LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi i Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen edhe 2 persona, gruaja e viktimës: Shkak, një shtëpi në pronësi të një amerikani! Avokati i autorit: Po e çarmatoste kur arma shkrepi

• Policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, si autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj. •  Mësohet se dy të arrestuarit ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi. • Sipas informacioneve, autori i krimit u gjet nga autoritetet në një apartament me qira ditore në zonën Glyka Nera. • Pronarja e apartamentit ku ishte strehuar 46-vjeçari ishte përpjekur ta kontaktonte duke trokitur në derë, por pa marrë asnjë përgjigje. Gruaja njoftoi Policinë, duke deklaruar se ndoshta kishte një emergjencë. • Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe kur 46-vjeçari hapi derën, ishte qartësisht nën ndikimin e drogës. • Oficerët e policisë e njohën menjëherë nga fotografia që kishin dhe e prangosën. •  Autoritetet kanë gjetur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit, brenda të cilit u gjet një gëzhojë dhe gjurmë gjaku të thara. • Sipas informacioneve, autori e ka qëlluar viktimën brenda automjetit. Në të njëjtën kohë, u gjet një automjet i dytë, të cilin duket se ai e përdori gjithashtu për transportin e tij. • Policia greke zbuloi emrin e autorit të vrasjes, 46-vjeçarin shqiptar Mikel Selimaj, pasi viktima kishte telefonuar bashkëshorten e tij para se të ndërronte jetë dhe i kishte treguar se kush e qëlloi me plumb në faqe. • Gruaja e 41-vjeçarit shqiptar tha se shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez. •  Nikos Roussopoulos, avokati i autorit të dyshuar 46-vjeçar, Mikel Selimaj u shpreh se viktima dhe klienti i tij njiheshin prej vitesh. •  Sipas tij ata ishin miq dhe kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine ditën e ngjarjes. • Ai shtoi se kanë kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin e drogës. • Sa i përket armës me të cilën u ekzekutua Arapaj, avokati theksoi se i përkiste viktimës. • Avokati shtoi se klienti i tij po shkonte ta çarmatoste viktimën por arma shkrepi ku më pas u plagos në faqe. • Ai theksoi se nëse dikush do të vrasë nuk qëllon kurrë në faqe por në kokë ose në gjoks. • Roussopoulos ka shtuar se ata të dy nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi.

3 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Ekzekutimi i Altin Arapajt në Greqi/ Avokati i autorit të dyshuar: Selimaj po shkonte ta çarmatoste prandaj plumbi shkoi në faqe! Arma ishte e viktimës

Ekzekutimi i Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen edhe 2 persona, gruaja e
Altin Arapaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, në një vresht në Rafina. Nikos Roussopoulos, avokati i autorit të dyshuar 46-vjeçar, Mikel Selimaj foli për ngjarjen për “Developments Now” .

Roussopoulos u shpreh se viktima dhe klienti i tij njiheshin prej vitesh. Sipas tij ata ishin miq dhe kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine ditën e ngjarjes. Ai shtoi se kanë kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin e drogës. Sa i përket armës me të cilën u ekzekutua Arapaj, avokati theksoi se i përkiste viktimës.

“Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi,” tha avokati i Selimajt.

"Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim,” theksoi ai.

Policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, si autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj. Mësohet se dy të arrestuarit ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi.

3 JAVE ME PARE

"E shlyen bashkë me vdekjen e burrit tim!" Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi/ Gruaja e viktimës: Shkaku i vrasjes ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani

Ekzekutimi i Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen edhe 2 persona, gruaja e
Viktima

GREQIA- Gruaja e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaje, i cili u gjet i vdekur në një vresht në Rafinë, ka dhënë versionin e saj të çështjes, duke folur ekskluzivisht për televizionin grek “STAR”. Sipas gruas, shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.

“Ky burrë e kishte paralajmëruar, i thoshte vazhdimisht ‘largohu sepse shtëpia është e imja, do ta marr unë, je në mes të asgjësë’”, ka deklaruar ajo.

Autori i dyshuar Mikel Selimaj dhe viktima Altin Arapaj njiheshin prej kohësh. Megjithatë, takimi fatal duket se është organizuar për të zgjidhur një keqkuptim në lidhje me një shtëpi luksoze në zonën e Lucas, ndërsa pak ditë më parë pati një vendim gjyqësor përkatës.

“Të hënën, kur humbën gjyqin dhe iu desh të paguanin kompensim, sipas mendimit tim, kanadezi e telefonoi dhe i tha: ‘E dini çfarë? Meqë duhet të paguaj këtë kompensim, merr këto para dhe hiqi nga dora ime.' Në fund, e shlyen shtëpinë bashkë me vdekjen e burrit tim”, tha gruaja e vitimës.

Ekzekutimi i Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen edhe 2 persona, gruaja e
Autori i dyshuar

“Ishte një akt që për fat të keq u krye në një shpërthim psikologjik. Ajo që rezulton për klientin tim, dhe ne do të kërkojmë testet përkatëse, është se ai kishte konsumuar sasi të mëdha droge, veçanërisht kokainë”, tha avokati i Mikel Selimaj, Nikos Roussopoulos.

Sipas medave greke 46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë që ishin të pranishëm në vrasje po mbahen në paraburgim. Oficerët e policisë këqyrën makinën e autorit, ndërsa pronari i shtëpisë me qira afatshkurtër ku ai kishte gjetur strehim përshkruan momentin e arrestimit të tij.

“Ndërsa po e thyenim derën, ai ende nuk ishte zgjuar, kështu që e gjetën në koma, që do të thotë se ende flinte… Oficeri i policisë e njohu dhe unë u shokova kur pashë imazhet e tij duke u prangosur. U ngjita lart dhe qava", thuhet në përshkrim.

3 JAVE ME PARE

Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi me plumb në fytyrë/ Dyshohet se ndodheshin në automjet me autorin e viktimën, arrestohen edhe 2 persona të tjerë

Ekzekutimi i Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen edhe 2 persona, gruaja e
Viktima

GREQIA- Policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, si autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj. Mësohet se dy të arrestuarit ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi.

Sipas informacioneve, autori i krimit u gjet nga autoritetet në një apartament me qira ditore në zonën Glyka Nera. Pronarja e apartamentit ku ishte strehuar 46-vjeçari ishte përpjekur ta kontaktonte duke trokitur në derë, por pa marrë asnjë përgjigje. Gruaja u shqetësua se burri mund të kishte humbur ndjenjat dhe u përpoq të hapte derën, por pa sukses. Ajo menjëherë njoftoi Policinë, duke deklaruar se ndoshta kishte një emergjencë.

Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe i ranë ziles për rreth 20 minuta. Kur 46-vjeçari hapi derën, ishte qartësisht nën ndikimin e drogës. Oficerët e policisë e njohën menjëherë nga fotografia që kishin dhe e prangosën. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë gjetur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit, brenda të cilit u gjet një gëzhojë dhe gjurmë gjaku të thara.

Sipas informacioneve, autori e ka qëlluar viktimën brenda automjetit. Në të njëjtën kohë, u gjet një automjet i dytë, të cilin duket se ai e përdori gjithashtu për transportin e tij. Policia greke zbuloi emrin e autorit të vrasjes, 46-vjeçarin shqiptar Mikel Selimaj, pasi viktima kishte telefonuar bashkëshorten e tij para se të ndërronte jetë dhe i kishte treguar se kush e qëlloi me plumb në faqe.

 

vrasja e altin arapajt mikel selimaj

Sondazh

Poll

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama:Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë

Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

Rama: Kemi ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha zonat

34-vjetori i PS, Rama: Kjo është ditëlindje e veçantë, vjen pas një fitoreje domethënëse

Ditëlindja e PS-së/ Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

Çfarë ndodhi? Rama debaton me Kryebashkiakun e Vlores

Berisha: Raporti për farsën elektorale është gati, do publikojmë dhe fakte të tjera në vazhdim

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët. Ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Berisha për gjendjen e tij shëndetësore: Kisha një gjendje virale, kaloi pa asnjë ndërlikim

Berisha:Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale