Ekzekutohet në Rrëshen Martin Bardhi! Plagosen 3 persona, viktima sapo kishte dalë nga burgu, gjendet mjeti i autorëve
Ekzekutimi i Bardhit në Rrëshen/ Viktima po qëndronte në këmbë, u qëllua nga makina 'Jeep', autorë dysho...
Ekzekutimi i Bardhit në Rrëshen/ Viktima po qëndronte në këmbë, u qëllua nga makina 'Jeep', autorë dysho...
Lista Serbe shpall 3 ditë zie për terroristët e vrarë në veri të Kosovës 26 Shtator, 10:10 ...
"6 mijë shoqëri tregtare kanë përfituar"/ Rama: Unioni i dhomave të tregtisë ka ndihmuar biznesin dhe Shqipër...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
• Një komandant i lartë ukrainas thotë se Rusia po pëson humbje të konsiderueshme rreth qytetit lindor të Bakhmut, ku kompania ushtarake private Wagner i ka dorëzuar pozicionet ushtrisë ruse. • Një sulm rus plagosi të paktën 20 persona , përfshirë pesë fëmijë, jashtë Dnipro. • Sulmi është i fundit në një mori sulmesh të raportuara ruse. • Ndërkohë, zyrtarët në Rusinë perëndimore po raportojnë më shumë sulme dhe granatime me dronë ukrainas ndërsa lufta përhapet përtej kufijve të Ukrainës. • Kievi nuk ka komentuar mbi pretendimet. • Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për The Wall Street Journal.
6 artikuj për këtë temë.
RUSI- Kreu i instaluar nga Rusia i Krimesë së pushtuar, Sergey Aksyonov, pretendoi se pushtuesit rrëzuan nëntë dronë të forcave ukrainase.
Sergei Aksyonov tha se pesë u qëlluan dhe katër u bllokuan në gadishullin, të cilin Moska e aneksoi në 2014, shkruan Sky News. Një tjetër dron u gjet i pashpërthyer, gjë që bëri të nevojshme evakuimin e 50 personave nga zona, pohoi ai.
Rusia dërgoi gjithashtu pesë drone Shahed, tre prej të cilëve u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
UKRAINË- Trupat ukrainase po vazhdojnë të ushtrojnë trysni ndaj trupave ruse në Bakhmut edhe pse këta të fundit shpallën fitoren atje pak kohë më parë. Beteja për qytetin është më e gjata dhe më përgjakshmja që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë. Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se Moska është përpjekur të krijojë përshtypjen se rreth Bakhmutit mbizotëron qetësia, por në fakt thotë ajo sulmet me artileri atje vazhdojnë ende, në nivele të ngjashme me ato në kulmin e betejës për të marrë qytetin.
Lufta, shton zonja Maliar, po evoluon në një fazë të re.
“Beteja për Bakhmutit nuk ka ndalur, është në vazhdim, thjesht ka marrë formë tjetër”, tha zonja Maliar.
Forcat ruse tashmë po përpiqen, por po dështojnë të dëbojnë luftëtarët ukrainas nga disa zona të larta përreth, me fushëpamje nga Bakhmuti.
"Ne po i mbajmë ato pozicione shumë fort", tha ajo.
Rusia e shihte marrjen e kontrollit të Bakhmutit, si përmbushje të pjesshme të objektivit të saj për të marrë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, qendra industriale e Ukrainës. Por kjo detyrë mund të bëhet më e vështirë për shkak të tërheqes së mercenarëve të grupit ushtarak privat ‘Wagner Group’, që ndihmoi në marrjen e kontrollit të qytetit. Tashmë ata do të zëvendësohen me ushtarë rusë.
Marrë nga VOA
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se janë gati për kundërsulm.
Në një intervistë për Wall Street Journal, Zelensky u shpre se kundërofensiva ukrainase është gati, por do të kushtojë shumë jetë njerëzore, do të marrë kohë dhe askush nuk mund të garantojë rezultatin e saj.
"Ne besojmë se do të jemi të suksesshëm. Por nuk e di sa do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në shumë drejtime krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta lançojmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.
RUSI- Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet jomiqësore”, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që mbahet në Shën Petersburg. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur ndër vite këtë forum për të tërhequr investime globale në Rusi.
“Këtë herë është marrë vendim që të mos akreditojmë publikues të shteteve jomiqësore”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve TASS.
UKRAINË- Një vajzë dy vjeçare është viktima e bombardimeve të fundit ruse në Ukrainë, ku avionët e Putin lëshuan bomba gjatë natës në një zonë rezidenciale në qytetin e Dnipros. Trupi i të miturës u nxorr nga rrënojat në orët e para të mëngjesit në lagjen e Pidhorodnenska, teksa sipas guvernatorit të zonës, nga bombat mbetën dhe 22 persona të tjerë të plagosur.
Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi ashpër ndaj Rusisë për këtë sulm, por Kremlini ende nuk ka komentuar mbi ngjarjet. Shpërthime janë dëgjuar edhe mbi Kiev, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë vendosur sërish në gatishmëri, për eliminimin e raketave armike.
BULLGARI- Olena (emri i ndryshuar), 46 vjeçare ka frikë në Bullgari. Terapistja nga Ukraina erdhi nga Kievi në Bullgari pak ditë pas fillimit të agresionit rus. Por në Sofje ajo nuk ndjehet e sigurtë. "Një djalë bullgar, 12 vjeçar i tha vajzës sime në të njëjtën moshë, se të gjithë ukrainasit duhet të vdesin. Që atëherë ajo më thotë të kthehemi në shtëpi, se raketat atje janë më pak të tmerrshme se këtu", rrëfen nëna e shokuar. Ky djalë i ka thënë se të gjitha ukrainasit janë nazistë dhe Rusia do t'i mposhtë të gjithë një ditë.
Përditshmëri në Bullgari, një vend që konsiderohet si vend mik i Rusisë. Bullgaria ndërkohë është vendi më jomiqësor kundrejt refugjatëve nga Ukraina, konstatohet në një raport të Komisariatit të OKB-së për Refugjatët, UNHCR. Sipas këtij raporti që nga fillimi i luftës kanë ardhur 148.451 refugjatë në Bullgari. Dy të tretat e tyre janë larguar ndërkohë nga ky vend.
Këtë e planifikon edhe Julia (emri i ndryshuar) nga Dnjipro. Gruaja 60 vjeçare erdhi në mars 2022 nga Ukraina. "Që nga fillimi jemi ndjerë të padëshiruar dhe të izoluar në Bullgari. Nuk e di pse bullgarët që takoj të shohin kaq vëngër. Ndoshta sepse njerëzit si Kostadinov rregullisht ua mbushin mendjen, se refugjatët ukrainas jetojnë në kurrizin e bullgarëve, se gjoja shteti kujdeset për ta."
"Përçarja ruse" mes për mes shoqërisë
Julija ka parasysh me këtë Kostadin Kostadinov, kreun e Partisë Rilindja, Vazrazhdane, një parti ultrakonservatore që është partia e tretë më e fuqishme në Bullgari. Jo shumë kohë më parë Kostadinov pretendoi, se ukrainasit janë të gjithë nazistë, dhe kur partia e tij të vijë në pushtet, do t'i kthejë në shtëpi "turistët" e maskuar si refugjatë. Partia Vazrazhdane dhe Kostadinov ndjekin një kurs të qartë prorus dhe antieuropian. Në demonstratat e tyre shihen flamuj rusë dhe postera të Putinit. Kjo është një pakicë që i dëgjohet zëri gjithkund, por nuk mund të mohohet, se shumica e bullgarëve kanë simpati për Rusinë. Rrënjët e kësaj simpatie janë të thella, qëkur perandoria cariste ruse ndihmoi në fundin e shekullit të 19-të që bullgarët të çliroheshin nga Perandoria Osmane. Pas Luftës së Dytë Botërore stalinistët bullgarë ruajtën marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Sovjetik.
Sot shoqëria është tejet e përçarë. Ndërkohë që një pjesë është kategorikisht antiruse dhe kërkon largimin nga "vëllai i madh" i dikurshëm. Pjesa tjetër ngre lart mitet e vëllazërisë bullgaro-ruse dhe mbështet narrativat antieuropiane. Si partia Vazrazhdane.
"Këtu luhet muzikë bullgare"
Olena është mirënjohëse për miqtë bullgarë që e kanë ndihmuar, kur erdhi nga Ukraina, megjithëse e shokojnë kërcënimet e kreut të partisë ultranacionaliste, Kostadinov dhe nga vandalizmi i simpatizantëve të saj. Ajo kujton se gjatë një koncerti proukrainas persona me flamuj bullgarë u thërrisnin ukrainasve se janë nazistë dhe se duhet të largohen nga Bullgaria. "Ata luanin muzikë bullgare dhe kërcenin. Në fillim mendova sa bukur, në sheshin fqinj luhet muzika e dy kulturave, dhe njerëzit gëzohen së bashku. Shkova tek ata dhe i pyeta nëse mund të kërcejmë bashkë, por kur ata kuptuan që isha ukrainase, më thanë ashpër, se duhet të iki tek sheshi tjetër, aty ku ka muzikë ukrainase. Këtu luhet muzikë bullgare." Ajo dhe familja e saj do të largohen nga Bullgaria shpejt. "Nuk e besoj se ndokush do të qëndrojë këtu."
Paguajnë bullgarët për refugjatët?
Pretendimi i Kostadinov se taksapaguesit bullgarë mbajnë me para refugjatët ukrainas nuk hidhet poshtë vetëm nga fakti që Bullgaria ka marr ndërkohë 100 milionë euro nga BE për mbështetjen e refugjatëve ukrainas. Julija përmend edhe një argument tjetër. "Unë jam dizajnere dhe punoj nga shtëpia për një firmë të huaj." Julia thotë, se nuk merr asnjë mbështetje sociale apo mbështetje tjetër. Shumë ukrainas punojnë nga Home Office për punëdhënës të ndryshëm. Përditë ne shpenzojmë para këtu në Bullgari, për ushqime, veshje, për gjithçka duan fëmijët tanë. Kështu ne i ndihmojmë ekonomisë bullgare. Pse nuk flet kush për këtë?"
Në vend të kësaj bullgarët flasin për makinat e shtrenjta që ngasin ukrainasit. Kjo është e padrejtë, thotë Olena. "Ne nuk duhet të përgjithësohemi dhe të ofendohemi", thotë Olena. Ajo është e zemëruar. "Nëse ne jemi nazistë, si thonë disa këtu, pse u edukuam ne atëherë për të respektuar vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut?" Ajo kujton incidentin me vajzën e saj. "Çfarë nazistësh jemi ne, vajza ime dhe unë? Dhe pse duhet të vdesim, siç thotë një 12-vjeçar? Kjo është shumë e rrezikshme."
Marrë nga DW