LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e kryebashkiakëve socialistë, Balla: PS s’është zyrë avokatie

•Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mbajti qëndrimin e njëjtë me kryeministrit Edi Rama se; socialistët që arrestohen, duhet të mbajnë përgjegjësi individiale e jo politike. •I pyetur sot, për arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Balla tha se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie për askënd. •Ai theksoi se në politikë përgjegjësitë janë personale dhe se ashtu si në rastin e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim. •Sipas Ballës, fakti që thirresh në SPAK nuk do të thotë se ke probleme me drejtësinë duke shtuar se kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi është thirrur si person që ka dijeni. • Balla tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë. •Përballë gazetarëve, ai nuk komentoi asnjë pyetje që kishte të bënte me Arben Ahmetajn.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Balla 'kyç' gojën për Ahmetajn, s'prononcohet para gazetarëve: Flasim javës tjetër

“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e
Taulant Balla

TIRANË- Me shumë interes për gazetarët ishte një mendim i kreut të grupit parlamentar, Taulant Ballës për zhvillimet që po ndodhin me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn. 

Gjatë deklaratës për gazetarët, Balla refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve për Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale. Ai u shpreh se i mbaroi përgjigjet për sot, e se do flasë javës që vjen.

“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha ai.

2 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Lefter Allës, Balla i prerë: Nuk marrim në mbrojtje askënd, është përgjegjësia personale

“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u pyet ditën e sotme për arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë.

"E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

2 MUAJ ME PARE

"Berisha non-grata nga BE"/ Çfarë informacioni ka Balla? Kreu i grupit parlamentar i PS: Qëndrimi duhet të jetë i njëjtë me SHBA dhe Britaninë

“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për informacionet që kishte ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se ky i fundit mund të shpallet non grata nga BE. Balla tha se në deklaratën e bërë, iu është referuar prononcimit që ka dhënë presidentja e KE-së. Po ashtu, ai mendon se qëndrimi që ka mbajtur SHBA dhe Britania e Madhe për shpalljen non grata të Berishës, duhet të mbahet edhe nga BE.

Pyetja: Berisha non grata nga BE, çfarë informacioni keni ju?

Balla: Unë i jam referuar deklaratës së presidentes së KE në parlament, në fillim të shtatorit, kur zonja Von der leyen ka kërkuar që edhe BE të njehsojë masat e veta. Ju e dini se arsyeja e shpalljes non grata është korrupsion dhe minim i demokracisë, deklaratën e Borell e shoh me të njëjtën linjë. Fakti që je non grata, është fakt dhe për Britaninë e Madhe dhe për BE. Ka një proces për të bërë mekanizmin e sanksioneve, pyesni Borell kur mekanizmi të jetë vënë, mendoj se do jetë njësoj edhe në Britani. Qëndrimi i BE duhet të jetë i njëjtë me SHBA dhe Britaninë.

2 MUAJ ME PARE

Lista e 'ZEZË' e kryebashkiakëve! Rastet e Bushit dhe Ismailajt, Balla: Ndaj tyre s'ka asnjë vendim, janë kandidatët tanë

“Kyç gojën” për Ahmetajn! Arrestimet e
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj do rikandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Për gazetarët, ai tha se lidhur me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Më tej shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh, duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushit. 

Balla u shpreh se përgjegjësitë në politikë janë personale dhe jo partiake.

“E para, ka të bëjë me një pakt të gjithëpranuar, se reforma në drejtësi është më e rëndësishmja që ka ndërmarrë PS gjatë qeverisjes. Kemi ardhur në 2013-ën para shqiptarëve me qëllimin që duhet të ndryshonim mendësinë e drejtësisë, se para asaj janë të barabartë të gjithë. Reforma në drejtësi ka ngritur institucione se po japin rezultate. Kur duhet të ngriheshin institucionet e reja, opozita ishte në çadër. Opozita ka bërë përpjekje për të penguar procesin e vettingut, pasi pa bërjen e tij, nuk ngrihej dot SPAK. Nëse do hidhni një sy drejt vendit fqinj, Italisë, mund të shihni se çdo muaj ke një kryetar bashkie që ke raste të tilla. Kjo është gjë që nuk ka të bëjë dhe s’ka koment nga ana jonë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjin e ka përballë. Qoftë ai i kryetari i bashkisë së Bulqizës tani dhe ai i 2 viteve më parë, janë arrestuar nga SPAK. Në SHBA FBI shkon në shtëpinë e presidentit Biden. S’di që t’i thotë PS amerikane që; a mbani ju përgjegjësi se FBI bastis banesën e presidentit. Në politikë përgjegjësitë janë personale. PS ka vendosur një standard, që uroj dhe ua sugjeroj që ta ketë çdo politikan. Kryetari i bashkisë së Mallakastrës s’ka asnjë dënim apo vendim që mund ta penalizojë atë për të rikandiduar.”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla.

Pyetje-përgjigje:

Balla: Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi pr një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur.

Pyetja: Përse vendosni persona me precedent penal, nuk ka njerëz të tjerë në PS?

Balla: Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë.

Pyetja: Krybashkiaku i Mallakastrës do të kandidojë?

Balla: Sa i përket rastit të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë.

Pyetja: Emër të ri për Bulqizën. Lefter Alla pas hekurave?

Balla: Unë u thashë të gjejnë avokat. PS nuk është zyrë avokatie Unë nuk komentoj asnjë deklaratë.

taulant balla

Sondazh

Poll

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku