LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë numri i viktimave, kërkimet vijojnë prej 50 orësh

•Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 12.049 persona. •Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Helmetat e Bardha njoftuan se të paktën 1730 njerëz janë vrarë në zonën e kontrolluar nga opozita në veriperëndim të Sirisë. Ministri i shëndetësisë i Sirisë tha se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se numri në vendin e tij është rritur në 9,057 në momentet e fundit. •Në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të fuqisë - 7.8 ballë - të tërmetit. Në Turqi, rreth 3,000 ndërtesa janë shembur në shtatë provinca të ndryshme, duke prekur kryesisht qytetet Adana, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Iskenderun dhe Adiyaman. •Në Siri, vendet arkeologjike janë dëmtuar dhe në veçanti mbetjet e Aleppos, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s që nga viti 2018.

35 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Turqia i 'gjunjëzohet' fatkeqësive/ Pas tërmetit, ngrihet niveli i detit, përmbytet qyteti Hatay

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
permbytje

TURQI- Autostrada midis qyteteve jugore turke, Iskenderun dhe Antakya, është mbushur me një varg të pafund automjetesh që nxitojnë të arrijnë zonat e shkatërruara, ndër më të goditurat nga tërmeti katastrofik 7.8 ballë dhe pasgoditjet e tij që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën. Vullnetarët u nisën drejt qyteteve, duke sjellë me vete furnizime dhe duke shpresuar të ndihmonin të mbijetuarit nga tërmeti dhe familjet e viktimave.

Në Iskenderun në bregun e Mesdheut, shtëllunga të mëdha tymi të errët dolën nga një zjarr masiv që shpërtheu në portin e qytetit, i cili vazhdoi edhe gjatë natës të së martës, shkruajnë mediat e huaja. 

Shumë ndërtesa në qendër të qytetit janë rrafshuar me tokë ose janë bërë të pabanueshme nga tërmetet. Uji kishte vërshuar në rrugët e qendrës së qytetit, ndërkohë që ekuipazhet vazhdonin të hidhnin me lopata grumbuj mbeturinash nga banesat e rëna, një detyrë që, me gjithë qëndresën dhe përkushtimin e skuadrave të shpëtimit, dukej se po vazhdonte me ritmin e kërmillit duke pasur parasysh shkallën e dëmit.

1 VITE ME PARE

Kosova solidarizohet me Turqinë/ Shpall ditë zie kombëtare, ndërtesa e qeverisë ndriçohet me flamurin e turk

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Flamuri turk

TURQI- Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është mbuluar me ngjyrat kuq e bardh në shenjë solidarizimi me shtetin e Turqisë, i cili u përballë me një termet të fuqishëm që la të vdekur mijëra qytetarë. Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore dhe mbështet familjet e viktimave.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Sipas shifrave të fundit, në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën 12.000 persona. Sipas këtyre shifrave, që po ndryshojnë nga ora në orë, 9.057 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën në Turqi dhe 2.662 në Siri.Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit në këtë zonë.

 
1 VITE ME PARE

Thellohet bilanci, rritet në 12.000 numri i vikitimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
termeti në Turqi dhe Siri

TURQI- Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Mediat vendase raportojnë se, të paktën 12.000 njerëz raportohet se kanë vdekur deri më tani në tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë të hënën. Zyrtarët turq thonë se 8,574 njerëz kanë vdekur në vend. Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, numri i të vdekurve pritet të rritet me paralajmërimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për më shumë viktima. Në Turqi, 8574 persona kanë vdekur deri më tani nga tërmeti. Pas tërmetit masiv të së hënës, më pas u raportuan 435 lëkundje, tha ministria e menaxhimit të fatkeqësive të brendshme të Turqisë. Në një përditësim në lidhje me operacionet e shpëtimit, ministria tha se 60,217 personel dhe 4,746 automjete dhe pajisje ndërtimi ishin vënë në veprim.

Këtu është gjithçka që duhet të dini për tërmetin dhe operacionet e shpëtimit: Operacionet e shpëtimit në rajonet e prekura Ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë për evakuimin e njerëzve nga mbeturinat e ndërtesave, numri i të vdekurve ka gjasa të rritet në ditët në vijim. Shpëtimtarët po kërkonin 'dëshpërimisht' për të mbijetuar në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Familjarët e viktimave të ngecur nën rrënoja gjithashtu i janë bashkuar operacioneve të shpëtimit, thuhet në raport. Ministria turke e menaxhimit të fatkeqësive të brendshme tha se 54,511 tenda ishin ngritur për të mbijetuarit, ndërsa 300,000 batanije dhe 4,602 komplete kuzhine ishin dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.

1 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Opozita 'lumë' kritikash ndaj Erdogan: Fushata negative për interesa politike

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan po përballet me kritika të shumta nga ana e opozitës, për keqmenaxhim të situatës së tërmetit të fuqishëm që shkaktoi dhjetëra mijëra njerëz të vdekur duke u  shprehur se shteti ka reguar me vonesë dhe se presidenti duhet të angazhohet e të mbaje përgjegjësi më të mëdha në këtë situatë tragjike. Gjatë një vizite në një nga rajonet më të goditura, presidenti turk tha se numri zyrtar i të vdekurve në Turqi ishte rritur në 9,057. Lideri kryesor i opozitës e ka fajësuar atë për shkallën e shkatërrimit. Por Erdogan u kundërpërgjigj, duke thënë se nuk ishte e mundur të përgatitesh për një fatkeqësi kaq të madhe.

Shumë në zonat më të prekura kanë kritikuar reagimin e Autoritetit Turk të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si shumë të ngadaltë. Të tjerë thonë se qeveria nuk ishte e përgatitur sa duhet paraprakisht, shkruan BBC. 

"Nëse ka një person përgjegjës për këtë, ai është Erdogan," tha Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë.

Presidenti e hodhi poshtë këtë. Ai gjithashtu i përshkroi ata që thanë se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si "provokatorë".

"Kjo është një kohë për unitet, solidaritet. Në një periudhë si kjo, nuk mund të mërzis njerëzit që kryejnë fushata negative për interesa politike," u tha ai gazetarëve në Hatay.

Gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat në zonën e fatkeqësisë më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata tani ishte "nën kontroll".

Opozita është bashkuar në një aleancë të partive të qendrës së majtë dhe të djathtë. Kilicdaroglu pritet të jetë kandidati presidencial përballë Erdogan. Në një video të postuar në Tëitter, ai u zotua se nuk do ta takonte presidentin “në asnjë platformë”, duke akuzuar qeverinë se po kryen “punë për PR” pas tërmeteve.

Zemërimi po rritet gjithashtu për një “taksë tërmetesh” të vendosur nga qeveria turke pas tërmetit masiv të 1999 që vrau më shumë se 17 mijë njerëz. Rreth 88 miliardë lira (4.6 miliardë dollarë) thuhet se janë shpenzuar për parandalimin e fatkeqësive dhe modernizimin e shërbimeve të urgjencës.

Pikëpyetje ngrihen sa herë ka tërmet në Turqi, por qeveria nuk ka shpjeguar kurrë publikisht se si shpenzohen paratë. Opozitari Kilicdaroglu tha se qeveria e Erdogan “nuk ishte përgatitur për asnjë tërmet në 20 vjet”. Por nuk është vetëm rivali kryesor politik i presidentit që po shpreh zemërimin për mungesën e gatishmërisë së qeverisë.

Ku kanë shkuar të gjitha taksat tona, të mbledhura që nga viti 1999?” – thotë Celal Deniz, 61 vjeç në qytetin e Gaziantep. Vëllai dhe nipërit e tij mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar gjithashtu TV-të kryesore dhe proqeveritare turke për “heshtje” ndaj kritikave nga njerëzit në zonat e prekura. Janë shpërndarë video që tregojnë një korrespondent të NTV në qytezën Kahramanmaras që thoshte se vendasit ankoheshin se “ndihma është e pamjaftueshme” ndërsa banorët që dëgjoheshin në sfond duke pyetur: “Ku është shteti?”

Më pas, kanali duket se e hoqi nga puna korrespondentin përpara se ai të kthehej në redaksi. Një video tjetër e shpërndarë në internet tregoi një të mbijetuar duke i thënë një gazetari në rrjetin kryesor Haberturk se “askush nuk kishte ardhur” për t’i shpëtuar ata prej ditësh. Gazetari më pas largohet nga i mbijetuari dhe thotë se forcat e kërkimit kanë qenë “duke kërkuar kudo”.

Erdogan pranoi se kishte pasur vështirësi me reagimin fillestar ndaj katastrofës, por për vonesat fajësoi rrugët dhe aeroportet e dëmtuara. Ai tha se njerëzit duhet të dëgjojnë vetëm komunikimin nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”.

1 VITE ME PARE

Grupet e kërkim-shpëtimit në aksion/ Ekipi i FSK-së në Turqi, nxjerr nga rrënojat një fëmijë 2 vjeç

 

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
nxirret fëmija nga rrënojat në Turqi

KOSOVË- Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kolapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”, ka deklaruar Mehaj në Facebook.

Dy ditë më parë specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, kanë zbarkuar në Republikën e Turqisë. Ata, sipas ministrit Mehaj, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 11.700 persona. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.

1 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Ambasada amerikane në Prishtinë ul flamurin në gjysmështizë në nder të viktimave

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Ambasada e SHBA

KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan këtë të mërkurë. Kjo është bërë në nderim të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi. Një veprim të tillë e ka bërë edhe Qeveria e Kosovës, duke ulur në gjysmështizë flamurin e vendosur në oborrin e këtij institucioni.

“Pas vendimit të presidentes Osmani që sot të jetë ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në shenjë solidarizimi me Turqinë dhe Sirinë, të cilat janë goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë të vdekur mijëra persona.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Të mbijetuarit nga tërmeti në Adana përplasen me Ministrin e Bujqësisë: Shteti nuk sjell dot një vinç

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Vahit Kirisci

TURQI- Ministri i Bujqësisë në Turqi Vahit Kirişci ka ekzaminuar zonat e shkatërruara nga tërmeti në Adana. Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, 10 provinca në afërsi u dëmtuan rëndë. Mijëra njerëz vdiqën dhe mijëra të tjerë u plagosën. Qytetarët kanë reaguar të revoltuar duke thënë se ekipet e AFAD-it nuk kanë ardhur.

Ata janë përplasur me ministrin i cili ndodhej në një prej zonave të prekura duke u shprehur se kërkimet për të gjetur personat nën rrënoja nuk kanë vijuar rregullisht, ndërsa kanë shprehur shqetësimin se mungojnë mjete për të gërmuar në ndërtesat e shkatërruara, ku ndodhen familjarët e tyre. Një i mbijetuar nga tërmeti tha: "Ju jeni një shtet, nuk mund të sillni as një vinç, apo jo?". 

1 VITE ME PARE

FOTO/ 60 orë nën rrënoja, shpëtohen 6 persona në Turqi, nxirren nga rrënojat, mes tyre një fëmijë

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
shpëtohet familja në Turqi

TURQI- Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u nxorën të gjallë nga rrënojat pas 60 orësh nga tërmeti që goditi Turqinë të hënën. Mjekët dhe grupi i kërkim shpëtimit janë filmuar duke vrapuar drejt rrënojave në Kahramanmaras.

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
termeti
Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
termeti

Disa minuta më vonë, kamerat treguan një oficer të ekipit të shpëtimit që mbante një fëmijë të vogël në dorë. Gazetari i CNN Turk e quajti operacionin e shpëtimit një “mrekulli” dhe “të pabesueshme”.

 

1 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Erdogan u përgjigjet kritikëve: Nuk mund të përgatitesh për një fatkeqësi kaq të madhe

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti i fortë që u mori jetën mijëra qytetarëve. Lideri turk i është kundërpërgjigjur kritikëve, të cilët pretendojnë se Turqia nuk po bën mjaftueshëm për të nxjerrë nga kjo situatë vendin me mijëra të vdekur. 

Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”.

Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti, shkruajnë mediat e huaja. Duke iu përgjigjur kritikave, Erdogan i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”. Gjatë një ndalese tjetër në zonat e prekura më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata ishte tani “nën kontroll”. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë 8 viteve të tij në detyrë.

 

1 VITE ME PARE

Shifrat në rritje/ Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri kalon 11 mijë

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Termeti

TURQI- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11,376. Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8,574, me gati 50,000 të tjerë të raportuar të plagosur, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë televizive të mërkurën, gjatë një vizite në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit të së hënës. 

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 2,802, duke përfshirë 1,540 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas "Helmetave të Bardha", dhe 1,262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, Ministri i Shëndetësisë Dr.Hassan al-Ghobashnjoftoi.  

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5008 (2258 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2750 në zonën e kontrolluar nga rebelët). Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja dhe kushtet e motit të ngrirë pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) e ka kaluar shifrën e 11 mijë të vdekurve. Prej më shumë dy ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Emocionuese! Gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj nxirren nga rrënojat, fëmija mbijetoi nën gjirin e nënës

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Tërmeti në Turqi

TURQI- Situata vazhdon të jetë dramatike në Turqi. Mijëra të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, por grupet e kërkim shpëtimit qëndrojnë me shpresën dhe kurajon për të shpëtuar jetë njerëzish nën ndërtesat e shkatërruara. Në Kahramanmaras, një foshnjë 1-vjeçare dhe nëna e saj shtatzënë u shpëtuan nga rrënojat 56 orë pas rënies së tërmetit. Raportohet se nëna e mbajti gjallë vajzën e saj, Masalin, duke u ushqyer me gji.

SHIKO VIDEON KËTU 

Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin turk, Shanlëurfa, që shkaktoi mijëra vdekje, rrënime, janë duke u përballur me një rrezik të madh nga uria. Dielli lind njësoj si çdo mëngjes, por rrugët e shkatërruara të Shanlëurfës duken boshe në këtë mot të ftohtë. Pas tërmetit të së hënës me magnitudë 7.8 ballësh, si çdo person i prekur nga 9 krahina të tjera, edhe në këtë vend qytetarët janë fokusuar në mbijetesën bazike.

1 VITE ME PARE

Zyrtari sirian: Rreth 300,000 njerëz janë zhvendosur nga tërmeti në Siri

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Termet

SIRI- Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit vdekjeprurës, tha një zyrtar lokal, sipas lajmeve shtetërore. Ministri Lokal i Administratës dhe Mjedisit Hussein Makhlouf tha se numri i të vdekurve nga tërmeti deri më tani është rritur në 1,262 dhe të plagosurit kanë arritur në 2,258, në një referencë të dukshme për pjesët e Sirisë nën kontrollin e qeverisë dhe jo ato të mbajtura nga fraksione të tjera.

"Vendi ynë nuk është i kualifikuar për t'u përballur me fatkeqësi të tilla, veçanërisht me daljen tonë nga lufta që shkaktoi humbjen e 50,000 makinerive dhe pajisjeve inxhinierike që kishim nevojë dëshpërimisht për t'i përdorur në këtë fatkeqësi, përveç sanksioneve ekonomike të aplikuara për të," tha Makhlouf.

Makhlouf tha se qeveria kishte hapur gjithashtu 180 strehimore për njerëzit e zhvendosur.

“Nuk e mohojmë vështirësinë e situatës në krahasim me kapacitetet e disponueshme. Moti gjithashtu ndikoi në operacionet e shpëtimit dhe ofrimin e ndihmës, por pavarësisht kësaj, kuadrot e ndihmës dhe mjekët nuk hezituan të ofrojnë të gjitha kërkesat,” shtoi Makhlouf.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) e ka kaluar shifrën e 11 mijë të vdekurve. Prej më shumë dy ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja

1 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi/ Hatay, atje ku sporti dhe gjithçka u shkatërruan për 2 minuta…

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

TURQI - Hatay është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fatazëm nga tërmeti i dy ditëve më parë. Jeta atje është paralizuar, të paktit njerëz që marrin frymë janë ata nën rrënoja dhe pak grupe shpëtimi që janë dërguar për të shpëtuar ato.  

Mes shumë disfatave, në Hatay janë klubet e sportit të basketbollit të zhdukura, me dhjetëra sportiestë në këtë qytet. “Top Channel” mundi të kontaktojë me numrin presidenten e basketbollit të femrave të Turqisë për Hatayn, Melek Banu Mursal e cila rrëfen jetën e saj të shkatërruar brenda atyre minutave të lëkundjeve të tërmetit.  

“Kam filluar karrierën si basketbolliste që në moshën 8 vjec dhe që nga ajo moshë ajo ka qenë pjesë e këtij qyteti pjesë e kësaj industrie sportive. Prej 14 vitesh jam shefja e e basketbollit në qytetin e Hatait. Çdo gjë e ndërtuar deri më tani është shkatërruar dhe është e pamundur që të rindërtohet. Nuk ka më asgjë, nuk ka më palestra, trajnerë, arbitra as sportistë. Të gjithë ata që kanë mundur të shpëtojnë janë të traumatizuar edhe nëse pas një dekade apo dy do të rindertohej askush nuk vjen më në Hatai. Pas këtij tërmeti nuk jam e sigurtë se sa njerëz mund të jetojnë më në këtë qytet,”- thotë ajo.  

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

Si është situata me sportistët atje? 

“Ka qenë shumë e vështirë për t’u lidhur me trajnerët apo me sportistët, pasi nuk ka energji elektrike, nuk ka rrjet celular për këtë nuk jemi të sigurtë se kush jeton dhe kush jo, por ne dim që disa nga sportistët tanë nuk jetojnë më, disa kanë shpëtuar, por është e vështirë të marrësh informacion të saktë. Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë sa mundemi për t’i ndihmuar, por këto janë gjëra të limituara dhe shumë të vogla, na duhen ekipe shpëtimi, na duhet ndihmë edhe nga jashtë. Në ditët në vijim do të kuptojmë më tepër se kush ja ka dalë dhe kush jo”.   

Melek, së bashku me vajzën e saj, Lara dhe familjarët e tjerë, ndodhen tek kushërinjtë jashtë qytetit të Hatayt 

“Nuk ka më asnjë shans që ne të kthehemi në Hatay dhe të jetojmë atje sepse nëse shkon dhe sheh atë qytet është krejtësisht i rrafshuar. Nuk ka më asgjë për të jetuar dhe për të bërë në atë qytet. Do të na duhet të gjejm një vend tjetër për të vazhduar jetën tonë, por për momentin nuk kemi asnjë plan,”- shprehet Melek.  

Vajza e saj, Lara Özenser Mursal, tregon se i kanë mbetur pak nga shokët dhe shoqet e klasës dhe të fëmijërisë, që jetojnë.  

“Ishte ora katër e mëngjesit kur ndodhi e gjithë tragjedia, isha e terrorizuar, u përpoqa të marr diçka ta mbaj sipër kokës për t’u mbrojtur. U mundova të qëndorj ashtu deri sa lëkundjet të ndalonin. Pas goditjes së parë mednuam se gjithcka mbaroi, mpor më pas erdhi një shumë e madhe , u përpoqëm të gjithë të dalim sa më shpejt mundnim nga shtëpia, pasi shtëpia po shkatërrohej dhe po binte, muret u prishën, cdo gjë që ishte u rrëzua,”- thotë vajza. 

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

Si ishte qyteti kur ju larguat? Po miqtë tuaj? 

Spitalet janë rrëzuar, shkollat po ashtu, kështu që mund të them se është e pamundur të jetohet në atë qytet. Ndoshta do të duhen 10-15 vite që qyteti të ndërtohet sërish. Eshtë shumë e vështirë që cdo ditë të mësosh se ndoshta 5 nga miqt e tu nuk jetojnë më, 5 nga mësuesit e tu nuk jetojnë më, 10 nga të njohurit e tu nuk jetojnë më, ne jemi qytet i vogël njihemi thuajse të gjithë”.  

Më pas ato shtojnë se në qytet ka filluar uria, temperaturat e ulta dhe shirat po e bëjnë cdo gjë shumë më të vështirë, për këto arsye bëjnë thirrje për ndihmë në dy organizatat që po merren me ndihmën ndaj njerëzve të lëdnaur nga tërmeti në të cilat kushto mund të ndihmojë AFAD dhe AHBAP.

B.T (Dosja.al) 

1 VITE ME PARE

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi përballen me uri dhe dimër të ftohtë

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
te moshuarit

TURQI- Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin turk, Shanlëurfa, që shkaktoi mijëra vdekje, rrënime, janë duke u përballur me një rrezik të madh nga uria. Dielli lind njësoj si çdo mëngjes, por rrugët e shkatërruara të Shanlëurfës duken boshe në këtë mot të ftohtë.

Pas tërmetit të së hënës me magnitudë 7.8 ballësh, si çdo person i prekur nga 9 krahina të tjera, edhe në këtë vend qytetarët janë fokusuar në mbijetesën bazike.

Në orët e para të së hënës, tërmeti më i fuqishëm i Turqisë në 100 vjet goditi këtë rajon kufitar me Sirinë, duke lënë më shumë se 9.500 të vdekur në Turqi dhe Sirinë fqinje.

Dhjetëra familje në Sanliurfa kërkuan strehim në katin e parë të hotelit impozant Hilton. Deri në orët e para të mëngjesit të së martës, shumica e prindërve së bashku me fëmijët e tyre nuk kanë fjetur aspak.

“Kemi mbërritur këtu dje në orën 15:00. Hoteli na ka dhënë supë në mbrëmje, por nata ka kaluar, ne jemi të uritur, ashtu edhe fëmijët...Sot do të mbyllen furrat e bukës, nuk e di si ku do të gjejmë bukë”, tha Imam Caglar, 42 vjeç.

Banesa e tij nuk është larg nga hoteli, por për shkak të kushteve të rrezikshme është e pamundur të shkojë dhe të marrë ushqim.

“Ne jetonim në katin e parë dhe kemi shumë frikë për t'u kthyer. Ndërtesa jonë nuk është aspak e sigurt", tha babai i tre fëmijëve.

Qeveria turke është duke vazhduar të sigurojë strehim për personat që kanë mbetur në rrugë pas tërmetit, pasi shtëpitë e tyre u rrëzuan komplet apo konsiderohen shumë e rrezikshme për të jetuar afër.

Qindra mijëra njerëz e kaluan natën në konvikte, shkolla, xhami dhe ndërtesa të tjera publike, ndërsa të tjerë u strehuan në hotele që hapën dyert falas për të prekurit.

Mirëpo, furnizimi me ushqim ka qenë i vështirë për t’u realizuar për të gjithë.

Një stuhi dimërore ka bërë pothuajse të pakalueshme rrugët e rajonit, disa prej të cilave janë dëmtuar rëndë nga dridhjet. Shumë aeroporte janë mbyllur, me pista të cilat duhet të riparohen.

“Deri tani kemi pirë supë, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha Mehmet Cilde, 56 vjeç dhe baba i 6 fëmijëve.

Ai shpreson se komuna eventualisht do të gjejë një zgjidhje dhe t’i furnizojë të prekurit me ushqim, mirëpo ai tregoi se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë informacion.

Situata është edhe më e rëndë për Filiz Cifcin. Përderisa ishte duke pritur në radhë, në rrugën nga hoteli Hilton ishte krijuar një rend i gjatë pritjeje për të marrë nga një pjate supë Ajo dhe tre fëmijët e saj, që u larguan nga shtëpia e tyre para agimit të së hënës me vetëm tri batanijet dhe telefonat e tyre, preferuan ta kalonin [pa ngrënë] një shujtë sesa të prisnin në erë dhe shi të ftohtë.

"Ne kishim vetëm çaj dhe kafe dje në mbrëmje, asgjë tjetër" tha ajo, me shami dhe tunikë vjollce, e ulur afër banjës së hotelit, ku familjet marrin ujë të pijshëm.

Ajo nuk e di nëse fëmijët e saj do të kenë mjaftueshëm për të ngrënë të martën dhe në ditët në vijim.

“Për momentin nuk kemi asgjë tjetër përpos batanijeve... së paku kemi ujë të pijshëm”, u shpreh ajo.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

SOLIDARITET! Leo Messi humanist, dhuron 3.5 milionë euro për tragjedinë në Turqinë...

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

FRANCE - Raportohet se numri ‘10’ dhe kapiteni i Argjentinës, kampione e botës, ka dhuron 3.5 milionë € që do të shkojnë menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, për të shpëtuar sa më shumë njerëz të pastrehë, të plagosur, por edhe për forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që po punojnë pa ndalim në rrënojat e shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.

Shuma e dhuruar nga Messi është më e madhja e dhënë deri në këto momente nga një futbollist profesionist. "Fondacioni Leo Messi" është shumë aktiv në çështjet që lidhen me varfërinë dhe fëmijët, ndërsa fituesi i shtatë “Topave të Artë”, që aktualisht luan për Paris SG është mjaft i ndjeshëm ndaj kauzave të tilla. 

B.T (Dosja.al)

1 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ MEPJ thirrje shqiptarëve: Po kontaktojmë vazhdimisht me autoritetet turke nëse keni nevojë për ndihmë

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Tërmeti në Turqi

TURQI- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të kontaktojnë në disa numra kontakti nëse kanë nevojë për ndihmë. Në një njoftim në rrjetet sociale, MEPJ thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare turke dhe familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi . Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion, në ndihmën tuaj ????????/???? dhe në adresën e email-it:

[email protected]

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona. Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 11 mijë persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Të vdekurit janë aktualisht 9600, nga të cilët 2,530 në veri të Sirisë. Në të dyja vendet ka ende shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave që ranë për shkak të fuqisë - 7.8 ballë - të tërmetit.

1 VITE ME PARE

FOTOT- Shkuan për të ndihmuar në Siri, vdesin 4 vullnetarë të grupit të kërkim-shpëtimit

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Viktimat

SIRI- Mes të vdekurve në Siri janë katër vullnetarë nga Helmetat e Bardha, një forcë vullnetare e përfshirë shumë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Mahmoud Sharif, Dhaif Al-Shaker, Khalil Tokaj dhe Fatima Al-Hassan dhe familjet e tyre u vranë nga tërmeti, i cili shembi ndërtesa në të gjithë Sirinë veriperëndimore.

“Me pikëllim të madh, ne vajtojmë humbjen e katër vullnetarëve të Helmetave të Bardha dhe familjeve të tyre, të cilët ishin ndër viktimat e tërmetit shkatërrues”, shkruan në Twitter Helmetat e Bardha.

Kush janë Helmetat e Bardha?

Helmetat e Bardha kanë qenë të rëndësishme në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në veriperëndim të Sirisë të kontrolluar nga rebelët. Grupi është vlerësuar me merita të shpëtimit të mijëra njerëzve në të njëjtin rajon gjatë viteve të bombardimeve nga qeveria siriane dhe forcat ruse në luftën civile të Sirisë.

Ajo u nominua për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2016 dhe ka marrë fonde nga vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Burimi: Skynews

1 VITE ME PARE

BILANC I TMERRSHËM- Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në 11 mijë

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

TURQI- Numri i njerëzve që dihet se kanë vdekur në Siri dhe Turqi ka tejkaluar 11,000 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të tretën ditë, raporton 'SkyNews'. Dy tërmetet që goditën të hënën janë bërë shpejt më vdekjeprurësit në Turqi që nga viti 1999, kur 17,000 vdiqën dhe numri pritet të vazhdojë të rritet. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se shifra përfundimtare do të jetë më afër 20,000./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Presidenti i Turqisë Erdogan mbërrin në rajonin e goditur nga tërmeti, takime me banorët e prekur

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar në zonën më të goditur nga tërmeti, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e tërmetit.

Shumë prej tyre kanë shprehur zemërim për mungesën e dukshme të veprimit të qeverisë, me disa njerëz që pretendojnë se ndihma nuk është arritur ende tek ata. Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin ngecur nën rrënoja dhe se asnjë ditë nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë.

"Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhdukur tani, jam i sigurt që tashmë janë zhdukur. Pse nuk mund të kishin ardhur më herët?"

Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç, pyeti: "Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?"

Duke folur për Reuters të mërkurën, ajo tha: "Ne nuk kemi parë asnjë shpërndarje ushqimi këtu, ndryshe nga fatkeqësitë e mëparshme në vendin tonë. Ne i mbijetuam tërmetit, por do të vdesim këtu për shkak të urisë ose të ftohtit këtu."

Të tjerë në mediat sociale thanë se ka pasur mangësi serioze në përgjigjen e qeverisë, me disa që pretendojnë se disa nga rajonet më të goditura janë lënë pas dore.

1 VITE ME PARE

Tërmeti tragjik në Turqi, gjenden në rrënoja trupat e familjes shqiptare

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Foto ilustruese

TURQI- Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë. Bëhet fjalë për dy prindër dhe djalin e tyre. Trupat e tyre janë nxjerrë sot nga forcat e kërkim shpëtimit në qytetin e Kahramanmarash. Deri më tani, emrat e tyre ende nuk dihen. 

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) e ka kaluar shifrën e 10 mijë të vdekurve. Prej më shumë dy ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. 

Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Tërmet në Turqi/ 8-vjeçari shpëtohet i gjallë pas 52 orësh (VIDEO)

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

TURQI- Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që operojnë në Turqi pas tërmetit 7.8 Rihter në orët e para të së hënës për të lokalizuar çdo të bllokuar në mbeturina, pavarësisht se koha po numëron mbrapsht dhe kushtet e motit nuk janë aspak të favorshme për këtë fatkeqësi, janë të shumta. 

Të mërkurën në mëngjes, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë pas 52 orësh një djalë 8-vjeçar, i cili ishte bllokuar në mbeturinat e shtëpisë së tij në rajonin Hatay të Turqisë. Në të njëjtën kohë, një fëmijë një vjeçar u gjet i gjallë, por i plagosur në rrënojat e një ndërtese në qytetin e Sanliurfa. Kamera ka kapur kornizë për kornizë si operacionin e zjarrfikësve ashtu edhe buzëqeshjen e Yigit Chakmak, 8-vjeçarit, kur doli nga rrënojat në Hatay.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 9,600. Prej më shumë se 50 orësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 7,108 njerëz janë vrarë dhe 40,910 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.

1 VITE ME PARE

ME VIDEO- Vogëlushi sirian i bllokuar nën rrënoja, shpëtimtarët i japin ujë me tapën e shishes

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Femija

TURQI- Numri i viktimave vjen e rritet ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë nga rrënojat në Turqi e Sirinë veriore. Të vështira e të dhimbshme janë momentet kur njerëzit kanë ngecur nën rrënojat që shkaktoi tërmeti i fuqishëm dhe anëtarë të ekipit mundohen t’u japin shpresë se do t’i shpëtojnë pa asnjë lëndim.

Një djalë 2 vjeçar sirian i quajtur Muhammed është bllokuar nën rrënoja për 45 orë në Hatay. Në videon që mediat e huaja kanë publikuar shihet se si vogëlushit po i japin ujë me një tapë shisheje. Mohummad u nxorr nga rrënojat me shëndet të plotë pas shumë përpjekjeve.

1 VITE ME PARE

"A po dëgjon njeri?"/ Tërmeti Turqi dhe Siri, DRAMA që nuk ka fund, njerëzit po japin frymën e fundit nën rrënoja, as të shpëtuarit s'janë më mirë

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Pamje nga Turqia

TURQI- Një dramë e papërshkrueshme humanitare po shpaloset në 24 orët e fundit në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrues prej 7.8 Rihter, i cili la pas të paktën 5000 të vdekur, mijëra të plagosur dhe qytete të tëra të rrafshuara . Nënkryetari i Turqisë, Fuat Oktay , tha se numri dramatik në vendin e tij ka arritur në 3,479 të vdekur, ndërsa në bazë të shifrave zyrtare nga Siria, 1,602 persona të tjerë kanë humbur jetën - gjithsej 5,081.

"Ka një familje që e njoh nën rrënoja,"- thotë Omer El Cuneyd nga Sanliurfa, Turqi dhe vazhdon: Deri në orën 11:00 ose 12:00 në telefon është përgjigjur shoku im. Tani ai nuk përgjigjet. Është atje poshtë. Unë mendoj se bateria i ka mbaruar.

Ai është vetëm një nga njerëzit që shpresojnë për një mrekulli. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë pa pushim për të shpëtuar të mbijetuarit e varrosur nën rrënoja, me 12,000 vullnetarë dhe shpëtimtarë që po shkojnë drejt zonave të prekura nga tërmeti vdekjeprurës sot.

Brenda orëve në vijim pritet ndihma e re nga vendet e treta. Sanliurfa dikur ishte një qytet i gjallë me mijëra banorë, por tani pothuajse është rrafshuar me tokë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një pallat shtatëkatësh u shemb brenda pak minutash, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Rreth 350 kilometra larg, në Adana, situata është po aq dramatike

"A po dëgjon dikush?,"- bëjnë thirrje ata thirrje për shpëtimtarët në rrënoja, duke shpresuar të dëgjojnë edhe zërin më të vogël që do të tregonte se ka të mbijetuar. 

Makineritë dhe vullnetarët kanë nxituar në vendngjarje dhe kanë punuar gjatë gjithë natës, me ndihmën e prozhektorëve.

“Zoti është i madh,”- thërrasin herë pas here shpëtimtarët, kur arrijnë të marrin dikë të gjallë.

Megjithatë, ka edhe shumë trupa që janë gjetur, duke zhytur në pikëllim ekipet e shpëtimit si dhe ata që shikojnë përpjekjet e tyre me frymë të lodhur. Mijëra njerëz humbën shtëpitë e tyre. Të zbathur dhe pa pallto, enden në të ftohtë dhe në shi, duke kërkuar njerëzit e tyre dhe një strehë të sigurt. Ata kanë frikë të hyjnë brenda ndonjë ndërtese për shkak të aktivitetit intensiv të pasgoditjeve, ku shumica e tyre qëndrojnë brenda makinave të tyre.

Të tjerë ndezin zjarr në rrugë për t'u ngrohur ose për të gjetur strehim në autobusë. I ftohti është i hidhur dhe pritet të bjerë nën zero brenda javës. Një burrë nga Hatay qau teksa përshkroi për Reuters pritjen dramatike për ekuipazhet e shpëtimit.

Ata bëjnë zhurmë, por askush nuk vjen. Jemi të shkatërruar. O zot, ata po bërtasin. Na thonë “na shpëtoni, por ne nuk i shpëtojmë dot... Askush nuk ka ardhur që në mëngjes,”- thotë Denisi.

Pamjet e shpëtimit të një gruaje nga rrënojat e një pallati në Sanliurfa, 22 orë pas lëkundjes së parë, janë shokuese.

Një person u shpëtua nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh që ra si një kullë letre, gjithashtu në Sanliurfa .

Burri kaloi 18 orë nën rrënoja.

Pamjet nga 10 provincat e prekura të Turqisë janë tronditëse: njerëzit qajnë mbi rrënojat duke pritur lajme nga njerëzit e tyre ose duke pritur për ndihmë.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC-në britanike, raportojnë se situata në Siri është edhe më dramatike, pasi nuk ka asnjë ndihmë ndërkombëtare. Nuk ka makineri të rënda që mund të lëvizin pllakat e rënda të çimentos që kanë shtypur njerëzit, ndërsa shpëtimtarët bëjnë çmos për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Njerëzit gërmojnë edhe me duar... Në Jindaro , Aleppo , Baniyas dhe Idlib, qytetet u shembën pothuajse plotësisht.

Njerëzit bërtasin nga dhimbja dhe dëshpërimi, por nuk ka kush t'i ndihmojë. Në Aleppo, një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të shëndetshëm në rrënoja, por ka vdekur vetë.

OBSH ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet në mënyrë dramatike në orët e ardhshme, madje duke arritur në 20,000 brenda ditëve të ardhshme. 

1 VITE ME PARE

FOTOT PREKËSE/ Gruaja i ka mbetur nën rrënoja, Ibrahimi ndjek me djalin 4-vjeçar kërkimet

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Ibrahimi

TURQI- Ibrahimi dhe fëmija i tij katërvjeçar janë duke pritur. Gruaja e Ibrahimit, nëna e fëmijës, humbi në rrënojat në Gaziantep, qyteti më i afërt me epiqendrën e tërmetit të parë të së hënës me magnitudë 7.8 ballë.

Ajri është i dendur nga padurimi i dhimbshëm dhe luftimet shpërthejnë në mënyrë sporadike pasi familjet humbasin qetësinë e tyre me gërmuesit që ata thonë se po zgjasin shumë. Tashmë kanë kaluar më shumë se 48 orë që nga tërmeti i parë dhe shpresat po shuhen.

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

Sa herë që ekipet e kërkim-shpëtimit kërkojnë për të mbijetuarit, ka një moment shpresëdhënëse që prishet kur vinçat fillojnë dhe askush nuk nxirret. Autoritetet turke thonë se 8,000 njerëz janë nxjerrë nga rrënojat në të gjithë vendin. Ekipet e ndihmës kanë ardhur nga e gjithë bota, por koha po mbaron me shpejtësi në temperaturat nën zero.

Burimi: Skynews

1 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi, Rama: Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Ekipi

TURQI- Ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar, grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar fotot e skuadrës shqiptare në rrjetet sociale.

Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”-shkruan Rama.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 8,900. Prej më shumë se 50 orësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.

1 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi, u parashikua apo...? Kush është 'profeti i rremë' holandez që pretendon se e dallon kur 'tundet' toka (RRESHTIMI I PLANETEVE)

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Frank Hoogerbeets

HOLANDË- Frank Hoogerbeets thotë se ai është një studiues, por nuk ka diplomë. Disa e konsiderojnë atë një 'Mesia' dhe madje Newsweek i ka dedikuar një artikull. Është bërë virale postimi në Twitter i një holandezi që “parashikoi” tërmetin në Turqi. Më 29 janar, kolegët e tij dhe ai kishin paralajmëruar në një video se "diku në javën e ardhshme do të kishte një tërmet në zonat e mëdha të purpurta të hartës që ata treguan në Azinë qendrore dhe jugore, si dhe në oqean".

Pas tërmetit vdekjeprurës, ai ka fituar miliona ndjekës. Videot e tij bëhen virale dhe shumë pyesnin veten nëse e gjithë kjo mund të kishte ndonjë bazë shkencore. Nën postimin e tij, ndeshen me dhjetëra mijëra komente nga turq të dëshpëruar, të cilët i kërkojnë t'u thotë nëse do të ketë tërmete të tjera, pasi rajoni i tyre nuk ka reshtur së lëkundur nga "pesë" të tilla. Njeriu në fjalë e deklaron veten studiues, anëtar i një grupi njerëzish që lidhin lidhjet ose rreshtimet e planetëve dhe hënave me vende të caktuara në sipërfaqen e tokës dhe arrijnë në përfundime për sizmicitetin. Ai madje ka shpikur termin "gjeometri planetare".

Frank Hoogerbeets kishte bërë një postim tre ditë më parë në të cilin thoshte se " herët a vonë një tërmet i madh ndoshta 7.5 ballë do të ndodhë në këtë zonë" dhe tregonte vendndodhjen gjeografike të tërmetit. Në zonën më të gjerë ku realisht kanë ndodhur dy tërmetet e mëdha. Me të njëjtën metodë, ai kishte parashikuar tërmete të tjera.

Ekspertët - dhe joekspertë - e konsiderojnë "ndodhinë" si një rastësi të pastër, në kuptimin që të gjithë e dinë se në çdo moment mund të ndodhë një tërmet i madh në zona me aktivitet sizmik të lartë. Nëse dikush parashikon tërmete mujore për zonat e prirura për tërmet, është e mundur të bjerë.

Në një video, ai ia atribuoi tërmetit që la pas mijëra të vdekur në Turqi dhe Siri, një lloj shtrirjeje të Hënës dhe Jupiterit dhe lidhjes së Mërkurit, Venusit dhe Marsit! Ndër të tjera ai parashikoi edhe një tërmet të madh në shkurt në Himalaje, por duke thënë se kjo mund të ndodhë edhe në Pakistan apo Turqi, por edhe në Zelandën e Re!

1 VITE ME PARE

FOTOJA e tyre u bë VIRALE/ Fjalët prekëse e vajzës që po mbronte të vëllanë: Më shpëtoni dhe do bëhet shërbëtorja juaj

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Femijet

SIRI- Dy fëmijë janë nxjerrë shëndosh e mirë nga rrënojat, 36 orë pas tërmetit të në Sirinë veriore. Dy fëmijët ishin bllokuar në mbetjet e shtëpisë së tyre. Pamjet e dy të vegjëlve duke shtrënguar njëri-tjetrin u bënë virale në rrjet, teksa vajza e vogël e quajtur Miriam përkedhelte të vëllain dhe i mbulonte fytyrën me krah në mënyrë që ta mbronte nga pluhuri.

“Më largoni nga këtu, unë do të bëj gjithçka për ju, do jem sherbetorja juaj“, dëgjohet teksa u thotë vogëlushja ekipit të shpëtimit. Vëllai i saj quhet Ilaaf, emër islamik që sipas babait të tyre Mustafa Zuhir Al-Sayed përkthehet ‘mbrojtje’.

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

Mustafa thotë se ai me gruan dhe 3 fëmijët po flinin në momentin që tërmeti i fuqishëm goditi zonën. “Ndjemë tokën teksa dridhej, filluan të na binin gjërat mbi kokë”, tha ai.

I ngecur nën rrënoja, Al-Sayed tha se familja e tij recitoi Kuranin dhe u lut me zë të lartë që dikush t’i gjente.

“Njerëzit na dëgjuan dhe ne u shpëtuam, unë, gruaja ime dhe fëmijët. Faleminderit Zotit, të gjithë jemi gjallë dhe falënderojmë ata që na shpëtuan”, tha ai.

Pas shpëtimit të Miriam dhe Ilaaf banorë të zonës kanë brohoritur nga gëzimi, ndërsa fëmijët u dërguan në spital ku do të marrin kujdesin shëndetësor.

1 VITE ME PARE

Mrekulli në Siri! Vajza e vogël nxirret e gjallë pas më shumë se 40 orësh nën rrënoja (ME VIDEO)

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Pamje nga shpëtimi

TURQI- Ekipi i shpëtimit i organizatës joqeveritare "Helmetat e Bardha" publikoi një video ku shihen shpëtimtarët duke e nxjerrë një vajzë nga rrënojat e shtëpisë pas 40 orësh në Turqi. Fëmija për mrekulli nuk u lëndua rëndë edhe pse prej gati dy ditësh ishte bllokuar në muret e shtëpisë së shembur.


Kjo video është regjistruar në qytetin Salkin, në provincën e Idlibit.

Në Siri, numri i viktimave ka arritur në 2470. Ekipi i shpëtimit i organizatës joqeveritare Helmetat e Bardha njoftoi se mbi 2600 persona janë lënduar në pjesën e Sirisë, e cila nuk kontrollohet nga qeveria. Reuters raporton se numri i të vdekurve pritet të rritet ndjeshëm pasi qindra familje janë ende nën rrënoja, më shumë se 50 orë pas tërmetit. Nga raportimet e deritanishnme, numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 8,900. 

1 VITE ME PARE

Tërmetet në Turqi MË I FORTË SE 120 BOMBA ATOMIKE! Gjeologu shpjegon pse SANTORINI monitorohet nga afër

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Foto ilustruese

TURQI- Gjeologu prof. Dr. Dragan Milovanoviç shpjegoi se Toka është një mozaik pllakash lundruese dhe se në Turqi është lëshuar një sasi e madhe energjie, e cila ishte grumbulluar për mijëra vjet. Edhe pse gjeologët i dinë të gjitha këto teorikisht, kufijtë e pllakave nuk vizatohen dhe shtrihen për qindra e mijëra kilometra në gjatësi dhe gjerësi.

"Një tërmet në një thellësi prej 20 kilometrash vret dhe kjo ka ndodhur në Turqi. Tani u lirua një sasi e madhe energjie që ishte grumbulluar gjatë mijëra viteve. Ka 12 pllaka që notojnë në një shtresë që është 150 deri në 200 kilometra poshtë nesh dhe është një shtresë gjysmë e lëngshme. Ne notojmë mbi to,"-tha Milovanoviç.

Po ashtu, ai komentoi edhe raportimet e mediave se tërmeti në Turqi ishte po aq i fuqishëm sa shpërthimi i 130 bombave atomike.

"130 bomba atomike? Është pak, nuk është asgjë. Energjia e atyre tërmeteve që ndodhën është e pamatshme," - shtoi Milovanoviç.

Por sipas tij, ndikimi i një tërmeti varet nga sasia e energjisë dhe këndi në të cilin shtyhen pllakat tektonike: Fakti që dy tërmete shkatërruese dhe të fuqishme ndodhën njëri pas tjetrit në Turqi është ferr. Do të ishte normale që goditja kryesore të pasohej nga tërmete më të vogla. Një kilometër e gjysmë poshtë Yellowstone në SHBA, kemi magmë që mund të shpërthejë keq. Në Santorini tani po matim të dhënat dhe gjithçka po “fryhet” atje. Mund të jetë një shpërthim vullkanik, mund të jetë një tërmet./Blic

1 VITE ME PARE

HUMBI 12 anëtarët e familjes në tërmet/ Lotët e këtij njeriu flasin më shumë se çdo fjalë, skena të tmerrshme në Turqi dhe Siri (ME VIDEO)

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Burri

TURQI- Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar nga rrënojat, por me kalimin e kohës, i ftohti ekstrem përbën një kërcënim vdekjeprurës për njerëzit e bllokuar. Ata janë në pritje të shpëtimit, ndërsa e gjithë bota është dëshmitare e skenave të tmerrshme dhe tronditëse.

Në qytetet turke dhe siriane dëgjohen klithma dhimbjeje, ndërsa forcat e ekipit shpresojnë që çdo person që do të nxjerrin të jetë i gjallë. Duke pasur parasysh që koha po ecën, për fat të keq gjasat janë duke u zvogëluar.

Në rrjetet sociale është publikuar video e një siriani, i cili humbi 12 anëtarë të familjes në një tërmet të tmerrshëm. Askush nuk qëndroi indiferent ndaj lotëve të këtij njeriu, si dhe ndaj të gjitha skenave të tjera tronditëse pas fatkeqësisë.

Kjo na theu, na theu”, mezi ia doli të thoshte ky person me dhimbje për të vdekurit e familjes së tij.

Pas kësaj video pasuan komente të shumta mbështetjeje nga përdoruesit, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tyre në komente.

"Më dhemb të shikosh këtë video", "Sa shkatërruese, lutem për këtë njeri, për Sirinë, për Turqinë", "Jam i thyer, Zoti të lehtësoftë dhimbjen", "Kur mendoj se nuk mund të qaj më.. ”, ishin disa nga komentet e njerëzve.

1 VITE ME PARE

Tërmeti në Turqi: Pamjet satelitore të shkatërrimit janë tronditëse, banesa të rrënuara, ngrihen tendat e urgjencës

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Pamjet

TURQI- Tronditëse janë pamjet e Maxar Technologies që kapin rrënimet nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi ku humbën jetën të paktën 8300 persona në shtetin fqinj dhe Siri. Me kalimin e orëve shtohet edhe shpresa për të ngujuarit në rrënojat e ndërtesave. Tashmë kanë kaluar më shumë se 51 orë nga tërmeti i parë vdekjeprurës me magnitudë 7.8 ballë.

Imazhet e Maxar janë tronditëse pasi tregojnë rajone pas ndikimit të Enceladus. Në qytetin Nurdaghi, pranë epiqendrës së tërmetit të parë, çatitë e shumë ndërtesave janë shembur. Ndërtesat e tjera janë rrafshuar plotësisht. Imazhet tregojnë tendat e bardha të urgjencës dhe automjetet që përmbytin disa nga rrugët më të ngarkuara të Noordaghi në orët pas tërmetit.

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë

Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë, ka raporte për 11,342 ndërtesa të shembura, nga të cilat 5,775 janë konfirmuar. Në Noordagi, disa nga ndërtesat më të larta në zonë u rrafshuan në kohën e tërmetit.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO- Orët kritike në Turqi, shpëtohet gjatë natës një fëmijë 3 vjeç, babai shpërthen në lot

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Femija

TURQI- Një djalë tre vjeçar ishte mes njerëzve të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi mbrëmë, ndërsa ekipet e shpëtimit po punonin në të gjithë vendin dhe fqinjin e tij, Sirinë, 48 orë pasi një magnitudë 7.8 goditi kombet. Arif Kaan u bllokua nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero, ndërsa shpëtimtarët prenë mbeturinat nga rreth tij, gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të mos shkaktonin një tjetër shembje.

Babai i tij, Ertugrul Kisi, qau pasi Arifi u lirua dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.

Për momentin, emri i shpresës në Kahramanmaras është Arif Kaan”, deklaroi një reporter televiziv turk.

Por me një ditë të mbetur në atë që ekspertët e kanë quajtur 72 orët “kritike”, këto momente shprese pritet të ndodhin gjithnjë e më rrallë.

Dhe pasi të mbijetuarit janë shpëtuar, ata përballen me një krizë tjetër – të ftohtin. Shumë të mbijetuarve në Turqi u është dashur të flenë në makina, jashtë ose në strehimoret qeveritare.

1 VITE ME PARE

I mbuluar nga pluhuri/ I riu nga Siria filmon veten nën rrënoja: Nuk e di nëse do të vdes apo mbijetoj

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Djali

SIRI- Një djalë i ri nga Siria i cili kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend dhe Turqinë, ka arritur të realizojë dhe publikojë në rrjetet sociale një video nga rrënojat. Ai shihet i tëri i mbuluar në pluhur duke thënë se nuk e di nëse do të vdesë apo mbijetojë, dhe vazhdimisht thekson se nuk e di të shpjegojë ndjenjën e të qenurit nën rrënoja.

I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tri apo katër familje tjera.

Në një moment ndërsa fliste fillojnë të bien copëzat e betonit, ndërsa akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, pavarësisht se disa media që kontrollohen nga qeveria në Siri raportojnë se ai është nxjerrë i gjallë.

1 VITE ME PARE

Dita e tretë e kërkimeve: Tërmeti në Turqi dhe Siri, ekipet 'luftuan' me të ftohtin, të afërmit ndihmojnë me mjete rrethanore

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Termeti

TURQI- Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë me shpresën për të shpëtuar sa më shumë persona që gjenden nën rrënoja pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Këtu është një përmbledhje e shpejtë e zhvillimeve më të fundit:

Më shumë se 7,800 njerëz kanë vdekur… në të dy vendet pas dy tërmeteve të mëdha të hënën, mes paralajmërimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima. Më shumë se 23 milionë njerëz mund të preken nga fatkeqësia

Punonjësit e urgjencës... punuan gjatë një nate tjetër të ftohtë, në një garë të dëshpëruar kundër orës për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi mijëra ndërtesa u shembën

Të afërmit e viktimave... të armatosur me kazma iu bashkuan përpjekjeve të shpëtimit në një nga qytetet turke të goditura më keq, ndërsa familjet e shqetësuara thanë se shërbimeve të shpëtimit iu desh shumë kohë për t'iu përgjigjur në disa zona

Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti.

Vendet në mbarë botën... po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë ekipet e specializuara, qentë snifer dhe pajisjet, duke përfshirë Italinë, SHBA, Izraelin dhe Tajvanin.

Burimi: BBC

1 VITE ME PARE

Mijëra të vdekur nga tërmeti, Blinken: SHBA do të dërgojë ndihma për popullin sirian, jo për Asadin

Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, shkon në 12 mijë
Blinken

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po punojnë për të ofruar ndihmë për viktimat e tërmetit në Siri, por nuk duan të bashkëpunojnë me qeverinë në Damask. Washinton është gjithashtu i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme në Turqi, pasi ka dërguar dy ekipe shpëtimi te aleati i saj në NATO. 

"Ne kemi partnerë humanitarë të financuar nga SHBA në Siri, të cilët po koordinojnë ndihmën për shpëtimin e jetës," u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit Antony Blinken teksa takoi homologun e tij austriak. “Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë ndihmë për të ndihmuar popullin e Sirisë të shërohet nga kjo katastrofë, ashtu siç kemi qenë donatori i tyre më i madh humanitar që nga fillimi i luftës në Siri. Dua të theksoj se këto fonde, natyrisht, shkojnë për popullin sirian. Jo ndaj regjimit. Kjo nuk do të ndryshojë.”

Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan normalizimin e marrëdhënieve me presidentin sirian Bashar al-Assad ose ndonjë ndihmë të drejtpërdrejtë për rindërtim, duke mbajtur parasysh abuzimet e kryera gjatë luftës brutale civile që zgjati gati 12 vjet. Asadi ka ripushtuar pjesën më të madhe të vendit dhe në vitin e kaluar ka rivendosur marrëdhëniet me kombet e tjera arabe dhe me Turqinë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni