LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/ Debate në Komision, opozita live në ‘Facebook’: Mbledhja nul

•Janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë, 8 deputetët e Partisë Demokratike. •PS bëri kërkesë për 8 deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Deputetët do përjashtohen për 10 ditë •Mbledhja në Komisionin e Etikës nisi dhe u mbyll me debate. •Shkak u bë kërkesa e opozitës që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat, ndërsa mazhoranca nuk pranoi. •Deputetja Albana Vokshi dhe Luçiano Boçi u futën live në Facebook. •Mbledhja e gjatë vijoi me përplasje dhe debate ku deputetët demokratë e cilësonin mbledhjen nul pasi sipas tyre, kishin kaluar afatet si dhe kërkesa është bërë nga 7 deputetë jo aktiv në parlament për motive politike, fshehjen e asaj të cilës ata e quanin aferë të kryeministrit Rama.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Bllokuan foltoren seancën e kaluar plenare, përjashtohen 10 ditë 8 deputetë të PD-së

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Kuvendi

TIRANË- Komisioni i Etikës vendosi të përjashtojë për 10 ditë nga seancat plenare, 8 deputetët e Partisë Demokratike. PS bëri kërkesë për 8 deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. 

Mbledhja e sotme në Komisionin e Etikës ishte parashikuar me dyer të mbyllura, por ishin deputetët e PD ata që kanë hapur live në takim. Mbledhja e gjatë vijoi me përplasje dhe debate ku deputetët demokratë e cilësonin mbledhjen nul pasi sipas tyre, kishin kaluar afatet si dhe kërkesa është bërë nga 7 deputetë jo aktiv në parlament për motive politike, fshehjen e asaj të cilës ata e quanin aferë të kryeministrit Rama.

1 VITE ME PARE

Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Salianji: Në krye të listës është personi i lidhur me bandat e krimit

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji hodhi akuza të forta ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Etikës, e cila u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi. Ai tha për mediat se në listën e PS-së për shkarkimin e deputetëve të PD, i pari qëndron një deputet, emri i të cilit është publikuar nga gazeta gjermane BILD që ka lidhje me bandat. 

“Kërkesa është depozituar në datë 2 sot jemi në datë 8 prandaj është proces nul, ka ndodhur diçka e paprecedentë janë 11 deputetë të përjashtuar, kërkesa është bërë nga disa deputetë që nuk flasin kurrë në parlament dhe në krye për ironi qëndron një deputet i cili është publikuar nga BILD për lidhjet me bandat, duan të përjashtojnë opozitën këta që kanë larguar 700 mijë njerëz nga vendi por nuk do të arrijnë të na largojnë ne, me 11 shkurt do të jemi me qytetarët për të protestuar dhe do të jemi kudo për të bërë transparencë për megaskandalin e madh të Ramës me McGonigal”, tha Salianji.

1 VITE ME PARE

'Nuk doni të flisni për Ramën'/ Komisioni i Etikës, Salianji: Aman më përjashtoni

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh në Komisionin e Etikës se përjashtimin e deputetëve të PD-së po e kërkojnë deputetë të PS që nuk flasin kurrë në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Kuvendi ka vendosur të mos diskutojë skandalin në të cilin është përfshirë Rama. Me ironi, në fund Salianji tha se do ishte më mirë nëse do përjashtohej. 

a të keni në dorë bëni. Po vendosni 7 deputetë që nuk flasin kurrë, që të pengojnë disa. Ata që nuk flasin ndonjëherë kërkojnë që të përjashtohen këta që flasin. Ai ka përdurur të gjithë pushtetin e tij, bindjen për të minuar demokracinë. Ja kjo kërkesa, ky që nuk flet kurrë, është i pari që kërkon të përjashtohen deputetët e opozitës. Nuk doni të flisni për Ramën.  Arsyeja se përse ju kërkoni që të përjashtohem, është që të jetë sa më qetë kur të vijë Rama. Këta që nuk flasin dot e që nuk arsyetojnë, kanë thënë se ç'kemi bërë ne? Unë dua që të më përjashtoni, aman më përjashtoni, mos merrni asnjë vendim tjetër. '-tha Salianji.

Seanca e sotme nisi për shqyrtimin e kërkesës së PS për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës të cilët seancën e kaluar bllokuan foltoren. Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

1 VITE ME PARE

Përjashtimi i deputetëve të PD/ Komisioni, Shehu: Jemi në gjendje të rrezikshme, koncepti i dënimit është komunist

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh se vendi është në gjendje të rrezikshme. Teksa ishte prezent në mbledhjen e Komisionit të Etikës, deputeti u shpreh se nuk ka demokraci kur tentohet të goditet opozita. Ai kërkoi që të mos merret masa e përjashtimit por ajo e dënimit, duke theksuar se duhet që ndëshkimi të jetë individual.

'Jemi në një gjendje të rrezikshme. Nuk mund të ketë demokraci, tentohet të goditet opozita. Thuhen fjalët me absurde, jeni dele. Kjo do të thotë të vendosësh dhunë, është autokracia që po shkon në diktaturë, këtu kërkohet të bëhet gjykim për një grup deputetësh. Më vjen keq për ju që jeni këtu, kjo zonja drejtuese, koncepti i dënimit është komunist, kur ndëshkohen duhet të jetë individuale.'- tha Shehu.

1 VITE ME PARE

Pse u anulua protesta që thirri Berisha para Parlamentit? Boçi: Ajo do bëhej! Rama është trembur, nuk dihet ku është

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Luciano Boci dhe Albana Vokshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar arsyen pse u anulua protesta e lajmëruar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha përpara Parlamentit. Sipas tij, protesta do mbahej sepse PD ka kërkuar seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama, e cila është refuzuar të zhvillohet. Më tej, ai shtoi se kryeministri është fshehur dhe ka frikë të përballet.

'Do bëhej protesta se ne kemi kërkuar zhvillimin e një seancë që ishte parashikuar sot, sipas rregullores seancë pyetjesh, pyetjet janë depozituar dhe seanca është refuzuar përsëri nga këta që duan të bëjnë sot gjyqin politik.

Pavarësisht javës së gjelbër kërkesa është urgjente për seancë pyetjesh, pavarësisht javës së gjelbër, kryeministri duhet të vijë e të parqitet. Është refuzuar por nuk është për përjashtimin e 8 deputetëve.

Ka qenë kërkesë për një seancë pyetjesh me kryeministrin është trembur përsëri nuk ka ardhur ka lëshuar zarët e tij që të bllokojë seancën e ja ku jemi sot para një gjyqi politik në vazhdën e telefonatave, urdhrave politik që ai jep nga vrima ku është futur se dhe sot e kësaj dite se dimë fare ku është kryeminsitri dhe a do vijë se ka frikë i ziu të përballet me të vërtetën dhe atë që i ka plasur në dorë.'- tha Boçi.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Komisionit të Etikës, Boçi: Është matematikë e Ramës që opozitës ti mungojnë 8 zëra në parlament 

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Etikës ku u diskutua kërkesa e deputetëve të PS për të përjashtuar 8 ligjvënës demokratë me argumentin se bllokuan foltoren. Për mediat, deputeti u shpreh se kjo kërkesë është bërë me urdhër të Edi Ramës sepse afati 10-ditor që përfshin kërkesën e PS për të përjashtuar deputetët shtrihet në një kohë kur në Kuvend do të mbahen dy seanca plenare. 

Argumentet e tyre për një kërkesë absurde. Në vrazhdën e synimeve që qëllimeve të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën e opozitës në përpjekjen për eliminimin e pluralizmit të opozitës dhe fjalës së lirë. E ka bërë me ndërkombëtarët, e ka bërë në vazhdimësi me një terror politik të paparë dhe e ka bërë në parlament duke tentuar të fikë zërin e qytetarëve. Dhe kërkon dhe sot që ky zë të mos transmetohet me pretendimin se këto mbledhje janë të mbyllura.

Kemi kërkuar të respektohet etika dhe rregullorja sepse në rregulloren e Kuvendit është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve dhe kjo pikë e rregullores nuk është respektuar. Sipas kësaj rregulloreje çdo gjë është jashtë procedurës dhe jashtë afateve. Mbledhja nuk duhet të ishte zhvilluar fare. Është vendosur me urdhër të Edi Ramës. Të gjitha bëhen me urdhër politik. Bëjeni sot sepse përjashtimi me afat 10 ditë përfshin dy seanca.

Është matematikë e Edi Ramës që opozitës t’i mungojnë 8 zëra në parlament. Parlamenti drejtohet në mënyrë politike dhe merr vendime në favor të Edi Ramës. Nuk jam dakord me pjesën e bllokimit të foltores. Kemi ushtruar të drejtën tonë. Rregullorja parashikon që në rastin e kërkesave për mocion për debat deputetët mund të dalin në grup dhe të transmetojë kërkesën për mocion. Do vazhdojmë apo për të bllokuar foltoren, nuk është pyetja e duhur. Do vazhdojmë të ushtrojmë të drejtën tonë”, deklaroi ai.

1 VITE ME PARE

'Shqyrtoni kërkesën për shkarkimin e Nikollës'/ Komisioni i Etikës, Zhupa: Deputeti i PS votoi edhe për kolegen

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi nga komisioni që të shqyrtojnë fillimisht kërkesën e tyre për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla. Zhupa tha se mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës është nul. Po ashtu, ajo përmendi se gjatë Kuvendit, një deputet i PS-së votoi edhe për kolegen e tij. 

Kërkesa është bërë me datë 2, kanë kaluar 48 orë. Duhet të ishim mbledhur me datë 4 shkurt që të usht në rregull dhe të shqyrtonit kërkesën, nuk thotë rregullorja që ju duhet të jeni njoftuar me email brenda 48 orës, por brenda 48 orësh duhet të ishte zhvilluar mbledhja, të hënën. Ju s’mund të na shkelni të drejtat dhe të na përjashtoni duke shkelur rregulloren.

Pse vjen ajo kërkesë, se nuk është zbatuar rregullorja, nuk u është dhënë fjala deputetëve, e drejta e interpelancës. Kur ne kemi kërkuar shkarkimin për këto shkelje të Nikollës ju kërkoni përjashtimin ne se Lindita shkeli rregulloren, se s’na dha mundësinë për të folur, s’na dha mundësinë për mocion me debat, interpelancë. Për shkeljet e Nikollës doni të na përjashtoni ne. Shqyrtoni atë kërkesë, se mund të dalë që Nikolla ka shkelur rregulloren dhe ne s’duhet të ishim këtu. Ku janë faktet dhe provat që unë dhe kolegët kemi shekull rregulloren e parlamentit. Që mua më është tërhequr vëmendja, ku është fakt që unë kam kërkuar të drejtën me buton dhe nuk më është dhënë për procedurë, për ligjet në të cilat jam regjistruar për të folur. Shkresë me shkrim të njëjtë, s’po iu hy falsifikimeve tuaja se i keni zakon. Si mund të bëhet kjo mbledhja pa një video, pa një provë, pa prezencën e atyre deputetëve që kanë kërkuar përjashtimin tonë.'-tha Zhupa.

1 VITE ME PARE

'Atentat ndaj Kushtetutës'/ Vokshi kërkon NDIHMË në Komision: Ta shikojnë seancën ambasadorët, BE dhe KE

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon që mbledhjen e sotme të Komisionit të Etikës ta shikojnë ambasadorët, BE dhe Këshilli i Europës. Deputetja e quajti seancën e sotme si atentat ndaj Kushtetutës dhe dhunë politike që çon në destabilizim politik.

'I bëj thirrje ambasadorëve, Këshillit të Europës, BE-së, që ta shikojmë këtë seancë dënimi për opozitën. Ky është atentat ndaj Kushtetutës, dhunë politike, që con në destabilizim politik. Ne parlamentin nuk e lëshojmë.'- u shpreh Vokshi. 

Në Kryesinë e Kuvendi sot po mbahet mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ndërsa po diskutohet në lidhje me kërkesën e shtatë deputetëve socialistë për përjashtimin e një grupi deputetësh nga radhët e Partisë Demokratike. Në kërkesën tyre, PS-ja kërkoi përjashtimin për tetë ligjvënës, të cilët sipas tyre, kanë pamundësuar mbajtjen normale të seancës plenare të enjten e kaluar.

1 VITE ME PARE

'Është putinizëm'/ Deputetët e PD-së në Komisionin e Etikës, Vokshi: Mbledhja është NUL, Ramën e keni në hall

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Komisioni

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës është shoqëruar me debate. Sot po zhvillohet kërkesa e deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kjo gjë është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka. Ajo është shprehur se e gjithë mbledhja është nul pasi po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren.

Bushka: Kjo rregullore nuk do ndryshohet. Jeni në kundërshtim me rregulloren, mbyllni rregjistrimin. E keni bërë modë këtë.

Vokshi:Nuk jemi këtu në kohën e Enver Hoxhës. Edhe Enveri do e kishte zili këtë që po bëni ju me dyer të mbyllura. Vetëm pushkatimi ka mbetur. Nuk ka një nen rregullore që të bëhet mbledhja me dyer të mbyllura. Për çfarë do na dëno ju sot se kërkojmë të flasim?

Kjo mbledhje është një turp. Ju urdhër Edi Rama dhe ju vini këtu me urdhër të tij. Përjashtimi i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë i parlamentarizmit. Akt i rëndë për pluralizmin në Shqipëri. Është putinizëm. Është akt i rëndë dhe i turpshëm.Rama është në hall e po ashtu jeni edhe ju.

1 VITE ME PARE

'Ftoni mediat'/ Boçi ankohet në Komisionin e Etikës: Zbatoni ligjet e shkruara, keni frikë të flisni për skandalin e Ramës

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Luciano Boci

Luçiano Boçi:Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin si pronë. Jemi në shkelje të dy neneve të rregullore. Nëse flitet për etikë, etika në radhë të parë është zbatimi i ligjeve të shkruara. E dini shumë mirë frikën tuaj për të folur për skandalin e Ramës dhe mundoheni të shuani zërat e opozitës.

Mënyrat e sjelljes tuaj është që të na mbyllni gojën ne. Edhe kaq gjëra të vogla që ne i konsiderojmë pjesë të luftës politike. Ne do themi këto që do përcaktojmë. Kryetarja e kuvendit i ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kërkesa jonë ka qenë e qartë. Kemi qëndruar në foltore me të drejtën tonë për të kërkuar fjalën. Nuk na pengon njeri. E njeh rregullorja. Unë mund ta marr fjalën sa herë dua. Personi që duhet të vinte për shkelje etike këtu duhet të ishte kryetarja e parlamentit.

Po shkelni në mënyrë konseguente rregulloren e parlamentit. Vini këtu dhe na tregoni rregulloren kur ti e nis mbledhjen me shkelje të rregullores. Keni marrë urdhër për të dënuar deputetët e PD sepse nuk ju pëlqen ju sipas oreksit të fjalëve të thëna dhe akuzave të vërteta të dala me fakte nga mediat ndërkombëtare dhe që priten që ato çështje penale të hapura në SHBA të vazhdojnë edhe këtu në Shqipëri.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Komisionit të Etikës me dyer të mbyllura, deputetët e PD futen LIVE në rrjetet sociale

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së/
Komisioni

TIRANË- Komisioni për Çështjen Ligjore të Kuvendit ka nisur me debate. Seanca e sotme e cila do të marrë vendimin për përjashtimin e 8 deputetëve të PD-së për 10 ditë nga Kuvendi, do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Mirëpo, deputetët e PD-së, insistojnë që media ta ndjekë live mbledhjen, për hir të transparences, e siç thonë, të mësohet e vërteta për aktin./Dosja.al

komisioni i etikes 8 shkurt 2023 albana vokshi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën