LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, arrestohet i dyshuari! Familjarët: Nuk kemi pasur konflikt me askënd

• Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri. • Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë. • Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë e gjatë. • Pas arrestimit, prokurori ka caktuar një masë ndalimi për të dyshuarin. • Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja si prova materiale. • Momentalisht nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka ndonjë arsye tjetër. • Xhaxhai i 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtri, të Kosovës, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion të qartë për ngjarjen.• Xhaxhai i viktimës ka theksuar se familja nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me ndonjë person dhe nuk e di se si ka ndodhur kjo tragjedi.• 19-vjeçari Ardit Zymeri, i cili u vra një natë më parë me armë zjarri në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica. • Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të të riut teksa theksojnë se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

19-vjeçari i vrarë mbrëmjen e shkruar në Kosovë, pjesë e FC Mitrovica! Reagimi i klubit: Të punojmë fortë që të mos përsëriten këto raste

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Foto ilustruese

KOSOVA- 19-vjeçari Ardit Zymeri, i cili u vra një natë më parë me armë zjarri në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të të riut teksa theksojnë se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.

“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish - futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë. Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.

Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit. Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në reagimin e FC Mitrovica.

Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, flet xhaxhai: Familja nuk ka pasur konflikt me askënd, nuk kemi dijeni për autorin

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Xhaxhai

KOSOVA- Xhaxhai i 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtri, të Kosovës, Nysret Zymeri, ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion të qartë për ngjarjen. Xhaxhai i viktimës ka theksuar se familja nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me ndonjë person dhe nuk e di se si ka ndodhur kjo tragjedi.

Zymeri ka shpjeguar se ata morën informacion mbi ngjarjen mbrëmë, por ende nuk kanë dijeni për autorin e krimit. Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se kjo ngjarje ka ardhur si një befasi për ta.

Ardit Zymeri u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:38, në Vushtri. Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen dhe ai ka pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa arma e përdorur në krim është sekuestruar.

1 MUAJ ME PARE

DINAMIKA/ Çfarë dihet deri tani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtri të Kosovës

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Foto ilustruese

KOSOVA- Një djalë 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një djalë tjetër të dielën mbrëma në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri. I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende, derisa autoritetet thanë se po kryejnë hetime të vazhdueshme. I dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tha Policia e Kosovës të hënën.

Viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij, tha Policia pas një hetimi fillestar. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën akuzën për vrasje të rëndë.

Preteni shtoi se i dyshuari e pranoi fajësinë për kryerjen e vrasjes, gjatë dhënies së deklaratës. Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se e ka konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në kryerjen e vrasjes.

“Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.

Preteni tha se nuk mund të flasë për motivet e mundshme të vrasjes dhe se për këtë janë duke u kryer hetime të vazhdueshme. Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se është duke i vazhduar hetimet në bashkëveprim me prokurorin e rastit, për t’i zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin e vrasjes. Xhaxhai i viktimës, Nysret Zymeri, tha për media në vend se familja nuk e njeh dorasin dhe nuk ka pasur telashe me njerëz të tjerë.

“Nuk e dimë se si ka ndodhur. Të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur... Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim”, ka thënë ai.

Preteni theksoi se prokurori do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./ REL

1 MUAJ ME PARE

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e 19-vjeçarit në Kosovë, arrestohet i dyshuari, detaje

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, ku një 19-vjeçar, Ardit Zymeri, ka humbur jetën pas qëllimit me armë zjarri.

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Ardit Zymeri

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.

FOTO+EMRAT/ "Autori dhe viktima, bashkëmoshatarë!" Vrasja e
Bleon Dibrani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë e gjatë. Pas arrestimit, prokurori ka caktuar një masë ndalimi për të dyshuarin.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja si prova materiale. Momentalisht nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka ndonjë arsye tjetër. 

vrasja e 19-vjecarit ne kosove

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne