LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çfarë u diskutua në darkën e papritur në mesnatë? Lajçak: Ramë dakord që marrëveshjet e dialogut të zbatohen! Kurti me pikëpyetje: Duhet njohja reciproke

•I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi. •Në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë për të vijuar bisedimet për propozimin franko-gjerman, Lajçak ka publikuar një foto me kryeministrin e Kosovës. •Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. •Lajçak po ashtu shtoi se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht duke lënë të nënkuptuar edhe marrëveshjen e Asocacionit të komunave me shumicë serbe. •Pas takimit por edhe deklaratës së bërë publikisht nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i qeverisë Albin Kurti i cili ka ripërsëritur se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. •Për mikrofonat e gazetarëve ai nuk e pranoi se postimi i Lajcak qëndronte, duke i ribërë një analizë marrëveshjes për formimin e Asociacionit. •Në vazhdim të kësaj, Kryeministri la të kuptohet se kjo temë duhet të trajtohet në bisedime. Kontraditat mes palvëe ngrejnë shumë pikëpyetje lidhur me përfundimin e kësaj çështjeje. •Megjithatë ajo që u la të nënkuptohej nga deklarata e zyrtarit Miroslav Lajçak ishte se Serbia duket se ka vendosur të reflektojë pas takimit që presidenti Aleksandër Vuçiç bëri me pesë të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, ku në përfundim të bisedimeve udhëheqësi serb bëri me dije se do të kishte penalizime për Serbinë nëse nuk pranonte propozimin franko-gjerman. •Një prej penalizimit do të ishte edhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Vuçiç shkeli marrëveshjen e 2013-ës'/ Kurti: Dërgoi letra kundër anëtarësimit të Kosovës në BE

Çfarë u diskutua në darkën e papritur në
Albin Kurti

KOSOVË -  Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shkelur edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin e komunave serbe, pasi vazhdon të pengojë rrugën evropiane të Kosovës. Kurti ka përmendur letrën që Vuçiç i dërgoi pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke kundërshtuar aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti pas formimit ekonomik Kosovë-Kroaci, është pyetur nga mediat serbe lidhur me asociacioni, ku ka rikujtuar se marrëveshja është nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, por se ajo marrëveshje është shkelur nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiç më 10 dhjetor të vitit të kaluar.

Ju e dini se janë 27 shtete në Bashkimin evropian, por pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën, dhe presidenti i Serbisë ka nënshkruar një letër kundër aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin evropian, që është shkelje. Ai e ka shkelë marrëveshjen e tij të preferuar sepse në pikën e katërmbëdhjetë të asaj marrëveshjeje thuhet se Kosova dhe Serbia nuk do t’i krijojnë asnjë pengesë njëra-tjetrës në rrugën e integrimeve evropiane, domethënë ajo marrëveshje, në të cilën thirret Beogradi zyrtar, ajo marrëveshje është shkelur një muaj e gjysmë më parë nga presidenti serb”, ka thënë ai.

Disa ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se gjatë takimit me pesë të dërguarit e SHBA dhe BE, këta të fundit i kishin bërë të qartë se do të kishte penalizime për Serbinë nëse nuk pranonte propozimin franko-gjerman. Një prej penalizimit do të ishte edhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbië në BE. 

1 VITE ME PARE

Deklarata e bujshme e Lajçak për 'zbatimin' e marrëveshjeve, Kurti me pikëpyetje nga takimi, kërkon argumenta të qarta

Çfarë u diskutua në darkën e papritur në
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Deklarata e të dërguari të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ku shprehej se kishin rënë dakord që marrveshjet e dialogut të zbatoheshin dhe më pas reagimi i Kurtit sot për Asociacionin, duket sikur të mos kishin qenë të dy në njëjtin takim. Sipas emisarit të BE-së, ai dhe Kurti janë pajtuar që duhet të zbatohen në plotni  të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Kryeministri sot mbajti një ligjëratë për Asociacionin të cilin nuk pranon ta trajtojë me prioritet. Megjithatë, Kurti është i gatshëm të negociojë për të, njësoj sikurse edhe për planin franko-gjerman.

Zyra e Kurtit, për arsye të panjohura, dje e mohoi se Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të takohej me Kryeministrin Albin Kurti, të enjten në mbrëmje.

Ata thanë se ekipi i Lajçak s’ka kërkuar takim. Por, takimin e zbuloi pas mesnatës diplomati evropian, me një fotografi në një ambient restoranti, ku ai, Kurti dhe zëvendësi Besnik Bislimi kishin pasur darkë me verë dhe “diskutim të sinqertë”.

U ktheva në Kosovë për diskutimet e sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtutjeshëm drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Po ashtu, u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajcak.

Pjesa e fundit, kjo ku Lajcak thoshte se ishin pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, që i bie edhe për Asocacionin e komunave me shumicë serbe, mori vëmendjen më të madhe.

Deri sot, Kryeministri Kurti nuk ishte deklaruar për zhvillimet e fundit, nisur nga takimi i së premtes që ai e pati me pesë diplomatët e Perëndimit. Pas këtij takimi kanë folur të gjitha palët, janë dhënë versione të ndryshme rreth tij, por, Kurti jo.

Kurti s’deshi të fliste as sot para gazetarëve, duke u shprehur pakënaqësi që i kishin zënë derën kur hasi në ta, teksa po dilte nga një forum ekonomik, i mbajtur në Prishtinë. Por, megjithatë iu desh të fliste për atë që e shkroi dje Lajcak. Dhe, nuk e pranoi se postimi i Lajcak  qëndronte, duke i ribërë një analizë marrëveshjes për formimin e Asociacionit.

Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.

Në vazhdim të kësaj, Kryeministri la të kuptohet se kjo temë duhet të trajtohet në bisedime.

Tash procesi negociator duhet të na shpie përpara. Unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e riktheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierakik dhe nenet në propozimin e BE-së kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje”.

Ndërkombëtarët e kanë kthyer Asociacionin në çështjen absolutisht më të rëndësishme, ndërsa Kurti edhe sot, u përpoq të tregojë se të gjitha marrëveshjet janë të barabarta dhe Asociacioni nuk është “më i barabarartë” se të tjerat.

Marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”, është shprehur Kurti.

Pas shkrimit të Lajcakut, u mor se Kurti veçse ka nisur të bindej për çështjen që ai e ka kundërshtuar më së gjati – formimin e Asociacionit. Për ta përforcuar më shumë qëndrimin kundër, Lëvizja Vetëvendosje shpërndau një pjesë të deklaratës që Kurti e bëri sot para mediave.

Ai la të kuptohet se me këmbënguljen për themelimin e Asociacionit, po kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës.

Ata që kërkojnë asociacion një etnik, ata kërkojnë ndryshim të kushtetutës së Kosovës e unë besoj që për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë", tha ai. 

Ndërkombëtarët tashmë kanë nisur diskutimet për Asociacionin, ashtu siç kishin paralajmëruar zyrtarët e lartë amerikan, se nëse Kurti dhe Qeveria e tij nuk pranojnë të nisin procedurat, ato gjithsesi se do të nisin, pa miratimin e tyre. Më 31 janar, në Ambasadën amerikane mbahet një diskutim rreth Asociacionit, ndërsa në mesin e të ftuarve që e ka konfirmuar pjesëmarrjen është edhe ministri i Kurtit, Nenad Rashiq. Ai ka këkruar edhe më herët të formohet Asociacioni, ndërsa Kurti ka thënë se në këtë pikë nuk pajtohen ata të dy.

Kurti nuk e ka pranuar definitivisht as planin franko gjerman për të cilën dikur e akuzonte Vuçiqin se e ka hedhur poshtë. Por, të enjten ai tha se nuk e do këtë plan si dokument të panegociushëm

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti. /Express/

1 VITE ME PARE

'Marrëveshja për Asociacionin'/ Kurti: E vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses

Çfarë u diskutua në darkën e papritur në
Albin Kurti

KOSOVË -  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj më 2015, të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje, nga 33 marrëveshjet e Brukselit, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin. SHBA-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë, dhe i kanë kërkuar kësaj të fundit që të prezantojë propozimet e veta në këtë temë.

"Le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime, mirëpo për normalizim të marrëdhënieve, që na shpie më afër drejt Bashkimit Evropian, për paqe afatgjate e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë, pa diskriminuar asnjë njeri, na duhet njohja reciproke në qendër. Jo asociacioni në qendër. As asociacioni parakusht, por njohja reciproke në qendër”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kurti ka folur edhe për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

Diplomacia fluturuese u është bashkëngjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë, dhe 10 nene gjithsej”.

Diplomacia fluturuese (shuttle) nënkupton takimet e shpeshta të diplomatëve të huaj, në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve. Kurti ka përsëritur se propozimin evropian, që në publik njihet edhe si plani franko-gjerman, e konsideron bazë të mirë për diskutime dhe si “kornizë që na mundëson të ecim përpara”.

Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut. Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog. Kurti ka thënë të enjten se me Lajçakun kanë diskutuar gjatë për propozimin e BE-së.

Çështje e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, është përbrenda këtij propozimi të BE-së. Nuk mund ta nxjerrësh qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja. Pra, nuk mund të përzgjedhësh një nen të caktuar, me një interpretim të njëanshëm, dhe ta sjellësh para propozimit. Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel dhe ta diskutojë propozimin”.

Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut. Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog. Kurti ka thënë të enjten se me Lajçakun kanë diskutuar gjatë për propozimin e BE-së.

Çështje e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, është përbrenda këtij propozimi të BE-së. Nuk mund ta nxjerrësh qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja. Pra, nuk mund të përzgjedhësh një nen të caktuar, me një interpretim të njëanshëm, dhe ta sjellësh para propozimit. Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel dhe ta diskutojë propozimin”./ REL

1 VITE ME PARE

Kurti flet pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen reciproke

Çfarë u diskutua në darkën e papritur në
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Këtë deklarim Kurti e ka bërë të enjten para mediave, teksa foli rreth takimit që ka zhvilluar mbrëmë me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme. Është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”.

“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi kreu i ekzekutivit, teksa foli edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.

I pyetur se a ka presion të madh nga ndërkombëtarët për formimin e Asociacionit, Kurti tha se ka insistim që marrëveshja të theksohet më shumë.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013 e pastaj i elaburuar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit 2015, të theksohet më shumë. Por, ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, është marrëveshje njëmend e theksuar në kuptimin juridik dhe kushtetues. Tash procesi negociator do të duhej që të na shpije përpara”.

1 VITE ME PARE

Darkë me Kurtin dhe Bislimin, Lajçak: Ramë dakord që marrëveshjet e dialogut të zbatohen plotësisht

Çfarë u diskutua në darkën e papritur në
Takimi

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllac Lajçak, është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi. Me anë të një postimi në Teitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak po ashtu shton se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

'Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.'- shkruan ai.

albin kurti takim me miroslav lajcak

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën