LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Duam drejtësi"/ Familjarët e Leo Sadikut dhe Martin Canit protestë para Ministrisë së Shëndetësisë: I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria!

• Familjarët e 14-vjeçarit Martin Cani i cili humbi jetën pas një konflikti në shkollën “Fan Noli” dhe 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën te spitali i QSUT-së, kanë dalë në protestë këtë të martë. • Ata janë mbledhur fillimisht në shkollën “Fan Noli” ku kanë vendosur lule të nder të kujtimit të Canit dhe më pas kanë shkuar para Ministrisë së Shëndetësisë. • Familjarë dhe të afërm kërkojnë drejtësi për zbardhjen e dy ngjarjeve të rënda. • Familjarët e Canit akuzojnë se në krim janë të përfshirë edhe persona të tjerë që sipas tyre vijojnë ende të jenë të lirë, ndërsa familjarët e Sadikut ngrenë akuza për neglizhencë nga ana e mjekëve të QSUT. • Motra e Leos, Anastasia Sadiku u shpreh se mjekësia shqiptare i vrau vëllanë. • Sadiku shtoi se QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim dhe se ata dalin me pretendime të rreme. • Ajo thekson se mjekët nuk i bënë të vëllait asnjë eko zemre, skaner apo një matje tensioni. • Anastasia ka shtuar se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për të vëllanë. • Sipas saj mjekët i lënë fëmijët të vdesin dhe se kjo është Shqipëria. •Nëna e Leos gjatë fjalës së saj u shpreh se djali i saj plot ëndrra luftoi shumë për jetën e tij. •Ajo shtoi se një mjeke e la djalin e saj të mitur në mëshirë të fatit. •Sipas saj mjekja e ka lënë të ndjerin 7 orë me të vjella vetëm me një serum. •Roveta tha se do të vendosë drejtësi pasi ia ka premtuar djalit të saj në momentet e fundit të tij.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Nuk e solla në Tiranë për të ma vrarë", nëna e Leo Sadikut: M’u përvëlua shpirti! Një palo mjeke e la në mëshirë të fatit djalin tim, do luftoj për drejtësi

"Duam drejtësi"/ Familjarët e Leo Sadikut dhe Martin Canit
Nëna e Leo Sadikut

TIRANË- Nëna e Leos, Roveta Sadiku ka marrë pjesë në protestën e sotme që po zhvillohet para Ministrisë së Shëndetësisë. Nëna e të ndjerit falenderoi pjesëmarrësit të cilët u bashkuan me dhimbjen e saj. Nëna e Leos gjatë fjalës së saj u shpreh se djali i saj plot ëndrra luftoi shumë për jetën e tij.

Ajo shtoi se një mjeke e la djalin e saj të mitur në në mëshirë të fatit. Sipas saj mjekja e ka lënë të ndjerin 7 orë me të vjella vetëm me një serum. Ajo theksoi se nuk e solli djalin e saj të mjekohej në Tiranë për ta vrarë. Roveta tha se do të vendosë drejtësi pasi ia ka premtuar djalit të saj në momentet e fundit të tij.

"Unë jam mami i Leos dhe për Leon tim do luftoj deri në fundin e ditës sime të jetës. Ishte plot me endrra që ja ndërpretë jetën në mes. Ishte trim i vogël, luftoi shumë për jetën e tij, për një palo mjeke, që e ka emrin Jorgji, e ka lënë në mëshirë të fatit djalin tim. E ka lënë 7 orë duke vjellë, vetëm me një serum me ujë. Vetëm ma futën djalin në dhe, a ke fëmijë ti, mban përgjegjësi për atë që më ke bërë mua? Ti palo mjeke e të tjerë të Tiranës, nuk e dini çfarë krimi keni bërë, çfarë fëmije keni vrarë?!

Nuk e solla Leon në Tiranë për të ma vrarë, e kur po jepte shpirt në krahët e dajës së tij, atëherë kujtohet palo Jorgji, dhe kur Leo ishte në fund, eja më tha. Iku pa pikën e humanizmit e turpit. Ministria ku është, çfarë fëmijësh përkëdhel ti, kur ma përkedhele Leon tim, ma dogje djalin, ma përvëluat djalin.

Prokuroria të mos e neglizhojë rastin e Leos, jam e gatshme për çdo gjë për Leon tim, e kam rritur me sakrifica të mëdha. Prokuroria t’i përshpejtojë kërkesat që kemi bërë, jam një nënë e përvëluar, m’u përvëlua shpirti që ka ikur me Leon tim, me të vocklin tim…Ajo palo doktoreshë tha s’ka gjë, Leos i nxiheshin duart e ajo i thoshte e ka nga të ftohtët. E paaftë, ia them edhe në sy këto gjëra. Veshin rrobat e bardha kur si meritojnë. Me lekë i keni veshur ato rroba të bardha? Pres që drejtësia të vendosë për Leon, mami do vendosë vetë drejtësi për Leon e vet. Do luftojë për Leon e s’do lodhem kurrë, ia kam premtuar deri në momentin e fundit," tha nëna e Leos.

1 MUAJ ME PARE

"Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë", motra e Leo Sadikut para Ministrisë së Shëndetësisë: QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim! I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria

"Duam drejtësi"/ Familjarët e Leo Sadikut dhe Martin Canit
Motra e Leo Sadikut

TIRANË- Një protestë po zhvillohet pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vdekjen e dy të rinjve Leo Sadikut dhe Martin Canit. E pranishme në këtë protestë është edhe motra e Leos, Anastasia Sadiku. Motra e të ndjerit gjatë fjalës së saj u shpreh se mjekësia shqiptare i vrau vëllanë.

Sadiku shtoi se QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim dhe se ata dalin me pretendime të rreme. Ajo thekson se mjekët nuk i bënë të vëllait asnjë eko zemre, skaner apo një matje tensioni. Anastasia ka shtuar se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për të vëllanë. Sipas saj mjekët i lënë fëmijët të vdesin dhe se kjo është Shqipëria.

"Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im?

Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë. Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët?" tha motra e Leos.

1 MUAJ ME PARE

Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët mblidhen te shkolla “Fan Noli”, vendosin lule në nder të kujtimit të tij

"Duam drejtësi"/ Familjarët e Leo Sadikut dhe Martin Canit
Pamje nga protesta

TIRANË - Qytetarë dhe familjarë të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli, kanë dalë në protestë këtë pasdite. Ata kanë mbledhur në ambjentet e shkollës teksa kanë vendosur edhe lule në nder të kujtimit të tij. Familjarët kanë kërkuar drejtësi për Canin. Ata kanë kërkuar zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, pasi kanë dyshime se në krim janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët sipas tyre vijojnë të jenë të lirë.

Pas protestës para shkollës “Fan Noli”, protestuesit iu bashkuan tubimit qytetar para Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e të miturit, Leo Sadiku.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

1 MUAJ ME PARE

"Duam drejtësi"/ Vdekja e Leo Sadikut në QSUT, familjarët e 12-vjeçarit protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

"Duam drejtësi"/ Familjarët e Leo Sadikut dhe Martin Canit
Nëna e Leo Sadikut

TIRANË - Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili ndërroi jetë në spitalin e QSUT-së, kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të marte para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata akuzojnë mjekët e spitalit për neglizhencë, dhe kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të miturit, duke kërkuar që të zbardhet ngjarja.

Motra e të miturit ka deklaruar se nuk është bërë asnjë ekzaminim ndaj 12-vjeçarit dhe se nuk është marrë ende asnjë masë për vdekjen e vëllait të saj. Ajo ka kërkuar që instancat përkatëse të zbardhin ngjarjen dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

12-vjeçari, Leo Sadiku ndërroi jetë më 8 janar të këtij viti në Pediatrinë e QSUT-së. Ai fillimisht ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.

Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë. QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie, ndërsa vetë familjarët e të miturit kanë ngritur akuza drejt mjekëve për neglizhencë.

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma