LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë dëshira!" Rama në Lezhë: I kemi hequr prangat drejtësisë nga pushteti politik

• Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës. • Rama prezantoi skuadrën e tij për atë që e quan "për Shqipërinë në BE 2030". • Ai kërkoi votën e qytetarëve nga Lezha majtas dhe djathtas, edhe për të reformuar politikën dhe partitë. • Gjithashtu Rama foli për rigjenerimin e PS-së me emra të rinj duke i futur edhe në listat e deputetëve. • Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE. • Rama tha se kjo është një etapë shumë e rëndësishme për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që më 11 Maj të angazhohen masivisht për të mbështetur negociatat për në Bashkimin Europian. • Kreu i qeverisë deklaroi se sipas tij vetëm Partia Socialiste mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe asnjë parti tjetër. • Rama tha se nuk mund ta integrojë Shqipërinë në BE, bufi dhe këneta (referuar opozitës), ndërsa shton me ironi se është e paimagjinueshme të mendohet se opozita mund ti ketë dyert e komunikimit të hapura ashtu si PS. • Rama tha se duhet të jemi të informuar mirë pse duhet të jemi në BE. • Sipas tij ka shumë njerëz që përpiqen të zbehin ambicien e PS-së për mandatin e katërt. • Rama tha se sot për herë të parë në histori ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik. • Kreu i qeverisë shtoi se sot sipas tij drejtësia nuk është më  e kontrolluar. • Rama thotë se kjo që po ndodh sipas tij me drejtësinë, nisur nga arrestimet në radhët politike, është një rezultat i përpjekjes së PS-së për të vendosur barazi para ligjit. 

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Thajeni kënetën duke votuar PS-në!" Rama: Mund të na mundin vetëm me AI, as me "bufin" dhe as me atë që ulëret "O Rameee"

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHA-  Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës. Rama prezantoi skuadrën e tij për atë që e quan "për Shqipërinë në BE 2030". Ai kërkoi votën e qytetarëve nga Lezha majtas dhe djathtas, edhe për të reformuar politikën dhe partitë. Gjithashtu Rama foli për rigjenerimin e PS-së me emra të rinj duke i futur edhe në listat e deputetëve. 

“Kjo është për qytetarët që në 25 vjet u mësuan me kënetën, nuk thahet ajo kënetë, nuk vijnë kurrë në pushtet, shihni listën e opozitës, ajo është istikam për opozitën. Fiks që në datën 12 të dalin e të thonë “u vodhën, u vodhën”, për atë është bërë. ndaj kjo është një mundësi e artë, që të mos i bien hasha amanetit kombëtar që të bëhemi edhe ne europian. Por edhe nëse ikin nga këneta, e thajnë atë. PS-në ata mund ta mundin vetëm me inteligjencë artificiale, edhe Parlamentin me inteligjencë artificiale, se me deputetë realë nuk kanë mundësi, çfarë t’i thuash.

Thonë pse tallesh me Lulin, si ta bësh këtë, ça t’i bësh, zoti Basha ne kemi dy platforma të ndryshme, “O Rame...”, jo se kur kundërshtari thërret duket sikur të kërkon ndihmë, ka hall, e ka marrë malli, sikur do të shkojë në banjë, kjo nuk është tallje, kjo është thirrje. Dhe Luli është më i miri i tyre, Lulin s’e kapin dot ata, më 2021 s’e kapin dot ata, jo kjo duhet thënë, s’e arrijnë dot rezultatin e Lulit më 2021 ata. Por ne jemi një forcë që i çon gjërat para si askush tjetër... Së dyti jemi më të organizuar se të tjerët dhe së treti shikoni këtu, ja, shiko, hiq Ulsiun dhe mua, që jemi hudhra në atë gjerdan, shiko, ja kjo është parti e re”, tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

"Jam krenar për atë që po ndodh"/ Rama: I kemi hequr prangat drejtësisë nga pushteti politik!

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon këtë të martë me kandidatët për deputët në zgjedhjet e 11 Majit është ndalur edhe te sistmei i drejtësisë së vend. Rama tha se sot për herë të parë në histori ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik. 

Kreu i qeverisë shtoi se sot sipas tij drejtësia nuk është më  e kontrolluar. Rama thotë se kjo që po ndodh sipas tij me drejtësinë, nisur nga arrestimet në radhët politike, është një rezultat i përpjekes së PS-së për të vendosur barazi para ligjit. 

"Jam shumë krenar për atë që po ndodh me drejtësinë. Pikërisht ajo që bufat na tregojnë me gisht ne. Ky në burg, ai në burg. E vërteta është që për herë të parë në historinë tonë ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik. Dhe për herë të parë po shihen ushtrimet e para të përpjekjes për të vendosur barazi para ligjit. Drejtësinë dikur e ka pas në dorë vetëm një njeri, ai që ka pas pushtetin. Sot nuk e kemi më drejtësinë në kontroll. Kemi mbështetur SPAK-un pa kushte. Altin Dumani nuk lindi këto 3 vjet ka qënë këtu. Kishit parë ndonjëherë ju më parë që Dumani thirri këtë e thirri atë",- tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

"Tani ata duan që ne të hyjmë në BE!" Rama: Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë dëshira

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHA- Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës. Rama prezantoi skuadrën e tij për atë që e quan "për Shqipërinë në BE 2030". Ai u ndal  te hapja e negociatave, ku tha se Bashkimi Europian nuk ka pasur dëshirën, por tashmë ekzistron dëshira që Shqipëria të hyjmë në BE pasi ka bërë detyrat. Gjithashtu ai foli edhe për njohjen e pensioneve për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

"Ata që janë jashtë dhe duan njohjen e pensioneve, sidomos në Greqi që një pjesë s’ka dokumente dhe janë në stres se ca do bëjnë me ato vite pune, por në momentin që futemi në BE marrin pasaportën automatikisht dhe s’kanë nevojë për dokumente dhe ju njihen vitet e punës për pensionet dhe mund të bëjnë transferimin nga këtu atje ose nga atje këtu. Por dikush mund të thotë mund të shkojmë në BE dhe ta marrim pasaportën edhe duke votuar kënetën sepse edhe ata këtë thonë do çojmë vendin në BE pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit dhe se di se si mund të imagjinoj dikush se do të ketë të hapur dyert e komunikimit si i kam unë me shumicën qeverisjes.

Ne kemi që në vitin 90 që ëndërrojmë që të jemi si gjithë Europa. Nga ’92 ne jemi përpjekur që të futemi në BE, por ne i kemi bërë detyrat dhe pavarisht kësaj 3 herë rresht Komisioni Europian thoshte shiko se janë disa probleme të tjera, pra nuk kishte dëshira nga ana e tyre që të na hapin derën dhe të na merrnin si është sot. Për herë të parë, ata duan që ne të hyjnë BE dhe të hyjmë sa më parë, jo se ranë në dashur mene por ne i kemi bërë detyrat tona. Kur kemi marr detyrën në fillim ka qenë e tmerrshme, nuk të shihnin në sy ca ti themi ne tani këtyre dhe nuk kishin as respekt dhe as besim për ne. Ata duan që të zgjerojnë BE dhe të marrin anëtar të rinj dhe anëtarët e rinj më afër derës janë Shqipëria dhe Mali i Zi", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

“Të jemi të informuar mirë pse duhet të jemi në BE!" Rama: Ka shumë njerëz që përpiqen të zbehin ambicien tonë

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHA-  Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës, ku pas inspektimeve dhe vizitave, mes tyre edhe ai te shtëpia e poetit Gjergj Fishta, ka mbledhur strukturat lokale dhe kandidatët për deputetë. Rama tha se duhet të jemi të informuar mirë pse duhet të jemi në BE. Sipas tij ka shumë njerëz që përpiqen të zbehin ambicien e PS-së për mandatin e katërt.

“Të jemi të informuar mirë pse duhet të jemi në BE. Ka shumë njerëz që përpiqen të zbehin ambicien e mandatit të katërt për të qenë në BE duke thënë se nuk kemi asnjë ngut dhe pasaporta europiane është kot. Problemi nuk është të lëvizësh ku të duash, problemi është që ne nuk ndalojmë dot ku të duam. Ne shkojmë dhe duhet të kthehemi. Sapo shkon te pika e kontrollit sheh që ka dy kategori udhëtarësh dhe thotë që këtu kalojnë qytetarët e BE dhe një tjetër për joeuropianët.

Ata hyjnë dhe ikin thjesht tregojnë pasaportën, ne futemi në rradhë dhe kalojmë tek një polic. Pasaporta jonë nuk presupozon qëndrim, pasaporta e BE nuk ka asnjë arsye për të ndaluar dhe nëse dikush do të rri dueht të kërkoj azil ose do të rri si ilegal me shpresën që nuk do e kapin. Ose më e keqja për shkak se ka harxhuar për të shkuar, sidomos kur është në moshë të re bie pre e rrjetit të krimit të organizuar. Ka vetëm një gjë që ndryshon në pasaportë, është edhe Bashkimi Europian", tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë:Do jesh me Lulin ti, ke ardh për…

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, ndali në një moment fjalën e tij duke bërë batuta me një të ri dhe njëkohësisht duke ironizuar edhe Lulzim Bashën. Në një moment Rama me batuta komentoi qëndrimin e të riut i cili po qëndronte në fund të sallës në këmbë. 

“I ka fut kokën mu afër qafës një shoqes së vetë dhe vetëm i flet. S’ka pas ku me e kap tjetër dhe e ka gjetur rastin këtu. Po mirë në rregull. Të gjitha bashkë. U trashëgofshi, po edhe po u trashëguat…për çfarë m’i ngre ato dy gishtat, apo për të treguar se jeni dy? Do jesh i Lulit ti, ke ardhur për të parë atmosferën. Shumë mirë ke bërë. Karrige nuk mund të kesh ti, do rrish në këmbë, për t’u ulur ulemi vetë ne. Bashkëpuno me ne dhe do e gjesh një karrige edhe ti? Janë bërë si zogjtë e korbit se i ka lënë Luli rrugëve, duan karrige”, u shpreh Rama drejt të riut.

 

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

"Vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë në BE"/ Rama ironizon opozitën: Mos u merrni me kënetën dhe bufin! E ka damkën në lule të ballit...

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon këtë pasdite në Lezhë nuk i ka kursyer ironitë kundrejt opozitës. Kreu i qeverisë deklaroi se sipas tij vetëm Partia Socialiste mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe asnjë parti tjetër. 

Rama tha se nuk mund ta integrojë Shqipërinë në BE, bufi dhe këneta (referuar opozitës), ndërsa shton me ironi se është e paimagjinueshme të mendohet se opozita mund ti ketë dyert e komunikimit të hapura ashtu si PS.

Rama: Edhe pensionistët do marrin pasaportën. Në momentin që ata që janë jashtë dhe që duan njohjen e pensionit, psh në Greqi, që është ende një problem sot, në momentin që Shqipëria futet në BE, qëndorojnë në Greqi dhe automatikisht ju njihen vitet e punës për pensionin. Në momentin që ke një votë, bëhen zgjedhjet, ti mund të kesh njëmijë arsye për të thënë që nuk dua të votoj për këtë qeveri, por asnjë nga ato arsye ti mbledhësh bashkë nuk kanë peshën e mjaftueshme që të mos votoni. Pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit, dhe nuk e di si mund ta imagjinojë dikush se do të ketë të hapura dyert e komunikimit siç i kam unë

1 MUAJ ME PARE

Rama takim me të rinjtë në Lezhë: Më 11 Maj, angazhohuni masivisht të mbështesni negociatat për në BE!

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHË - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon këtë të martë një takim me të rinjtë në Lezhë, ku do të prezantojë edhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Rama tha se kjo është një etapë shumë e rëndësishme për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që më 11 Maj të angazhohen masivisht për të mbështetur negociatat për në Bashkimin Europian. 

"Kam ardhur shumë shpesh këtu, kemi pasur takime shumë entuziaste. Kemi mbjellë fitore shumë të bukura por gjithmonë më ka munduar fakti që salla ishte në pikë të hallit. Sot jam vërtetë mirë që nuk është vetëm pamja e bukur e rinisë por është edhe ky mjedis që është në lartësinë e ambicies së Pjerinit të Lezhës. Deri më 11 Maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithëçka ne kemi bërë. Në Mirëditë kemi bërë goxha punë por drejtimi i bashkisë nuk është i yni por do të jetë mundësia për të folur çfarë do të bëjmë. Sot dua të fokusohem te Shqipëria në BE. Jo rastësisht në këtë vigjilje ose nxemje të fushatës elektorale ne kemi zgjedhur të bëjmë këto takime me më të rinjtë sepse përfituesit më të mëdhenj të Shqipërisë në BE do të jeni pikërisht ju. Njëkohësisht unë besoj që ju që jeni këtu e marr me mend se çfarë do bëni më 11 Maj. Bashkë me të tjerët duhet të angazhoheni fuqimisht që më 11 Maj masivisht të mbështesni negociatat në BE",- tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

"Për pjesën time flas vetë!" Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë
Edi Rama

LEZHA- Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës, ku pas inspektimeve dhe vizitave, mes tyre edhe ai te shtëpia e poetit Gjergj Fishta, ka mbledhur strukturat lokale dhe kandidatët për deputetë. Rama prezantoi skuadrën e tij për atë që e quan "për Shqipërinë në BE 2030".

Rama bëri batutë me fjalimin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që tha se kryeministri do jetë në detyrë edhe në fitoren e "mandatit të pestë". Nga ana tjetër Rama ftoi të rinjtë që të bëheshin pjesë e projektit socialist PS të ardhmen europiane.

“Mes energjisë së të rinjve, prezantojmë skuadrën e re për Shqipërinë në BE... Jo se PS nuk do marri mandatin e pestë. Për pjesën time nuk flet Ulsiu, flas vetë. Por Ulsiu deputet po, ministër po, prokuror po, por thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu. Ja sa dorëzove ti detyrën, ra qetësia.

Përfituesit më të mëdhenj të 11 majit do jetë gjenerata juaj, për Shqipërinë në BE. Do jeni ju masivisht, që mbështesni planin europian, planin ambicioz për mbyllje negociatash më 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade"”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne