LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara për primaret!" Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në një konferencë për media u shpreh se marrëveshja e vitit 2006 mbi të përndjekurit, mbi të cilën u përcaktua kuadri i dëmshpërblimit, është e tejkaluar, pasi ligjet aktuale kanë kufizimet e veta dhe Edi Rama, duke shpallur komunizmin ka injoruar në mënyrë pothuaj të plotë dëmshpërblimin e kësaj shtrese. • Berisha gjithashtu u shpreh se integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit, forumet, është gjithashtu e domosdoshme. • Berisha, gjatë konferencës për mediat, ka folur edhe në lidhje me procesin e regjistrimit dhe votimit në Shqipëri. • Berisha theksoi nevojën për shtimin e operatorëve që trajtojnë të dhënat e të regjistruarve, një proces që është bllokuar për shkak të kontrollit që ushtron Partia Socialiste mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). • Berisha ka komentuar sot vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. • Berisha tha se Gjykata Kushtetuese është një gjykatë që merr urdhrat, ndërsa shtoi se ajo është në kaos dhe nuk respekton parimin elementar të konfliktit të interesit. • Sipas tij, Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar duke e cilësuar atë si repart të PS-së.• Berisha tha sot para gazetarëve se gara për primaret do të hapet shpejt.• Berisha tha se PD ka një statu dhe ai është mbi të. • Po ashtu Berisha shtoi se mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet.

4 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

"Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para gazetarëve se gara për primaret do të hapet shpejt. Berisha tha se PD ka një statu dhe ai është mbi të. Po ashtu Berisha shtoi se mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet. Ai tha se ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe, sipas tij, ata e kanë decentralizuar.  

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ka një statut PD që është mbi mua. Ai statut miratuar me unanimitet. Nuk jam unë statuti, unë jam njeriu që zbatoj statutin. Mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet. Siç e shihni ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe faktikisht ne e kemi decentralizuar. Pra janë shumë drejtues tonë, lokalë dhe qendror që ndodhen sa në Shqipëri dhe në vende të tjera në kontakt që të mund të realizojmë regjistrimin sa më të madh të votuesve tanë jashtë vendit. Shumë shpejt do të hapet dhe gara për deputetë dhe për gjithë procesin.

2 JAVE ME PARE

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

"Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Berisha tha se Gjykata Kushtetuese është një gjykatë që merr urdhrat, ndërsa shtoi se ajo është në kaos dhe nuk respekton parimin elementar të konfliktit të interesit. Sipas tij, Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar duke e cilësuar atë si repart të PS-së.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum. I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktuar kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu.

Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave.

Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar. Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar. Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS.

2 JAVE ME PARE

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

"Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, ka folur edhe në lidhje me procesin e regjistrimit dhe votimit në Shqipëri. Berisha theksoi nevojën për shtimin e operatorëve që trajtojnë të dhënat e të regjistruarve, një proces që është bllokuar për shkak të kontrollit që ushtron Partia Socialiste mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Lideri i opozitës gjithashtu ka përmendur shqetësime lidhur me identifikimin e kartave dhe pranimin e dokumenteve biometrike të vendeve të tjera, duke vënë theksin te përjashtimi i mundshëm i emigrantëve dhe diasporës nga votimi. Më tej ai tha se PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së dhe kjo është absurde.

"Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve. KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces. Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze. Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar. Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje. Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera.

Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare. Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi. Por negociatat po vazhdojnë.

Dje ju e dëgjuat zotin Bylykbashi, që tha se ne jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten. Megjithëse bonsensi kërkon që asnjë lloj ndryshimi. Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar... Tani të jem i sinqertë, lëvizja e tyre nuk përbën ndonjë problem madhor, por vetëm se duhet të justifikohet, duhet të bindemi pse kërkohet. Disa afate na thonë se i dikton edhe posta ndërkombëtare.
Ne po i shqyrtojmë këto propozime para se të vendosim," tha Berisha. 

2 JAVE ME PARE

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

"Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në një konferencë për media u shpreh se marrëveshja e vitit 2006 mbi të përndjekurit, mbi të cilën u përcaktua kuadri i dëmshpërblimit, është e tejkaluar, pasi ligjet aktuale kanë kufizimet e veta dhe Edi Rama, duke shpallur komunizmin ka injoruar në mënyrë pothuaj të plotë dëmshpërblimin e kësaj shtrese. Berisha gjithashtu u shpreh se integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit, forumet, është gjithashtu e domosdoshme.

"Shtresa e të përndjekurve politikë përbën fibrën politike dhe morale të PD. PD është e vendosur që në mandatin e ardhshëm të japë zgjidhje përfundimtare detyrimeve të mëdha që shoqëria shqiptare ka ndaj kësaj shtrese.
Në qoftë se flasim për një program, nuk është asgjë tjetër veçse detyrimi madhor i dëmshpërblimit të punës skllavëruese që dhjetëra mijëra të përndjekur politikë kanë kryer në kampet dhe burgjet e diktaturës gjatë 46 viteve. Dëmshpërblimi i tyre i plotë është zotimi ynë para kësaj shtrese.

Faktikisht, marrëveshja e vitit 2006, mbi të cilën u përcaktua kuadri i dëmshpërblimit, është e tejkaluar, pasi ligjet aktuale kanë kufizimet e veta dhe Edi Rama, duke shpallur komunizmin dhe regjimin komunist si anë e drejtë e historisë, paçka se ishte ana më e zezë e historisë, ka injoruar në mënyrë pothuaj të plotë dëmshpërblimin e kësaj shtrese, skajimin e saj. Unë sapo vij nga një takim shumë i frytshëm, një diskutim i gjerë me këtë shtresë dhe ramë dakord për një marrëveshje të re midis PD dhe shtresës të përndjekurve politikë, përfaqësuesve të tyre, në mënyrë që ajo të jetë program qeverisës i yni.

Nuk mund të ketë më asnjë lloj justifikimi pa bërë të gjitha ndryshimet ligjore, të cilat janë atavizma të regjimit komunist në disa aspekte mbi cilësime për ‘akte terroriste’ apo sabotime, të cilat nuk kanë pasur asnjë qëllim tjetër, përveç luftës ndaj diktaturës. Nuk mund të mos vazhdohet me praktikat e diskriminimit pozitiv në të gjitha aspektet, gjersa të krijohet balanca midis shtresave të popullatës dhe kohezioni midis tyre. Integrimi i shtresës së të përndjekurve politikë në institucionet e vendit, forumet, është gjithashtu e domosdoshme.

Sikundër aplikimi i standardeve të reja të dekomunistizimit, e bazuar në rezoluta ndërkombëtare. Pra, PD zotohet për t’i dhënë përgjigje përfundimtare problemeve të dëmshpërblimit të të përndjekurve gjatë mandatit të saj të parë. Pret me kënaqësi një marrëveshje të re në formë kontrate me këtë shtresë. Sikundër dua t’u informoj se të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pronarët. Mandati i ardhshëm i PD do jetë mandati i zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të pronës dhe pronësisë në Shqipëri," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë

Udhëtimi në Berlin/ Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh

Rama: Do përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

"Bretkosa mediatike"/ Rama sulmon mediat: Transmetojnë kanalet e kënetave

Rama: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Meta: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!"/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe

Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës