LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së Tiranës", Teliti: Veliaj të japë llogari për 30 mln eurot e vjedhura! Balliu-policisë: Arrestoni kriminelët e banditët që janë sot të lirë

• Ka nisur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kreut të saj, Erion Veliajt, pas aferës "5D". • Me pankarta në duar dhe thirrje "Hajdut", "Erion Veliaj, në burg", "Erion shko te shokët", qytetarët janë mbledhur pranë godinës së Bashkisë. • Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. • Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. • Teksa organizatorët po mbajnë fjalën, janë hedhur dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Bashkisë. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, ka mbajtur fjalën në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës. • Duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rezolutën anti-korrupsion të PS, Teliti u shpreh se kryeministri duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të dalë para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari për eurot e vjedhura. • Sipas tij vetëm atëherë kreu i qeverisë mund të flasë për luftën ndaj korrupsionit. • Koordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, i ka bërë thirrje forcave të rendit që të arrestojnë ata që i vjedhin. • Balliu tha se çdo pushtetar që mendon se impresionon me presione, gabon.• Ai i bëri thirrje policisë të nxjrrin hajdutet, siç thotë ai, nga bashkia. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar nga protesta se Bashkia e Tiranës sipas tij është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. • Teksa e cilësuar kryebashkiakun Veliaj si hajdut dhe mafioz, Blushi shprehet ndër të tjera se ky i fundit duhet arrestuar dhe nuk duhet të qëndrojë më në krye të Bashkisë. • Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë fjalë së tij në protestën te Bashkia e Tiranës, ka hedhur akuza se Bashkia është skena më e madhe e krimit në Shqipëri. • Këlliç shprehet se në Bashkinë e Tiranës sipas tij shkojnë hajdutë çdo ditë për të përvetësuar taksat e qytetarëve. • Ai ju bën thirrje policisë që të mos arrestojnë protestuesit pasi ata po protestojnë kundër vjedhjes së taksave të tyre.

9 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

FOTOLAJM/ Vezë, molotovë, portokalle dhe fjalime, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Është mbajtur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kreut të saj, Erion Veliajt, pas aferës "5D". Me pankarta në duar dhe thirrje "Hajdut", "Erion Veliaj, në burg", "Erion shko te shokët", qytetarët janë mbledhur pranë godinës së Bashkisë.

Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. Teksa organizatorët po mbajnë fjalën, janë hedhur dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Bashkisë.

2 JAVE ME PARE

Protesta kundër Veliajt/ Këlliçi: Bashkia skena më e madhe e krimit në vend. Policia të rreshtohet krah qytetarëve, jo ti arrestojë

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Belind Këlliçi

TIRANË - Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë fjalë së tij në protestën te Bashkia e Tiranës, ka hedhur akuza se Bashkia është skena më e madhe e krimit në Shqipëri. Këlliç shprehet se në Bashkinë e Tiranës sipas tij shkojnë hajdutë çdo ditë për të përvetësuar taksat e qytetarëve. Ai ju bën thirrje policisë që të mos arrestojnë protestuesit pasi ata po protestojnë kundër vjedhjes së taksave të tyre.

Këlliçi: Kjo godinë është sot skena më e madhe e e krimit në Shqipëri. një kryetar bashkie që çdo ditë që shkon në atë zyrë, shkon me bandën 5D, për të vjedhur, taksat tuaja, shkollat tuaja, të ardhmen tuaj. Ju kishim dhënë fjalën se pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit do të bënim transparencë të plotë mbi atë masakër elektorale dhe financiare që ndodh çdo ditë ën qytetin e Tiranë dhe në të gjithë Shqipërisë. Vetëm në këto muajt e fundit kemi shpalosur para jush, një skemë vjedhjeje të padëgjuar dhe të pahasur më parë. Deri tani kemi faktuar qytetarëve, por mbi të gjitha SPAK-ut, se si janë paguar 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Kjo është një vjedhje e paprecedentë, e padëgjuar kurrë më parë, e pahasur kurrë. Të nderuar anëtarë, të nderuar drejtues të Policisë së Shtetit, anëtarë të forcave të rendit. Ta keni të qartë se askush nga protestuesit nuk ka asnjë problem me ju. Përkundrazi, ne dalim në këtë betejë edhe për ju sepse një kapele juaj kushton pothuajse sa rroga juaj. Policë bashkiakë! A e dini që drejtori juaj është biznesmen dhe nuk është shërbëtor i qytetarëve dhe i qytetit të Tiranës?! A e dini që Ermal Kapllanaj është një bandit, një hajdut, si gjithë hajdutët e bandës 5D?! A e dini që në këtë godinë shkojnë hajdutë çdo ditë për të përvetësuar taksat e qytetarëve të Tiranës?! Ndaj ju bëj një ftesë publike, forcave të rendit, Policisë së Shtetit, Policisë bashkiake: rreshtohuni krah qytetarëve, ne po e bëjmë këtë betejë edhe për ju!”

 

2 JAVE ME PARE

Protesta/ Blushi: Bashkia është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Hajduti Veliaj duhet arrestuar!

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar nga protesta se Bashkia e Tiranës sipas tij është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Teksa e cilësuar kryebashkiakun Veliaj si hajdut dhe mafioz, Blushi shprehet ndër të tjera se ky i fundit duhet arrestuar dhe nuk duhet të qëndrojë më në krye të Bashkisë.

Tedi Blushi: Kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Kjo bashki është përvëluar dhe krimi i organizuar ka futur kthetrat në të. Të dashur qytetarë dhe qendrestarë të Tiranës, kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor, sepse bashkia e Tiranës është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Bashkia nuk mund të jetë strofull e hajdutëve që vishen me tanga, nuk mund te jete strofull e kriminelëve, e këtyre hajdutëve të pacipë dhe pa moral. E këtyre monstrave të cilët duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

Ju besoj e patë çfarë ndodhi pak ditë më parë., vetëm 5 minuta shi, tirane u përmbyt, sepse taksat tuaja i ka marrë lumi. Sepse me taksat tuaja Erion Veliaj vishet si një mafioz ordiner. Ky kriminel duhet arrestuar dhe duhet nxjerrë zvarrë nga kjo godinë, sepse ai e ka humbur besimin e qytetarëve. Ndaj e ftoj policinë e shtetit qe kanë dinjitet që kanë familje na ndihmoni të arrestojmë këtë kriminel. Na ndihmoni të arrestojmë këtë hajdut. Tirana nuk meriton më hajdutë më tanga....

2 JAVE ME PARE

"Nxirrni hajdutët nga bashkia", Balli thirrje policisë: Arrestoni kriminelët e banditët që janë sot të lirë

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Klevis Balliu

TIRANA- Koordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, i ka bërë thirrje forcave të rendit që të arrestojnë ata që i vjedhin. Balliu tha se çdo pushtetar që mendon se impresionon me presione, gabon. Ai i bëri thirrje policisë të nxjrrin hajdutet, siç thotë ai, nga bashkia.

“Sot më shumë se çdo ditë është koha për t’u treguar pushtetit të kalbur se nuk biem pre e lojërave të korrupsionit. Jemi këtu për të larguar hajdutët në qeveri e bashki.

Thirrje policisë: Nxirrni hajdutët nga bashkia. Arrestoni Veliajn dhe hajdutët pas tij. Ju vjedh rrogat dhe paratë. Arrestoni kriminelët e banditët që janë sot të lirë.

Çdo pushtetar nëse mendoni se na impresiononi me presione, gabon. Sot jemi këtu dhe do të jemi për t’ju përgjigjur qytetit dhe interesave kombëtare”, tha Balliu.

2 JAVE ME PARE

"Bashkia shpellë korrupsioni"/ Teliti: Rama të sjellë Veliaj para Këshillit Bashkiak, të japë llogari për 30 mln eurot e vjedhura

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Dorian Teliti

TIRANË - Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, ka mbajtur fjalën në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës. Duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rezolutën anti-korrupsion të PS, Teliti u shpreh se kryeministri duhet të detyrojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të dalë para Këshillit Bashkiak për të dhënë llogari për eurot e vjedhura. Sipas tij vetëm atëherë kreu i qeverisë mund të flasë për luftën ndaj korrupsionit.

Teliti: Ky institucion është kthyer në një shpellë korrupsioni dhe klientelizmi dhe që do ta zbrazim nga ata që po shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, - theksoi Teliti. - Ju e patë dje Kryeministrin, Edi Ramën, i cili fliste për korrupsionin, se si donte ai ta luftonte atë. E ka një provë të parë për ta dhënë, pasnesër. Pasnesër është thirrur mbledhja mujore normale e Këshillit Bashkiak të Tiranës. A do të ketë fuqi Edi Rama të sjellë Erion Veliajn në Këshillin Bashkiak, përballë me gazetarët për të dhënë llogari?!

A do ta detyrojë dot Edi Rama, Erion Veliajn, të vijë në Këshillin Bashkiak për të dhënë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e pesë drejtorëve të tij?! A ka fuqi Edi Rama që ta detyrojë Erion Veliajn që të vijë në Këshill Bashkiak dhe të japë llogari se ku kanë shkuar 132 milionë euro e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston?!.

2 JAVE ME PARE

Protesta kundër Veliajt, qytetari "armatoset" me vezë e portokalle (VIDEO)

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Pamje nga protesta

TIRANË - Qyetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas aferës "5D". Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, një qytetar është duke bërë gati një formë me vezë për ta hedhur më pas drejt godinës së Bashkisë. 

 
2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protesta para Bashkisë, hidhen molotovë drejt godinës

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka nisur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kreut të saj, Erion Veliajt, pas aferës "5D". Teksa organizatorët po mbajnë fjalën, janë hedhur dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Bashkisë.

 

Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

 

 

2 JAVE ME PARE

"Erion Veliaj në burg"/ Nis protesta te Bashkia e Tiranës

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Protesta te Bashkia

TIRANË - Ka nisur edhe këtë të martë Protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës "5D" që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Me pankarta në duar dhe thirrje "Hajdut", "Erion Veliaj, në burg", "Erion shko te shokët", qytetarët kanë rrethuar godinën e Bashkisë.

Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.

 

2 JAVE ME PARE

Protesta kundër Veliajt/ Policia publikon masat: Bllokohet bulevardi kryesor pranë Bashkisë, si devijohet qarkullimi

"Molotovë dhe vezë drejt Bashkisë së
Pamje nga protesta

TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar edhe këtë të martë masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas aferës "5D".

Në njoftimin zyrtar Policia bën me dije se ditën e sotme duke filluar që nga ora 9:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Deri në përfundimin e tubimit, do të përdoren rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Më tej Policia ka bërë thirrje për protestuesit të mos shfaqin asnjë shenjë dhune.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e sotme, më datë 28 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

protesta e opozites para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme