LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: SPAK po i jep kohë kryebashkiakut për të kërkuar azil politik!

•Opozita ka zhvilluar mesditën e sotme protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. •Qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar dhe kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale. •Kjo është protesta e 43 që mbahet nga opozita dhe mbështetësit demokratë kundër kryebashkiakut Veliaj. •Ashtu si protestat e mëparshme edhe protesta e sotme është shoqëruar me tensione. •Protestuesit kanë dalë në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin, është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës. •Opozita ka ngritur akuza se SPAK po favorizon kryebashkian Veliaj. •Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se kryebashkiakun Erion Veliajn e mban në karrige një bandë kriminale. •Blushi tha se SPAK vazhdon të kërkojë prova nëpër sirtarë dhe nëpër apartamente të fshehura të Erion Velisë, por provat janë kullat. •Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti deklaroi se sipas tij familjet shqiptare po varfërohen dita-ditës, dhe shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të regjimit aktual. •Ai u bëri thirrje emigrantëve që në 11 maj të mos votojnë si turistë por të votojnë sikur të jetojnë çdo ditë në Shqipërinë që sipas tij është e futur në një gropë të thellë korrupsioni. • Koordinatori rajonal i Tiranës Klevis Balliu ka hedhur akuza kundrejt kryebashkiakut Veliaj, se ky i fundit është kthyer në aleatin kryesor të kancerit, me djegin e plehrave të Sharrës dhe tymit që mbulon kryeqytetin. •Balliu akuzoi dhe SPAK-un për hetimet e cekëta që kryen ndaj ministrave apo drejtorëve të qeverisë. •Edhe drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ky i fundit vjedh çdo ditë taksa të qytetarëve. •Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se sipas tij Veliaj po favorizohet nga SPAK. •Këlliçi pretendon se Veliaj para dy ditësh është kthyer nga një vizitë në SHBA dhe nuk ka asnjë informacion mbi axhendën se ku ka shkuar. •Sipas Këlliçit SPAK po i jep kohë Veliajt për të shkuar për të gjetur azil politik.

5 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"Brenda dy javësh ka shkuar 3 herë në SHBA"/ Këlliçi ngre akuza: SPAK po i jep kohë Veliajt për të kërkuar azil politik!

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish
Belind Këlliçi

TIRANË - Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ky i fundit vjedh çdo ditë taksa të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në protestën te Bashkia, Këlliçi u shpreh se sipas tij Veliaj po favorizohet nga SPAK. Këlliçi pretendon se Veliaj para dy ditësh është kthyer nga një vizitë në SHBA dhe nuk ka asnjë informacion mbi axhendën se ku ka shkuar. Sipas Këlliçit SPAK po i jep kohë Veliajt për të shkuar për të gjetur azil politik.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Çdo ditë marim mesazhe nga socialist, punonjës që janë në bashki që detyrohen të firmosin praktika korruptive për të mbajtur punën dhe fëmijët e tyre me bukë, për të çuar rrogën në fund të muajt në shtëpi.

Ndërkohë që Veliaj, një hajdut i shpërfytyruar vjedh çdo ditë taksa të qytetarëve pa ju dridhur qerpiku dhe me lejen e plotë nga kolëget e tij në SPAK, apo forumi rinor i PS që është tek SPAK.

Të dashur qytetarë, Erion Veliaj para dy ditësh është kthyer nga një vizitë në SHBA, dhe presupozohet që brenda dy javësh ka shkuar 3 herë dhe si ka mundësi që për të dytën herë nuk ka asnjë foto, axhendë apo informacion se ku ka shkuar kreu i 5D.

Mos harroni, është person publik, është kryebashkiak i cili shkon me para publike me paratë tona shkon në amerikë për interesa personale dhe asnjë e dhënë nuk bëhet publike.

Kjo sepse SPAK po i jep kohë për të shkuar për të gjetur azil politik, por ne nuk do e lëmë, ne do e vijmojmë betejën tonë më të fortë se kurrë dhe për vjedhjen që ke bërë, të pashembull në këtë qytet,  ti do të ndëshkohesh si as edhe një njeri më para në historinë politike të Shqipërisë".

2 JAVE ME PARE

"Hyjnë si politikanë dhe dalin miliarderë"/ Protesta te Bashkia kundër Valiajt, Balliu akuza SPAK: Po kryen hetime të cekëta!

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish
Klevis Balliu

TIRANË - Koordinatori rajonal i Tiranës Klevis Balliu ka hedhur akuza kundrejt kryebashkiakut Veliaj, se ky i fundit është kthyer në aleatin kryesor të kancerit, me djegin e plehrave të Sharrës dhe tymit që mbulon kryeqytetin.

Gjatë fjalës së tij, në protestën që po mbahet te Bashkia e Tiranës kundër kryebashkiakut Veliaj, Balliu akuzoi dhe SPAK-un për hetimet e cekëta që kryen ndaj ministrave apo drejtorëve të qeverisë. 

"Se këta hyjnë atje bëjnë 1-2 vite dhe dalin miliarderë.Hyjnë si politikanë të korruptuar dhe dalin si biznesmenë të suksesshëm",- shprehet Balliu ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Balliut:

Më bën përshtypje se kjo polici nuk e gjen dot veten tek uniforma që vesh. Më bën përshtypje që kjo polici kërkon përplasjen e qytetarëve me njëri-tjetrin dhe pak më parë më erdhi një zotëri që më tha, e kam djalin e vogël dhe duhet të shkojmë në spital.

Fatmirësisht gjetëm rrugën dhe mënyrën që të kalonte. E kuptoni që për interesa politike se çfarë u bëni ju qytetarëve, i lini pa shkuar në spital, në punë, pa çuar fëmijët në shkollë, pengoni jetën e përditshme dhe për çfarë? Vetëm për të ju përgjigjur një mafiozi si Erion Veliaj.

Një mafioz që nuk e them vetëm unë, por e thotë edhe shefi juaj, se Nesti Angoni është PS-ja, është Edi Rama. Ne kur i çojmë letrat tona nuk e i çojmë anonim. Belind Këlliçi e ve emrin në letrat e tij, por këta nuk kanë guxim të shikojnë letra e Belind Këlliçit, por shikojnë letrat e Angonit.

Dhe pastaj dëgjojmë personazhe si Ilir Beqaj, që thoshte se nuk bëni dot pis figurën time dhe qeverinë. Por ai ishte edhe një kod. Kodi ishte; shoku Edvin po i bëj këto 1-2 vite, por mos më prek paratë që kam vjedhur. Se këta hyjnë atje bëjnë 1-2 vite dhe dalin miliarderë.

Hyri Saimir Tahiri si ish-deputet, doli si ndërtues. Hyjnë si politikanë të korruptuar dhe dalin si biznesmenë të suksesshëm. Këto ditë kam qenë në zona të ndryshme të Tiranës dhe kam qenë edhe në Kombinat, ku pas orës 7 të mbrëmjes, sheh një tym që përfshin të gjithë zonën, shtëpi, rrugë e lokal. Tym që vjen nga djegia e plehrave. Ky njeri, Erion Veliaj është kthyer në aleatin themelor dhe kryesor të kancerit. Djegia e atyre plehrave rrit rastet me kancer në Tiranë dhe këta vazhdojnë dhe na marrin paratë për inceneratorët’.

2 JAVE ME PARE

"Familjet shqiptare po varfërohen dita-ditës"/ Teliti nga protesta: Dy thirrje për emigrantët shqiptarë që do të votojnë më 11 Maj!

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish
Dorian Teliti

TIRANË - Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën gjatë protestës që po zhvillohet mesditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Teliti u shpreh se kjo protestë sipas tij është iniciatore për çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit.

Teliti deklaroi se sipas tij familjet shqipëtare po varfërohen dita-ditës, dhe shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të regjimit aktual. Më tej ai u bëri thirrje emigrantëve që në 11 maj të mos votojnë si turistë por të votojnë sikur të jetojnë çdo ditë në Shqipërinë që sipas tij është e futur në një gropë të thellë korrupsioni.

Pjesë nga fjala e Telitit:

Një falënderim për qëndresën tonë të 48-të, një falënderim edhe për artistët e aleancës së teatrit për rezistencën tonë. Një rezistencë nuk bëhet për veten tonë si individë, por bëhet për Tiranën dhe Shqipërinë. Për t’i çliruar nga kthetrat e korrupsionit dhe klientelizmit, nga karriget e uzurpuara. Nga ata që erdhën me votë, por ama karriget po i mbajnë me kriminelat, me milionat e hedhura në zgjedhje. Po i mbajnë në një situatë Shqipërinë, në një situatë tragji-komike. Tragjedinë e jetojnë shqiptarët, sepse Shqipëria është shpopulluar. Mbi 1 milion shqiptarë u larguan. Tragjedinë e jetojnë familjet shqiptare, sesi janë varfëruar e varfërohen dita-ditës. E jeton rinia, e jetojnë studentët. E jetojnë gratë kryefamiljare që nuk ja dalin dot. E jetojnë të sëmurët këtë tragjedi, që nuk gjejnë ilaçe. E jeton biznesi, që vuan e mbyll qepenat sepse nuk ia del dot nga taksat më të larta në rajon.

