ne. Si dhe faktin që ia dolëm të ruanim fjalën barrikada në tekst, kemi luftuar për të gjithë natën," ka theksuar Vuçiç.

Ai po ashtu thotë se do të luftojë me serbët për Kosovën dhe Metohinë dhe se ka qenë gjithmonë me ta, e sa i përket besimit në propozimet perëndimore tha se nuk kemi alternativë.

"Cila është alternativa, të vrasim të gjithë. Dhe kjo është hera e parë që nuk strehohemi dhe nuk lëvizëm. Ju e dini se çfarë ka në këtë vend. I gjithë Shtabi i Përgjithshëm, të gjithë jemi gati të ndihmojmë popullin tonë. Por nuk është qëllimi ynë që të mos ruajmë paqen. Por unë do të pranoj çdo vendim dhe e kam pranuar atë barrë. Për mua Kosova dhe Metohia është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë asgjë tjetër. Ata janë vëllezërit dhe motrat e mia. Kjo do të jetë një mbrëmje e vështirë dhe e gjatë. Mendoj se do të kërkojnë që të bëhet pa praninë e gazetarëve, kështu që do t'i pyesni më vonë nëse është kështu," tha Vuçiç.

1 VITE ME PARE

Besnik Bislimi: Jam optimist se barrikadat do hiqen sot ose nesër

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër. Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiç. Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët do të kenë arsye për të festuar.

“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Bislimi ka thënë se ka shumë qytetarë të shqetësuar në katër komunat veriore të Kosovës dhe se këto shqetësime po barten edhe te qytetarët në pjesën jugore, pa dallim nacionaliteti.

“Besojm që s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar cdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR, kur i është përmendur një deklaratë nga gazetarja.

Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, theksoi Bislimi

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Reuters: Barrikadat ende nuk janë hequr

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Barrikadat e vendosura

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Evropian kërkuan përmbajtje maksimale në veri të Kosovës, pasi autoritetet mbyllën një pikë të tretë kufitare të mërkurën dhe tensionet u përshkallëzuan me serbët lokalë për pavarësinë e saj në 2008. Për më shumë se 20 vjet, Kosova ka qenë një burim tensioni midis Perëndimit, i cili mbështeti pavarësinë e tij, dhe Rusisë, e cila mbështet Serbinë në përpjekjet e saj për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar pa kushte situatën dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo frikësimet”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mbështet dialogun midis të gjitha palëve për të zbutur tensionet, të cilat kanë përfshirë postblloqe serbe në arteriet kryesore me kamionë dhe automjete të tjera të rënda dhe përleshje të dhunshme me policinë. Serbia e vuri ushtrinë e saj në gatishmërinë më të lartë të hënën. Kremlini, nga ana e tij, mohoi pretendimet e Kosovës se Rusia po ndikonte në Serbi për të destabilizuar Kosovën, duke thënë se Serbia po mbronte të drejtat e serbëve etnikë.

Një ish-polic serb i Kosovës, arrestimi i të cilit shkaktoi protesta të dhunshme nga minoriteti serb i Kosovës, u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shtëpiak pas një kërkese nga prokuroria, tha një zëdhënës i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Dejan Pantiç u arrestua më 10 dhjetor për sulm ndaj një oficeri policie në shërbim, që kur serbët në veri të Kosovës kanë shkëmbyer zjarr me policinë dhe kanë ngritur më shumë se 10 postblloqe, duke kërkuar lirimin e tij. Vendimi i gjykatës zemëroi zyrtarët e qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu.

"Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundur që dikush që akuzohet për një krim kaq të rëndë lidhur me terrorizmin të shkojë në arrest shtëpiak”, tha Haxhiu.

“Jam shumë kurioz të shoh se kush është prokurori që e bën këtë kërkesë, kush është gjyqtari i procedurës paraprake që e miraton”, tha Kurti.

Pantiç ishte një nga shumë serbët që u larguan nga policia dhe institucionet e tjera pasi Prishtina tha se do të zbatonte një ligj që u kërkon serbëve të heqin targat e makinave të lëshuara nga Serbia që datojnë para kryengritjes guerile të viteve 1998-99 që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Pas lirimit të Pantiçit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ka kërkuar serbëve etnikë në Kosovë që t'i japin fund protestave kundër qeverisë së Prishtinës, duke i siguruar ata se do të ishin të imunizuar nga ndjekja penale, tha një zyrtar serb të mërkurën. Petar Petkovic, shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën tha se Vuçiq dhe serbët nga veriu i Kosovës do të takohen më vonë të mërkurën dhe do të njoftojnë nëse barrikadat do të hiqen.

Serbët në Kosovën veriore, të cilat ata besojnë se janë ende pjesë e Serbisë, i rezistojnë çdo lëvizjeje që ata i shohin si antiserbe. Dy pika kufitare midis Serbisë dhe Kosovës u mbyllën më 10 dhjetor dhe një e treta, më e madhja për mallrat rrugore, Merdare, u mbyll për trafik të mërkurën, duke ndërprerë udhëtimet e kosovarëve që punojnë në vende të tjera në Evropë nga kthimi në shtëpi për pushime.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla tha të martën se Serbia po synon të destabilizojë Kosovën. Serbia thotë se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën e saj atje. Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës refuzojnë të njohin qeverinë në Prishtinë apo statusin e Kosovës si një vend më vete. Ata kanë mbështetjen e shumë serbëve në Serbi dhe qeverisë së saj. Kosova me shumicë shqiptare shpalli pavarësinë me mbështetjen e Perëndimit, pas një lufte të viteve 1998-99 në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur qytetarët shqiptarë etnikë.

1 VITE ME PARE

Ambasadori amerikan në Beograd: Koha për t’i hequr barrikadat

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 28 dhjetor se "e kupton zhgënjimin e serbëve", por tha se tani është koha për t’i hequr barrikadat.

“Më pyetët se çfarë mendoj për barrikadat, unë thashë se e kuptoj pse janë aty, por mendoj se tani është momenti që ata që i kanë vendosur duhet t’i heqin ato”, tha Hill.

Hill tha se një zgjidhje politike mund të gjendet përmes procesit të dialogut dhe se ky është fokusi i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

"Duhet të arrijmë në pikën ku do të qetësojmë situatën dhe të merremi me çështjet politike që duhet të zgjidhen. Kjo është diçka që të gjithë po përpiqen ta bëjnë dhe shpresoj se do të kemi sukses", tha ai.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hill tha se bëhet fjalë për një obligim të Prishtinës, dhe se nuk është çështje se a të formohet apo jo, por si do të funksionojë dhe në çfarë mënyre do të zbatohet.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Rama riposton mesazhin e Xhaçkës: Barrikadat nuk mbrojnë asnjë

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Në tëitter, Rama i ka bërë repost postimit të Ministres së Jashtme të vendit Olta Xhaçka, e cila bën thirrje për ulje te tensioneve si dhe heqje të barrikadave. Po ashtu në mesazh theksohet se shqiptarët dhe serbët janë dy popujt e Ballkanit të destinuar për të gjetur një rrugë dhe një të ardhme të përbashkët.

Postimi i Xhaçkës:

As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur.

Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.

1 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi, rruga për integrimin e BP në BE

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Ditmir Bushati

1.
Në Samitin BE - Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte i vetmi vend që deklaroi hapur aleancën me Rusinë, duke refuzuar thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t'u bashkuar me sanksionet e BE-së. Disa ditë më pas, Serbia rishfaqi zellin e saj luftarak, si prishëse e stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës me gjoja rikthim të forcave serbe në Kosovë, patrullime në zonën kufitare, apo shpallje të situatës së jashtëzakonshme që e krijon po vetë, si pretekst për t’u shmangur nga thelbi i çështjes: bashkimi i Serbisë me botën demokratike.
2.
Inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, sikundër vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së Serbisë për kalçifikimin e gjendjes së tensionit dhe mbajtjes peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës. Ukshin Hoti shkruante me plot të drejtë se: “Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe europianizimit të saj të ardhshëm”. Edhe sot, Serbia ka një raport ende të pazgjidhur me lirinë dhe të ardhmen e saj.
3.
Më shumë se një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës”, duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai rishpiku veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale, pa ndërprerë për asnjë çast bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë e Kinën.
4.
Që nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit në Serbi janë ndryshuar disa herë qeveritë. Mirëpo, mbështetja e pakursyer e Perëndimit ndaj qeverive të ndryshme nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të Serbisë. Dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, apo për të trajtuar me vërtetësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë. Ndërkohë që Perëndimi pret të korri frutet e këtij investimi për të ankoruar Serbinë përfundimisht në rrjedhat europiane, udhëheqja e saj flet për “rrezikun” e dominimit gjerman të rajonit. Ç’është më e keqja, në horizontin politik serb ende s’duket alternativa e njimendtë europiane.
5.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka bërë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës domosdoshmëri. Për shkak të kësaj situate, Gjermania dhe Franca janë përfshirë edhe më drejtpërdrejt në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE. Proces që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të. Përballë presionit në rritje, Serbia edhe pse pretendon anëtarësimin në BE ka bërë hapa pas, duke mos linjëzuar qëndrimet në politikën e jashtme me atë të BE-së. Në votimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për evidentimin e krimeve ruse në Ukrainë, Serbia nuk u bashkua me vendet e botës demokratike.
6.
Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit. Që ky mësim të reflektohet në praktikë, pesë shtetet anëtare të BE-së që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes. Kjo do shënonte një pikë kthese për vetë BE-në, si përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në oborrin e saj.
7.
Serbia, në raport me Kosovën, është para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë. Me gjasë Serbisë do t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, për të linjëzuar qëndrimin e saj me atë të BE-së. Ndërkohë, kjo e fundit nuk duhet të humb investimin e saj në rajon për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së.

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, Edita Tahiri: Rama nuk ka reaguar në këto kohë të rrezikshme, historia nuk harrohet

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Edita Tahiri

KOSOVË- Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka komentuar situatë e krijuar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook Tahiri shkruan se për tensionet, i vetmi që nuk ka reaguar është kryeministri Edi Rama. Ajo ka shtuar se në këto kohë të rrezikshme hisoria as nuk harron dhe as nuk harrohet. 

Postimi i Plotë: 

Asnje fjale per Kosoven nga Kryeministri Edi Rama, ne keto kohe te rrezikshme! Historia nuk harron as nuk harrohet!

1 VITE ME PARE

Situata në veri të Kosovës, Xhaçka: Tensionet duhet të ndalen, janë jashtëzakonisht të rrezikshme

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka komentuar sërish tensionet në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se tensionet duhet të ndalen pasi janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Po ashtu ajo ka shtuar se Serbia duhet që të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” nuk ekziston më. 

Postimi i Plotë:

As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur.

Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët. Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.

1 VITE ME PARE

Analiza e CNN: Pse tensionet etnike po ndizen sërish në veri të Kosovës?

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Barrikadat

KOSOVË- Serbët protestues në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës në Kosovën veriore ngritën barrikada të reja të martën, disa orë pasi Serbia tha se kishte vënë ushtrinë e saj në gatishmërinë më të lartë luftarake pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në rajon dhe besimin e Beogradit se Kosova po përgatitej të sulmonte serbët dhe të largonte me forcë barrikadat, presidenti Aleksandër Vuçiç kishte urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë të viheshin në gatishmërinë më të lartë.

Qeveria e Kosovës u bëri thirrje paqeruajtësve të NATO-s që të heqin barrikadat, por tha se kishte kapacitet dhe gatishmëri për të vepruar. Një ushtar letonez i udhëhequr nga NATO inspekton një kamion në një postblloqe në një nga rrugët kryesore për në pikën e kalimit kufitar me Serbinë më 11 dhjetor 2022 afër Zubin Potok, Kosovë. Kosova dhe Serbia synojnë t'i bashkohen Bashkimit Evropian dhe kanë rënë dakord, si pjesë e këtij procesi anëtarësimi, të zgjidhin çështjet e tyre të pazgjidhura dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Pse ka tensione?

Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një kryengritjeje guerile kundër sundimit represiv të Beogradit. Serbia, megjithatë, ende e konsideron Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj dhe refuzon sugjerimet se po rrit tensionet dhe konfliktin brenda kufijve të fqinjit të saj. Beogradi akuzon Prishtinën për shkeljen e të drejtave të minoritetit serb.

Serbët etnikë, të cilët nuk e njohin qeverinë e Prishtinës apo institucionet shtetërore të Kosovës, përbëjnë 5% të 1.8 milionë banorëve të Kosovës, me shqiptarë etnikë që përbëjnë rreth 90%. Serbët e kanë shprehur armiqësinë e tyre duke refuzuar t'i paguajnë operatorit energjetik të Kosovës për energjinë elektrike që ata përdorin, për shembull, dhe duke sulmuar shpesh policinë që përpiqet të arrestojë.

Pse u ndezën sërish tensionet?

Tensionet e reja etnike kanë shpërthyer që nga 10 dhjetori kur serbët ngritën postblloqe të shumta dhe shkëmbyen zjarr me policinë pas arrestimit të një ish-polici serb për sulmin e dyshuar të policëve në shërbim gjatë një proteste të mëparshme. Përplasja vjen pas muajsh telashe për çështjen e targave të makinave.

Kosova prej vitesh ka dashur që rreth 50,000 serbët në veri t'i ndërrojnë targat e veturave të tyre serbe në ato të lëshuara nga Prishtina, si pjesë e dëshirës së qeverisë për të vendosur autoritet mbi territorin e saj. Më 31 korrik, Prishtina njoftoi një afat prej dy muajsh për ndërrimin e targave, duke shkaktuar protesta, por më vonë u pajtua që ta shtyjë datën e zbatimit në vitin e ardhshëm. Kryetarët serbë etnikë në komunat veriore, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 oficerë policie, dhanë dorëheqjen në nëntor në shenjë proteste ndaj ndryshimit të afërt.

Çfarë duan serbët?

Serbët në Kosovë duan të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që do të funksiononte me autonomi më të madhe. Serbia dhe Kosova kanë bërë pak përparim në këtë dhe çështje të tjera që nga angazhimi në 2013 për dialogun e sponsorizuar nga BE. PS stacionuar në Kosovë për të ruajtur paqen. Aleanca tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse stabiliteti në zonë do të rrezikohej. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili mbërriti në vitin 2008, ende ka rreth 200 policë specialë atje.

1 VITE ME PARE

Dje u zgjodh Nënkryetar i Gjykatës, sot liroi ish-policin serb. Del aktvendimi që habiti Kurtin

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Mentor Bajraktari

KOSOVË- Prokurori special Afrim Shefkiu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiç dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake Mentor Bajraktari. Ky i fundit të martën u zgjodh nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Të dy e habitën kryeministrin Kurti se si një i dyshuar për terrorizëm mund të lihet në arrest shtëpiak. Gazeta Express posedon aktvendimin e plotë për zbutjen e masës së sigurisë ndaj Pantiqit dhe në vijim të tekstit mund të lexoni detaje.

Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg, ai gjatë gjithë kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritën mbi 10-të barrikada atje. Përkundër tensionve që shkaktoi, Pantiqit sot iu zbutë masa e sigurisë.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, theksohet se Pantiqit iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak deri më datën 9 janar 2023.Me këtë vendim, urdhërohet Policia e Kosovës që ta marrin Pantiqin nga Jarinja dhe ta dërgojnë në shtëpinë e tij. Por, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh i habitur me vendimin e gjykatës për Pantiçin.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Propozimi i prokurorit të shtetit Afrim Shefkiu për zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Pantiq u bë me arsyetimin se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj të pandehurit. Tutje, si arsyetim u përmend edhe gjendja shëndetësore e Pantiqit dhe nevoja për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Ky propozim është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake Mentor Bajraktari, duke u vlerësuar si i bazuar.

Bajraktari ka “vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak do të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë dhe nuk do të dëmtohet zbatimi me sukses dhe i rregullt i procedurës penale. Prandaj zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak është i arsyeshëm sepse edhe me këtë masë do të arrihet që të sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë”.

Serbët kishin vendosur kusht lirimin e Pantiç për heqjen e barrikadave dhe nuk dihet nëse lënia e tij në arrest shtëpiak ua plotëson apetitet për heqjen e barrikadave. Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kriminelët po e sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cenimin e integritetit territorial të Kosovës, të shtyrë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Marrë nga Gazeta Express

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja të shqetësuara: Të merren veprime për shtensionimin e situatës

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Flamujt

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët, SHBA-ja dhe BE-ja mirëpritën garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave. Uashingtoni dhe Brukseli u bënë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

"Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet", thuhet në reagim.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga palët që të zbatojnë "pa vonesa të gjitha detyrimet e dialogut" për normalizimin e marrëdhënive, që ndërmjetësohet nga blloku evropian. Tensionet në veri janë ngritur që nga nëntori, kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Por, tensionet kulmuan me vendosjen e barrikadave më 10 dhjetor nga disa serbë lokalë, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai ishte duke u mbajtur në paraburgim në një stacion policor në Jarinjë, më 28 dhjetor, gjykata i ndryshoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak. Për shkak të barrikadave, rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë, janë bllokuar.

Këto dy pika kufitare, që nga 10 dhjetori janë të mbyllura. Autoritetet në Kosovë më 27 dhjetor mbyllën edhe pikën kufitare të Merdares, pasi në anën serbe të kufirit, u vendosën barrikada. Për vendosjen e barrikadave, Kosova fajëson “grupet kriminale” që mbështeten nga Serbia. Beogradi ndërkaq ka shprehur përkrahjen për barrikadat dhe ka thënë se ato nuk do të hiqen deri kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Së fundi, në veri janë regjistruar një sërë incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba. Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ata të misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, dhe gazetarët.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Lirimi i ish-policit Dejan Pantiç, zyrtarët evropianë kërkojnë heqjen e barrikadave

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
barrikada

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës sot ndryshoi masën e sigurisë për ish-policin serb Dejan Pantiç, duke e lënë atë në arrest shtëpie. Pas këtij vendimi, zyrtarët evropianë kërkojnë heqjen e barrikadave, të cilat janë vendosur në veri të Kosovës që më datë 10 dhjetor kur u bë edhe arrestimi i Pantiç. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një reagimi në Twitter ka mirëpritur vendimin për lirimin e Pantiç, ndërsa ka kërkuar largimin e barrikadave në veri.

E mirëpres vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic i Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri dhe de-përshkallëzimin e plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in në në mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Von Cramon.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker i cili ka thënë se është koha që të hiqen barrikadat.

Dejan Pantiç është liruar nga paraburgimi dhe është dërguar  në arrest shtëpiak. Tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Duhet të rikthehet liria e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hacker.

Ndërkaq deputetja e Parlamentit në Britani të Madhe, Alicia Kearns ka kërkuar që shteti i saj të ketë fokus më shumë në Ballkanin Perëndimor.

Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Qeveria e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.

Arrestimi i ish-policit serb Dejan Pantiç më 10 dhjetor është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Lirimi i ish-policit/ Deputeti i LVV: Dështim i gjithë zinxhirit institucional

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas lirimit të ish policit serb Dejan Pantiç. Deputeti i LVV-së theksoi se me rëndësi janë veprimet dhe jo fjalët, ndërkaq sipas tij, reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet.

Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat. Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiçit në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zinxhirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën. Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër. Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!”, tha Abazi.

Arrestimi i ish-policit serb Dejan Pantiç më 10 dhjetor është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

1 VITE ME PARE

BILD: Një manovër diversionale, Serbia është kthyer në vitet '90 të luftërave

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Bild

Nga Nga Marc Oliver Ruehle, BILD

Konflikti i Ballkanit Perëndimor vazhdon të përshkallëzohet!

Në funksion të rritjes së tensioneve në Kosovë, qeveria serbe ka vënë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet përkatëse të artilerisë së rëndë në afërsi të kufirit Serbo-Kosovar.

Lajmi 'bombë' ishte se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi "nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake".

Shefi i ushtrisë Milan Mojsiloviç (55) kishte thënë më parë se ai ishte dërguar në kufirin e Kosovës për shkak të "situatës së komplikuar" të Vuçiçit një sinjal i qartë.

Detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë "të sakta, të qarta" dhe "të zbatuara plotësisht", tha gjenerali Mojsilovic pas bisedimeve të tij me Vuçiqin në Beograd. Situata në kufi është “e ndërlikuar dhe komplekse” dhe kërkon “prezencën e ushtrisë serbe në periudhën e ardhshme”.

Për shkak të krizës së Kosovës, Aleksandër Vuçiç u takua edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe të martën

Sa e rrezikshme është situata?

“Fatkeqësisht, tani kam arsye të shqetësohem për një përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës”, shpjegon eksperti ballkanik Dr. Konrad Clewing (55) nga Instituti Leibniz për Kërkimet e Evropës Lindore dhe Juglindore për BILD. “Në qarqet kritike ndaj qeverisë në Serbi, hapi interpretohet kryesisht si një manovër diversionale për shkak të krizës ekonomike në vetë vendin. Por unë mendoj se shpallja e gatishmërisë më të lartë për të luftuar është e rrezikshme.”

Dhe më tej: “Në një pikë të rëndësishme, tregon se institucionet serbe janë strukturalisht dhe konceptualisht në vazhdimësi të ngushtë me vitet e luftës të viteve 1990, sepse gatishmëria më e madhe për të luftuar nuk vlen vetëm për ushtrinë, por edhe për policinë, xhandarmërinë dhe sherbimi sekret. Mbrëmë Ministri i Brendshëm i vuri nën komandën e shtabit të përgjithshëm ushtarak”, tha Clewing.

Të shtëna në drejtim të një patrulle të NATO-s

Natën e 25 dhjetorit, disa të shtëna janë qëlluar pranë një patrulle të NATO-s në veri të Kosovës. Askush nuk u lëndua dhe makina ishte e padëmtuar kur të shtënat u dëgjuan në zonën e Zubin Potokut, tha të dielën forca e sigurisë e NATO-s KFOR. Nuk është dhënë asnjë informacion se nga kanë ardhur të shtënat.

Rreth 3760 ushtarë të NATO-s ruajnë paqen e brishtë në rajon. Kosova, me popullsinë e saj shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por ende konsiderohet një territor i shkëputur nga Beogradi.

Fakti është: Pavarësisht përpjekjeve ndërmjetësuese të BE-së, vendet fqinje kanë qenë në mosmarrëveshje prej vitesh. Beogradi po inkurajon pakicën serbe në veri të Kosovës në përpjekjet e tyre për të sfiduar autoritetin e Prishtinës.

Njësitë e KFOR-it në veri të Kosovës

Kritika e KFOR-it: “Situata nuk do të ishte gjysmë e rrezikshme nëse KFOR-i do të kishte ndjekur një kurs të qartë në javët e fundit për të mbushur vakumin e sigurisë në veri të Kosovës. Por nuk po e bën këtë për momentin: Jo vetëm që nuk i ka pastruar ende barrikadat serbe atje, por as zyrtarisht nuk i është përgjigjur kërkesës serbe që njësitë serbe të dërgohen në Kosovë”, thotë Clewing.

Dhe më tej: “Vakuumi lind frikën se në ditët e ardhshme sulmet serbe ndaj njësive ekzistuese të policisë kosovare – në pikat kufitare – dhe ndoshta ende avancimi kundër barrikadave, mund të çojnë në gjakderdhje”.

Një burrë kalon pranë një barrikade kamionësh të ngarkuar me gurë të ngritur natën e 27 dhjetorit në një rrugë në pjesën veriore të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës të mbizotëruar nga serbët.

Bllokimi i rrugëve vazhdon

Qindra serbë të Kosovës kanë bllokuar trafikun në veri të Kosovës për më shumë se dy javë. Serbët militantë ngritën një barrikadë në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës për herë të parë të martën në mëngjes.

Çizme dimërore Travelin Outdoor Stalon me zinxhir dhe 2 grepa dantelle. Çizma është e veshur plotësisht me lesh dhe ka një shtrojë me një shtresë të sipërme leshi.

Disa kamionë të ngarkuar me gurë dhe rërë bllokojnë një nga hyrjet në një lagje të banuar nga boshnjakë, raportoi portali i lajmeve në gjuhën serbe me bazë në qytet, kossev.info .

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi të hënën në mbrëmje se presidenti Vuçiç ishte i bindur se Kosova po përgatit një sulm ndaj serbëve në rajon dhe donte të hiqte barrikadat me forcë.

Qeveria e Kosovës kishte thënë se nuk mund të angazhohej në dialog me "bandat kriminale". Në Mitrovicë, megjithatë, liria e lëvizjes duhet të rikthehet dhe barrikadat të hiqen, kishte kërkuar ajo. Ajo po ashtu paralajmëroi se policia e Kosovës ishte në gjendje dhe e gatshme për të vepruar. Por ata presin që forcat paqeruajtëse të KFOR-it t'i përgjigjen kërkesës së Kosovës për heqjen e barrikadave.

“Kurti, Kosova nuk është territori yt, është toka jonë stërgjyshore” shkruhet në pankartën e protestës së minoritetit serb në Kosovë (Albin Kurti është kryetar i qeverisë kosovare)

Duke pasur parasysh tensionet në rritje në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq (47) paralajmëroi së fundmi për një përshkallëzim të situatës.

Të dy vendet janë "me të vërtetë në prag të konfliktit të armatosur", tha ajo. Brnabiq fajësoi qeverinë në Prishtinë për tensionet. Shumë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Qeveria në Beograd e përshkruan rajonin si një krahinë autonome të Serbisë. Rreth 50,000 serbë jetojnë në pjesën veriore të Kosovës me shumicë shqiptare. Ata prej vitesh kanë refuzuar të njohin qeverinë e Prishtinës apo të Kosovës si shtet.

1 VITE ME PARE

KFOR-i kërkon dialog për të zbutur tensionet në veri

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se mbështet dialogun ndërmjet të gjitha palëve për të zbutur tensionet në veri të vendit.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia.

“Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai.

Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.

Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar sot për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale në veri që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës tha më26 dhjetor se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat./REL

1 VITE ME PARE

Kurti: Nuk do të bisedojmë me kriminelët në veri, por do t’i arrestojmë

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “nuk do të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me kriminelët” në veri, por do t’i “arrestojnë ata”. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 28 dhjetor, Kurti foli për barrikadat e ngritura në veriun e banuar me shumicë serbe, duke argumentuar se ato po cenojnë integritetin territorial të Kosovës.

Fatkeqësisht këta kriminelë, të sanksionuar edhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit, përveç cenimit të integritetit territorial të republikës sonë”, tha Kurti.

Kurti duket se iu referua nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili është nën sanksione nga Uashingtoni dhe Londra, teksa Prishtina e kërkon atë për dyshimet se ka frikësuar dëshmitarët në rastin e njohur si Brezovica.

Radoiçiç është në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar, ndërkaq është nën sanksione britanike për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – ka thënë se Radoiçiq është “bartës i rezistencës” në veri të Kosovës. Disa serbë lokalë që nga 10 dhjetori kanë vendosur barrikada në veri, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që atëherë këto dy pika janë mbyllur për qarkullim, ndërkaq nga 27 dhjetori është mbyllur edhe pikëkalimi i Merdares, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë. Kosova i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të veprojë të heqë barrikadat. Por, autoritetet kanë paralajmëruar se nëse KFOR nuk vepron, Policia e Kosovës ka kapacitete për të bërë diçka të tillë.

Vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimet e sigurisë, ne kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shteron me shpejtësi”, tha Kurti.

Ai shtoi se parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë “nuk mund të qëndrojnë” së bashku.

Serbët lokalë ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Kosova ka thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për barrikadat, Kosova ka fajësuar "bandat kriminale" që kanë mbështetjen e Serbisë, ndërkaq Beogradi ka thënë se barrikadat do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./ REL

1 VITE ME PARE

Serwer: Vuçiç po zbaton në Kosovë strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Daniel Serëer

KOSOVË- Profesori i njohur amerikan nga Universiteti Johns Hopkins dhe ekspert i situatës në Ballkan, Daniel Serëer ka komentuar sërish tensionet në veri të Kosovës. Ai paralajmëroi se çdo tolerim i autoriteteve nga Prishtina do të kishte pasoja katastrofike për veriun e vendit. Serwer gjithashtu u bëri thirrje politikanëve amerikanë që të rishqyrtojnë politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor, shkruan aljazera.

Duke përshkruar tensionet në veri të Kosovës, Serwer tha se huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, por edhe se ata “nuk janë banditë të rastit”, por ata që “paguhen dhe kontrolluar nga Beogradi”.

'Cilatdo qofshin arsyetimet fillestare për këtë sjellje, efekti përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe për rrjedhojë ende të paqartë franko-gjerman për “normalizim” të përkohshëm', shkruan Serëer.

Sipas Serwer, situata aktuale duhet të "turpërojë të gjithë diplomatët amerikanë dhe evropianë që mbrojnë bashkimin e komunave me shumicë serbe", dhe se "kryetari në mesin e tyre" janë Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe kreu i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë Josep Borrell.

Ata mendonin se dhënia e një komuniteti komunash me shumicë serbe për Beogradin do t'i zbuste pikëpamjet e tyre. Kjo ishte marrëzi. Në vend të kësaj, ata morën përpjekjet e destabilizimit të (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq. Ata morën gjithashtu një sërë postimesh ofenduese në Tëitter drejtuar gjermanëve dhe evropianëve të tjerë nga Beogradi. Kjo përfshin inkurajimin e vendosjes së trupave serbe në Kosovë dhe bërjen e qartë se Beogradi tani për tani nuk është i interesuar të realizojë ambicien e tij të deklaruar për anëtarësim në BE,” tha Serwer.

Ai beson se rrëzimi i dhunshëm i barrikadave, që do të bëhej nga KFOR-i dhe policia e Kosovës, mund të shkaktojë trazira.

Kokat e nxehta në Kosovë duan që KFOR-i të rrënojë barrikadat, në bashkëpunim me policinë e Kosovës. Nëse nuk përgatitet dhe ekzekutohet me kujdes, mund të bëjë një rrëmujë të madhe dhe të shkaktojë siklet për palët e përfshira. Është shumë më mirë të negociohet përfundimi i trazirave nga një pozicion pushteti. Vetëm nëse këto negociata dështojnë, duhet të përdoret forca, në mënyrë të vendosur dhe efektive. Udhëheqësit e trazirave duhet të arrestohen dhe të gjykohen në Kosovë ose të deportohen në Serbi, me kusht që Beogradi t'u premtojë bindshëm se do t'i ndjekë penalisht”, pohon Serëer.

Përveç kësaj, thekson ai se pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të shohin se si po ia lehtësojnë Serbisë punët. Njohja e plotë e sovranitetit të Kosovës dhe fillimi i pranimit të saj në BE dhe NATO është diçka që Perëndimi mund ta bëjë sot, pa kërkuar asnjë kontribut nga Beogradi, Moska apo Pekini”.

Kjo ka kuptim. Edhe nëse një ose dy vende që nuk e njohin Kosovën do të bënin siç sugjeron Jasmin, do të bënte një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për armiqësinë e Beogradit. Në një mënyrë apo tjetër, Perëndimi duhet të tregojë se destabilizimi nuk është në interesin e Serbisë dhe se ai nuk duhet të ndodhë më kurrë”, shtoi Serwer.

Serwer mendon se Vuçiç po zbaton strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin për vitin 2014 në Donbas në Kosovë.

1 VITE ME PARE

Lirimi i ish-policit serb/ Kurti: Nuk i komentojmë vendimet e organeve shtetërore

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Albin Kurti

KOSOVË- Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti tha se nuk mund të komentojë vendimet e organeve shtetërore, pas lirimit të ish-policit serb Dejan Pantiç, të cilin Gjykata e la në 'arrest shtëpie'. Në një konferencë për median pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti gjithashtu tha se KFOR ka kërkuar më shumë kohë deri në heqjen e barrikadave të vendosura në kufi.   

'Ne si qeveri nuk është se preferojmë ti komentojmë vednimet e organeve shtetërore. Presim që zbatimi i rregullave dhe ligjit të jetë gjithmonë në interes të publikut. Është e vërtetë që javen e kaluar na është kërkuar nga KFOR që të japim më shumë kohë për heqjen e tyre dhe unë jam optimist për këtë. Por edhe njëherë unë ritheksoj se policia e kosovës, Ministria e punëve të brendhsme i ka kapacitetet për t'i hequr ato', tha Kurti. 

Arrestimi i ish-policit serb Dejan Pantiç më 10 dhjetor është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

1 VITE ME PARE

Haradinaj alarmon Uashingtonin dhe Qeverinë: Gjendja mund të dalë jashtë kontrollit

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Ramush Haradinaj

TIRANË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regjimit prorus në Serbi për destabilizimin e Kosovës po hyn në fazë kritike, duke shtuar se gjendja në Veri mund të përshkallëzojë dhe të dalë jashtë kontrollit. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Ramush Haradinaj përmendi mbylljen e pikave kufitare, sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, EULEX-it e KFOR-it.

“Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese. Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit,”- ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, në këtë situatë, Kosova duhet të mobilizojë potencialin politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë, derisa i bëri thirrje Kurtit që të “sillet në përputhje me situatën e krijuar”. Kreu i AKK-së ka “lutur partnerët e sigurisë, posaçërisht Uashingtonin që të marrin nën kontroll situatën në Veri”.

“Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh. I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar! Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”. Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Ëashingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!,”-ka shtuar ai ndër të tjera. 

Sot është dita e 19-të e barrikadave të vendosura në rrugët në Veri nga serbët në shenjë revolte për arrestimin e ish-policëve të Policisë së Kosovës.

1 VITE ME PARE

Kremlini: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Dmitry Peskov

Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë që ta destabilizojë situatën në Kosovën. Nga Kremlini thanë se Serbia vetëm po mbron të drejtat e serbëve etnikë. I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” që të flitet për ndikimin destruktiv rus.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi,”- tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se Kosova po ashtu ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake.

Ndryshe, Rusia është aleate e Serbisë dhe Beogradi ka llogaritur në mbështetjen e Moskës për të bllokuar Prishtinën që të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare. Përderisa Serbia ende vazhdon të refuzojë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, Kosova e ka sanksionuar Moskën.

Serbia ka mohuar se po tenton të destabilizojë Kosovën dhe ka argumentuar se po i mbron serbët që jetojnë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se Serbia do të "vazhdojë të luftojë për paqe dhe kërkon një zgjidhje kompromisi". Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga nëntori, pasi zyrtarët serbë u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Por, tensionet kulmuan më 10 dhjetor, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada.

Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Që nga 10 dhjetori këto dy pikëkalime janë mbyllur për qarkullim, ndërkaq më 27 dhjetor u mbyll edhe pika kufitare e Merdares, pasi u vendosën barrikada në rrugën që çon drejt Merdarjes në anën e territorit të Serbisë.

Serbët lokalë kanë thënë se barrikadat në Kosovë janë vendosur në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Dejan Pantiq, sipas autoriteteve në Kosovë, është arrestuar nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kosova ka thënë se përgjegjës për barrikadat janë “grupet kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, ndërkaq, ka thënë se barrikadat do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./REL

1 VITE ME PARE

Lirohet ish-polici serb Dejan Pantiç, shkon në 'arrest shtëpie'

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Dejan Pantiç

KOSOVË- Ish-pjesëtari i policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua në fillim të këtij muaji në vendkalimin administrativ Jarinje, do të transferohet në arrest shtëpiak. Ish-polici u arrestua më 10 dhjetor dhe dy ditë më vonë ndaj tij u vendos si masë paraprake një muaj paraburgim, shkruan Tanjug. Pantiç dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin në objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës. 

Arrestimi i tij është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

1 VITE ME PARE

Veshur me rroba ushtarake, Osmani viziton Komandën e Forcave Tokësore: FSK është e përgatitur

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shfaqur e veshur me rroba ushtarake në fjalimin e saj para Komandës së Forcave Tokësore në Istog. Osmani tha para ushtarëve të Kosovës në një ceremoni solemne në kazermën e FSK-së, se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste… Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha presidentja.

Osmani tha më tej se së bashku me forcat speciale, Kosova është gati për ta mbrojtur paqen. 

Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin… është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë… Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet…”, u shpreh tutje presidentja.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

1 VITE ME PARE

'Barrikadat nuk tolerohen'/ Kurti: Nuk ka bisedime me kriminelët, do të arrestohen

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë, ka folur për aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit ku përmendti tensionet në veri të Kosovës. Kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk mund të ketë bisedime apo negociata me kriminelët dhe se ata duhet të arrestohen. 

Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve të ligjshme të institucioneve të Kosovës i janë kundërvënë kriminelet duke i sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke e cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel po mbështeten nga presidenti dhe qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit dhe cenim të integriteti territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e e bashkëpunojnë me kriminel por do ti arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i paligjshëm dhe i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-in sa i përket barrikadave duke u shprehur se duhet të veprojë sa më shpejtë. 

I kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it, por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndroj edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”, tha Kurti.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

'Beogradi po fsheh të vërtetën'/ Brnabic i përgjigjet Osmanit: Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre, Kurti do të dështojë

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku kjo e fundit u shpreh se qëllimi i Beogradit është të fshehë të vërtetën. Ajo ka ironizuar në një replikë ndaj statusit të Osmanit, duke u shprehur se është dakord me të, por thekson se serbët po mbrojnë të drejtat e tyre dhe do të fitojnë, ndërsa Kurti, sipas saj do të dështojë.

Së fundi (!), jam plotësisht dakord me znj. Osmani: demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë. Prandaj janë barrikadat. Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (të cilën ju e hoqët), të drejtën për një gjykim të drejtë (të cilën ju e keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të triumfojnë dhe Kurti do të dështojë”, shkruan Brnabiç.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Barrikadat u vunë nga grupet kriminale", Daçiç i përgjigjet Xhaçkës: Po nxisni Kurtin për provokime të reja

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Ivica Daçiç

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka kthyer përgjigje ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, që dënoi dje në një reagim zyrtar tensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe kërcënimet nga Serbia. Ministrja shqiptare tha dje se barrikadat nuk u vunë në veri nga populli i thjeshtë serb por nga grupet kriminale. Kjo deklaratë për qeverinë serbe është nxitje për Kurtin. Daçiç ka thënë se Xhaçka duhet ti kujtonte atij detyrimet për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit ndërsa thekson se me këto deklarata, ministrja shqiptare po e nxit kryeministrin e Kosovës për provokime të reja.

“Ajo nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka detyrim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet relevante, si dhe obligim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e të mos dërgojë njësite shqiptare të armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbë vetëm se janë serbë. Në vend që ta paralajmërojë që të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë,"-ka thënë Daçiq për “Tanjug”.

Por çfarë tha dje ministrja shqiptare? MPEJ reagoi dje për krizën në veri të Kosovës dhe theksoi se qeveria shqiptare është me Kosovën në çdo situatë. 

Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve. Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate. Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë. Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin  është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.”- shkroi Xhaçka.

Deklaratat vijnë pas një përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës ku prej 19 ditësh, serbët kanë vendosur barrikada në pikën kufitare të Merdarës që vazhdon të jetë e mbyllur. Dje grupet serbe sulmuan emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit me bomba zhurmuese. Tensionet vazhdojnë me thirrje nga ndërkombëtarët për qetësi ndërsa liderët në Prishtinë dhe Beograd ende nuk kanë gjetur një dakordësi./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Kurti përshkruan serbët e barrikadave: Kanë uniforma të errëta, janë tullacë e me mjekër

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Albin Kurti, kryeminister

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka krahasuar serbët që kanë vendosur barrikadat në veri të Kosovës me "Drazha Mihailoviçin". Kurti ka thënë se ato janë vendosur nga njerëz me uniforma të errëta, me mjekër dhe tullac. Sipas tij, këto karakteristika fizike janë për të ngjasuar sa më shumë me Mihailoviçin.

“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviqin. Barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë Kurti në një intervistë për portalin Istraga.ba.

Deklarimi i Kurtit vjen pas një përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës ku prej 19 ditësh, serbët kanë vendosur barrikada në pikën kufitare të Merdarës që vazhdon të jetë e mbyllur. Dje grupet serbe sulmuan emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit me bomba zhurmuese. Tensionet vazhdojnë me thirrje nga ndërkombëtarët për qetësi ndërsa liderët në Prishtinë dhe Beograd ende nuk kanë gjetur një dakordësi./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Vuçiç: Synohet dëbimi final i serbëve, diçka e re do të vijë në 15 ditët e ardhshme

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një paralajmërim në kuadër të incidenteve dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një takim të zhvilluar sot me patriarkun Porfirije ai u shpreh se do të takohet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe brenda 15 ditëve populli serb nga Kosova dhe Metohia do të dëbohen.

"Unë do të shkoj në çdo vend të mundshëm për t'u takuar me përfaqësuesit e popullit tonë. Nëse do t'ia dalim, kjo nuk varet nga ne. Mos kini dyshime se kjo do të vazhdojë. E shihni që është e pamundur të flasësh me dikë që nuk dëshiron. të flasësh.Çfarë do?Të vrasësh dikë? Cili është qëllimi i dytë? Edhe nëse arrijmë diçka, dhe nuk jam i sigurt se do ta arrijmë. Brenda 15 ditësh do të ketë diçka të re. Qëllimi përfundimtar është dëbimi i serbëve përgjithmonë, e veçanërisht dëbimi i popullit serb të pabindur nga Kosova dhe Metohia”, përfundoi Vuçiç dhe shtoi se do ta informojë opinionin për ngjarjet e ardhshme.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Hoti liston kërkesat ndaj qeverisë: Këmbëngulni ndaj BE-së dhe SHBA-së që t'i bëjnë presion Serbisë

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka listuar disa kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri. Në një postimi në rrjete sociale, Hoti shkruan se qeveria duhet të kërkojë me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja që të bëjnë presion tek Serbia që të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët që kalojnë nëpër Serbi.

Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurth e Serbisë: Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Kosova i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve: Të merren masa ndaj Serbisë

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Ministria e Punëve të Jashtme

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës janë duke u përshkallëzuar e për këtë arsye Kosova ka kërkuar ndihmë tek partnerët ndërkombëtarë. Përmes një dokumenti trefaqësh, të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës (MPJD), u është drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian (BE), duke kërkuar nga ta të marrin masa ndaj Serbisë, e cila është duke tentuar të destabilizojë veriun e Kosovës, së fundmi me vendosjen e barrikadave.

Në letrën drejtuar BE-së, MPJD, ofron fakte kronologjike të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës.

Në skenarin më të mirë, Serbia po përpiqet qëllimisht të destabilizojë Kosovën për të parandaluar përparimin e dialogut, veçanërisht në kontekstin e planit të sapo propozuar të BE-së (të mbështetur nga Franca dhe Gjermania) për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në letrën dërguar BE-së.

Në këtë dokument po ashtu thuhet se “skenari më i keq” instrumentalizimi i grupeve kriminale nga Serbia për ta përsëritur luftën e vitit 1999.

Në skenarin më të keq, përshkallëzimi dhe instrumentalizimi i qëllimshëm i grupeve kriminale që të kujtojnë modus operandi të Serbisë për fillimin e luftërave në vitet 1990, janë me të vërtetë një ogur i keq dhe një materializim i asaj që regjimi luftarak në Beograd ka trumbetuar për vite me radhë”, thuhet në dokument.

Tutje në dokumentin e MPJD-së, dërguar BE-së, jepen detajet kronologjike nga data 10 dhjetor kur grupet kriminale serbe kishin vendosur barrikada në rrugët e komunave veriore, e deri te sulmet e fundit ndaj gazetarëve të mediumeve kosovare të cilët po raportonin nga veriu.

“Më 10 dhjetor, Serbia udhëzon grupet kriminale në veri të Kosovës që të vendosin barrikada, një masë tashmë e zakonshme sa herë që Beogradi dëshiron të rrisë tensionet në Kosovë. Ajo që është ndryshe këtë herë është se presidenti serb Vuçiq nuk po shtiret më se kush qëndron pas tyre – ai jo vetëm që pranon hapur se ka kontrollin e barrikadave, por tani po i legjitimon dhe i përdor ato si një mjet politik për destabilizimin. Në të njëjtën ditë, pas sulmeve ndaj qytetarëve, policëve dhe gazetarëve, një patrullë zbuluese e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) sulmohet nga një granatë trullosëse. Më 11 dhjetor, paraqitet një kërkesë zyrtare3 për ri-vendosjen e trupave serbe në Kosovë, që të kujton në mënyrë të frikshme taktikat e Rusisë për pushtimin e një shteti sovran nën pretendimin e mbrojtjes së “komunitetit të tyre të rrezikuar”. Autoritetet e Republikës së Kosovës qëllimisht nuk kanë lëvizur ende për të çmontuar barrikadat për të mos ngritur tensione dhe kanë kërkuar mbështetje nga misioni i KFOR-it”, thuhet në letrën e MPJD-së.

Në dokument po ashtu, përmenden deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte thënë se “Millosheviçi ishte një udhëheqës i madh”.

Më 13 dhjetor, në Beograd mbahet një tubim4 për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë serbe në Kosovë, me shumë serbë – përkrahës të Vuçiqit – që valëviten flamujt rusë dhe brohorasin thirrje urrejtjeje dhe raciste për dhunë. Udhëheqësit politikë serbë kanë ushqyer ndjenjën e intolerancës dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve të Kosovës për vite me radhë – nga ministri i tyre i jashtëm tani Daçiq, i cili kërcënon publikisht qytetarët serbë që zbulojnë informacione për varrezat masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, deri te vetë Vuçiq që përshëndeti Millosheviqin si një “udhëheqës i madh që kishte qëllimet më të mira, por rezultatet tona ishin të këqija”6. Kjo nuk është aspak befasuese, duke qenë se është i njëjti Vuçiq, i cili, ndërsa gjenocidi në Srebrenicë po kryhej nga forcat serbe, tha: “Për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 myslimanë”, thuhet në dokument.

Në dokumentin e MPJD-së, përmendet edhe ndalimi i politikanes serbe, Rada Trajkoviç, e cila ishte ndalur në kufirin Kosovë-Serbi, për më shumë se 20 orë, pa akses në ujë, ushqim dhe barna esenciale për të. Po ashtu, përmendet edhe protesta e grupeve kriminale e mbajtur me 18 dhjetor, të cilët kishin tentuar ta sulmojnë kufirin Serbi-Kosovë.

Më 18 dhjetor, grupet kriminale nga Serbia protestojnë dhe përpiqen të sulmojnë kufirin Serbi-Kosovë, me individë të maskuar të veshur me shenjat e ëagner (paraushtarak rus)11, të udhëhequr nga Damjan Knezevic, lideri i ri i dukshëm i ëagner në Serbi12. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, i vendosur në kufirin e Kosovës, konfirmoi praninë e grupeve kriminale në kufi”, thuhet në dokument.

Ndër tjerash, dokumenti flet edhe për të shtënat me armë zjarri ndaj forcave të KFOR-it të cilët operojnë në Kosovë.

Akoma më keq, menjëherë pas sulmit, mediat serbe të kontrolluara nga Vuçiq filluan të raportojnë se ishte Policia e Kosovës ajo që hapi zjarr ndaj qytetarëve serbë, duke u përpjekur të ndezë më tej tensionet dhe të nxisë konfrontime të armatosura në veri. Vuçiç takohet menjëherë me forcat e tij të armatosura dhe dërgon Shefin e Shtabit të Ushtrisë në kufirin me Kosovën”, thuhet në dokument.

Po ashtu, theksohen edhe sulmet ndaj gazetarëve, të cilët së fundmi ishin goditur me gurë të mëdhenj kështu duke u lënduar një gazetare dhe një shofer. Në letër përmendet edhe raporti i ngushtë në mes të Rusisë dhe Serbisë, teksa u bëhet thirrje BE-së t’i dënojnë përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën por edhe rajonit. MPJD ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare ta nxisin Serbinë, që të rikthehet në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër të tij dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet në mënyrë paqësore. 

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Vuçiç viziton ushtrinë në Rashkë, pritet takimi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar disa njësi të Ushtrisë së Serbisë diku midis Kralevës dhe Rashkës. Përmes një postimi në rrjete sociale Vuçiç paralajmëroi se do të ketë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje. Komuna e Rashkës në Serbi gjendet afër kufirit me Kosovën. Vuçiç urdhëroi dy ditë më parë që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

“Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe”, shkroi ai në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Një grup prej rreth 20 serbësh sonte kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Merdar, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Nga raportimet e mediave lokale, bëhet me dije se vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Barrikadat në Merdare/ Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni pika të tjera për të kaluar

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Merdare

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka bërë thirrje ndaj qytetarëve dhe udhëtarëve të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të kaluar, pasi serbët bllokuan dje përmes barrikadave pikën kufitare në Merdar.

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Një grup prej rreth 20 serbësh sonte kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Merdar, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Nga raportimet e mediave lokale, bëhet me dije se vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Serbët vendosin barrikada, mbyllet pika kufitare në Merdare

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Pika kufitare

KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare Meradare është mbyllur dhe udhëtarët duhet të zgjedhin pika alternativa kufitare për të kaluar. Ky vendim vjen pas barrikadave të vendosura mbrëmjen e djeshme nga shtetasit Serbë në anën e Serbisë. 

Qarkullimi në pikën kufitarë Merdar është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Mbrëmjen e djeshmë më darë 27 dhjetor një grup prej rreth njëzet serbësh kanë bllokuar vendaklimin kufitar në Merdar, sië raportojnë dhe mediat lokale në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion rimorkio dhe traktorë dhe kanë sulmuar me bomba zhurmuese mërgimtarët që ktheheshin në Kosovë për festat e fundvitit. Këta të fundit e kanë quajtur një provokim nga ana e serbëve sulmin me bomba zhurmuese ndaj tyre, ndërsa nuk janë lejuar të kalojnë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Shtohen tensionet/ Serbët bllokojnë me kamiona pikën kufitare në Merdare, sulmojnë me bomba emigrantët e Kosovës

Dita e 19-të/ Serbët vendosin barrikada në Merdare, ish-efektivi
Merdare

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës sa vijnë e përshkallëzohen. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 shtetas serbë kanë bllokuar vendkalimin në pikën kufitare në Merdare. Siç raportojnë mediat serbe vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion rimorkio dhe traktorë. Teksa mbanin në duar flamuj serbë ata kanë sulmuar me bomba zhurmuese emigrantët që ktheheshin në Kosovë për festat e fundvitit. Njëri prej tyre ka rrëfyer se njëri prej serbëve që qëndronte në barrikadë ka sulmuar drejt tyre dhe janë detyruar të kthehen. 

Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një bombë zhurmuese në drejtim tonin”, ka thënë V.Z.

Automjetet të cilat janë vendosur zinxhir në pikën kufitare janë formuar si nga drejtimi i Kosovës për në Serbi, ashtu edhe në drejtim të Kosovës nga Serbia. Shtetasit serbë mbajnë në duar flamuj të Serbisë dhe theksojnë se kanë ndërmend të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Sot shënohet dita e 19-të barrikadave që janë ngritur në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiç dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Si pasojë e barrikadave në rrugët magjistrale që çojnë drejt vendaklimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, dy vendkalimet Bërnjak e Jarinjë prej disa ditësh janë të mbyllura./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni