LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie për mjekët e "Onkologjikut", Prokuroria zbardh skemën: Si bashkëpunonin në kurriz të pacientëve? Dalin përgjimet...

• Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.• Mësohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. • Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. • Organi i akuzës thotë se në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

13 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Rastet e abuzimit te Onkologjiku/ Edmond Gashi mashtroi pacienten nga Burreli, e çoi në klinikën e tij private: Urgjent të operohet

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
foto ilustruese

TIRANË- Raste të shumta abuzive janë zbardhur pas zbulimit të skandalit me mjekët e Onkologjikut, të cilët në vend që të trajtonin pacientët me sëmundje tumoriale, i drejtonin drejt spitaleve private për përfitime ekonomike. Në një prej rasteve në dosjen e hetimeve, tregohet se si mjekët dërgojnë në klinikën private “Megis” një paciente nga Burreli, duke e trajtuar situatën si alarmante.

Referuar dosjes, qytetari i cili kishte nënën të sëmurë ka thënë se kanë bërë vizitat në spitalin e Burrelit, por u kanë dhënë letër rekomandimi për tek spitali Onkologjik në QSUT pasi u është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këtë lloj sëmundjesh. Ata e kanë sjellë nënën ne Tiranë dhe kanë qenë duke pritur në radhe tek spitali Onkologjik. Kur i ka parë dhe i ka dëgjuar Emiljano Lela (i akuzuar), Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, u është afruar dhe i ka pyetur nëse donin që t’i ndihmonte.

Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi (i akuzuar), Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, dhe më pas ai ka bërë një kontroll sipërfaqësor të nënës dhe ia ka bërë gjendjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjendja e saj ishte shumë keq.

Po në atë moment i ka thënë që vizitat do t’i bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij “Megis” pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna gjasme nuk priste. Atë dite nga QSUT ka shkuar tek klinika “Megis” ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr ne telefon Emiljano dhe i thotë se ka dalë përgjigjja e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.

Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.

Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe s’kishte më nevojë për diçka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikes që i tha që duhet të bënte kimioterapi.

Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjja është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur, pasi nuk i pëlqeu fakti që ka thënë jo për kimiot dhe është larguar. Doktor Mondi i ka përshkruar një recete me një medikament te quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinika e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel.

"I pyetur nga ana jone nëse e kane njohur fillimisht shtetasin Emiljano Lela ai është shprehur se nuk e kanë njohur më parë, siç e deklaroi më lart ai i është afruar vetë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Sipas dosjes, qytetari i pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më dhe nuk e njeh as si fytyre pasi siç ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nenën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën.

 

2 JAVE ME PARE

Skandali te spitali Onkologjik/ Përgjimet e skemës abuzive, lidhja mes farmacive dhe mjekëve ishte kryeinfermieri: I mbaron punë Naqellari direkt!

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe punonjës ishin të përfshirë në një skandal me pacientet me kancer. Mësohet se në dosjen hetimore janë zbardhur disa përgjime që dokumentojnë dhe skemën e abuzimit.

Nga përgjimet kanë dalë në dritë janë zbuluar edhe rolet e personave të përfshirë në këtë skemë abuzimi. Mësohet se një rol të veçantë dhe protagonisti kryesor kishte kyeinfermieri i Onkologjikut, Afrim Ruçi. Ai në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapis. Po ashtu, në këto përgjime jepen dhe këshilla për personat e përfshirë në këtë skemë, që mos të bënin asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, pasi do të kishin probleme.

PËRGJIMET:

Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.
Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër

Afrimi: He Rudi.

Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.

Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?

Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?

Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.

Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.

Afrimi: Alo

Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër
Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.

Afrimi: Ok, mirë.
Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:

Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm
Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:

Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?
Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.

Afrimi: Hë Besa.

Besa: Nuk ka ilaç?

Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,

Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.

Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë

Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.

Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.
Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë

Afrimi: He vëlla.

Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Unë jam lart në zyrë.

Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:

Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.

Alketa: Ok.
Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?

Afrimi: Mire adash ti ca bën?

Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.

Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?

Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?

Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.

Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.

Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.

Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.

Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem

Gjina: Unë i premtova por jo sot

Emiljano: Hajde se flasim hajde.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

2 JAVE ME PARE

Skandali i spitalit onkologjik/ Mjeku ngriti disa herë shqetësimin për rrezikun e aparaturës, dha dorëheqjen pas neglizhimit të ankesës së tij

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e mjekëve në spitalin onkologjik në QSUT. Gjykata ditën e sotme ka miratuar kërkesën e akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë.

Sipas hetimit të Prokurorisë u arrit të zbulohet skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Mësohet se ata gjithashtu dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Sipas njoftimit të prokurorisë Bledar Velikaj ka rezultuar një tjetër moment që hedh dritë mbi skandalet brenda QSUT-së. Kjo lidhet me aparaturën e Kobaltit e cila përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Aparatura ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021, por që prej 4 vitesh nuk është vënë në përdorim të pacientëve. Të sëmurët që kishin nevojë për aparaturën e Kobaltit dërgoheshin nga mjekët e onkologjikut, të përfshirë në skemën e përfitimit, në klinika private. Më tej bëhet me dije se kjo pajisje duke u lënë në kushte të papërshtatshme, bëhej burim rreziku për jetën e mjekëve por edhe të pacientëve, si pasojë e rrezatimeve që emeton.

Një prej mjekëve të onkologjikut ka ngritur disa herë shqetësimin mbi rrezikun e pajisjes ndaj shëndetit të bluzave të bardha por që ankesat e tij nuk u morën kurrë parasysh. Në një situatë të tillë duke u neglizhuar ankesa e tij mjeku ka dhënë dorëheqjen. Më tej bëhet me dije se mjeku është ankuar zyrtarisht për rrezikun që i kanosej atij dhe kolegëve ndërsa shefja Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kompetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të.

Sipas njoftimi të prokurorsië kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

 

2 JAVE ME PARE

Skandali me mjekët e Onkologjikut/ Nesër protestë para Ministrisë së Shëndetësisë: Viktima e radhës mund të jesh ti!

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e nesërme në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë do të organizohet një protestë, e cila vjen pas skandalit të zbuluar në spitalin Onkologjik tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza. Protesta organizohet nën sloganin "Viktima e radhës mund të jesh ti!". 

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
njoftimi i protestes

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

2 JAVE ME PARE

Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Jam e neveritur nga kjo histori, ngjarje e paprecedent

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
albana koçiu

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar pas skandalit të zbuluar tek Onkologjiku ku disa mjekë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, i orientonin ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Koçiu tha se është e neveritur nga kjo histori, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Ajo u shpreh se kjo ishte ngjarje e paprecedentë, ndërsa shtoi se personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit. 

“Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit  e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor.”, tha ministrja.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.  Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.  Organi i akuzës thotë se në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

2 JAVE ME PARE

Skandali te Onkologjiku/ PD: Prokuroria të shkojë në zemrën e korrupsionit, te Rama, Beqaj e Manastirliu

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar skandalin e publikuar ditën e sotme në Spitalin Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë zhvatje për pacientët. Deputetja demokrate Albana Vokshi theksoi se prokuroria duhet të shkojë në zemrën e korrupsionit tek që sipas saj janë Edi Rama, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastiruliu. Po ashtu Vokshi shprehet se ky hap i marrë nga prokuroria është i pamjaftueshëm, për të goditur të gjithë rrjetin e zhvatjes. 

Deklarata e Plotë:

Masat e sigurisë ndaj tetë zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël, krejt i pamjaftueshëm dhe i vonuar, që nuk prek as nuk e ç’rrënjos korrupsionin malinj në shëndetësi. Pas skandalit në arsim, ku dy mësuese, njëra drejtoreshë e gjimnazit Qemal Stafa, mashtronin studentët e tyre me ‘ëndrrën amerikane’, prova që vjen nga Spitali Onkologjik është dëshmia se qeveria, edhe ‘tenderin e kancerit’ e ka përvetësuar për qëllime të pastra fitimi. Të marrësh nga shteti, t’i shesësh te privati ilaçet e kimioterapisë, që janë vija e fundit mes jetës dhe vdekjes të shqiptarëve të sëmurë, është makabre.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, të mos hetojnë majën e ajsbergurt, por zemrën e korruptuar të sistemit, në qendër të të cilit nuk gjenden disa zyrtarët të vegjël, por radha e ministrave të Edi Ramës, nga Beqja te Manastirliu, rradha e drejtuesve te QSUT shefave etj. Orientimi i pacientëve me tumore drejt privatit, pasi i kanë shitur po privatit ilaçe anti-tumorale, për të cilat qytetarët kanë paguar një herë taksat, është fytyra e zezë e Edi Ramls, fytyra  e shëmtuar e një sistemi shëndetësor që ngriti Edi Rama me ministrat e tij ‘kampionë të korrupsionit’.

Premtimi për mjekësi falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës për qytetarët. Realiteti është ky: zyrtarët e administratës dhe mjekët patronazhsitë i sorollasin pacientët me sëmundje terminale nga një spital në tjetrin. U pakësojnë dozat, duke u zgjatur agoninë. U marrin lekët, para se t’u marrin shpirtin. Alarmi i ngritur vazhdimisht, vit pas viti, muaji pas muaji dhe javë pas jave nga Partia Demokratike, ka rënë në vesh të shurdhër të qeverisë, prokurorisë dhe SPAK-ut. Shqiptarët tashmë e dinë: nuk ka mjekësi falas. Sistemi shëndetësor i Ramës është shndërruar në një hapësirë që dalëngadalë po merr shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ka vetëm një detyrë qytetare dhe atdhetare: të përcjellim Ramën dhe hajdutët e tij para se ata të përcjellin të gjithë shqiptarët.

2 JAVE ME PARE

“300 euro operacioni, për një javë kap Maldivet”, pazaret e mjekëve dhe punonjësve tek Onkologjiku: Shih Tajlandën!

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali. 

Detajet e dala nga dosja tregojnë një moment kur dy personat e përfshirë në këtë skemë, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

Pjesë nga dosja:

-Ku i kap pushimet e tjera tani?
-Këtu e një vit të jemi mirë
-Shih Tajlandën tani
-Po pse jo?
-Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
– Po lale po
-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë

2 JAVE ME PARE

"Ai e kishte operacionin 4 mln lekë", si bëhej pazar me jetën tek Onkologjiku, përgjimet: Bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali. 

Në dosje evidentohen edhe bisedat ku flitet për shifra të cilët pacientët detyrohen të paguhen në mënyrë që të marrin shërbimin e një operacioni teksa shihen dhe lojërat me shifrat.

Pjesë nga dosja:

Mustafa: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak?
Emiljano: Ca u tha doktori, a mbaruat punë?
Mustafa: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000.
Emiljano: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner?
Mustafa: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.
Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më

Në datën 12.02.2024 ora 19:14

Emiljano: Po si i merrni ju lekë atij

Edmond Gashi: Qesh dhe i thonë nuk e di se jam në sallë
Emiljano: Po s’bëhet kështu se është e dyta herë më nxirrni mua keq. Edmond
Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion
Emiljano: Po unë i thash vizita është falas
Gashi: Do e rregullojmë, do e rregullojë doktori thuaji do të fusë në operacion
Emiljano: E hë futja kot sa keq më nxirrni

Në datën 12/02.2024 ora 19:16

Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë do t’ia bëj minus te operacioni se harrova

nr i telefonit: Emiljano ai e kishte operacionin 4 mln lekë, 5 e kam tha po për ju 4.
Emiljano: Shumë e ka po ti hajde të mërkurën dhe e shohim e flasim.

2 JAVE ME PARE

"Të lutem fut dikë në sistem që t'i bëjë 6 se mi kërkojë", përgjimet fundosën mjekët e "Onkologjikut", detaje nga dosja...

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali. 

Nga dosja hetimore është zbuluar se një rol të veçantë dhe protagonist, sipas përgjimeve të kësaj skeme, kishte Afrim Ruçi, kyeinfermieri i Onkologjikut, që në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapisë.

Nga përgjimet jepen dhe këshilla për personat e përfshirë në këtë skemë, që mos të bënin asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, pasi do të kishin probleme.

PËRGJIMET:

Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.
Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër
Afrimi: He Rudi.
Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.
Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?
Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?
Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.

Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.

Afrimi: Alo
Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër

Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.
Afrimi: Ok, mirë.
Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:
Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm
Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:
Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?
Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.
Afrimi: Hë Besa.
Besa: Nuk ka ilaç?
Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,
Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.
Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë
Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.
Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.
Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë
Afrimi: He vëlla.
Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi: Unë jam lart në zyrë.
Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:
Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.
Alketa: Ok.

Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?

Afrimi: Mire adash ti ca bën?
Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.
Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?
Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?
Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.
Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.
Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.
Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.
Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem
Gjina: Unë i premtova por jo sot
Emiljano: Hajde se flasim hajde.

2 JAVE ME PARE

"Është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë", dalin detaje nga dosja, si u zbuluan mjekët e "Onkologjikut" që bashkëpunonin në kurriz të pacientëve

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali.

Nga dosja janë zbuluar bisedat mes dy personave, të cilët diskutojnë në lidhje me faktin që në spitalin shtetëror mashtrohet me radha fiktive, në mënyrë që pacientët të drejtohen për tek spitalet private.

Pjesë nga dosja:

Në datën 30/11/2023 në orën 13:30 biseda ka qënë si më poshtë vijon:

Silvana: He moj Flutura si ke qënë?

Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.

Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, spyet për të tjerë.

Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.

Silvana: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.

Flutura: Pa të nxjerrë ti po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.

 

Më herët Prokuroria bëri me dije se këta persona, ndaj të cilëve u lëshua masat e sigurisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Organi i akuzës tha se në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

2 JAVE ME PARE

Si bashkëpunonin mjekët dhe specialistët e “Onkologjikut” në kurriz të pacientëve, Prokuroria zbardh skemën: I orientonin te privati

 

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANA-Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Organi i akuzës thotë se në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Zbulohet skema abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 7 mjekë e specialistë.

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.

Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.

Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

2 JAVE ME PARE

7 masa sigurie ndaj mjekëve te Onkologjiku në QSUT, Prokuroria sekuestron ilaçe kontabandë dhe 10 000 euro

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
fotot ilustruese

TIRANË- Është finalizuar operacionin policor “Kobalti”. Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik. Pas një hetimi Prokuroria e Tiranës ka arritur te zbulojë një skemë se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Këta mjekë kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka finalizuar operacionin policor “Kobalti”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

- “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shperdorimi i detyrës”;

- "Arrest në shtëpi” për shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen A. Y. (P)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen B. Q., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin H. G., banues në Tiranë, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave";

- Për shtetasen D. K., për të cilën është vendosur masa e sigurisë "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi rezulton jashtë RSh-së.

Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar.
 
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

2 JAVE ME PARE

EMRAT/ "Skema e shitjes", hetim për medikamentet, gjykata e Tiranës cakton "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitjeje" për disa mjekë të spitalit Onkologjik

EMRAT/ "I orientonin te privati", lëshohen 7 masa sigurie
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT. Ky vendim është bërë me kërkesë edhe të prokurorisë së Tiranës ku ka një hetim për çështje medikamentesh për kimioterapinë. 

Bëhet fjalë për një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka arritur te zbulojë një skemë se si mjek të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

"Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që këkrohej nga ana e atyre.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qën i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziu për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte", thuhet në njoftim.

EMRAT E MJEKËVE:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)  

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) 

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për   shërbimin onkologjik) 

Halil Gashi 

Florian Marku 

Për Drilona Kishtan për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka finalizuar operacionin policor “Kobalti”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

- “Arrest në shtëpi” për shtetasin Edmond Gashi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”;

- "Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku, 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen Alketa Ymeri (Pere)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasen Brikena Qirjazi, 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për verën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", për shtetasin Halil Gashi, banues në Tiranë, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave";

- Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën është vendosur masa e sigurisë "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi rezulton jashtë RSh-së.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar.

Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

skema e mashtrimit me ilacet

Sondazh

Poll

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha:Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë!Ai tejkaloi edhe parashikimet gjenocidale të Çubrilloviçit

"Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale", Berisha mban fjalën në protestë

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Protestuesit te bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu",Meta:Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Mbështetësi besnik i Berishës dhe PD, Stresi ndan pamje nga protesta para kryeministrisë

PROTESTA/ Hidhet molotov drejt kryeministrisë, flakë te dera e godinës

Deputetët e PD dhe protestuesit lënë selinë blu, nisen drejt kryeministrisë i bashkohen protestës

"Të bashkuar në betejë"/ Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Meta mbërrin në tubim

Protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, efektivët e policisë "blindojnë" kryeminstrinë

Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Interpelanca me Koçiun/, Tabaku: Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish

“Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari,” Zhupa: Maxhoranca do të ketë fatin e Beqajt

Debate të ashpra në Kuvend/ Nikolla i mbyll fjalë Nokës, deputetët e PD-së mblidhen te foltorja

Tensione në seancë, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën, gore! Vrave njerëz dje para derës së SPAK-ut

Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu:Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët