LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin gjatë natës, sulmon me 40 dronë! Putin urdhëron siguri më të fortë rreth kufirit të Rusisë

•Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. •Rusia ka sulmuar me rrethë 40 dronë kryeqytetin uktrainas gjatë natës. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët vendas. •Raportohet se nga vala e sulmeve 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. •Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit. •Lideri rus, Vladimir Putin ka urdhëruar siguri më të fortë rreth kufirit të Rusisë. •Rajonet ruse Kursk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën kanë qenë objektivi kryesor i sulmeve. •Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk janë katër rajonet në Ukrainë që Moska njoftoi se ishin aneksuar shtatorin e kaluar pas asaj që Perëndimi i dënoi si referendume të rreme. 

8 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Takimi me Putin, Lukashenko shtrohet me urgjencë në spitalin e Moskës

 

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Alexander Lukashenko

RUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko raportohet se është shtruar me urgjencë në spitalin e Moskës gjatë një vizite në Rusi, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar sërish. Lukashenko është sëmurë rëndë për herë të dytë këtë muaj në Moskë.

Thuhet se 68-vjeçari ishte shtruar në spital në një gjendje "kritike", pasi u rrëzua gjatë një udhëtimi për të takuar aleatin e ngushtë Vladimir Putin. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve lokale për t'i dhënë fund spekulimeve me fotografi dhe video të kreut që kryente detyrën më 15 maj, mjekët po ngrenë sërish shqetësime shëndetësore. Zyra e tij më parë refuzoi të komentonte.

Valery Tsepkalo, lideri i opozitës bjelloruse, tha: "Sipas informacioneve që kemi, të cilat kanë nevojë për konfirmim shtesë, Lukashenko - pas takimit me Putinin me dyer të mbyllura - u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik Qendror në Moskë, ku ndodhet tani".

Gjendja e tij u vlerësua nga mjekët kryesorë rusë si "kritike". Raportet thanë se avioni i tij u kthye në fluturimin një orë në Minsk, për të maskuar shtrimin në spital në Moskë.

Lukashenko është aleati më i afërt i Putinit për luftën në Ukrainë, megjithatë tashmë ka spekulime se ai mund të ishte helmuar nga shërbimet sekrete ruse, të cilat mund të kërkojnë një udhëheqës edhe më të bindur në krye në Minsk. 

Kur u sëmur në fillim të këtij muaji, Lukashenko këmbënguli që të kthehej me nxitim në Minsk, mes thashethemeve se ai nuk u besonte mjekëve rusë, raporton"Daily Mail". 

3 MUAJ ME PARE

Kreu i ushtrisë “Wagner” MESAZH krerëve të Kremlinit: Do të merrni një shuplakë nga populli rus!

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se është i bindur se zyrtarët e lartë të Kremlinit kanë ndaluar shfaqjen e tij në mediat shtetërore. Në fillim të këtij muaji, Prigozhin shpalli fitoren në Bakhmut, por televizioni shtetëror injoroi rënien e qytetit lindor, dhe nuk transmetoi fjalimin e fitores së Prigozhin.

“Ajo që është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël. Wagneri nuk është sapun i rrëshqitshëm që burokratët janë mësuar ta hedhin kudo; Wagner është një thikë që nuk mund ta fshehësh”, u shpreh Prigozhin duke ironizuar krerët e lartë rusë.

Ai shtoi se kjo qasje do të provokojë një reagim nga populli rus.

3 MUAJ ME PARE

Shefi i Wagner akuza zyrtarëve të Kremlinit: Na kanë zhdukur nga mediat shtetërore

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 28 maj se është i bindur që zyrtarë të lartë të Kremlinit ua kanë ndaluar mediave shtetërore ruse që të raportojnë për të. Ai porositi se një qasje e tillë mashtruese do të çojë deri te një reagim nga populli rus brenda muajsh. Prigozhin, që është themelues i Wagner-it, është anëtari më i njohur i rrethit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili fitoi famë gjatë luftës 15-mujore në Ukrainë.

Forcat e Prigozinit kanë qenë në ballë të betejës për marrjen e kontrollit të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Rusia ka pretenduar se e ka marrë këtë qytet, gjë që është mohuar nga Ukraina. Megjithatë, roli i Prigozhinit në këtë fitore të pretenduar ruse në Bahmut është minimizuar nga mediat shtetërore ruse.

Një tregues sipas Prigozhinit është që mediat shtetërore injoruan pretendimin për marrjen e Bahmutit për 20 orë dhe nuk transmetuan fare fjalimin e tij. I pyetur se pse media shtetërore ruse kishin ndaluar mbulimin për të, Prigozhin përdori disa proverba ruse për të ngacmuar ata që ai tha se janë përgjegjës për këtë: “Çfarë është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël”, tha ai.

“Wagner nuk mund të përdoret nga burokratët. Wagner nuk mund të fshihet. Jam shumë i sigurt se ata kanë ndaluar mbulimin mediatik për ne. Burokratët e nivelit të lartë në Kremlin po mundohen të mbyllin gojën e kujtdo, në mënyrë që të mos flitet për Wagner-in”, shtoi ai.

Sipas tij, një qasje e tillë do të marrë një kundërpërgjigje nga populli rus.

“Në terma afatgjatë, pas dy apo tre muajsh, ata do të marrin një shuplakë nga populli për tentimin që të mbyllin gojën dhe veshët e njerëzve”, tha Prigozhin.

