LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Pronat do të kthehen te pronarët

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në Himarë dhe në Borsh, për zgjedhjet e 11 majit. • I pranishëm ishte edhe eurodeputetit, ish kryetari i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, për të cilin  Berisha tha se ‘Rama i mori mandatin përmes drejtësisë’. • Kryedemokrati Berisha u shpreh se, përmes një agjencie të krijuar nga Rama, ka vendosur si kolateral, të gjithë territorin e shtetit shqiptar për grabitjen e tokave në Gjipe. • Kryetari i PD, Sali Berisha ka garantuar banorët e Lumit të Vlorës, se askush nuk do të mundet t’u marrë ujin, pas kërcënimeve për ta dërguar ujin në resortet përgjatë bregdetit. • Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në Himarë, kryetari i PD-së Sali Berisha u kërkoi qytetarëve dhe demokratëve në Himarë që më 11 maj, t’i rezervojnë Edi Ramës atë që shqiptarët i rezervuan partisë së tij, më 1992. • Në Borsh Berisha u ka premuar banorëve se infrastruktura atje do të ketë përparësi të plotë nën qeverisjen e demokratëve 4-vjeçarin e parë në pushtet.

7 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka futur dorën dhe të ka marrë kuletën

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

BORSH- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar qyetarëve të Borshit që më 11 maj, të ndahen nga kryeministri Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se Rama në këtë fushatë zgjedhore të 11 majit ka ardhur em një propagandë vulgare, ku në të vërtetë, vetëm se i fyen shqiptarët.

Berisha akuzoi Ramën se ka krijuar një qeveri hajdutësh dhe se ka larguar shqiptarët nga vendi për shkak të varfërisë e pasigurisë. Ai i bëri thirrje qytetarëve që në 11 maj të votojnë për një projekt që ofron shpresë dhe dinjitet për të rinjtë, pensionistët, fermerët dhe bizneset, në kuadër të “Shqipërisë Madhështore”.

"Tani, keni një fushatë tjetër. Çfarë ndodh me të? Fushata e tij, le ta quajmë fushata e batutës, se ai ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizmi socialist dhe përdor batuta nga ato filmat e kësaj kohe. Por çfarë fshihet pas batutave të tij? Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën me qeshë, ndërkohë që të ka futur dorën dhe të ka marrë kuletën. Mos harroni se pas çdo batute të tij fshihet një akt vjedhje. Nuk është batuta ajo që krijon vendet e punës. Jo, përkundrazi batuta përdoret për të maskuar mungesën e vendeve të punës. Nuk është batuta që punëson të rinjtë. Përkundrazi ajo përdoret për të maskuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Nuk është batuta që ndihmon pensionistët. Përkundrazi ajo përdoret për të fshehur gjendjen e mjerë në të cilën i ka vendosur. Ndaj dhe do t’u lutesha qytetarëve të Borshit dhe mbarë Shqipërisë, që kur të dëgjojnë batutat e tij, të kontrollojnë xhepat se diçka u ka vjedhur, në një mënyrë ose në një tjetër. Pasi përpiqet me çdo kusht të shndërrojë fushatën e tij në një parodi, pastaj bën viktimën. Ke parë, më shajnë kështu, më thonë dhe për fëmijët këto, the ato. Atëherë zotëri, në qoftë se bën thirrje publike në TV që të shikoni videot e nudove të mia, atëherë njofto televizionet që të vënë pullën e kuqe. Njofto televizionet që të vënë pullën e kuqe se unë kam këtë fjalor. Kështu që fushata e tij është parodi.

Tani thotë lavdi hajdutëve të mi. Me Saimir Tahirin, me Krifcën, me Lubinë, me Erion Veliajn se këta janë bërë një tabor. Dhe tani krenari... Ta dini një gjë, po vodhi ministri, kurrë nuk mund të vjedhë pa e kapur kryeministri. Kryeministri ka një detyrë, që të mbikëqyrë funksionimin e qeverisë. Po ata kanë vjedhur sepse vidhte ky. Shembull, djegësi i Tiranës nuk ekziston. Lubi Balluku me ligj dhe kontratë ka pasur një drejtori që të mbikëqyrte punimet e djegësit të Tiranës. Për të raportuar çdo muaj situacionet e ndërtimit të tij. Asnjë raport, asnjë situacion. Asnjë vit, as tre vite, as pesë vite, as gjashtë vite. Pse? Sepse ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama. I merrte burreci dy metra i gjatë. Kështu që pas 6 vitesh aty nuk ka një tullë, 130 milionë euro të taksave tuaja janë zhdukur.

Po kështu 120 milionë euro Beketi. Po kështu 100 milionë euro checkupi i Vilma Nushit. Ai përpiqet këto t’i kalojë me batuta. Të sëmurët vdesin në spital për ilaçe, ai e kalon me një batutë. E gjitha kjo është përpjekja e një njeriu të marrë fund që përpiqet të mbijetojë me çdo kusht me një propagandë vulgare në të cilën e vërteta është se i fyen shqiptarët. Se ai i merr ata sikur këta e hanë sapunin për djathë, sikur mund t’i mashtrojë me këto që thotë, ndërkohë që u ka përzënë nga shtëpitë gjysmën e familjes. I ka përzënë jashtë për varfëri, për pasiguri pune, për varfëri. Ndaj dhe kjo fushatë është vendimtare.

Të ndahemi nga kjo e keqe. Unë e thashë edhe në Himarë se askush më shumë se banorët e Bregut nuk kanë ditur t’i qëndrojnë fuqishëm të keqes. Dhe unë kam besim se Borshi dhe i gjithë Bregu dhe gjithë Shqipëria më 11 Maj do votojnë për atë projekt, i cili paraqet një mundësi të re për çdo shqiptar. Për çdo të ri që të ndërtojë ëndrrën në Shqipëri. Për çdo pensionist të jetojë më me dinjitet. Për çdo fermer të ketë sukses në fermën e tij.
Për çdo biznes të zgjerojë biznesin e tij. Pra për Shqipërinë në tërësi të ngrihet në lartësinë e potencialeve të saj të një Shqipërie Madhështore," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

"Infrastruktura e Borshit do ketë përparësi të plotë"/ Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ka premuar banorëve të Borshit se infrastruktura atje do të ketë përparësi të plotë nën qeverisjen e demokratëve 4-vjeçarin e parë në pushtet. Pas takimit të prezantimit të kandidatëve në Himarë, Berisha nga Borshi tha se prona do t’i kthehet të zotit ose fizikisht ose përmes kompensimit financiar.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për abuzime me tokat shtetërore në zonat turistike dhe për vonesa në trajtimin e dosjeve të pronësisë.

"Së pari ju falënderoj shumë për këtë pritje të paparashikuar. Natyrisht unë nuk mund të kaloja kurrsesi pa u ndalur në Borsh, pa u ndalur në këtë qendër të rëndësishme të njerëzve të punës, të njerëzve atdhetare, të njerëzve të zotë, të aftë. Kjo është e disata herë që vij këtu. Kam ardhur si opozitar, si kryeministër dhe prapë do vij. Shpreh mirënjohje për të gjithë mbështetjen e borshiotëve në dekada ndaj PD dhe garantoj se problemet madhore me të cilat përballeni sot, siç është problemi i pronës, një problem shumë serioz, do jetë në krye të listës së përparësive tona për t’i dhënë përgjigje përfundimtare 4-vjeçarin që vjen. Ne do kthejmë pronën tek i zoti, do i kompensojmë pronën të zotit me tokë ose me para. Ne evaduam 54 mijë dosje prone. Kanë evaduar 800 dosje në 12 vite.

Dhe u garantoj se po të vazhdonim me ato ritme, do u jepnim përgjigje përfundimtare sepse krijuam një fond prej 70 mijë hektarë tokë shtetërore në zona turistike, me të cilat ne do kompensonim pronarët dhe do kthenim ato që ishin. Miliona metër katrorë nga ai fond janë marrë nga oligarkët, trafikantët e Edi Ramës, të cilët i kanë shtrirë tentakulat e tyre nga Kepi i Stillës në Velipojë. Kudo. Në qoftë se e kujtohet kur erdhi në pushtet, Edi Rama filloi e po bërtet: Ka dalë një Gjon që nuk ka parë ndonjëherë det me sy dhe ka marrë 20 mijë hektarë tokë. Dhe unë tani po shihja. Avash avash ata gjejnë se ishin familja e Gjon Boçarit, e kishin tokën e tyre. Tani ai atë Gjonin nuk e përmend më se solli qindra të tjerë që janë shndërruar në pushtuesit më të egër, më të pamëshirë të pronave të bregut.

Kështu që 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do çojë pronën tek i zoti. Do bëjë ligjin dhe drejtësinë dhe ky problem pas 4 vitesh nuk do ekzistojë më si trashëgimi. Sikundër bizneset e Borshit, e të gjithë bregut do të kenë një aleat në Koalicionin e Shqipërisë Madhështore. Tani, po ta shohësh Borshin ti, Qeparoin, Himarën, këto janë madhështore. Po të dalësh mbi Pilur, duket sikur ke hipur mbi re dhe po sheh deti. Këto janë madhështi. Problemi është që të ngremë banorët në nivelin e kësaj madhështie. Dhe këtë do bëjë programi ynë. Bizneset e Borshit do t’u përgjysmohen taksat. Biznesi i vogël, tavanet e TVSH-së dhe tatim fitimit nga 100 dhe 140 mijë euro do të shkojnë në 180 mijë euro. Bashkitë nuk do të mund të vendosin tarifa dhe taksa më shumë se 1 përqind të xhiros. Energjia do të ulet në 6 lekë.

Uji do përgjysmohet tarifa. Pra do krijojmë një hapësirë të re për biznesin. Fermerëve do u subvencionojmë çdo njësi prodhimi, çdo fidan të mbjellë dhe çdo kokë bagëti. Heqim çdo lloj kriteri tjetër, jo ka pesë lopë, jo ka dhjetë lopë, një lopë po të ketë, do subvencionohet. Tre ulli po të ketë, do subvencionohet. Do rrisim subvencionet në nivelet e vendeve përreth. Vendet përreth e kanë nivelin e subvencioneve 5-6 herë më të madh se në. Edi Rama kur ndau buxhetin, la për fermerët 33 milionë euro në 8 miliardë, në një kohë kur duhej të linte minimumi 230 milionë. Pra, merr fund kjo situatë. Infrastruktura e Borshit do ketë përparësi të plotë. Unë e njoh problemin dhe u them se do zgjidhet 100 përqind.

Unë ua thashë në Himarë, ua them edhe këtu. Unë nuk ndërtojë tunelin e Llogarasë pa u dhënë përgjigje problemit të ujërave të zeza nga Semani te Kepi i Stillës. Pasi të ngrinim flamurin blu në ujërat tona, atëherë do vazhdonim me të tjera sepse ai kusht themelor për të qenë në Europë, nuk është tuneli. Kusht themelor për të qenë në Europë është që të mos derdhen ujërat e zeza aty ku lahen njerëzit. Kusht themelor për të qenë në Europë që 24 orë të kenë vaditjen, të kenë kullimin, të kenë mbrojtjen e tokës, të kenë suksesin e biznesit. Pra, këto janë kushtet për të cilat ne qëndrojmë," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha në Himarë: T’i rezervojmë Edi Ramës atë që shqiptarët i rezervuan partisë së tij në vitin 1992

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar qytetarëve dhe demokratëve në Himarë që më 11 maj, t’i rezervojnë Edi Ramës atë që shqiptarët i rezervuan partisë së tij, më 1992. Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ramën po e braktisin në takimet elektorale që zhvillon. Në fund kreu demokrat theksoi se vota kundër tij, ofron një mundësi të re për çdo të ri shqiptar në shkollim, në punësim, në sukses dhe në biznes.

"Miq, ky program synon që paratë e buxhetit t’ua kthejë një pjesë të madhe ju. Për ta bërë të qartë, Edi Rama këtë vit paraqiti në parlament buxhetin 8 miliardë euro, më i madhi tha në histori. I gjithi taksat tuaja, pa përjashtim të gjitha janë taksa të biznesit dhe qytetarëve. Tani do e ndante. Pensionistët 16 milionë. Ne kishim çuar ligjin në parlament për të vendosur minimumin jetik 200 euro. Jo, tha, biem në humnerë nëse e bëjmë këtë. Pra e mund të imagjinoni ju se nga 8 miliardë euro, për 760 mijë burra dhe gra që kanë shkrirë jetën e tyre në ndërtimin e Himarës dhe Shqipërisë, la 16 milionë euro. Dy ditë më parë, kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, ndau 1 miliard euro, nga të cilat 500 milionë për pensionistët dhe njerëzit në nevojë. Po, tha, do ua paguaj një muaj në vit qiranë qeveria pensionistëve. Kurse ky thotë se po të vendosim këtë, biem në humnerë. Po pse nuk ra në humnerë qeveria e Malit të Zi, e cila në vitin 2013, pensioni në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë, i yni ishte 143 mijë lekë.

Sot pensioni i malazezit është 450 mijë lekë. Ranë në humnerë ata gjë? Sot rroga minimale në Rumani që ishte më e ulët se në Shqipëri, është dy herë më e lartë se në Shqipëri. Ranë gjë në humnerë ata? Çfarë ndodh? Të gjitha pasuritë këta i kanë në një grup njerëzish, i ndajnë me njëri-tjetrin, të tjerët janë të përjashtuar. Problemi është se pensionistët dhe njerëzit nuk u duken këtyre. Për të, i mençuri i dheut ishte Saimir Tahiri, Lubi Balluku, Krifca, të gjithë hajdutët përreth tij që vidhni së bashku me të. Taulanti në krye. Të dashur miq, ne do i kthejmë fermerit... U nda buxheti, sa la për fermerët thoni ju? 33 milionë euro nga 8 miliardë. Ndërkohë fermerët punësojnë gjysmë milionë shqiptarë. Ndërkohë japin 19 përqind të PBB. Dhe u la gjithsej 33 milionë. 220 milionë Kosova. 280 milionë Maqedonia. Çfarë do bëjmë ne? Do kthejmë paratë tek ju, do jemi të drejtë në ndarje. Taksat. Ky dyfishoi taksat, ne do i përgjysmojmë.

Paratë në kontot e biznesmenëve janë më të vlefshme për shoqërinë shqiptare se në llogaritë e shtetit. Kjo është pra miq filozofia, realiteti i programit tonë. Ka dy fushata sot, ka një fushatë si kjo që vijmë dhe paraqesim tek ju çfarë do bëjmë katër vitet në vijim, me llogaritje, me të gjithë seriozitetin që duhet. Ka një fushatë që del ka tre muaj këneta, këneta, këneta. Sipas tij, 130 milionët e eurot e djegësit të Tiranës, i mori këneta, nuk i mori Edi Rama me Lubinë dhe Erion Veliajn. Sipas tij, 120 milionë euro të Beketit, fajin e ka këneta dhe nuk i ka Edi Rama dhe Erion Veliaj që e përzunë nga vendi si rrugeçër atë. Udhëton me avion 21 milionë euro në dy vite, sipas tij fajin e ka këneta. Pra përpiqet të mbulojë të gjitha fajet e tij, duke bërë parodi. Por një gjë do u them miq se tani meqenëse qytetarët e kanë braktisur, tani bën takime me listë, i merr me listë rrogëtarët dhe u thotë, po nuk erdhët, ikët nga vendi i punës. Unë u them punonjësve të administratës të shkojnë, por të mos e votojnë të keqen e madhe që ka Shqipëria.

Përpiqet me figura të ndryshme t’i bëjë për të qeshur. Ftoj çdo nënë, çdo motër, çdo zonjë, çdo zonjushe, që në kohën kur ju qeshni, ai ka futur dorën në xhepat tuaj, ai ka futur dorën në paratë tuaja, ai ka futur dorën në të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ai është një dorë e zezë që nuk ka asnjë kufi. Prandaj kujdes se ai u vjedh edhe kur ju buzëqeshni. Ndaj dhe ju ftoj ju, qytetarëve të mençur të kësaj bashkie, me datën 11 maj të votoni ndryshimin si një moment që do sjellë një mundësi të re për çdo shqiptar. Si një moment që do ofrojë një mundësi të re për çdo të ri shqiptar në shkollim, në punësim, në sukses në biznes. Të votoni ndryshimin që do sjellë një mundësi të re edhe për çdo të moshuar për një jetë më dinjitoze. Një mundësi të re për çdo fermer për sukses në fermën e tij. Për çdo biznesmen të vogël një mundësi për të zgjeruar biznesin e tij. Për të gjithë shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tij partiake. Ndaj le ta shndërrojmë ne këtë përpjekje në përjekjen për mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari. Në përpjekje për një fitore të thellë. T’i rezervojmë Edi Ramës atë që shqiptarët i rezervuan partisë së tij në vitin 1992. Rroftë Himara, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha: Dua të garantoj banorët e Lumit të Vlorës se asnjë litër ujë nuk do mund t’ua marrë kush atyre

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

HIMARË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka garantuar banorët e Lumit të Vlorës, se askush nuk do të mundet t’u marrë ujin. Berisha e ka bërë këtë premtim pas kërcënimeve për ta dërguar ujin në resortet përgjatë bregdetit.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-ASHM në Qarkun e Vlorës, Berisha tha se Himara do ngrihet sërish në të gjithë madhështinë e saj. Berisha theksoi se prodhimet e Himarës dhe prodhimet shqiptare do bëhen të famshme siç kanë qenë dikur.

"Të dashur miq, Shqipërinë Madhështore, ndërtimin e saj ne do e nisim nga dhembshuria, nga solidariteti njerëzor. 100 ditët e para ne vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se 200 euro ose nuk merr. Çka do të thotë se në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 200 euro. Pensioni minimal do jetë 200 euro. Çka do të thotë se çdo i papunë, se çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do ketë 200 euro në muaj. Ky është zotimi ynë për të nxjerrë shqiptarët nga mjerimi. 6.3 euro në ditë, nuk je më në spektrin e mjerimit. Së dyti u garantoj ju se nuk do dërgoni të blihen ilaçet në Greqi apo në Itali se këto të farmacive këtu janë marka Nushi dhe Doshi, të gjitha kallp ilaçe.

Përkundrazi në Shqipëri do importohen ilaçe që shiten vetëm në 2 vende të BE. Dhe ju të dashur himariotë, do rimbursoheni në mënyrë identike me rimbursimin që republikane italiane u bën qytetarëve të vet, të njëjtën listë rimbursimi. Ndërkohë përsëri në këtë paketë, rrogëulëtit, që nuk mund të kenë rrogë më të ulët se 500 euro, asnjë, pensionistët, ata që marrin minimumin jetik, do kenë kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit do u rikthejë atyre të gjithë TVSH-në, pra 20 përqind të çmimeve, dhe kjo është e barabartë me 450 euro në vit. Projekti ynë për Shqipërinë Madhështore parashikon uljen e çmimit të energjisë elektrike të konsumatorit në 7 lekë. Nafta nuk do jetë më e shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë. Sot është 40 përqind më shtrenjtë. Kjo sepse Edi Rama u merr ju në çdo litër naftë nga 1.1 euro, një çmenduri e vërtetë.

Ju të tjerët, që nuk blini naftë, ju e paguani naftën në çmimin e ushqimeve, në çmimin e biletave të transportit, e paguani në çdo gjë tjetër. Kështu që ne i vendosim një ligj të ri, ulim ngarkesën fiskale mbi naftën dhe çmimi i tij do bjerë në nivelin e dy vendeve përreth. Ju i dëgjoni që flasin për turizëm, turizëm, turizëm. Po ky breg madhështor, ky breg i jashtëzakonshëm, nga Semani gjer në Kepin e Stillës, ujërat e zeza i derdh në det. Për të treguar se këta janë vetëm një mafie plehrash, pa asnjë koncept tjetër vetëm si të vjedhin, si të vjedhin, si të vjedhin. E bëri tunelin e Llogarasë, unë ua them haptas, nuk kam qenë për tunelin sepse Qafa e Llogarasë është një nga pamjet më fantastike të njeriut. Sa herë del e sheh aty, njeriu nuk ngopet me atë pamje të bukur.
Ky ndërtoi tunelin duke vjedhur 60 milionë euro në Ankara. Kompania që ofroi 130 milionë euro, u la, dhe iu dha kompanisë tjetër me 180 milionë euro. Tani ka shkuar në 230 milionë euro.

Para se të bëhej kjo, me këto para, nga Semani deri në Kepin e Stillës ti garantoje furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza. Dhe ti e transformoje... Në këtë mënyrë ky rajon shkonte në Europë, në këtë mënyrë europianët që vinin këtu gjenin një breg evropian. Gjenin një det evropian. Po jo kështu siç e bën ky, që ka vetëm një kriter, ku të vjedhë më shumë, ku të plaçkisë më shumë. Miqtë e mi, projekti ynë për biznesin është projekti më miqësor. Biznesi i vogël do paguajë me 6 lekë energjinë. Tavani për TVSH-në dhe tatim fitimin do spostohet nga 100 mijë euro dhe 140 mijë që është përkatësisht, në 180 mijë euro. Bashkia nuk do mund të vendosë kurrë tarifa dhe taksa më shumë se 1 përqind të xhiros vjetore. Tani vendos edhe 8 apo 9 përqind sipas qejfit.

Sipërfaqja publike do pjesëtohet me 8 herë. Ka qenë 120 lekë, është 1500 lekë, do zbresë në 120 lekë. Bizneset e tjera, tatim fitimin do ta kenë 10 përqind. TVSH do ulet në 15 përqind. Gara do jetë e hapur, e ndershme në prokurime dhe të gjitha. Luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Fermerëve u garantoj se do të subvencionohen pesë herë më shumë se sot për çdo rrënjë ulli, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse barazim me subvencionimin që bëjnë vendet përreth. Kosova subvencionon fermerin 4-5 herë më shumë se ne, Maqedonia 5 herë më shumë se ne, Serbia 7 herë më shumë se ne. Atëherë ne do u subvencionojmë ju në mënyrë që të konkurroni lirshëm me fermerët e tjerë. Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare. Dhe në këtë kuadër, kam bindjen më të madhe se prodhimet e Himarës, prodhimet shqiptare do bëhen të famshme siç kanë qenë dikur.

Prodhimet e këtij bregu njiheshin në metropolet e botës. Agrumet e saj. Përsëri Himara do ngrihet në të gjithë madhështinë e saj. Dua të garantoj banorët e Lumit të Vlorës se asnjë litër ujë nuk do mund t’ua marrë kush atyre. Dëgjoni miq, kur legjendat thonë se kuçedra shterroi lumin, duket se ka pasur në të gjitha kohërat qeveritarë si puna e Edi Ramës që ka sulmuar gjithmonë lumenjtë. Po si mund t’ua marrësh ti lumin atyre? 35 fshatra lumin e kanë jetë. Nga lumi buron e gjithë jeta e bimësisë, përndryshe ato janë shkëmb dhe shkretëtirë.
Dhe ky shkon e ua marr se do ua sjell resorteve. Po hajde këtu në Potom ti, ke aty mijëra litër ujë të ëmbël që bie nga platforma, ngrije ku të duash me pompa dhe shpërndajua të gjithë bregu, të gjithë resorteve, të gjithë hoteleve e me radhë. Po pse do ua marrësh atyre ujin? Nuk ka akt të tillë më absurd. Kurrë nuk do ndodhi. U bëj thirrje banorëve të Bregut të qëndrojnë mbi pronësinë që kanë te lumi i tyre dhe i garantoj se PD nuk do lejojë kurrë që uji t’u merret, përveçse t’u mbetet atyre," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë, ajo është e këtyre banorëve dhe e Manastirit

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedmeokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do t'i gëzoj grabitjen e pronave në Gjipe. Nga Hirama ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM në Qarkun e Vlorës, Berisha tha se përmes një agjencie të krijuar nga Rama, ka vendosur si kolateral të gjithë territorin e shtetit shqiptar.

"Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946. Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri. Pa, kjo është e vërteta. Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, misioni yt... bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra. Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit. Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha në Himarë: Paprekshmëria e pronës, rikthimi dhe kompensimi i saj, pajisja me dokumente, do jenë përparësi absolute

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Sali Berisha

HIMARË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral ditën e sotme në Himarë ku prezantoi kandidatët për deputetë. Përpara banorëve të kësaj zone, Berisha tha se paprekshmëria e pronës, rikthimi dhe kompensimi i saj do jenë përparësi absolute e qeverisë së tij. 

"Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetarëve të Himarës të pranishëm në këtë shesh, por të gjithë banorëve të kësaj bashkie kudo që ndodhen sot, në Shqipëri dhe jashtë vendit. Respektin tim më të madh, mirënjohjen më të thellë. I dashur zoti Fredi Beleri, përfaqësues në Parlamentin Europian i qytetarëve grekë, kandidat i zgjedhur real i kësaj bashkie. I dashur zoti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, aleat i rëndësishëm në Aleancën për Shqipërinë Madhështore. I dashur zoti Bujar Leskaj, udhëheqës politik i qarkut të Vlorës. Të dashur kryetarë të degëve të PD të Vlorës, Himarës dhe degëve të tjera.

Zonja Zhupa, udhëheqëse politike për Sarandën. Të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë të qarkut të Vlorës, përfaqësues të shkëlqyer, dinjitozë të qytetarëve të këtij qarku, krenari e vërtetë për Vlorën, Himarën, Sarandën dhe mbarë Shqipërinë. Nuk mund të mos e filloj këtë fjalim me përuljen më të madhe para jush, burrave dhe grave të kësaj treve, që i keni qëndruar si viganë, më të fuqishëm në çdo kohë se të tjerët të keqes.

Askush nuk ka qëndruar ndaj të keqes siç keni qëndruar ju, himariotët. Vajza që paraqet takimin e quajti Himarën e lavdisë, e vërteta është se qëndresa e Himarës është një faqe e lavdishme në historinë e njeriut, në betejën me të keqen, qëndrimin e tij të pamposhtur dhe ju të tillë keni qenë në të gjitha kohërat. Dhe ta marrë vesh Edi Rama se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar se Himara dhe Himara ia dha Edi Ramës atë përgjigje që meritonte. Atë përgjigje ia dha me Fredi Belerin. Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e Kinës apo Rusisë është armiku i brendshëm. Çfarë ishte ky armik i brendshëm?

Ky armik i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri ishte armiku që përdorte drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi nuk i mundnin dot në fushë betejë, pasi bënin gjithçka që ju të mos e votonit. Por ju e votuat dhe atëherë përdori si burracak drejtësinë e tij për t’i marrë kryetarit tuaj të zgjedhur mandatin. Bëri një kurth të vjetër të shpifur nga ato që Himara i mban mend shumë mirë se i kurdiste Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për t’i grabitur mandatin. Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij, nuk e lejuan Belerin siç ishte lejuar çdo tjetër i votuar më përpara, nuk e lejuan që të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një: se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij.

Se Beleri i tha se unë jam i djathtë dhe unë kam parimet e mia, dhe ato parime nuk putheshin kurrë me parimet e atij që kërkon t’u vjedhë tokat, të plaçkisë tokat tuaja, t’u zhbijë ju nga shtëpitë tuaja. Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi i të gjithë të këqijve është armiku i brendshëm që të merr lirinë, që përdor drejtësinë për dhunë politike, që dhunon të drejtat më elementare, më themelore të njeriut, pronën, votën. Çfarë i mbetet më një njeriu të lirë? PD dhe aleanca e saj janë një aleancë konservatore, e cila ka në themel të saj vlerat tradicionale të njeriut, dinjitetin njerëzor, liritë e tij, pronën, besimin tek Zoti, atdhetarinë.

Ne besojmë fort se vetëm duke u bazuar në këto vlera mund të ndërtojmë Himarën Madhështore, Shqipërinë Madhështore. Mund të ndërtojmë Himarën e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj. Shqipërinë e ëndrrës së bukur të bijve dhe bijave të saj. Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme, paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni, do t’i ketë përparësi absolute," tha Berisha.

3 JAVE ME PARE

Berisha fushatë elektorale në Himarë, i pranishëm dhe Fredi Beleri

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e
Pamjet

HIMARË- Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin elektoral në Himarë, ku do të prezantojë kandidatët për deputetë. Në krah të Berishës ishte aleati i tij Vangjel Dule dhe deputetja Ina Zhupa. 

Ndërkohë që në fushatën e sotme elektorale në Himarë, ka marrë pjesë dhe eurodeputeti Fredi Beleri. Beleri fitoi zgjedhjet e vitit 2023 në Himarë, por nuk arriti që të marrë dot mandatin, për shkak të arrestimit. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon

Macron pritet nga kryeministri Rama, dy liderët ecin të kapur për dore drejt Pallatit të Operas