LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë zgjedhjeve të parakohshme, Lista Serbe për pjesëmarrjen: Kemi 2 KUSHTE

Dita e 8 e protestave në veri të Kosovës. • Qytetarët serbë prej mëngjesit të sotëm janë mbledhur para selive komunale, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ku ushtarët e KFOR dhe forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë krijuar një perimetër sigurie përmes gardhëve me gjemba.• Situata aktualisht paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për incidente, madje KFOR ka hequr disa tela gjemborë.•Ndërkohë Lista Serbe ka pohuar pjesëmarrjen në zgjedhje, por vetëm nëse plotësohen dy kushte: Forcat speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe • BE ka shprehur gatishmëri për oragnizimin e një takimi Kurti-Vuçiç. •Ndërkohë të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të qëndrojnë sot në Beograd dhe të martën në Prishtinë, për të nxitur palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri, trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Forcat e reja të ushtrisë mbërrijnë në Kosovë

KOSOVË- NATO ka konfirmuar më 5 qershor se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zvecan më 29 maj i kishin lënë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi Turqinë për dërgimin e trupave përforcues për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

“Turqia është një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Këtu përfshihen trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta”, citohet t’i ketë thënë Stoltenberg presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit, më 4 qershor.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve. Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në ato ndërtesa në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./REL 

1 VITE ME PARE

Nënkryetari i PDK-së: Kurti uli sovranitetin dhe krijoi kaos në veri të Kosovës

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Abelard Tahiri

KOSOVË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ulje të sovranitetit në katër komuna në veri. Ai i ka bërë thirrje që të mos shpallë zgjedhjet e parakohshme duke u shprehur se ky është një eksperiment nga i cili ai nuk mund të dalë dot, shkruan media serbe Alo.rs. 

“Lista Serbe nuk është në gjendje ta kushtëzojë Kosovën e as Vuçiqin. Ne kemi shtet, institucione dhe parlament. Ne si aleancë ishim shumë të ndershëm ndaj kësaj qeverie. Ne ishim të vetmit që dolëm dhe thamë. Zoti kryeministër, mos shkoni në zgjedhje se po hyni në një eksperiment nga i cili nuk mund të dilni, ndodhi ajo që paralajmëruam. Policia është aty për të garantuar rendin dhe qetësinë publike. Pika 7 e marrëveshjes do të shkelë rendin tonë kushtetues, por ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë. Qëndrimi i PDK-së është detyrim ndaj SHBA-së. Është e papranueshme që të vendosen sanksione ndaj SHBA-së. ne për shkak të veprimeve të pamatshme të një personi”, tha Tahiri.

Tahiri tha se të enjten do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës dhe se në njërën prej tyre do të diskutohet për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Serbët e bllokuan dhe e sulmuan me gurë, KFOR ndihmon policinë të kalojë makinën në Zveçan

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
KFOR

KOSOVË- Ushtarët e KFOR kanë ndërhyrë sot në Zveçan për të ndihmuar forcat e policisë të largojnë mjetin e tyre, pasi ishte bllokuar dhe më pas sulmuar me sende të forta nga protestuesit. 

Protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të veturës policore e cila ishte duke patrulluar në atë zonë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi e si pasojë e sulmit, makinës i është thyer xhami.  Nuk raportohet për persona të lënduar. 

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ FAZ: Politikat e Kurtit të njejta me ato të Serbisë për destabilizimin e rajonit

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Albin Kurti

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës dhe qëndrimi i kreut të qeverisë për të zgjdhur tensionet është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Gazetari, Michael Martens i prestigjozes gjermane 'Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)' ka botuar sot një artikull për situatën në veri të vendit.

Artikulli në fjalë është titulluar “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?” (gj. ëer spielt ein falsches Spiel im Kosovo?”) dhe paraqet dyshime shumë të forta se Kryeministri i Kosovës po ndjek politika që janë në përputhje me planin serb për destabilizimin e Ballkanit.

“...politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit,” – ka shkruar z. Martens mes tjerash në këtë artikull. 

Martens shkruan se një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë.” – shkruhet në një paragraf tjetër ku argumentohet qëndrimi i tij.

Martens po ashtu i referohet marrëveshjes së 2013 ku parashikohej që përveç krijimit të asociacionit të komunave serbe, të ketë dhe integrim të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës. Çështje që sipas gazetarit, Kurti po i kundërshton tani pas 10 vitesh me argumente pjesërisht të dobëta.  Gazetari gjithashtu argumenton pse fjalët e Kurtit kundër Asociacionit nuk qëndrojnë.

“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar.” – argumenton tutje Martens.

Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiçit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë. 

1 VITE ME PARE

Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun, takohet me kryekomunarët shqiptarë: Po kontribuojnë në paqe e në shtensionimin e situatës

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vizituar Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku është pritur nga dy kryetarët e komunave, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri. Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi tha se ka parë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.

“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre. Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, shtoi kryetari i PDK-së.

Dy kryetarët, Peci dhe Zeqiri, kanë vendosur të pranojnë kërkesën e ndërkombëtarëve për të punuar nga objektet alternative dhe jo nga objektet komunale, derisa të gjendet një zgjidhje. 

1 VITE ME PARE

Serbët bllokojnë rrugën/ Polica e Kosovës nuk lejohet të kalojë në Zveçan, sulmohet me gurë (FOTO)

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Policia e Kosovës

KOSOVË- Kanë nisur incidentet e para në protestën që po mbahet sot për të tetën ditë radhazi nga serbët në tre komunat në veri të Kosovës. Mediat vendase raportojnë se policia e Kosovës nuk është lejuar të kalojë rrugën në Zveçan, ndërsa protestuesit kanë krijuar barriera dhe më pas kanë sulmuar me sende të forta. 

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
policia

Afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake. Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.  

1 VITE ME PARE

Sarrazin për tensionet në veri: Protestat në veri u mbështetën gjerësisht nga serbët lokalë, Kurti ta kuptojë këtë

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Manuel Sarrazin

KOSOVË- Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor ka folur sërish për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Duke folur për medat gjermane Sarrazin u shpreh se çështja qendrore që mbetet e pazgjidhur është “integrimi i plotë i serbëve të veriut” në strukturat shtetërore të Kosovës. 

“Në fillim, më duhet t’ju them atë që i kam thënë drejtpërsëdrejti Kryeministrit Kurti: Të gjithë janë përgjegjës për veprime e tyre”,- tha Manuel Sarrazin, ndërsa fajsëoi edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilin tha se “solli mosbesim shtesë me deklarimet e tij dhe votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan Rtk.

Saracin u shpreh se "protestat paqësore u mbështetën gjerësisht nga serbët në veri të Kosovës", veçanërisht nga shoqëria civile në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe theksoi se politikanët kosovarë duhet të kuptojnë seriozisht se veprimet e tyre në veri të janë refuzuar “më shumë se sa mendojnë”.

1 VITE ME PARE

Tensionet në Kosovë / BE: Të gatshëm të oragnizojmë takimin Kurti-Vuçiç

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
veriu i Kosovës

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratën e ka dhënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke komentuar takimin e mundshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

'Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së [Mirosllav] Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, [Josep] Borrell, e Përfaqësuesi i Lartë do t'i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë”- ka thënë Stano.

1 VITE ME PARE

Zhvillimet në komunat në veri/ Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i shkojnë në zyrë Kurtit, DETAJE nga takimi

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Kurti me ambasadorin e Gjermanisë dhe Francës

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me  Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad. Takimi është bërë i ditur zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate.

Gjatë takimit njoftohet se u diskutua rreth zhvillimeve në komunat në veri të Kosovës dhe mënyrave për qetësimin e tensioneve. Ndërkohë mësohet se pjesë e diskutimeve ishte gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.

Njoftimi:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot në mëngjes Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në tre komunat në veri të vendit pas ditës së parë të punës së kryetarëve të rinj dhe dhuna e shkaktuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve të Kosovës dhe gazetarëve nga grupe ekstremiste serbe. U pajtuan për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës. Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin dhe zëvendësambasadorin për interesimin e vazhdueshëm të Francës dhe Gjermanisë si dhe kontributin e tyre.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri/ Lista Serbe doli me 2 kushte, Simiç mohon lajmin

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Igor Simiç

SERBI- Lista Serbe raportohet se ka bërë të ditur dy kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja të mundshme për komunat në veri. E para është qët të tërhiqen Njësitet Speciale nga veriu, dhe të formohet Asociacioni, raportoj REL.

Por ky lajm është mohuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, i cili me anë të një postimi në Facebook iu bëri thirrje mediave të përgjegjshme dhe profesionale që të mos bien në provokimet dhe trillimet nga Radio Evropa e Lirë.

Postimi i plotë:

"Lajm i rremë. Qëndrimi i Listës Serbe që ia dërgova gazetarit të Radio Evropa e Lirë lidhur me situatën në veri është si vijon:

Çështjet prioritare që duhet të zgjidhen për të de-përshkallëzuar situatën në terren, që janë edhe kërkesa e serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë janë që forcat speciale të Kurtit të largohen nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e komunave që nuk kanë Legjitimiteti dhe ligjshmëria nuk vjen në këto objekte sepse qytetarët nuk i kanë zgjedhur, dhe për të liruar të arrestuarit në mënyrë të pajustifikueshme Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç, apo për të ndalur persekutimin e bashkëqytetarëve tanë që kanë mbrojtur paqen dhe lirinë në protestat e dy viteve të fundit. regjimit të Albin Kurtit.
Sa i përket zgjedhjeve, qëndrimi i Listës Serbe dihet nga e kaluara, se forcat speciale të Kurtit duhet së pari të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, ku janë të pranishëm në mënyrë të paligjshme, dhe që prej muajsh po ngacmojnë serbët. 

Ndaloni lajmet e rreme!
I bëj thirrje mediave të përgjegjshme dhe profesionale që të mos bien në provokimet dhe trillimet që kanë vendosur në faqen e RSE-së dhe pres një ndjesë dhe demantim të menjëhershëm nga redaksia e tyre!

1 VITE ME PARE

Situata e qetë në veri të Kosovës, KFOR-i heq disa tela gjemborë në Zveçan

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
KFOR

KOSOVË- Pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave gjemborë që i vendosën një ditë më parë, për të rritur sigurinë.

Telat gjemborë janë parë, një ditë pas përleshjes që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it, raporton REL.

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Nxënësit serb të shkollave fillore i bashkohen protestës në Zveçan

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
Zveçan

KOSOVË-Nxënës të shkollave fillore në Zveçan janë mbledhur të hënën para ndërtesës komunale, po protestojnë serbët lokalë, raporton REL.

1 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Lista Serbe ka dy kushte për pjesëmarrjen në zgjedhje

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë

KOSOVË- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka pohuar se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, por vetëm kur t’i plotësohen dy kushte.

Kushti i parë është që forcat speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe i dyti të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë. Duke folur për tensionet në veri, Lista Serbe ka thënë se çelësi për ulje të tensioneve është që të mos ketë forca speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe që kryetarët, që ajo i konsideron “të paligjshëm”, të mos shkojnë në ndërtesat komunale.

1 VITE ME PARE

Situata e qetë/ Serbë fillojnë të mblidhen në veri, përfaqësuesit e Listës Serbe i bashkohen protestës

DITA e 8-të e tensioneve! Komunat në veri më pranë
veriu i Kosovës

KOSOVË- Protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale në Veri. Situata deri më tani paraqitet e qetë.

Radio Evropa e Lirë raporton se afër ndërtesës së komunës në Zveçan shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake.

Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Situatë alarmante në Vlorë! Rrjedha e ujit merr para një qytetare

Berisha: Unë do të jem i pranishëm edhe njëherë në krah të çdo protestuesi

Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës!

Refuzimi i komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë/ Berisha: Luftë klanesh

Berisha: SPAKU i partisë është shndërruar në instrumentin më të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar

"Qëllimet tona janë qëllimet demokratike"/ Berisha: Beteja jonë gjer në krijimin e qeverisë teknike

21 janari u ndërtua mbi një mashtrim/ Berisha:7 tetori, dita për të hapur dyert e zgjedhjeve të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha drejtuar policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Qeveria teknike/ Berisha: Ne jemi të bindur se Rama nuk e do këtë, por ne nuk do heqim kurrë dorë

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore

Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgos

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

Opozita u la jashtë!71deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Deputeti socialist shfrenon gojën: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

Peleshi futet në Kuvend, Noka dhe Bardhi: Keni shpallur armik opozitën!

"Mos më prek me dorë!' Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti

Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

Rama në takimin me kandidatë e rinj për deputetë: Bora u bë e famshme se u bë meme si fillim

Djegia e karrigeve nga opozita dhe kaosi në Kuvend, Rama: Shenjë revolte kundër një vendimi gjykate

Kaosi në Kuvend, momenti kur gardisti shpëton Spiropalin nga sendet e hedhura drejt saj

Bardhi godet Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje

"Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot", Sula: Rama dhe Xhafaj kanë bërë hakmarrje primitive

"Ka shitur Shqipërinë "/ Çupi: Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën

Gjekmarkaj: Në 7 tetor do të jemi në rrugët e Tiranës për të mbrojtur demokracinë!

"Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë", Noka: Pa qeveri teknike, nuk ka qetësi

Çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit, përplasja fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit

Kaosi në Kuvend, Spiropali ndërpret seancën plenare

Spiropali lexon vendimin për Salianjin, deputetët e PD-së hedhin sende drejt kryetares së Kuvendit

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës mblidhen te foltorja

Rikthehet kaosi në Kuvend, mbyllet seanca plenare

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur shtetin

Seanca nis me përplasje dhe tension, deputetët e PD-së nxjerrin karriget jashtë Kuvendit

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile:7tetor në ora6,Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit

Kryesia e PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen

Berisha: Më 6 tetor, çdo opozitar, çdo shqiptar të largojë flamujt partiakë!

Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin

Berisha: E vërteta është se me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

Berisha: Ervin Salianji u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij!

Cili do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit pas burgosjes së Salianji?Përgjigjet Berisha

Berisha: Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të mosbindjes civile edhe në parlament

Berisha: Salianji u tregoi shqiptarëve se vëllezërit Xhafa vazhdonin trafikun e drogës

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, deputeti i PD-së: Do të jemi pranë tij

"Shqipëria me burgje politike"/ Berisha: Të bashkohemi në betejën për qeverinë teknike