LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për Ramën, është turp i botës së lirë, me 11 Shkurt ta largojmë nga detyra

•Kryedemokrati Sali Berisha komentoi daljen e kryeministrit Edi Rama për mediat një natë më parë. • Përballë gazetarëve, Berisha tha se Ramës i ka ardhur si “bombë” njoftimi se ka filluar një hetim i dytë për të, krahas prokurorit të SHBA-së. Kreu i PD tha se tashmë është Kongresi i SHBA që është përqendruar në një hetim të plotë për çështjen “McGonigal”. •Berisha deklaroi disa herë se largimi i Ramës është kusht dhe domosdoshmëri jetike për vendin. Sipas Berishës, Rama nuk njeh gjuhë tjetër veçse frikës. •Ndërsa në lidhje me kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor, Berisha tha se gjetjet e tij do t’ja çojnë autoriteteve të SHBA. • Nga selia blu, Berisha sulmoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ka qenë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës.

12 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

'Shqipëria do të ziejë'/ Berisha: Përveç Kryeministrisë, protesta do ketë kudo!

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Opozita nuk do protestojë vetëm përballë kryeministrisë. Ditën e soyme, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se protestat do të shtrihen edhe më gjerë. Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati njoftoi se protesta do të ketë në të gjithë vendin jo vetëm përpara Kryeministrisë.

Do të ketë kudo protestë, Shqipëria do të ziejë nga protestat se populli po zien nga urrejtja për këtë qeveri”, shtoi ai.

1 MUAJ ME PARE

“Prokurori ka gjëra më përvëluese”/ Hetimi për ‘McGonigal’, Berisha: Rama të bëhet i penduar

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në shpjegimet e kryeministrit Edi Rama ka një përpjekje për të mashtruar qytetarët në lidhje me skandalin “McGonigal”. Gjatë daljes për mediat, Berisha tha se: “Rama ka lidhje 14 herë i lakohet emri në aktakuzë dhe prit se ajo që lexojmë ne nuk është gjithcka. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese”.

'Nju Jork Times është në sintoni me të gjitha mediat e mëdha të botës për McGonigal dhe Ramën. Nuk është se bën ndonjë zbulim, vecse thotë si është e vërteta, që personi që shoqëroi McGonigal në zyrën e Edi Ramës është personi që mori të dhënat për opozitën dhe i coi tek McGonigal në Nju Jork është i njëjti që pagoi paratë për shërbimin që iu kërkua.

Rama ka lidhje 14 herë i lakohet emri në aktakuzë dhe prit se ajo që lexojmë ne nuk është gjithcka. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Rama kujton se mund të mashtrojë në vend se të bëhet i penduar e të kuptojë se cfarë ka bërë.'-tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

E cilësoi NYT 'letër higjenike' për artikullin kundër tij, Berisha: Shkruajtën trillim banal për djalin, nuk e përgënjeshtruan

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për një deklaratë të tijën për 'NY Times' për të cilët është shprehur vite më parë se ishte thjesht letër higjenike dhe jo një media prestigjioze.

Berisha u shpreh se i ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.

Pyetja: E keni cilësuar si letër higjenike më parë, sot thatë i dha goditjen e fundit Ramës, kë duhet të besojmë?

Berisha: Në atë kohë NYT, shkruajti një trillim banal për djalin tim, të pavërtetë, NYT citonte Delirolin, ai sot ka deklaruar se ka gënjyer për djalin tim që të më dëmtojë mua. Unë si rregull, gazetat janë të detyruara që ta përgënjeshtrojnë, i them 1 mikut tim se kujt mund ti drejtohem. Më drejton se zëvendëskryeredaktorja, ajo nuk e botoi, shkeli një parim themelor, për atë rast i kam thënë atë fjalë. Gazeta të cilat shpifin dhe nuk botojnë përgënjeshtrimin meritojnë cdo epitet. Ajo që shpif e më pas e boton përgënjeshtrimin është ok. 

1 MUAJ ME PARE

“Rama, agjent influent i Kremlinit”/ Berisha: Ka “lidhje gjaku” me Rusinë, i ati i tij ka qenë në dosjen 'Mitrokin'

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka lidhje me Rusinë. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, u shpreh se ka bindje që Rama është agjent i Kremlinit. Po ashtu, ai shton se ka dijeni për një lidhje ruse gjaku, duke theksuar se i ati i kryeministrit ka qënë në dosjen Mitrokin. 

'Ajo çka di unë me bindjen më të thellë dhe me ndërgjegjen politike, Edi Rama është agjent influten i Kremlinit. Njeriu që ndërmerr fushatë në Evropë për të justifikuar mos respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO të Serbisë kundrejt Kremlinit bën avokatin e Kremlinit më shumë se të Vucicit dhe përpiqet të bindë botën se Serbia prapavijë e agresorit rus është më mirë sesa të mos ishte e tillë. Edi Rama është agjent influent rus, sepse me përkrahjen që i bën projektit të Ballkanit të Hapur përkrah atë Ballkan që ka përzgjedhur për ta përkrahura Putini dhe Lavrov. Lavrov nuk e fshehur fare që përkrahjet këtë Ballkan dhe jo atë të Brukselit.

Agjenti influent mund të jetë ai që ka influencë mund të jetë i rekrutuar, por mund të mos jetë farë i rekrutuar dhe vepron në të njëjtat linja politike dhe i tillë është i rekrutuar apo jo nuk e di. Unë di linjën dhe lidhjen ruse gjaku, e ka gjaku. Di që i ati ka qenë në dosjen Mitrokin, por nuk di më shumë”, tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Bardhi i dërgoi shkresë për bashkëpunim? Berisha: Demokratët i bashkojnë shumë më tepër gjëra se sa i ndajnë

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë demokratët. 

Pyetje: Në media deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar që Gazment Bardhi iu është drejtuar me një shkresë ku kërkon bashkëpunim për zgjedhjet e 14 majit, është e vërtetë dhe a jeni përgjigjur?

Sali Berisha: Ne jemi të hapur të bisedojmë të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët. Kam theksuar se një dyshe është në kontroll të plotë të Edi Ramës dhe kjo është dyshja Ali-Basha. Ky është qendrimi im dhe shpjegimi im i kësaj. Ndaj dhe demokratët, i bashkojnë shumë më tepër gjëra se sa i ndajnë, kështu që nuk dyshoj që ecet dhe do ecet drejt bashkimit.

1 MUAJ ME PARE

'Promotoi tenderat korruptivë pa garë'/ U kërcënua nga Kim? Berisha: I tha deputetit se ndaj meje dhe fëmijëve do ndërmerren masa

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ka qenë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës. Po ashtu, ai komentoi dhe një kërcënim që sipas tij, Kim i ka bërë. 

Pyetja; Ju deklaruat se kishit marrë një kërcënim nga Yuri Kim..

Berisha: Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur.
Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha.
Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa.
I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot.

Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai. Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion. Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender.
Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender. Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë. Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur. Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.
Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëhenin ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut.

Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillës. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Parku nuk ishte vetëm qyteza. Në Kepin e Stillës ka një mrekulli natyrore.
Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha i përgjigjet KQZ: PD ka vendimin e Gjykatës për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është përgjigjur deklaratës së kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi se PD mund të rrezikojë edhe regjistrimin për zgjedhjet e 14 majit. Berisha, gjatë konferencës së tij të përjavshme me gazetarët tha se PD ka vendimin e Gjykatës, që njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit që u mbaj nga grupi i Berishës. Kreu i PD tha se kjo është e vërteta e pamohueshme.

Pyetja: Celibashi deklaroi se PD rrezikon të mos rregjistrohet në zgjedhje? Çfarë ndodh nëse nuk rregjistrohet?

Berisha: PD ka vendimin e gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në cdo vend të lirë të botës ai vendim duhet të ishte rregjistruar, atë vendim e mban peng Rama. Tani nëse do e zgjidhin ata është cështje e tyre, ne kemi vendimin e gjykatës, të gjitha të tjerat janë marrje peng. Unë kam denoncuar autorët e kësaj pengmarrje, ky është realiteti. 

1 MUAJ ME PARE

Kërkesa për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, Berisha: Gjetjet do ia përcjellë autoriteteve të SHBA

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi para gazetarëe kërkesën e 43 deputetëve të PD për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e çështjes “McGonigal”. Berisha është shprehur i bindur se ky komision do të ngrihet, teksa ka shtuar se Kryeministri Rama do të largohet nga pushteti.

'Largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin. Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore. Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi. Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.'- tha Berisha. 

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka theksuar se komisioni hetimor do të japë një kontribut të madh në hetimin e kësaj çështje, teksa ka shtuar se gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA-së.

'Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta. Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet? Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit.'- tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 Shkurt ta krrejmë nga detyra Ramën

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që t'u bashkohen në protestën e 11 Shkurtit në orën 12:00. Kryedemokrati Berisha iu ka bërë thirrje të gjithëve që në datën 11 Shkurt ta heqin nga detyra Kryeministrin Rama, për të cilin thotë se është “parazit dhe hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard”.

'Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij.
Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar. Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale.

Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard. Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit. Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt.'- tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Artikulli i 'NYT' për Ramën, Berisha ndan shkrimin: Ai është personazhi kryesor, kjo foto i përshtatet

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Fotoja e Rames

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjaveshme me gazetarët iu referua një shkrimi të gjatë të gazetës së madhe amerikane, New York Times, duke thënë se ka njoftuar gjithë dosjen shqiptare. Sipas Berishës, Edi Rama është sot turp i botës së lirë dhe ai duhet të largohet, pasi cdo dite u vjedh shqiptareve.

'Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë. Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës.

Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme.'- tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

'Ka 2 dosje për McGonigal'/ Berisha: Ramës i erdhi si BOMBË nisja e hetimeve për të

Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme të tij me gazetarët, është ndalur te çështja ‘McGonigal’, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet me Charles McGonigal. Berisha tha se ka dy dosje McGonigal, një në SHBA dhe tjetra në Shqipëri.

'Teksa përpiqej të mashtronte se Edi Rama nuk është nën hetim për aferën McGonigal, që përbën krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri, që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos thënë se ka edhe shkaqe që nuk i dimë.
Por, tek rrekej i shkretuar në shpirt për të mashtruar shqiptarët, i vjen si bombë njoftimi se ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën, krahas prokurorit të SHBA. Tashmë është Kongresi i SHBA që është përqendruar në një hetim të plotë për aferën McGonigal. Kongresmenët Jordan dhe Gaetz njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë çdo dokument të McGonigal, pra çdo dokument ku emailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me çdo ligj në emailin zyrtar sekret të McGonigal. McGonigal ka dy dosje, njëra është dosja njujorkeze, tjetra është dosja shqiptare. Pra, do hetohet çdo dokument. Kongresmenët kërkojnë të mësojnë se çfarë po bën FBI për të hetuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI siç është McGonigal. Pra influenca e Edi Ramës mbi McGonigal.'- tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Dorëheqja është detyrim", publikohet slogani i protestës së 11 shkurtit

 
Çështja McGonigal, Berisha: Ka nisur hetim i 2-të për
Proteste

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka publikuar sloganin e protestë së thirrur nga opozita më 11 shkurt. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se protesta do të mbahet në orën 12:00 për ti dalë zot Shqipërisë. Slogani i PD-së për protestën drejtuar Ramës është "Dorëheqja është detyrim".

Postimi i Zhupës:

Të gjithë në shesh në 11 shkurt, ora 12:00! Ti dalim zot Shqipërisë, pluralizmit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë!

sali berisha

Sondazh

Poll

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave