LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje"/ Berisha: Dumani ka konflikt interesi me Veliajn

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se, Partia Demokratike do të falë të gjitha gjobat e vendosura për energjinë elektrike, ujin e pijshëm dhe ndërtimet pa leje për kategori të caktuara qytetarësh, si pensionistët, familjet në nevojë dhe ato me të ardhura të ulëta. • Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha premtoi se qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të diferencojë çmimet e energjisë elektrike, duke vendosur tarifa të ulëta për ata me të ardhura minimale dhe nevoja bazike, ndërsa çmime më të larta do të aplikohen për ata me të ardhura të larta. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama, për udhëtim të përsëritur me makinën e klanit të Xibrakës, një grup kriminal i përfshirë në aktivitetin e drogës. • Ai publikoi përpara gazetarëve të dhëna të cilat tregojnë se Olsi Rama ka udhëtuar pesë herë me makinën me targën AA653DM, dhe theksoi se ky informacion është në kontrast me deklaratat e Olsi Ramës, i cili kishte thënë se kishte udhëtuar vetëm një herë me këtë makinë. • Kryedemokrati Berisha iu drejtua kryeministrit Rama me pyetjen se pse, Olsi kaloi në Morinë, një pikë kufitare, në ditën e arrestimit të një grupi kolumbianësh me një makinë pa targë, duke thënë se Olsi mund të ketë qenë duke u përpjekur të fshihte identitetin e tij. • Berisha gjithashtu akuzoi edhe Edi Ramën, për përpjekje për të mbrojtur vëllain e tij, duke e konsideruar atë si kreun e grupit kriminal. • I pyetur nga gazetarët rreth hetimit të SPAK drejt kryebashkiakut Veliaj, Berisha hodhi akuza për mashtrime dhe korrupsion, duke e lidhur atë me një operacion që ai e quan “diktuar nga revolta popullore” dhe “mosbindja civile”. • Berisha vuri theksin mbi lidhjet e dyshimta të Dumanit dhe Veliajt dhe tha se qytetarët do të vazhdojnë të protestojnë deri në momentin që ata të ndëshkohen për veprimet e tyre. • Kryedemokrati, Sali Berisha e cilësoi Lulzim Bashën si, “vëllain siamez” të Taulant Ballës. 

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i pyetur për Lulzim Bashën, e cilësoi atë si binjakun siamez të Taulant Ballës. Në konferencën me mediat, Berisha u shpreh se ata kanë marrëdhënie të thella. Berisha tha se situata është shumë më e komplikuar se çështja 'Toyota Yaris', duke theksuar se ka disa çështje që lidhen me këtë bashkëpunim.

"Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës. Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla. Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Protesta e PL para SPAK/ Berisha: Ne qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë dhe të sigurt në fitore

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha theksoi rëndësinë e protestës së organizuar nga Partia e Lirisë, ku demokratët ishin të ftuar të merrnin pjesë. Gjatë një konference për mediat, Berisha e quajti rrëmbimin dhe keqtrajtimin e Ilir Metës një akt të rëndë të torturës publike, duke e krahasuar me veprime të regjimit komunist. Berisha kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe mbështetësit e saj, duke e akuzuar për një diktaturë të mbrojtur nga influencat ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit

"Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot. Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar. Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Gjithçka për një person në hetim.

Kisha sot një mik në zyrë dhe isha në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, kur më pyeti po pse është në arrest shtëpie Sali Berisha, i thashë person në hetim. Nuk e besoi. Person me integritet. Pasi telefonoi në Tiranë, më mori në telefon e më tha, të kërkoj ndjesë se tani e kuptova. Pra, çfarë ndodh në Shqipëri është shumë e vështirë të imagjinohet sepse Shqipëria është një diktaturë në mes të Europës. Një diktaturë e mbrojtur nga propaganda, e mbrojtur nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, i cili është edhe censori kryesor mbi tokë. Në qoftë se diktaturat e tjera censurojnë në vendin e tyre, Soros censuron në të gjithë botën. Dhe kjo është e vërteta. A mund të imagjinojë kush? Ndaj dhe ne qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë dhe të sigurt në fitore Një narko-diktaturë nuk mund të qëndrojë në mes të Europës. Jo," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Hetimi i SPAK për kryebashkiakun e Tiranës/ "Dumani në konflikt interesi me Veliajn", Berisha: Veliaj ka bashkëpunëtor nipin e gruas së Dumanit

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kontrollet e BKH në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe hetimin e SPAK ndaj tij. Berisha tha se operacioni ishte i diktuar protestat e zhvilluar çdo javë para bashkisë së Tiranës. 

Më tej ai u shpreh se kryeprokurori Altin Dumani ka konflikt interesi me Veliajn, sepse sipas tij ka si nip të gruas një bashkëpunëtor të kryebashkiakut, i cili quhet Klajdi Meçe. Berisha u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë deri sa Veliaj të shkojë në burg. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt. Kjo protestë ka qenë e bazuar në faktin se dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, provonin se Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës.

Dhe për këtë akt kriminal të Erion Veliajt, prej delikuenti lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili e kishte kundërshtuar 5 herë me radhë, kërkesën e Erion Veliajt. Por kokën e Arben Ahmetajt e kërkonte në tepsi Linda Rama, dhe Edi Rama dhe urdhri u zbatua. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë kritik për Arben Ahmetaj, por nuk mund të pranoj kurrë, që një njeri që e ka kundështuar 5 herë koncesionin e djegësit të Tiranës, të arrestohet dhe ai që ka mashtruar 5 herë të vazhdojë të kryejë detyrën. Por miqtë e mi, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo.

Por në fakt, jo pa konflikt interesi është edhe vetë Altin Dumani, i cili e ka si nip të gruas, një bashkëpunëtor të ngushtë, një Klajdi Meçe, të Erion Veliajt. Klajdi është një zullumqar i Fresshit. Me të atin në shtëpi, jeton Altini, Altin Zamani. Po, po jetojnë në një shtëpi. Hajde prekeni. Nëse ka akte kriminale të pa konceptueshme, por njeriu që deklaron 1 mijë herë, se ka mbjellë 1 milionë pemë. Njeriu që ka blerë pishën e zakonshme 6400 euro. Të blesh, por as pisha më ekzotike nuk shkon 6 mijë euro. Ky i ka blerë, hajduti që është ministër tani, Gonxhja ka qenë drejtor. Se Mazniku është me kompaninë e Milorancit. Pra të gjitha këto, mjaftonin 10 herë për ta nxjerrë. I kam thënë atij, qytetarët do të ndahen ty, vetëm kur të të varin në shtyllën e turpit të historisë.

Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat.
Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën. Ka dhe foto të tjera ky Klajdi Meçe. Klajdi është me Erion Veliajn. Dumani banon me të atij e tij në një shtëpi. Seç i lidh, një Zot e di, nuk janë as fqinj, por në një shtëpi. mPra është një operacion i diktuar nga revolta popullore, mosbindja civile, e cila do të vazhdojë gjersa qytetarët të ‘varin’ në shtyllën e turpit, aty ku e ka vendin, kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj.

1 MUAJ ME PARE

"Dje kishte marrë garanci se do e nxirrnin qelibar"/ Pyetja e Berishës për Ramën: Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë?

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se dje u duk sikur kryeministri Edi Rama kishte garanci se i vëllai do dilte i pastër nga çështja e "Xibrakës".

Teksa akuzonte vëllain e kryeministrit si trafikant, Berisha i drejtoi Ramës pyetjen: Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë? Ai paralajmëroi se do të nxjerrë udhëtime të tjera të Olsi Ramës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

U ndala këtu sepse Edi Rama dje dukej se kishte marrë garanci nga Skapi i partisë se Olsin e tij do e nxjerrin qelibar. Olsi është një trafikant me çizme, këmbë e kokë, i cili ka qenë vetë në krye të grupit të Xibrakës. Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë? Pse Olsi kishte frikë o zoti Rama dhe hiqte targën e makinës?

Po në qoftë se ti Edi Rama nuk je kreu i grupit, ty vetëm ky moment duhet të të mjaftonte për ët kuptuar se vëllai yt është një delinkuent. Ti je kreu i grupit, prandaj do të shpëtosh me çdo kusht vëllain. E ke të kotë. Rasti i tij, mos mendon se do lash duart ti dhe ai me Dumanin, Krajën dhe kompani.

Ua them unë këtu, agjencitë më serioze në botë të luftës kundër krimit dhe drogës do dërgojnë dosjen e tij. Prandaj lëri kërcënimet prej frikacaku, mos rreh gjoksin për shkak të Dumanit dhe Krajës se Olsi është i përfunduar. Por e vërteta është jo më pak ti vetë. Radhën tjetër do ua jap të gjitha faqet të marra nga sistemi TIMS. Por meqenëse janë një listë emrash, të cilët nuk kanë nevojë të publikohen për efekte privacie, do ua jep nga këto origjinale për udhëtimet e anëtarit kryesor të grupit të Xibrakës, Olsi Rama, të cilin Edi Rama si vëlla që e ka kërkon ta shpëlajë përmes Skrapit të partisë.

1 MUAJ ME PARE

"Një nga kokat më të rrezikshme të grupit", Berisha: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë më makinën e klanit të Xibrakës

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se pasi gjykata të dalë me reagim zyrtar për çështjen e të vëllait, do të zhvillojë interpelancën me kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhin,

Duke e cilësuar si një nga kokat më të rrezikshme të çështjes së "Xibrakës", Berisha tha se Olsi Rama ka gënjyer publikun kur ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës. Sipas tij, vëllai i kryeministrit ka udhëtuar 5 herë me të njëjtën makinë me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Dje Edi Rama doli nga strofulla i tmerruar. Është në koshmar dhe për të mos u paraqitur në interpelancë për të shkelur Kushtetutën, për të mos ardhur në interpelancë për gjobën më të madhe në histori që i bëri Shqipërisë me 120 milionë euro të Beketit, gjobë personale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, e dokumentuar. Sikundër reagim për të justifikuar mosparaqitjen e tij, shpalli se nuk paraqitem me Gazment Bardhin po nuk doli Olsi i fajshëm apo i pafajshëm në lidhje me Xibrakën.

Tani, ju lutem të informoni qytetarët se Olsi është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës. Olsi Rama ka mashtruar publikun, ai ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës, njëherë në Selanik. Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër.

Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha. E kishin si makinë të tyre.

Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.

1. Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.
2. Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.
3. Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.
4. Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.
5. Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.

Pra, personi që thotë kam udhëtuar njëherë me këtë makinë, unë kam të regjistruara këtu 5 herë, por ekzistojnë edhe data të tjera.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje

"Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat në selinë blu. Berisha ka nisur fjalën e tij me ligjin për faljen e gjobave të propozuar dje në Kuvend nga PS. Sipas tij ai ligj është mashtrim sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

Berisha tha se me PD në qeverisje çdo qytetar që, sipas tij është gjobitur mbi bazën e këtij ligji, do të marrin dëmshpërblim. Ai deklaroi më tej se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Dje, në një veprim klandestin, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale. Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

Në këtë kuadër, çdo qeveri është e detyruar të rikthejë çdo gjobë të vënë bazuar në këtë ligj. Por narko-shteti, narko-diktatura, e cila njeh vetëm vullnetin e padrinos dhe kreut të krimit, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vazhduar praktikën antikushtetuese të gjobitjes së qytetarëve dhe tani së fundmi bën sikur po i fal gjobat, në një kohë kur ato kanë qenë të gjitha të paligjshme.

Ndaj dënoj këtë mashtrim publik dhe garantoj çdo qytetar që janë gjobitur mbi bazën e atij ligji antikushtetues, nga data e hyrjes në fuqi gjer sot, se ata do të dëmshpërblehen, do u kthehet qindarkë për qindarkë e gjithë shuma e gjobës që kanë paguar. Ftoj çdo qytetar të mos paguajë një qindarkë gjobë antikushtetuese.

Sikundër deklaroj se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Ftoj këto familje të mos paguajnë asnjë qindarkë, pasi këto gjoba do të jenë 100 përqind të falura.

sali berisha

Sondazh

Poll

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji