Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
•Situata në veri të Kosovës, aktualisht paraqitet e qetë. •Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshan deklaron se policët po patrullojnë para komunave për të shmangur çdo incident të mundshëm. •Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç shprehet se presin veprim nga KFOR-i, pas rindezjes së tensioneve ditën e premte. •Ndërsa shtoi se aktualisht nuk është raportuar asnjë incident në veri të vendit, por nuk përjashtoi mundësinë që gjatë ditës tensionet të nisin sërish. •Vuçeviç ndër të tjera u shpreh se Serbia nuk do ta lejojë askënd t’i kalojë vijat e kuqe. •Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog. •Siç njofton Zyra e Kryeministrit në fokus të bisedimeve ishin zhvillimet në vend, me prioritet procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit. •Për zhvillimet në veri të vendit ka reaguar edhe KASH, ku shprehet se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm.• Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me këtë çështje Stoltenberg ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. •Pas bisedës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s përmes një postimi në Tëitter, shprehet se Kosova duhet të de-përshkallëzojë tensionin dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. -Lidhur me situatën, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njofton se javën që vjen do të zhvillojë dy takime të rëndësishme me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
9 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kupton që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, mund të kenë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre. Megjithatë, von Cramon thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse hyrja e tyre në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”.
“Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, thotë ajo.
Sipas zyrtares së lartë evropiane, duhet një zgjidhje që do të përfshinte edhe banorët lokalë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur grupe të serbëve lokalë më 26 maj kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.
Policia e Kosovës asistoi hyrjen e tyre në zyra dhe u përlesh me serbët lokalë, të cilët hodhën gurë në drejtim të forcave policore. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.
“Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.
Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën. BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.
Von Cramon është takuar gjatë 28 majit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përderisa zyrtarja evropiane nuk pranon të tregojë detaje të takimit, ajo thotë se me kryeministrin kosovar kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në veri.
“Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, thotë ajo.
Von Cramon po viziton komunat në veri të Kosovës. Ajo u pyet nëse do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, por u shpreh se nga kjo parti – që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – kanë refuzuar që të takohen me të.
“Në mëngjes jam takuar me shumë përfaqësues, por fatkeqësisht Lista Serbe ka refuzuar të më takoj. Nuk e di arsyen për këtë, do të isha shumë e lumtur që të takohesha me ta”, thotë ajo.
Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për të dytën ditë me radhë, situata në veri është e qetë dhe stabile. Nga ky institucion kanë thënë po ashtu se policët po vazhdojnë të ruajnë ndërtesat komunale.
Katër kryetarët e rinj të komunave në veri – përfshirë edhe atë të Mitrovicës së Veriut që ka dalë në zyrën e tij pa problem, për shkak se ndërtesa komunale është e ndarë nga ndërtesa ku funksionojnë institucionet paralele serbe në këtë komunë – u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill.
Zgjedhjet në këto komuna të banuara me shumicë serbe u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe në nëntor të vitit të kaluar. Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. /REL
KOSOVË - Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njofton se javën që vjen do të zhvillojë dy takime të rëndësishme me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rindezja e tensioneve mes dy vendeve.
"Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in. Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.
Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.
KOSOVË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për zhvillimet në veri të Kosovës dhe rindezjen e tensioneve mes dy vendeve. KASH shprehet se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. Poashtu KASH i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.
"Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe...", thuhet në reagim.
REAGIMI I PLOTË:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur dhe trajtuar në vijimësi situatën në veri të Kosovës. Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse.
Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndërruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë.
Zbatimi i ligjit në të tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, çka e ka bërë atë shembullin që përmendëm më lart.
KASH vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për çka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen se qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria e veprimeve më se të justifikuara të qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të qetësimit të situatës në veriun e vendit do të jenë të plota e eficiente nëse qeveria do të vijojë të jetë e angazhuar në një konsultim dhe koordinim të pandërprerë me miqtë e saj, me BE dhe SHBA.
Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.
Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe rindezjes së tensioneve mes dy vendeve. Lidhur me këtë çështje Stoltenberg ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Pas bisedës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s përmes një postimi në Twitter, shprehet se Kosova duhet të de-përshkallëzojë tensionin dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. Ndërsa shton se Kosova dhe Serbia duhet t’i bashkohen dialogut të udhëhequr nga BE-ja tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.
Spoke to HR/VP @JosepBorrellF about #Kosovo. Pristina & Belgrade must engage in the EU-led dialogue noë, as the only ëay to peace & normalisation. Pristina must de-escalate & not take unilateral, destabilising steps. @NATO_KFOR ëill continue to ensure a safe & secure environment.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 28, 2023
Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.
KOSOVË- Dy ditë pas tensioneve në veri ku serbët tentuan të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave, situata sot paraqitet e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshan deklaron se policët po vazhdojnë të qëndrojnë në pikat ku kanë qëndruar më herët, pranë komunave.
“Situata është e qetë, policia po vazhdon të qëndrojë në pikat ku ka qenë më herët, pranë objekteve të komunave të Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, bëri të ditur ai.
Ditën e premte qytetarët serbë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër makina zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përgëzuan Policinë e Kosovës për punën e bërë, duke ritheksuar se ligji dhe rendi duhet të dominojë në gjithë vendin.
SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaron se po pret një veprim vendimtar nga KFOR-i pas ngjarjeve të së premtës në veri të Kosovës.
“Situata në Kosovë sot në mëngjes është e qetë, në dukje e qetë, sepse mund të shpërthejë në çdo moment, pasi tensioni është në maksimum. Është e rëndësishme nëse serbët arrijnë të shprehin në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre ndaj asaj që po ndodh me ta, veçanërisht në katër komunat në veri, pa përshkallëzim të mëtejshëm. Kurti po punon për pastrimin etnik të Kosovës nga serbët dhe kjo është agjenda e tij kryesore, është një formë presioni ndaj serbëve në Kosovë, të cilëve u thuhet se nuk mund të qëndrojnë në veri”, tha ai në TV Prva.
Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç se ushtria serbe nuk po përgatitet të ndërhyjë në Kosovë, por të jetë e gatshme për të gjithë skenarët, Vuçeviç tha se Serbia nuk do ta lejojë askënd t’i kalojë vijat e kuqe. Në lidhje me Listën Serbe e cila kërkoi që të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i tërheqë forcat speciale dhe kryetarët e komunave, Vuçeviç tha se e kupton qëndrimin e tyre.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me prioritet procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.
“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, Kuri përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar. Kreu i qeverisë shtoi se është kënaqësi të presë Cramon në takim në këto kohë të rëndësishme dhe e falënderoi atë për përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian.
SERBI- Dorëheqja e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, nga pozita e kryetarit të partisë s’ka kaluar pa rënë në syrin e mediave të mëdha botërore. Associated Press e cilëson këtë lëvizje si një taktikë për të krijuar një lëvizje më të gjerë politike për shkak se po përballet me një valë protestash anti-qeveritare, shkruan Danas.
Sipas tyre, Vuçiç shpesh është kritikuar që po vazhdon të mbajë dy pozita, atë të presidentit dhe të kryetarit të partisë. Sipas analistëve, kjo është një përpjekje e presidentit të Serbisë për të rigrupuar sa më shumë njerëz pas një dekade pushtet dhe pas presionit publik gjithmonë e më shumë në rritje.
Associated Press përmend protestat masive që po organizohen pas dy ngjarjeve tragjike, dhe përmenden gjithashtu edhe akuzat e protestuesve drejt qeverisë për krijimin e një atmosfere me gjuhë urrjetjeje kundër kundërshtarëve politikë dhe fushatat e pamëshirshme propagandistike në mediat kryesore serbe.
Agjencia amerikane shkruan se partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë demonstratat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe kreut të shërbimit inteligjent, heqjen e licencave të transmetimit për dy stacione televizive pro-qeveritare dhe shkarkimin e organit të monitorimit të medias.
Ndërkohë për lëvizjen e re të presidentit të Serbisë ka shkruar edhe mediumi francez FP, duke thënë se mitingu i orgnaizuar të premten ngjante me një fushatë elektorale.
'France Press' raportoi deklaratën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID), Bojan Klaçar, i cili ka thënë se krijimi i një lëvizje të re politikë shtë “një mënyrë për të kapërcyer krizat që potencialisht mund të shpërthejnë brenda SNS”.
Klaçar shtoi se Vuçiç dëshiron të sigurojë një mandat tjetër politik duke krijuar një lëvizje të re.
Me sugjerimin e Vuçiçit, kryetar i SNS-së u zgjodh ministri aktual i Mbrojtjes Millosh Vucevic. Partia e Vucicit është përballur me një presion të madh publik për gati një muaj, pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, në të cilat 18 persona, përfshirë nëntë studentë, u vranë në një shkollë në Beograd.
Që atëherë, disa dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga opozita, dalin në rrugët e Beogradit një herë në javë për të protestuar kundër dhunës në media dhe në sferën politike./Dosja.al
KOSOVË- Pas takimit që zhvilluan një ditë më parë, edhe sot do të zhvillohet një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.
Emisari gjerman ka deklaruar se në takim me Kurtin kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, dhe tensioneve që ka pasur në veri. Sipas Sarrazin, veprimet e institucioneve kosovare të premten kanë qenë të gabuara.
“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti pas takimit ka deklaruar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale
“Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.
Të premten grupe qytetarësh serbe u përplasën me Policinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë./Dosja.al