Shefi i Wagner-it ka qenë mjaft kritik për komandantët rusë, por edhe për ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kanë injoruar deklaratat e Prigozhinit lidhur me kritikat për pushtimin e Ukrainës, që Rusia ka nisur në shkurt të vitit 2022. Prigozhin po ashtu tha përmes një audio-mesazhi se 72.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftimet në Bahmut dhe rreth 100-140.000 ushtarë ukrainas janë plagosur.

Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Pavarësisht se Rusia dhe Wagner-i kanë pretenduar se kanë nën kontroll Bahmutin, Kievi ka insistuar se forcat e tij ende kanë nën kontroll një pjesë të vogël të këtij qyteti që gjendet në rajonin e Donjeckut./REL 

3 MUAJ ME PARE

Zelenskyy i kërkon parlamentit të sanksionojë Iranin për 50 vjet

 

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Volodymyr Zelenskyy

 

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka kwrkuar parlamentit ukrainas të vendosë sanksione shtesë kundër Iranit për 50 vjet, sipas projekt-rezolutës pas vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Drafti përfshin një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjive, si dhe ndalimin e tranzitit iranian nëpër territorin ukrainas dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga Ukraina, shkruajnë mediat e huaja.

Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projektligjin që ai të bëhet ligj. Parlamenti nuk e ka caktuar ende votimin. Irani e ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake, duke përfshirë municionet shtegtuese Shahed që Rusia ka nisur në Ukrainë. 

3 MUAJ ME PARE

Ukraina furnizohet me avionë F-16/ Kërcënon, Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Sergej Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar vendet perëndimore se po “luajnë me zjarrin” duke furnizuar Ukrainën avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja. Kryediplomati tha se Uashingtoni, Londra dhe satelitë të tyre në BE po përpiqen të dobësojnë Rusinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Më herët, Rusia kishte paralajmëruar kundër dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, duke thënë se masa do të ngrejë çështjen e përfshirjes direkte ushtarake të forcave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA në luftë.

Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden kishte thënë se SHBA nuk do t'i siguronte Ukrainës avionët luftarakë F-16 të kërkuar nga Kievi. Megjithatë, në fillim të këtij muaji, ai u tha udhëheqësve të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) të mbledhur në Japoni se Uashingtoni ishte i përgatitur të ndihmonte në trajnimin e pilotëve ukrainas të avionëve luftarakë F-16 që do t'i dhuroheshin Kievit. 

 

3 MUAJ ME PARE

GODITJE pas goditje- Ukraina humb kontrollin e një qyteti tjetër

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Ushtar

UKRAINË- Pas tërheqjes nga Bakhmut, forcat e armatosura të Ukrainës janë gati të humbasin kontrollin mbi qytetin Chasov Yar, shkruan gazeta amerikane "Military Watch Magazine", raporton 'Alo.rs'.

Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi në mars se humbja e Bakhmut do të "hapte rrugën" për përparimin e mëtejshëm të trupave ruse, domethënë do të ekzistonte rreziku që Forcat e Armatosura të Ukrainës do të humbiste kontrollin mbi qytetet më të mëdha si Slavyansk dhe Kramatorsk.

Në artikull thuhet se Bakhmut kishte një rëndësi strategjike serioze për shkak të rolit të tij si qendra kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase në rajon.

Më 20 maj, forcat ruse morën kontrollin e Bakhmutit pas më shumë se 220 ditësh luftimesh intensive. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se çlirimi i qytetit ka përfunduar./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Furnizimi me armë, Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për përshkallëzimin e luftës

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Kelin Laura

RUSI- Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë pasi Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë po furnizojnë vendin me arsenal armësh. Andrei Kelin tha se veprimet e vendeve të NATO-s, veçanërisht të Mbretërisë së Bashkuar, rrezikojnë të zgjasin dhe të shkaktojnë një dimension të ri në luftë, shkruan Skynews.

"Rusia është 16 herë më e madhe se Ukraina. Ne kemi burime të mëdha. Herët a vonë, sigurisht, ky përshkallëzim mund të marrë një dimension të ri që ne nuk kemi nevojë dhe nuk e duam. Ne mund të bëjmë paqe nesër," i tha zoti Kelin Laura Kuenssberg të BBC-së.  

Kur u pyet për provat e përhapura të krimeve të luftës të Rusisë, ambasadori tha se Ukraina ishte ajo që kreu krime lufte. Ai më pas ndryshoi qëndrim dhe tha se Kombet e Bashkuara nuk kishin fuqi për të hetuar vepra të tilla.  

3 MUAJ ME PARE

Lufta/ Më shumë se 40 dronë rusë sulmojnë kryeqytetin ukrainas, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

LUFTA në Ukrainë/ Rusia zë në 'pritë' Kievin
Ndertesa

UKRAINË- Një valë sulmesh me dronë rusë në kryeqytetin ukrainas la një person të vdekur dhe ndezi zjarre rreth qytetit, thanë zyrtarët në Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko tha se forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kishin “kapur tashmë më shumë se 20 UAV ” që po shkonin drejt kryeqytetit dhe paralajmëroi se “një valë e re dronësh është në rrugën e saj”.

Zyrtarët e administratës ushtarake të qytetit më vonë thanë se numri i dronëve rusë të rrëzuar gjatë natës në më shumë se 40. Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit.

Një burrë 41-vjeçar vdiq në lagjen Solomyanskyi të qytetit pas sulmeve, ndërsa rënia e mbeturinave të dronit në një pikë karburanti plagosi një grua 35-vjeçare, si edhe dy të tjerë tha Klitshko.

Rënia e mbeturinave të dronit shkaktoi gjithashtu zjarre në ndërtesa në të gjithë kryeqytetin./Dosja.al

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN