LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e TikTok-ut/ Berisha: Më 12 maj platforma do të lëshohet menjëherë! Të rinjtë në protestë sot për lirinë e fjalës

• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se listat e PS-së përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë. • Berisha tha se grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda SPAK, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin.• Ai shtoi se grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj moral dhe janë mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. • Berisha tha se me kryeministrin Edi Rama në qeveri, integrimi në BE largohet me shpejtësi.• Berisha tha se Partia Demokratike do ta çojë vendin në bashkësinë Europiane. • Ai shtoi se me rrogat dhe pensionet aktuale Shqipëria nuk bëhet dot pjesë e BE-së.• Kryedemokrati tha se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, sipas tij, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet. Berisha tha se koalicioni për 'Shqipërinë Madhështore' do marrë fitoren më të thellë në 11 maj.• Ai shtoi se strategu i fushatës Chris LaCivita ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë e fitores.• Berisha tha se nëse PD vjen në pushtet, minimumin jetim dhe pajisje me rimbursim do të mundësohet nga qeveria. • Ai tha se Partia Demokratike ka program të veçantë për personat me aftësi ndryshe. • Gjithashtu Berisha shtoi se këta të fundit janë sot në Shqipëri njerëzit më të braktisur. Kreu i Partisë Demokratike tha se akti i mbylljes së platformës TikTok është identik me vendimin e habitullahut të Kabulit dhe Ajetollahut të Teheranit. • Ai shtoi se sot në protestë të rinjtë kanë një protestë të madhe dhe kjo është protesta më e rëndësishme e jetës së tyre për lirinë e fjalës.

7 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'"/ Berisha: Shqipëria do të transformohet në një prodhues e eskportues të fuqishëm

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike ka një objektiv madhor 'Made in Albania'. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky objektiv synon krijimin e zonave më të lira ekonomike, industriale dhe nje çmin disa herë më të ulët se sot të energjisë për bisneset. Berisha shtoi më tej se do të bëjnë gjithçka që ta transformojnë Shqipërinë në një prodhues dhe eksportues të fuqishëm duke bërë të mundur dhe tërheqjen e kompanive më të mëdha.

Kryedemokrati tha se ky objektiv madhor që kanë, 'Made in Albania', do të jetë sinonim i krenarisë shqiptare dhe do të kishte moton prodhim. Berisha tha se këto premtime i bazon në rezultatet e mandatit të tij gjatë viteve 2005-2013, dhe të njëjtën gjë do bëjë dhe në këtë mandat. 

PJESË NGA DEKLARATA: 

"Programi ynë ka për objektiv më madhor ‘Made in Albania’ dhe kur e them këtë kam parasysh prodhimin industrial në të gjitha llojet e industrisë, të lehtë, të rëndë etj. Unë ju garantoj se do të bëhet gjithçka që Shqipëria të shndërrohet në një prodhues të fuqishëm, eksportues të fuqishëm. Krijimi i zonave të lira ekonomike, krijimi i zonave industriale, kuadri fiskal më i favorshmi në Europë, energjia me çmimin më të leversishëm, me një çmim tre herë më të ulët se sa sot për bizneset, janë disa nga kushtet që do ta bëjnë Shqipërinë vendin më tërheqës në rajon për të investuar në uzina dhe fabrika, të industrisë së lehtë dhe të rëndë. Do të bëjmë gjithçka që prodhimet minerale shqiptare, të marrin përpunimin më të thellë se të eksportohen si mallra përfundimtare. Do të bëjmë gjithçka për tërheqjen e kompanive më të mëdha në Shqipëri. Pra ‘Made in Albania’ e kemi shpallur, do të jetë sinonim i krenarisë shqiptare.

Ku e bazojnë ne këtë premtim? Ne e bazojmë këtë premtim sepse në vitet 2005-2013, arritëm ndër të tjera, dy arritje shumë të mëdha. Së pari eksportet u rritën me 320%, dhe mandatin e dytë investimet e huaja u rritën me 300-400% përqind. Pra ne krijuam faktikisht të gjitha premisat e Shqipërisë së prodhimit. Ajo që ne bëmë me aq përkushtim, ajo u zhbë sot dhe keni shumë të drejtë ju. Sot ka tre vite, 6 semestra që prodhimi bie nga viti në vit. Vetëm nga viti 2023-2024 eksportet ranë me 32%. Pra nëse mund ta sintezonim në një moto ‘Made in Albania’ do të jetë prodhim, prodhim, prodhim," tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Mbyllja e TikTok/ Berisha: Me datën 12 maj platforma do të lëshohet menjëherë! Të rinjtë në protestë sot për lirinë e fjalës

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se akti i mbylljes së platformës TikTok është identik me vendimin e habitullahut të Kabulit dhe Ajetollahut të Teheranit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama, po të kishte ligje, njësoj si i ati, sipas tij, do të varte këdo që kishte mendim ndryshe. Ai shtoi se sot në protestë të rinjtë kanë një protestë të madhe dhe kjo është protesta më e rëndësishme e jetës së tyre për lirinë e fjalës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Akti i Edi Ramës për mbylljen e Tik Tok është identik me vendimin e habitullahut të Kabulit dhe Ajetollahut të Teheranit për mbylljen e kësaj platforme të mrekullueshme. Edi Rama ka dhe një problem tjetër madhor në këtë qëndrim. Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se në gusht të vitit 1988, Kristaq Rama asokohe zëvendësi i Nexhmije Hoxhës dhe anëtar kryesor i presidiumit të Kuvendit Popullor, pra i Ramiz Alisë, firmos varjen në litar të poetit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar fjalës së lirë dhe lirisë së mendimit.

Me aktin e tij, pas 37 viteve ndaj Tik Tok, Edi Rama dëshmon se po të ishin ligjet e vjetra, nuk do i dridhej dora të varte në litar njëlloj si i atij, njëlloj siç po vepron me Tik Tok, të gjithë ata që do e kritikonim dhe do kenin mendime ndryshe. Por sot të rinjtë kanë një protestë të madhe dhe kjo është protesta më e rëndësishme e jetës së tyre për lirinë e fjalës.

Ndaj dhe unë i përgëzoj ata dhe i garantoj se, me datën 12 maj Tik Toku do të lëshohet menjëherë. Ftoj kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare të mos bëhen bashkëautore në këtë megacensurë që e barazon Shqipërinë me Afganistanin dhe Teheranin. Ndaj të bëjnë çdo përpjekje që ato vegla që ka blerë Edi Rama për të bllokuar Tik Tokun të mos funksionojnë.

1 MUAJ ME PARE

"Minimumin jetim dhe pajisje me rimbursim nga qeveria!" Berisha: PD me program të veçantë për personat me aftësi ndryshe

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se nëse PD vjen në pushtet, minimumin jetim dhe pajisje me rimbursim do të mundësohet nga qeveria. Ai tha se Partia Demokratike ka program të veçantë për personat me aftësi ndryshe. Gjithashtu Berisha shtoi se këta të fundit janë sot në Shqipëri njerëzit më të braktisur.

"Së dyti, karta e konsumatorit. Rikthimi i taksës që paguajnë në blerje, të gjithë rrogëultëve dhe pensionistëve. Së treti, ju keni shumë të drejtë. Sot në Shqipëri më të braktisurit janë njerëzit me aftësira ndryshe, apo siç po flisnit ju, invalidët. Pa asnjë diskutim që do të ju paguhen të plota sigurimet shoqërore kujdestarëve, sikundër do të krijohen qendrat më të fuqishme të rehabilitimit në mënyrë që këto qytetarë të mund të bëjnë një jetë sa më normale", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD me ardhjen në pushtet ka përcaktuar si paketë emergjence, paketën e dhembshurisë, e cila do të zbatohet tre muajt e para të qeverisjes. Kjo paketë përfshin së pari, vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar që merr ndën 200 euro. Vendosja 200 euro e minimumit jetik. Për të gjithë ata që marrin pension më të ulët se 200 euro, se marrin pension të pjesshëm apo nuk marrin pension. Për të gjithë invalidët dhe të tjerë.

Së dyti, karta e konsumatorit. Rikthimi i taksës që paguajnë në blerje, të gjithë rrogëultëve dhe pensionistëve. Së treti, ju keni shumë të drejtë. Sot në Shqipëri më të braktisurit janë njerëzit me aftësira ndryshe, apo siç po flisnit ju, invalidët. Pa asnjë diskutim që do të ju paguhen të plota sigurimet shoqërore kujdestarëve, sikundër do të krijohen qendrat më të fuqishme të rehabilitimit në mënyrë që këto qytetarë të mund të bëjnë një jetë sa më normale.

Të gjitha pajisjet që atyre u nevojiten për jetën normale, do tu jepen me rimbursim 100% nga qeveria. Pra do të ketë një ndryshim rrënjësor me qëndrimin ndaj tyre. Po kjo paketë parashikon rrogën minimale, nuk ka rrogë ndën 500 euro, parashikon rritjen e pensioneve, përveç 200 eurove, me 20%. Parashikon rrogën mesatare 1200 euro. Parashikon uljen e çmimit të naftës në masën 30-40 përqind me të njëjtat vlera që është në Kosovë. Ne do të përmbysim shpërndarjen e buxhetit duke vënë në epiqendër qytetarin, jetesën e tij dhe ti japim mundësinë ti nxjerrim nga varfëria ekstreme dhe të bëjnë një jetë sa më normale.

1 MUAJ ME PARE

"2025 viti i diasporës!" Berisha: Chris LaCivita ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë e fitores

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se vijon ta konsiderojë vitin 2025 si vitin e diasporës. Berisha tha se koalicioni për 'Shqipërinë Madhështore' do marrë fitoren më të thellë në 11 maj. Ai shtoi se strategu i fushatës Chris LaCivita ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë e fitores.

"Kurrë, nuk kam parë te shqiptarët një shpërthim e entuziazmi të takimeve të mia nga Athina në Milano, në Romë, në Parma. Dhe kjo është një energji e jashtëzakonshme. Shqipëtarët kanë konstatuar se diaspora është me PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Ka dhe nëj forcë tjetër, pothuajnatyrore. Dhe ky është kryemagjistari botëror i fushatave zgjedhore, bashkëkryestrategu i fushatës më të susksesshme në historinë e njerëzimit, siç ishte fushata e rikthimit të Donald Trump.
Pra, Chris LaCivita, i cili ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë, të gjithë programin e fitores së PD", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë jam i bindur që 11 maji do të jetë një fitore e thellë e koalicionit për Shqipërinë Madhështore. Dhe, kudo që shkoj, ka një entuziazëm të madh te qytetarët që nuk e kam ndjerë ndonjëherë më parë, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqiptërie.
Janë disa faktorë përcaktues, themelorë të kësaj fitoreje. Së pari, programi më i miri që është paraqitur apra shqiptarëve dhe i hartuar me ekspertizën ndërkombëtare më të Heritage Foundation dhe Adenauer Schuman. Së dyti, koalicioni më i gjerë në histori. Aleatët tanë të marër së bashku pa PD përfaqësojnë 26% të zgjedhësve të Shqiërisë me vota, sipas librave elektoralë. Së treti, faktori diasporë. E kam shpallur dhe e shpall përsëri vitin 2025 viti i diasporës.

Kurrë, nuk kam parë te shqiptarët një shpërthim e entuziazmi të takimeve të mia nga Athina në Milano, në Romë, në Parma. Dhe kjo është një energji e jashtëzakonshme. Shqipëtarët kanë konstatuar se diaspora është me PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Ka dhe nëj forcë tjetër, pothuajnatyrore. Dhe ky është kryemagjistari botëror i fushatave zgjedhore, bashkëkryestrategu i fushatës më të susksesshme në historinë e njerëzimit, siç ishte fushata e rikthimit të Donald Trump.
Pra, Chris LaCivita, i cili ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë, të gjithë programin e fitores së PD.

Së fundmi, më duhet ta le sot modestinë më një anë. Ka edhe nëj faktor tjetër që quhet Sali Berisha, i cili nuk pret dhe fut thika pas shpine, si Edi Rama. Nuk i shfrytëzon njerëzit dhe i flak pastaj, sikur të ishin qënie inekzistente. I cili jeton në një apartament 40 metra më të gjerë, se ai që ka patur në diktaturë, dhe jo në Saraje me kopësht, 8300 metra. Që, në kushte të vërteta duhet të jesh mbimilioner për të patur një Saraje të tillë me një kopësht të tillë. Të themi të vërtetën, është kompleksi i rrethanave që në fund të fundit do t’i përmblidhja me një fjalë: thirrja për rikthimin e Sali Berishës! Edhe ky, një faktor i fuqishëm i fitores më 11 maj të PD, natyrisht, pasi bëra krahasimin e deputetëve, etj.

1 MUAJ ME PARE

"Me Ramën në qeveri, integrimi në BE largohet me shpejtësi!" Berisha: PD do ta çojë vendin në bashkësinë Europiane

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se me kryeministrin Edi Rama në qeveri, integrimi në BE largohet me shpejtësi. Berisha tha se Partia Demokratike do ta çojë vendin në bashkësinë Europiane.

Ai shtoi se me rrogat dhe pensionet aktuale Shqipëria nuk bëhet dot pjesë e BE-së. Kryedemokrati tha se  me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, sipas tij, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kjo deklaratë qesharake e tij tingellon me atë që thotë: e treta e vërteta, por e treta doli e pavërtetë. Tani e treta mqs doli e pavërtetë, do dalë e katërta. E katërta do të jetë e vërtetë, aq sa doli e treta. Ndaj dhe unë kam besim se shqiptarët nuk e besojnë këtë mashtrim të tij. Ju më pyesni mua dhe e dini qartë se, një nga shtyllat më themelore të programit tonë është integrimi në BE, por mund të pyesni: pse ky proces gjatë periudhës që ne ishim në pushtet eci pandalshëm. Nuk po them vrapoi, por eci pandalshëm? Nga firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tek dorëzimi i pyetësorit, tek liberalizimi i vizave dhe së fundmi, rekomandimi nga komisioni europian të statusit të vendit kandidat. Pse kjo? Pse Shqipëria arriti të marër ftesën për anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe arriti të firmosë aleancën e Atlantikut të Veriut?

Vetëm e vetëm, që të dyja, sepse parimi ynë ishte ky: gjithçka duhet të jetë e bazuar në meritë dhe asgjë tjetër jashtë meritës, çka kërkonte që qeveria shqiptare të plotësonte standarde dhe kritere, të cilat ishin interesi më i mirë i qytetarëve të vet, kërkonin që Shqipëria të kishte zero tolerancë ndaj krimit. Kërkonin që Shqipëria të luftonte me forcë të madhe korrupsionin. Kërkonte që Shqipëria të respektonte të drejtat e qytetarëve shqiptarë, liritë e tyre. Kërkonte që Shqipëria të respektonte opozitën. Kujtoni, ku jemi me Edi Ramën? Edi Rama e bazon biznesin dhe korrupsionin transnacional, dhe nuk plotëson asnjë kriter tjetër, ëprveç kriterit gjeostrategjik, që është një kriter i rëndësishëm, por ky është një kriter natyror.
Pozicioni gjeografik i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën. Është shekullor, mijëravjeçar.

Edi Rama nuk zotohet dot, mashtron se do të plotësojë një kriter të vetëm. Unë ju them ju, se me këto rroga dhe pensione nuk të pranon kush anëtare të BE, mos të ketë asnjë iluzion. Unë ju garantoj ju, se me këtë farsë elektorale nuk pranohet Shqipëria në BE. Unë ju garantoj ju, se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi. Pra, në rast se bëhet fjalë për integrimin e plotë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka vetëm vetëm nëj rrugë, dhe kjo është rruga e bazuar në parimin në meritë, një proces i bazuar në meritën, në performancën, në arritjen e kritereve. Kështu që, këtë proces do e kompletojë PD në kohën më të parë të mundshme.

1 MUAJ ME PARE

"Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet!" Berisha: Nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Berisha shtoi se ka parë një entuziazëm të madh nga shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet e kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.” Berisha tha se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE.

"Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Lista e Ramës përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë

"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'!" Mbyllja e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët se listat e PS-së  përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë. Berisha tha se grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda SPAK, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin. Ai shtoi se grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj moral dhe janë mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, përsëri jam para jush për të diskutuar me ju, për të dëgjuar pyetjet dhe për t’ju përgjigjur komenteve tuaja.
Ka qenë një javë hektike, në kuptimin e mbledhjeve të pafundme për përzgjedhjen e kandidaturave, por mendoj se PD paraqet para shqiptarëve kandidaturat më përfaqësuese që ajo ka paraqitur në tërë ekzistencën e saj. Paraqet para shqiptarëve kandidatura që kanë një karrierë politike të gjatë dhe kanë qendruar në pushtet si shërbëtorë të qytetarëve.

Shkurtimisht, grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda Spak-u, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme. Simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla. Grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj as moral, mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. Vendosen në lista, sepse njëri i thotë se Rama është Zeus, se tjetra thotë se, Rama është 10 hapa para.

E treta thotë, është brand botëror. Pra, lista e turistëve, është lista, duhet ta themi haptas, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë. Sepse, çfarë ndodh? Këta vijnë e shkojnë. Marrin një mandat, rrinë 4 vjet, vazhdojnë punën e tyre dhe merr një grup turistësh tjerë, i sjell, i merr dhe këta i quan fasada, i quan meremetim, këta i quan ripërtëritje. Po ripërtëritja nuk është një proces turistik.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale