Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
•Edhe sot, kryeministri Edi Rama vijon turin e falënderimeve për rezultatin e zgjedhjeve vendore. •Ai ishte i pranishëm në një takim me banorët e Gjirokastrës. •Takimi nisi me një fjalë të drejtueses së PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro, e më pas nga fjalimet e shkurtra të kryebashkiakëve të rinj që dolën nga zgjedhjet vendore të dy javëve më parë. •Gjatë fjalës së tij Rama u kërkoi kryebashkiakëve të mos e shohin si ndjenjë vetëkënaqësie, por si sfidë për t’i shërbyer qytetarëve me korrektësi. •Më tej, kryeministri u shpreh i qartë duke paralajmëruar vartësit se ka ardhur koha për një shërbim dinjitoz ndaj qytetarëve. •Një ditë më parë, Rama ishte i pranishëm në Sarandë ku e konsideroi fitoren domethënëse, ndërsa u shpreh se është po ashtu edhe një sfidë e madhe.
6 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTËR- Në vijim të turit falenderues, këtë herë në Gjirokastër, kryeministri Rama tha me shqetësim se vendi ynë ka nevojë për punonjës. Apeli i hapur vjen ndaj biznesve që të bashkëpunojnë me qeverinë për rritjen e pagave. Kreu i qeverisë theksoi se aktualisht Shqipëria ka nevojë për forcë pune, e ndërsa sektori i turizmit mbetet më i godituri. Kritikat që hodhi ndaj biznesve është për rritjen e pagave, pasi fitimi i tyre është më i lartë se sa ata thonë. Sipas tij, "nëse bizneset nuk duan që të gdhihen një ditë me duart lart nga qielli", atëherë duhet të ndryshojnë menjëherë strategjinë për të mbijetuar në këtë treg pune, ku konkurrenca është e madhe.
“Nevoja për forcë pune është përditë dhe më e madhe. Kemi presion mbi vete për vendet e punës në shtet. Duhen plotësuar vendet e punës në sektorin e turizmin, pasi duhet t’i përgjigjet mijërave turizmit. Shqipëria është një destinacion i shumë kërkuar, nuk kemi sfidë më krijimin e vendeve të punës por plotësimin e tyre. Bizneset duhet të risin pagat, pasi fitimi i tyre është më i lartë se sa ata thonë dhe duket. Nëse bizneset nuk duan që të gdhihen një ditë me duart lart nga qielli, ka ikur koha kur Shqipëria konkurronte me krahun e punës.
Do mbështesim projektet që mbështetin identitetin kulturor, dhe do nxjerrim nga situata e degradimit shtëpitë kulturore, do korrigjojmë ndërhyrjet që janë bërë kuturu dhe do i integrojmë më gjithë gjuhën artitektonike të qytetit në Gjirokastër, dhe të krijojmë mundësi për fshatin, pasi sa më shumë kalon koha kemi nevojë për prodhimin vendas. Gjirokastra jeton vetëm me turizmin, është e rëndësishme të risim më tepër mundësinë e komunikimit të qytetarëve me bashkinë, të ndihen të respektuar dhe dëgjuar”, tha ai.
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama, i ktheu përgjigje akuzave të opozitës për manipulimin e votave në zgjedhjet e 14 majit.
"Shpjegimi është ai që kemi dëgjuar qysh në humbjen e parë që votat ishin të tyre por jua rrëmbeu Tërmeti me mafian. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të vizitosh kopshtet, çerdhet, shkollat," tha ai.
Gjatë takimit me qytetarët ai është shprehur se kur PS mori mandatin në Gjirokastër, qyteti kishte vetëm një hotel e gjysmë ndërsa tani vizitohet nga 6.000 turistë krahasuar me 200.000 në vitin 2022.
“Sa herë që vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja. Po kujtoja që në 2022-shin në Gjrokastër e kemi mbyllur me 200.000 vizitorë, ndërsa tani me 6,000 turistë kjo tregon dhe punën që është bërë. Kur e kemi nisur e kemi gjetur Gjirokastrën me 1 hotel e gjysmë”
Ai kishte edhe një mesazh ndaj minoritetit grek.
"Mirë e kanë dhe unë gjtihmonë them: Kush thotë që minoriteti nuk trajtohet mirë nuk di gjë fare se si është e vërteta. Minoriteti jo vetëm trajtohet mirë, por minoriteti pi nga dy nëna," tha ai./Dosja.al
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me banorët e Gjirokastrës, ku i ka falënderuar për votat në zgjedhjet e 14 majit. Mirëpo, gjatë fjalës së tij ai shprehu disa 'rezerva'. Rama tha se ka ende drejtues që sillen si bajraktarë, dhe se nëse vijohet kështu vota e 14 majit mund të kthehet në goditje të paimagjinueshme.
“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha ai.
GJIROKASTËR- 'Mos u vetëkënaqni'- ishte ajo që u tha ditën e sotmekryeministri Edi Rama drejtuesve socialist në Gjirokastër. Gjatë turit të falenderimeve në këtë qytet, Rama tha se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, nuk duhet marrë si votë se janë të kënaqur, por se edhe pse nuk janë të kënaqur, ata kanë pritshmëri tek ta, dhe se për këtë duhet të punojnë edhe më fort.
“Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur.
Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin.
Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS”, tha ai.
GJIROKASTËR- Turi i falenderimeve i kryeministrit Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër. Teksa ishte duke inspektuar punimet në zonë së bashku me ministren Mirela Kumbaro, Rama u ndalua nga një grup turistësh, që po kalojnë këtë periudhë në qytetin tonë. Duke rendur pas tij, të qeshur e të lumtur, ata e pyetën se nëse ai ishte kryeministri.
Mirëpo, duket se kreu i Qeverisë s'kishte shumë kohë për të huajt, duke i thënë se nuk është atraksion turistik e më pas u largua.
BISEDA:
Turistja: Jeni ju zoti Rama?
Edi Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik
(Qeshin të gjithë)
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lazarat për të vijuar turin e falënderimeve pas fitores së socialistëve në zgjedhjet e 14 majit.
Kryesocialisti u takua me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy ditë më parë. Siç shihet në foto, ai ka bërë edhe fotografi me të pranishmit, e më pas është nisur drejt takimeve të tjera. /Dosja.al