LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra speciale, kundërshtar kishte Ramën, e sfidoi me 2 vila në Surrel

• Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbërthyer skemën e marrjes peng dhe të zhdukjes pa gjurmë të bizesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Hoxha tha se Martinaj është ‘prerë në besë’ e është rrëmbyer nga një skuadër e veshur me uniforma të Skuadrës Speciale që sipas tij, ka dhe mbështetjen e shtetit. • Takimi është bërë në një vend të zonës që ai e quan ‘Trekëndëshi i Bermudës’ dhe si iniciator ka pasur vetë Martinajn, që kërkonte të bënte aleancë me një të rrezikshëm nga Vlora. • Artan Hoxha tha se e ‘keqja’ e Martinajt erdhi që në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste. Ai shtoi se biznesmenët e mëdhenj dhe vetë shteti donte ta nxirrte nga loja e për këtë arsye, krejt pa pritur e pa lajmërim organizuan operacionin ‘Fundi i Marrëzisë’ për mbylljen e lojërave të fatit. Kjo gjë sipas Hoxhës u bë për të dëmtuar financat e Martinaj. • Por, gazetari shtoi se kjo gjë nu ke ndaloi Martinajn të vijonte të kishte ‘luanin’ e lojërave të fatit, me një ndryshim të vetëm, tashmë nuk paguante më 70 milionë euro taksa në shtet, siç bënte më herët. • Për të sfiduar kryeministrin Edi Rama, Hoxha tha se Martinaj bleu dy vila në Surrel ku shkëmbeheshin eskortat e kreut të qeverisë me atë të ‘bossi’-it të lojërave të fatit. Gazetari thotë se kur Martinaj u bë i pamposhtuar, u kërkua ngritja e një njësie, si ‘Los Pepes’ në Kolumbi, për ta eliminuar. Ai nënkupton bashkëpunimin me qeverinë kur hotë se ‘policia i hapi rrugë të mbaronte punën’. • Artan Hoxha u shpreh se para një jave ka qarkulluar një video që pretendohet se shfaq Martinajn që premton 50 milionë euro për ta liruar, por që fytyra është e mjegullt. Ai tha se zëri e vendi duhen verifikuar, por ditët e para ka pasur një tentativë për ta shpërndarë videon në fjalë për të përcjellë një mesazh. Hoxha e mbyll me fjalët ‘Mbreti i pengmarrjeve është marrë peng, në xhungël ka hyrë një predator i ri!’, duke nënkuptuar se tashmë version i inskenimit të kësaj ngjarjeje nuk ekziston.

17 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Martinajt i bënë atentat në Kosovë" Hoxha: Një politikan që lëviz me eskortë e shpëtoi

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në lidhje me fatin enigmë të biznesmenit dhe të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj. I ftuar në Abc News, Hoxha ka përmendur një rast, ku kanë tentuar që t'i bëjnë atentat Martinajt në Kosovë. Ai tha se një grup i ka zënë pritë Martinajt në daljen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë, në një kohë kur ky i fundit po kthehej nga Dubai. Por sipas Hoxhës, Martinaj ka arritur që të shpëtojë falë vëllait të një politikani shumë të rëndësishëm në Kosovë, që lëvizte me eskortë dhe me mjete të blinduara. 

"Nuk është një skuadër do ku do. Është një skuadër që ka tentuar ti bëj atentat në hyrjen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë. Ervis Martinaj ka bërë një udhëtim Prishtinë-Stamboll-Dubai. Martinaj nuk lëvizte në linja direkte, përdorte gjithmonë me linja indirekte. Dhe në kthim ky grup ka qenë në dalje të aeroportit të Prishtinës, por nuk e di është ishte rastësi apo Martinaj ishte i informuar. Por ishte fakt që vëllai i një politikani shumë të rëndësishëm, i cili lëviz me eskortë në Kosovë dhe me makina të blinduara ka shkuar ta marrë. Martinaj në atë kohë lëvizte me një person tjetër dhe një çift nga Tropoja me mbiemrin Sheqeri. Në aeroport i ka pritur personazhi që përmenda dhe ky vetë ka qenë ligjvendës në Kosovë dhe është shumë i rëndësishëm atje dhe vetëm fakti që ky ka shkuar me eskortë dhe me mjet të blinduar, autorët janë tërhequr," tha Hoxha. 

1 VITE ME PARE

“Është në listën e zezë të DASH”, Hoxha: Një personazh i njohur mori mesazh nga Martinaj për kompaninë e basteve

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me plagosjen në Bllok të Ervis Martinajt nga  ish-efektivi i forcave speciale, Meviol Bilo. I ftuar në Abc News, Hoxha tha se në momentin që Martinaj ishte në burg, u krijua një kompani që synonte të merrte kontrollin e tregut të lojërave të fatit në vend.    

Pas ngjarjes në Bllok ku ai mbeti i plagosur nga ish-efektivi i forcave speciale, Meviol Bilo, Vis Martinaj ndodhej në burg. Në atë kohë në Shqipëri u tha që po krijohej një kompani që u identifikua me emrin “Bast Arena” , u tha që aty janë disa biznesmenë turq, pastaj u tha që është një politikan i rëndësishëm, pastaj u tha që është dhe një personazh tjetër shumë i rëndësishëm. Kjo kompani synonte që të merrte nën kontroll tregun e lojërave të fatit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha, edhe pse Martinaj në atë kohë ndodhej në burg, tre aksionerëve të kompanisë së basteve iu dërgua një mesazh, ku ju kërkohej të hiqnin dorë, pasi dyshohej se ata ishin të interesuar që Martinaj të mbetej në qeli. Gazetari Hoxha theksoi se mes personazheve që ju mbërriti mesazhi i grupit të Martinajt është edhe një person i shpallur non-grata nga DASH.

Të gjithë pjesëtarët apo aksionerët e kësaj kompanie janë kontaktuar një nga një, dhe u është thënë që nëse ju tentoni, të mban i sepse aty mendohej se ata po ndikonin të ngelej në burg Ervis Martinaj, përgjegjësitë do i keni ju personalisht. Mesazhi u është çuar të treve. Në mos gaboj njëri nga ata personazhet është tek lista e Departamentit Amerikan të Shtetit, tek non-grata, që është kontaktuar edhe ai dhe i është thënë që mos guxo të hysh tek ky treg”, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë gazetari paralajmëroi se sot në Shqipëri po operon një strukturë kriminale shumë herë më e rrezikshme se Vis Martinaj, e cila do të jetë edhe më e vështirë për tu mbajtur nën kontroll.

1 VITE ME PARE

Hoxha: Familja e Martinajt kërkon llogari nga shteti, u është thënë se e ka marrë grupi me uniforma

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se familjarët e Martinajt i kërkojnë llogari Policisë pasi atyre u është thënë se atë e ka marrë një skuadër me uniforma policie.

Sipas Hoxhës, Martinajt e keqja i ka ardhur nga mostra rriti vetë pasi sipas tij të gjithë aksionerët dhe bashkëpunëtorët i janë kthyer në armiq. Ai u shpreh se nëse do gjendeshin borderotë e kompanive të Visit ne do të çuditeshim nga ajo që do të shihnim në to.

Artan Hoxha: Familjarët po i kërkojnë llogari Policisë së Shtetit, sepse atyre u është thënë që e ka marrë një skuadër me uniforma policie. Atij e keqja i erdhi nga mostra që rriti vetë, sepse të gjithë aksionerët që ka pasur në biznes, me të cilët ka bashkëpunuar, i janë kthyer në armiq. Nëse një ditë do të gjenden borderotë e kompanive të Visit, do çuditemi, do habitemi me atë që do të shohim. Nëse do e lëmë këtë histori kështu, të jeni të sigurisë që ky grup i krijuar do të jetë më i keq se ai që iku.

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Mbreti i pengmarrjeve është marrë peng, në xhungël ka hyrë një predator i ri!

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se mbreti i pengmarrjeve është marrë peng. Sipas Hoxhës tashmë në "xhungël" ka hyrë një pretador i ri shumë më i rrezikshëm se i pari.

Hoxha u shpreh se grupet kundërshtare duke mos pasur mundësi ta ndolonin apo ta arrestonin e larguan nga qarkullimi.

Artan Hoxha: Mbreti i pengmarrjeve është marrë peng, në xhungël ka hyrë një predator i ri, shumë më i rrezikshëm se i pari. Duke mos pasur mundësi ta ndalonin, ta arrestonin, zgjidhja ishte nxjerrja nga qarkullimi.

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Lojërat e Fatit u mbyllën vetëm për t’i ndërprerë financat Ervis Martinajt!

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Martinaj u bë problem për bizneset e mëdha në vend dhe se aksioni i Policisë për mbylljen e lojërave të fatit u bë pikërisht për të goditur atë.

Sipas Hoxhës vetë kryeministri e shihte Martinajn si kundërshtar politik dhe kështu u zgjidh dhe çështja e lojërave të fatit. Gazetari foli dhe për një sherr të ndodhur në një lokal pas kryeministrisë ku kishte edhe përleshje fizike mes dy biznesmenëve shumë të rëndësishëm.

Artan Hoxha: Ervis Martinaj u bë problem edhe për bizneset e mëdha në vend. Kujtojmë një sherr që ndodhi në lokalin pas kryeministrisë. Pati dhe përleshje fizike aty. Me dy biznesmenë shumë të rëndësishëm në vend dhe ai nuk i bëntë pa qëllim këto gjëra. Pas ngjarjes në Bllok, martinaj shkoi në burg, në atë kohë u tha në Shqipëri se po krijohej një kompani Bast Arena, u tha se kishte biznesmenë turkë, të gjithë janë kontaktuar një nga një dhe u është thënë ‘nëse ju tentoni, përgjegjësitë do i keni ju’. Mesazhi u është çuar të treve. Martinaj ka qenë në burg, struktura jashtë. Kur iu bë presion miqve të afërt të kryeministri, kur nuk e nxirrte dot se i shkoi edhe në Surrel, vetë kryeministri e shikonte si kundërshtar politik. Kështu u gjet zgjidhja, mbyllja e lojërave të fatit. Ndaj Fidel Ylli kërkoi rihapjen në ceremoninë e Luiza Gegës. Lojërat e Fatit u mbyllën vetëm që t’i ndërpriteshin financat Martinajt.

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Kasaforta e Ervis Martinaj peshonte 2.7 ton, nuk u hap se policia s’kishte me çfarë ta lëvizte

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se ngjarja e ndodhur në zonën e ish-bllokut nuk e ka pikënisjen në trafikun e drogës por tek një rrëmbim i ndodhur në zonën e ambasadës italiane në mes të ditës.

Sipas Hoxhës Policia kishte shkuar në zyrën e Martinajt dhe kishte gjetur një kasafortë që peshonte 2.7 ton por nuk kishte pajisjet e nevojshme që ta hapte. Dhe kur u tentua ta lëviznin nuk e arritën dot pasi iu mungonin mjetet.

Artan Hoxha: Sherri në ish-Bllok nuk e ka pikënisjen as në trafikun e drogës, e ka fillesën në një rrëmbim që është bërë mu përballë Ambasadës Italiane në mes të ditës. Kur ndodhi ngjarja e 4 tetorit në ish-Bllok, policia i shkoi në zyrë dhe gjeti kasafortën. Nuk e hapi dot por kërkoi ta merrte. Policia nuk e mori dot dhe e dini pse? Peshonte 2.7 ton dhe policia nuk kishte asnjë mjet që mund ta lëvizte. Nuk u bë asgjë. E njëjta gjë ndodhi me telefonin kur u plagos në Bllok. Thanë jo u gjetën 70 mijë mesazhe, asgjë nuk doli. Pati interesim që ai telefon të mos hapej., do krijonin shumë probleme.

1 VITE ME PARE

Hoxha: Martinaj bleu dy vila përballë shtëpisë së Ramës! U thashë gardianëve do iu përplasen eskortat, do bini në kanal

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Ervis Martinaj i shpalli sfidë kryeministrit, Edi Rama duke u vendosur përballë tij në Surrel.

Hoxha u shpreh se Martinaj kishte tentuar të blinte edhe prona të tjera në atë zonë.

Artan Hoxha: Ai shkoi dhe bleu dy vila në Surrel, mu përballë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka tentuar të blejë edhe prona të tjera në atë zonë. Iu vendos kryeministrit mu përballë dhe kjo gjë u mor si sfidë. Dhe ajo rruga ishte me kthesa, pata thënë, do përplaseni ndonjë ditë dhe njëri prej jush do të përfundojë në kanal.

1 VITE ME PARE

Si ‘Los Pepes’ që eliminuan Escobarin, Hoxha: Njësia që zhduku Martinajn s’del duarbosh, policia i hapi rrugë  

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se në Shqipëri është krijuar një skuadër mjaft e përgatitur që kryen atentate të organizuara dhe se ka dalë katër herë në terren dhe se të katra herët e kanë realizuar misionin. 

Hoxha u shpreh në vend është krijuar një grup i ngjashëm me "Los Pepes" në Kolumbi të cilët ranë dakort që të eleminonin skuadrën e Martinajt.

Artan Hoxha: Është një grup, një grup mjaft i përgatitur, ka dalë katër herë në terren dhe të katra herët e ka realizuar misionin. Nuk ka dalë duarbosh. Këtu në Shqipëri është krijuar njësia ‘Los pepes’, njësoj si në Kolumbi për zhdukjen e Pablo Escobar. 6 apo 7 grupe të mëdha krijuan këtë njësi, pranuan edhe problemet mes tyre, ranë dakort vetëm që të nxirrnin jashtë loje Martinajn e skuadrën e tij. Pjesë e kësaj njësie të ngritur u bënë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në mos Policia e Shtetit është palë, ka mbyllur sytë, po i lë rrugën hapur për të arritur atë qëduan. Pse u bë kjo? Sepse nuk mund ta thyenin ndryshe. Ligjërisht Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit se do të vriste Indrit Doklen, ishte i dënuar me 3 vite e 8 muaj, të tjerët që dënohen shkojnë në kokërr të burgut, por Martinaj jo. Për të nuk ishte njësoj. Kjo njësi e ngjashme me ‘Los Pepes’, shfrytëzoi të gjithë kontaktet me Policinë e Shtetit.

1 VITE ME PARE

Hoxha: Martinaj 'u shit' nga grupi me uniforma të skuadrës Speciale, ofroi 50 mln euro për ta liruar

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha bëri deklaratën e fortë teksa u shpreh se Martinaj është shitur dhe se ai ka ofruar 50 milion euro për ta liruar.

Hoxha tha se ai u mor nga një skuadër dhe u dërgua në një zonë tjetër më të sigurtë dhe se aty u shit nga grupi me uniforma të skuadrës speciale.

Artan Hoxha: Martinaj u mor nga ajo skuadër, u dërgua në një zonë tjetër më të sigurtë, aty i është nënshtruar një tjetër seance që unë nuk di të them. Ai u shit, u shit nga skuadra me uniforma speciale. Ofroi edhe 50 milionë euro për ta liruar.  

1 VITE ME PARE

Ekziston video për Martinajn? Hoxha: Qarkulloi një me pamje të mjegullt, por duhet verifikuar, ‘bosët’ e krimit e mbajnë si trofe

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se ekziston një video që ka qarkulluar mes perzonazheve të botës së krimit. Video sipas Hoxhës doli pas publikimit të lajmit në një media ku thuhej se Martinaj ishte parë i vrarë dhe i ndarë në disa copa. 

Hoxha tha se në video figura e personit nuk duket pasi pamja është e mjegullt, gjithashtu duhet verifikuar zëri dhe vendi ku është bërë ajo video.

Artan Hoxha: Thuhet që ka një video, një video me një person që është në një situatë që kuptohet. Kjo video ka qarkulluar mes personazheve të botës së krimit, për të treguar se çfarë i kanë bërë ata kundërshtarit të tyre. U dha një lajm që jo e kanë ndarë në 17 copa e 70 copa. Kjo video ka qenë në qarkullim, ka dalë, por fytyra e njeriut është e mjegullt. Zëri duhet verifikuar, vendi po ashtu. Mua mu ofrua por kuptova që ka interes që kjo video të dalë. Për çfarë arsyeje? Që të jepet një mesazh.

1 VITE ME PARE

“Trekëndëshi i Bermudës”, Hoxha: Martinaj shkoi në një banesë për të gjetur ‘aleat’, iu fut një skuadër me uniforma të Forcave Speciale

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË-  Artan Hoxha u shpreh se ekziston një telefonatë e bërë në momentin që Lami dhe Martinaj ndodheshin në një banesë në zonën që sipas gazetarit njihet si "Trekëndëshi i Bermudës" për t'i sinjalizuar se do kishte kontroll nga Policia.

Hoxha u shpreh se nuk i besohet askujt që mbreti i rrëmbimeve të jetë rrëmbyer. Sipas Hoxhës Martinaj, një person tjetër dhe Lami kishte shkuar në atë banesë për të bërë aleancë.

Artan Hoxha: Ai njihej si mbreti i rrëmbimeve dhe nuk i besohej njeriu që njeriu që kishte realizuar gjithë ato rrëmbime, të ishte rrëmbyer vetë. Një rast i ngjahëm u krijua në Kolumbi. U krijuar nga një biznesmen që kontrollonte bizhuteritë, që njihet si ‘Gaça’. Ai krijoi njësinë paraushtarake. Dhe kjo njësi pati shumë efekt. Visi vetë kishte një strukturë shoqërore. Me një grup të rinjsh që i ka pasur shumë mbështetje dhe ishte prezent në jetën shoqërore të kryeqytetit sepse nuk i afroheshe dot atij. Më datë 9 Martinaj, i shoqëruar nga një person tjetër dhe Lami ka shkuar në një banesë në zonën që unë e quaj ‘Trekendëshi i Bermudës’, për të bërë alenacë. Visi reagonte shpejt, mbante armë, por në raste të tilla është e vështirë. Në një moment, në këtë banesë është shfaqur një skuadër e Forcave Speciale. Lami u tremb dhe ndaj është një telefonatë, bëhuni gati sepse do tu kontrollojmë banesat. Sepsë kanë menduar që kemi të bëjmë me një skuadër policie.

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Telefoni i Ervis Martinajt është ‘thesar’, ai investonte në teknologji

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Martinaj kishte investuar shumë në teknologji. Telefoni i tij nuk mund të përgjohet dhe se është një "thesar" i vërtetë nëse do mund të zbërthehet.

Artan Hoxha: Ai e kapi të gjithë situatën dhe investoi në teknologji, telefonin e Ervis Martinajt nuk e di njeri se ku ndodhet dhe nuk ka pasur askush mundësinë që ta kontrollojë ndonjëherë. Telefoni që përdorte ai ishte totalisht i mbrojtur dhe është me shumë rëndësi që të gjendet ai telefon. Është ‘thesar’

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha zbulon SMS e Ervis Martinajt: A i keni hedhur ushqim luanit?

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një mesazh që ka dërguar Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit, vetëm pak para se të zhdukej pa gjurmë. I ftuar në 'ABC', Hoxha tha se Martinaj ishte interesuar për një këlyh luani që kishte blerë para 10 muajsh. Sipas tij, ai ka pyetur nëse i kishin hedhur ushqim luanit të vogël. Pas interesimit për luanin, ka kontaktuar me familjen e tij.

"Ai ka dërguar një mesazh, sepse para 10 muajsh kishte blerë një këlysh luani. Është interesuar nëse i kishin hedhur ushqim luanit. Më pas ka kontaktuar me familjen e tij,"- tha Hoxha ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

Nuk u ndal tek ‘Zogu i Zi’, Artan Hoxha: Martinaj shkoi në autostradë e në Komunën e Parisit

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Ervis Martinaj ka lëvizur lirshëm në kryeqytet dhe pse është shpallur në kërkim. Ai u shpreh se Martinaj është parë në hyrje të një hoteli, me një vajzë dhe Jeton Lamin.

Hoxha shprehet se ai ka takuar dhe një person tjetër dhe se ka shkuar në një lokal përballë një qendre tregtare.

Artan Hoxha: Martinaj nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të krijonte aleanca. Nga data 1 deri më datë 5 ka qenë në Vlorë me një personazh që i janë bërë 4 atentate. Ka ardhur në Vorë me të, në datë 6, është parë në hyrje të një hoteli, me një vajzë dhe Jeton Lamin. Të nesërmen më datë 7 e ka marrë dhe e ka sjellë në kryeqytet. Këto lëvizje me perceptimin që kemi ne, duken të palogjikshme, që një njeri kaq i kërkuar të lëvizë kaq lirisht. Njerëzit e tij e shpjegojnë ndryshe. Martinaj nuk e di as vetë me siguri se ku fle, jo nuk rrinte në bazë ai, ai lëvizte me tek makinë, i vetëm hidhte valle. Aty ka takuar një person tjetër dhe ka shkuar në një lokal përballë një tjetër qëndre tregtare në autostradë. Më pas ka shkuar drejt një tjetër qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Ata që e kanë parë nga afër e njihnin, ai njihej më shumë nga qytetarët se autoritetet. Ata që dinin se kush ishte nuk e raportonin.

1 VITE ME PARE

"Maksimumi një shuplakë"/ Artan Hoxha: Martinaj ishte 'showman', Jeton Lami s'di as 1% të asaj çfarë ruante 'bossi'

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke folur për zhdukjen e Ervis Martinajt u shpreh se çështja e tij nuk duhet hetuar nga një prokurori rrethi si ajo e Kurbinit por duhet ta marrë në dorë SPAK. 

Duke folur për arrestimin e efektivit të RENEA-s Hoxha u shpreh se ai nuk di as 1% të atyre që ka bërë Martinaj. Ai u shpreh se Martinaj figuron si aksioner në  tre banka të nivelit të dytë.

Artan Hoxha: Përsa kohë shteti do të na lërë në terr në lidhje me këtë histori, kjo gjë do të mbetet një legjendë, enigmë. Shteti nuk po reagon, s’mund ta hetojë prokuroria e rrethit këtë histori. Me këtë duhet të merret SPAK. Gjithë atë modernizimin që kishte bërë në botën e krimit Ervis Martinaj, duhet ta marrë në dorë SPAK. Çfarëdo që të dijë Jeton Lami, nuk di as 1% e atyre që kishte bërë martinaj, të asaj që kishte në telefon e blloqe shënimesh. Është aksioner në tre banka të nivelit të dytë. Nuk bënte asgjë me dorën e vete, maksimumi kishte futur një shuplakë. Nuk ishte një njeri që rrinte në zonën e vet, ishte ‘shoëman;, e gjeje në lokale, në hotele, duke financuar koncerte e festa, aktivitet sportive. Në stadium ishin kompanitë e tij, në bluzat e sportistëve ishin kompanitë e tij.

1 VITE ME PARE

Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Shumë njerëz morën frymë lirshëm, politikanë e biznesmenë

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka bërë deklaratën e fortë në lidhje me zhdukjen e të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.

Hoxha u shpreh se pas lajmit për zhdukjen e tij shumë njerëz kanë fërkuar duart dhe mes tyre nuk kishte vetëm kunkurentë por dhe politikanë.

Artan Hoxha: Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se Ervis Martinaj i ka ndodhur diçka, ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart, nuk janë vetëm kundërshtarë të krimit, janë edhe politikanë, biznesmenë, elita lart, shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Nuk na pushonin telefonat në ditët e para, donin të ishin të sigurtë se ka ndodhur diçka me të.

1 VITE ME PARE

Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte luanin e lojërave të fatit! E shoqëronte anëtari i skuadrës 'Elite'

Hoxha ‘zbërthen’ zhdukjen e Martinajt: U mor nga skuadra
Artan Hocha

TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në lidhje me fatin enigmë të biznesmenit dhe të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

I ftuar në studion e lajmeve në "Abc News" Hoxha u shpreh se Martinaj zotëronte 2630 pika bastesh si dhe kishte 16 mijë njerëz të punusuar ndërkohë që paguante 70 milion euro taksa në shtet. Hoxha tha se njeriu më i kërkuar në vend mbrohej nga ata që e kërkonin duke iu referuar skuadrës "Elite" të formuar me urdhër të ish-ministrit, Sandër Lleshaj.

Artan Hoxha: Në atë kohë, kompanitë e tij zotëronin 2630 pika, në total Shqipëria kishte 4300 pika. Ai zotëronte luanin e lojërave të fatit, kishte 16 mijë njerëz të punësuar, 70 milionë euro paguante vetëm taksa në shtet. Papritmas ky njeri që kthehen në më të kërkuarin në vend, ishte në krye të listës së SPAK. Njeriu që duhet të ndiqet nga skuadra që u formua me urdhër të ish-ministrit Sandër Lleshaj, ‘Elite’, me 100 efektivë. Tek kjo 100-she, ky personi që është kapur, Jeton Lami, ishte përzgjedhur nga Policia e Shtetit. Ai u përfshi në këtë skuadër. Dhe kjo shërben për bossat e krimit sepse një fshatar që vret komshiun e tij, kapet edhe nga SPZ. Ky personazh, çfarë ishte ky? Biznesmen? Patjetër që po. Ishte mbret, mbret i lojërave të fatit. A ndaloi industria e lojërave të fatit, për asnjë çast, thjesht 70 milionë eurot e taksave nuk shkonin në shtet, por i ndanin me njëri-tjetrin. Gjithçka u bë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Qyteti më i famshëm në botë, i lojërave të fatit është Las Vegasi, por është krijuar nga mafia dreqi ta hajë. Njeriu që duhet ta gjurmonte, ishte shoqëruesi i Martinajt, ka që në janar që punon për të.

artan hoxha ervis martinaj

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën