LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km, është i përfunduar në gjithë komponentët, janë kryer testet! Rama: Dibrën e shpëtuam ne

• Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku morën pjesë këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. • Zv.kryeministrja Balluku tha se gjithçka në tunel është e përfunduar teksa e konsideroi tunelin e Murrizit, si një prej krenarive të infrastrukturës së Shqipërisë.• Ajo shtoi se gjatësia e tij është 3.8 km dhe se janë kryer të gjitha testet. • Gjatë ecjes në tunel, Rama u takua me disa qytetarë. • Këta të fundit i dhuruan atij disa objekte siç ishin brirët e gdhendura të dhisë, të ngjashme me ato në përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut apo dhe një libër që titullohej "Historia e Dibrës". • Rama gjithshtu u prit me këngë, valle dhe veshje tradicionale nga një grup të rinjsh gjatë inaugurimit të tunelit. • Teksa Rama përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”, apo “Ti je më i miri, e mbajte premtimin!” apo dhe "Plasi syri i keq!".

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Plasi syri i keq!" Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km,
Foto nga inaugurimi

DIBRA- Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku morën pjesë këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Teksa Rama përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”, apo “Ti je më i miri, e mbajte premtimin!” apo dhe "Plasi syri i keq!".

Në një moment Rama pa një fëmijë me telefon në dorë e mori në krahë teksa vijoi më tej të përshëndetej me banorët dhe stafin e punonjësve të këtij kantieri. 

“Jemi shumë të lumtur për këtë vepër. Jemi të kënaqur që ky tunel u bë”, u shpreh një banore teksa grupi udhëton me autobus drjet sheshit të kantierit për inaugurim.

“Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne, tani edhe Maqellarë-Peshkopi, mbaron në prill. Nuk besojnë ata, thonë do e lënë se e kanë për zgjedhje”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km, është i përfunduar në gjithë komponentët, janë kryer testet

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km,
Belinda Balluku, Ulsi Manja dhe Edi Rama

DIBRA- Ditën e sotme është hapur tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Të pranishëm për inaugurimin e kësaj pjese ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku si dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, por edhe anëtarë të tjerë qeversisë dhe Partisë Socialiste.

Balluku tha se gjithçka në tunel është e përfunduar teksa e konsideroi tunelin e Murrizit, si një prej krenarive të infrastrukturës së Shqipërisë. Ajo shtoi se gjatësia e tij është 3.8 km dhe se janë kryer të gjitha testet. 

“Sot hapet tuneli është 3.8 kilometrash i gjatë. Është i përfunduar në gjithë komponentët e tij. Gjithçka është funksionale. Kemi bërë të gjitha testet. Këtu ndodhen të vendosura të gjithë njësitet e zjarrfikëse. Kemi dhe tunelin e emergjencës. Ka 11 hyrje dhe dalje tuneli i emergjencës. Është një nga pjesët e krenarisë së infrastrukturës shqiptare. Po kalojmë në një tunel, që është i blinduar i gjithi në pjesë hekuri”, tha Balluku.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Nga imitimi i brirëve të dhisë si në përkrenaren e Skënderbeut te "Historia e Dibrës", ja dhuratat që mori Rama gjatë hapjes së tunelit të Murrizit

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km,
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku morën pjesë këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Gjatë ecjes në tunel, Rama u takua me disa qytetarë.

Këta të fundit i dhuruan atij disa objekte siç ishin brirët e gdhendura të dhisë, të ngjashme me ato në përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut apo dhe një libër që titullohej "Historia e Dibrës". Rama gjithshtu u prit me këngë, valle dhe veshje tradicionale nga një grup të rinjsh gjatë inaugurimit të tunelit.

1 MUAJ ME PARE

"Mirëseerdhe Skënderbe"/ Hapet ‘Tuneli i Murrizit’, Rama dhe Balluku priten me muzikë e valle nga qytetarët

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km,
Rama

DIBËR - Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku po marrin pjesë këtë të premte në hapjen e Tunelit të Murrizit, në zonën e Dibrës. 

Rama dhe Balluku janë pritur në Dibër nga dhjetëra qytetarë me muzikë dhe valle festive. 

Teksa përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe veshjet popullore, të cilat janë veshur nga një grup grash e vajzash teksa kanë shoqëruar kryeministrin dhe Ballukun me muzikë gjatë ecjes së tyre brenda tunelit.

Hapet tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3.8 km,
Pamje nga tuneli

hapet tuneli i murrizit

Sondazh

Poll

Berisha:Rama është padrino,ka vendosur kodin e mafias,omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Berisha:Rama është padrino,ka vendosur kodin e mafias,omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Rama: Marrim më shumë se 74 mandate, më duhet edhe pak kohë që ta kuptoj tamam

Rama për arrestimet e funksionarëve të lartë: Në procese me drejtësinë janë ish-ministra

"Vishesh si adoleshent me manipulue të rinjt!" Rama-komentuesit: Edhe te veshja do më futesh?

Rama: Ne jemi qeveria dhe nuk bëjmë premtime elektorale! Ëndrra jonë është një, Shqipëria në BE

Rama- komentuesit: Veriu ishte lënë copë-copë! Tropoja ishte një gropë e zezë

Rama-komentuesit: Rrugët që kemi ndërtuar janë me të gjitha parametrat

Publikoi foton e një familje emigrantë me zarfet e KQZ/ Rama: Mora leje për ta postuar...

"Ça ka mo?!" Incident audioje "pas kamerës" së Ramës gjatë bashkëbisedimit live

Vota e diasporës, Rama: Duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj

Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane me 16 maj

Rama "leksione dashurie" vajzave: Fuqinë tuaj tërheqëse përdoreni për djemtë e lëkundur!

"Po pres të dëgjoj "Rama ik" se e kam si hudhër", Rama-të rinjve: Mos lini votë pa marrë

Rama ironizon partitë e reja: Ka dhe nga këta që shesin qylyma flutures, i keni parë

Të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial pas një konflikti

Takim me shoqatat e turizmit/ Berisha: Do investojmë për infrastrukturën turistike

Berisha paraqet programin për turizmin: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave

Berisha: Grabiti 24 hektarë tokë vetëm pse është kryeministër

"Nuk mund të ecet më në këtë mënyrë"/ Berisha: Do të formalizojmë industrinë e turizmit në vend

Rama takim me fermerët në Cërrik: "Paketën e Maleve" synojmë ta shtrijmë edhe për tokat e punuara

"Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë!" Rama: Brenda 2030, pensioni 200 euro minimumi

Takimi me fermerët në Cërrik, Rama: Me kokën e rrumbullakët mund t’ju dukem si pjepër

Rama-komentuesit: Historia që do hiqej në janar e shkurt, ta shohim, por mos më qani hallin mua

"O zot, çfarë bëhet kështu"/ Rama ironizon Berishën: Bufi i kënetës me Dulen shkuan në PE

Rama ironizon opozitën: Më shumë kandidatë erdhën nga Big Brother se nga Primaret

Rama: Liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE,Rama: Jemi sot këtu për të ecur përpara

Konferenca ndërqeveritare, ministri i Jashtëm i Polonisë:Kapitujt e hapur janë jetikë për integrimin

Krimet zgjedhore/ Dumani në KLP: Kemi pasur denoncime për raste konkrete

Dumani: Kemi arrestuar punonjës të Policisë për lidhje me krimin e organizuar

Kritikat e Ramës për marrjet në pyetje, Dumani: Në godinën e re do ketë dhoma me audio e video

Zgjatja e Hetimeve/ Dumani: Shkak volumi i lartë i punës, 20 prokurorë janë mjaftushëm

Rama ironizon partitë e reja nga Milano: S'kanë asgjë të re përveç moshës së kryetarëve

Rama:Pasaporta europiane njeh automatikisht pensionet, u morëm vesh me motrën time (Melonin) në Romë

Rama: Bufi i kënetës më 11 maji prezantohet vetëm me Noc Rrokun!

Rama në Milano: T'i japim fund historisë së një populli të trajtuar si populli i dorës së dytë!

Rama në takim me shqiptarët në Milano: Një votë për të bërë histori dhe për të ndryshuar

Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i dhurojnë fanellën e Juventusit me numrin 5

Rama i përgjigjet LaCivita: Luli i shkretë bashkë me fituesin e Primareve në Kavajë

Rama: Shqipëria zonjë bëhet kur ti vendosim mbi kokë kurorën më 12 yjet e Evropës

Ramës: Latifi nga Amerika ka gjetur një që paguan tërë ato lekë

Rama: Të votosh për Shqipërinë në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re

Rama pyet qytetarët: Ose me ne ose me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues

"Këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë"/ Rama: Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re

Rama: Luftërat dhe situata gjeopolitke paralajmërojnë kohëra të vështira

Rama: Nuk ka në Ballkan një popull si shqiptari me ndjenjën përkatësisë ndaj Evropës

Fushata elektorale e PS/ Rama: Ky është muaji për fatin e Shqipërisë

Rama: Ndarje pa kthim me Azinë dhe bashkimi përfundimtar me Evropën

Rama: Jemi para një mundësie historike, kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë

Peleshi: 12 vite më parë gjetëm një timonier, Edi Ramën! 7 mandate në Korçë për fitoren e PS