Komikja është qeveria. E cila del dhe na krenohen për gjoja rritje pensionesh, inekzistente. Apo krenohen sesi Tirana dhe Shqipëria janë betonizuar apo krenohen sesi na vijnë turistë por nuk flenë në Shqipëri. Apo krenohen sesi kanë arritur të ndotin ajrin e Tiranës, të paktën 18 herë më shumë se norma e OBSH. Apo arrijnë të krenohen me paturpësinë më të madhe sesi i zhdukin miliona euro çdo ditë, dhe i thonë shqiptarëve shihni sa të zotë jemi ne dhe sa të pazotë jeni ju.

Këta zonja dhe zotërinj duhet të largohen. Momenti dhe dita po vjen dhe ajo është data 11 maj. Unë jam i bindur që shqiptarët do të votojnë kundër kësaj qeverisje. Kam dy thirrje për familjarët tanë që jetojnë në emigracion.

Regjistrohuni për të fituar të drejtën e votës dhe për të bërë ndryshimin e madh. Kur t’ju vijë fleta e votimit mendoni pak se kush ishte arsyeja që ju bëri të largoheni nga vendi dhe ndëshkojeni atë.

Mendoni pak për nënën dhe babain që keni lënë në Shqipëri dhe ju i çoni 100 apo 220 euro për të blerë ilaçet në fund të muajit. Mos votoni si turistë, por votoni sikur të jetoni çdo ditë këtu me ajrin e ndotur, me taksat e larta, pa ilaçe. Shqipërinë e ka futur në gropë të thellë korrupsioni".

2 JAVE ME PARE

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Blushi: SPAK mban Veliajn në krye të institucionit

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot në protestën e opozitës para Bashkusë së Tiranës se kryebashkiakun Erion Veliajn e mban në karrige një bandë kriminale. Sipas tij, kjo bandë kriminale quhet SPAK. Blushi tha se SPAK vazhdon të kërkojë prova nëpër sirtarë dhe nëpër apartamente të fshehura të Erion Velisë, por provat janë kullat.

"Të dashur qytetarë dhe qendrestarë që vini sot ne këtë proteste te 43 para selisë së inceneratorit fantazmë. Është një fakt që sot ka vetëm një bandë që mban Erion Veliajn në këtë karrige. Dhe kjo bandë kriminale quhet SPAK. Një bandë shtetërore që ka marrë sot përsipër të mbajë në pushtet jo vetëm një kryetar bashkie të inkriminuar dhe të korruptuar deri në fyt, por edhe një qeveri që ka shpopulluar ketë vend nga të paktën 1 milionë shqiptarë në 12 vite. SPAK-u vazhdon të kërkojë prova nëpër sirtarë dhe nëpër apartamente të fshehura të Erion Velisë.

E kam thënë edhe herë tjetër. Ja ku e keni provën. Janë këto kulla droge dhe që pastrojnë paratë e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Është ky qytet ajri i të cilit vret sot fëmijë dhe qytetarë. Është ky kryeqytet që falë një kryetari bashkie, të korruptuar deri në fyt gllabëron sot taksat tuaja në mënyrë që fëmijët dhe foshnjat tuaja që ju nuk kini mundësi as ti çoni në çerdhe. Ndërsa ky kryetar bashkie paguan 6 mijë euro për të shkolluar djalin e tij. A ka krim më të madh sot se të kërcënosh me burg fermerët e ndershëm të periferisë së Tiranës që për bukën e gojës kapin ndonjë cep pallati për të tregtuar speca domate apo qepë për të jetuar", tha Blushi.

2 JAVE ME PARE

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, protestuesit bllokojnë qarkullimin

"Erion Veliaj të japë dorëheqjen"/ Opozita sërish
Pamje nga protesta

TIRANË - Opozita po zhvillon protestën e radhës mesditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar dhe kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale. Kjo është protesta e 43 që mbahet nga opozita dhe mbështetësit demokratë kundër kryebashkiakut Veliaj.

Ashtu si protestat e mëparshme edhe protesta e sotme është shoqëruar me tensione. Protestuesit kanë dalë në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin. Një nga qytetarët ka zbritur nga urbani duke u konfliktuar me protestuesit. Më pas në debat janë përfshirë edhe qytetarë të tjerë në autobus duke kërkuar lirimin e rrugës, ndërsa ka ndërhyrë policia.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK disa herë ku është marrë në pyetje për disa vepra penale. Vetë Veliaj pas daljes nga SPAK pretendoi se akuzat bazoheshin në një letër anonime. Por një ditë më pas SPAK sqaroi se hetimet kishin gjetur prova për të paktën katër akuza që rëndonin ndaj Veliajt.

“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal (korrupsioni pasiv), por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Mëngjesin e 6 dhjetorit 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë

Udhëtimi në Berlin/ Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh

Rama: Do përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

"Bretkosa mediatike"/ Rama sulmon mediat: Transmetojnë kanalet e kënetave

Rama: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Meta: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!"/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe

Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës