LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës, Osmani: Aleanca, fati ynë! Maqedonci: Një hap larg anëtarësimit

• Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. • Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. • Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. • Me anë të një postimi në platformën "X", Osmani ka shkruar se NATO është fati i Kosovës. • Ajo shton se do të vazhdojnë përpjekjet së bashku me aleatët për të çuar përpara dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO. • Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy vende dhe tani me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës. • Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues në të asociuar. • Maqedonci thotë se tani Kosova do të ketë të drejtë propozimi dhe komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asamblenë Parlamentare të NATO-s. • Ai shton se Kosovë është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. • Kurti ka shprehur falnderim ndaj partnerëve që me votat e tyre i dhanë sot mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s. • Ai thotë se Kosova tashmë ka statusin e anëtarët të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe ka përgëzuar të gjithë zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje, si dhe ka uruar qytetarët.

6 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kurti: Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, urime qytetarëve të Republikës

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Kurti ka shprehur falnderim ndaj partnerëve që me votat e tyre i dhanë sot mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s. Ai thotë se Kosova tashmë ka statusin e anëtarët të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe ka përgëzuar të gjithë zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje, si dhe ka uruar qytetarët.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, u shpreh kryeministri", shkruan Kurti.

2 JAVE ME PARE

Miratimi i avancimit të statusit të Kosovës, Maqedonci: Jemi vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit
Ejup Maqedonci

KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues në të asociuar. Maqedonci thotë se tani Kosova do të ketë të drejtë propozimi dhe komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ai shton se Kosovë është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilizimin e Ballkanit”, shkruan Maqedonci.

2 JAVE ME PARE

Nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, çfarë ndryshon për Kosovën nga miratimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit
Foto ilustruese

KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s, përfshirë edhe mysafirë dhe delegacione të tjera që mund të kenë ndonjë status tjetër. Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes Aleancës dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Institucioni përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare. Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Aktualisht, anëtare të asocuara janë 9, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Roli i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është që krah NATO-s të jetë zëri i saj në shtrirjen, në promovimin në ngritjen e vlerave të NATO-s nëpër parlamentet respektive të vendeve anëtare dhe vendeve partnere. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy vende dhe tani me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës. 

2 JAVE ME PARE

"NATO është fati i Kosovës", Asambleja Parlamentare e Aleancës miratoi avancimin e statusit, Osmani: Do të vijojmë përpjekjet për anëtarësim

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Me anë të një postimi në platformën "X", Osmani ka shkruar se NATO është fati i Kosovës. Ajo shton se do të vazhdojnë përpjekjet së bashku me aleatët për të çuar përpara dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

“Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar.

NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani.

2 JAVE ME PARE

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit
Asambleja Parlamentare e NATO-s.

SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.  Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar./ REL

2 JAVE ME PARE

Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot për avancimin e statusit të Kosovës

LAJM I MIRË/ Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit
Foto ilustruese

KOSOVË - Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit në këtë organizatë.

Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës.

Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit, të cilët janë shprehur optimistë se epilogu do të jetë pozitivë. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Sofje, njofton RTK.

Ndërsa delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar, u tha në njoftimin e Parlamentit serb më 26 maj.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Por, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

nato kosova

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme