LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish sulmet, 8 viktima në Gaza, mes tyre 2 fëmijë

•Zhvillime të reja nga lufta Izrael-Palestinë. •Pas përfundimit të armëpushimit, lufta mes palëve ka nisur sërish.  •Ushtria izraelite ka njoftuar se ka rifilluar operacionet e saj kundër lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës. •Ai akuzoi Hamasin  për shkeljen e kushteve të një armëpushimi që kishte qenë në fuqi që nga 24 nëntori duke hapur zjarr në territorin izraelit. •Sipas mediave palestineze, sektorët veriorë të Rripit të Gazës po bombardohen. •Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i drejtuar nga Hamas njofton se 6 palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. •Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri.

7 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Pas rifillimit të sulmeve ndaj Gazës, Blinken largohet nga Izraeli

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Antony Blinken

SHBA-  Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u largua nga Izraeli pas përfundimit të pauzës humanitare dhe pasi ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza. Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN, thuhet se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili vizitoi Izraelin, përfundoi vizitën e tij në Izrael pak minuta pas rifillimit të përleshjeve në Gaza.

Thuhet se Blinken, i cili u largua nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve në Gaza me përfundimin e pauzës humanitare mëngjesin e sotëm, shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Ai pritet të marrë pjesë në Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në EBA. Blinken mbërriti në Izrael dje si pjesë e turneut të tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, raporton media turke Anadolu.

Duke folur në konferencën për media në Tel Aviv dje pas kontakteve të tij në Izrael dhe Palestinë, Blinken deklaroi se ata po punojnë për të zgjatur "pauzën humanitare" dhe shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit. 

10 MUAJ ME PARE

Netanyahu: Hamasi shkeli kushtet e armëpushimit, nisi sulmet mëngjesin e sotëm

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se në këtë mënyrë ka shkelur kushtet e armëpushimit.

“Hamasi nuk i liroi të gjitha gratë pengjet siç ishte rënë dakord dhe sulmoi Izraelin me raketa këtë mëngjes”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej, zyra e tij shton se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij  të lirojë pengjet, të eliminojë Hamasin dhe të sigurojë që Gaza kurrë nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit. Sipas Izraelit, Hamasi ka lëshuar një raketë në territorin e izraelit duke shkelur kështu armëpushimin. 

10 MUAJ ME PARE

Ushtria izraelite: Sistemi i mbrojtjes kapi një raketë të lëshuar nga Gaza

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Gaza

IZRAEL- Sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit kapi një raketë të lëshuar nga Gaza. Ushtria izraelite e deklaroi këtë rreth një orë para përfundimit të armëpushimit me Hamasin.

“Pas raportit fillestar në lidhje me tingujt e sirenave në komunitetet pranë Rripit të Gazës, sistemi i mbrojtjes ajrore IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) raporton se ka kapur një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës”, thuhet në llogarinë zyrtare të Telegram. 

10 MUAJ ME PARE

Vazhdojnë negociatat për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Foto ilustruese

GAZA- Mëngjesi i së premtes shënoi vazhdimin e negociatave intensive për të vazhduar pauzën e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ndërsa një zyrtar i lartë izraelit ritheksoi planet për të rifilluar luftën nëse grupi militant palestinez nuk pranon të lirojë më shumë pengje. Pas dy zgjatjeve të pauzës së luftimeve të minutës së fundit, Izraeli dhe Hamasi shënuan të enjten ditën e shtatë të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Katari ndërsa u liruan tetë pengje nga Hamasi dhe 30 të burgosur palestinez nga Izraeli. Pauza shënoi edhe rritjen e ndihmave të dërguara në Rripin e Gazës.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari, të cilët arritën marrëveshjet e mëparshme, po punojnë për të negociuar një armëpushim dy ditor, njofton media shtetërore egjiptiane. Mark Regev, këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ishte i hapur për të vazhduar armëpushimin nëse Hamasi angazhohej për lirim e pengjeve të tjera. Izraeli më parë pati caktuar lirimin e dhjetë pengjeve në ditë për të mundësuar vazhdimin e pauzës së luftimeve. “Jemi gati për të gjitha alternativat, ndryshe rifillojmë betejën”, tha ai për kanalin CNN.

Përpara skadimit të armëpushimit të mëparshëm herët të enjten, Hamasi dhe krahu i tij i armatosur, Xhihadi Islamik palestinez, i vunë luftëtarët e tyre në gatishmëri për luftë. Ndërsa Hamasi mban më pak pengje izraelite gra dhe fëmijë, Hamasi mund të kërkojë vendosjen e kushteve të reja për të liruar burrat izraelitë, përfshirë ushtarët. Grupi militant mund të kërkojë lirimin nga Izraelit të të burgosurve meshkuj palestinezë. Deri tani, tre të burgosur palestinezë janë liruar për çdo peng izraelit.

Një nga negociatorët kryesorë të Katarit, diplomati i karrierës Abdullah Al Sulaiti, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e armëpushimit përmes negociatave maratonë, pranoi në një intervistë të fundit për agjencinë e lajmeve Reuters se mundësitë janë të vogla për një armëpushim. Shkëmbimi i së enjtes çoi në 105 numrin e pengjeve të liruara nga Hamasi dhe 240 palestinezë të liruar nga Izraeli.

Armëpushimi ka mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza pasi pjesa më e madhe e territorit bregdetar prej 2.3 milionë banorësh është kthyer në rrënoja si rezultat i sulmit izraelit. Më shumë karburant dhe 56 kamionë me furnizime humanitare u futën në Gaza të enjten, tha ministria e mbrojtjes e Izraelit dhe Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe. Por dërgesat e ushqimit, ujit, furnizimeve mjekësore dhe karburantit mbeten shumë më të vogla se nevojat, thonë punonjësit e ndihmave.

Gjatë vizitës së tretë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pajtua se fluksi i ndihmave në Gaza nuk ishte i mjaftueshëm. Kryediplomati amerikan tha se i kishte thënë zotit Netanyahu se Izraeli nuk mund të veprojë në Gazën jugori siç kishte vepruar në veri./VOA 

10 MUAJ ME PARE

Sulmet në Gaza, raportohet për 8 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Gaza

GAZA- Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë i drejtuar nga Hamas njofton se 6 palestinezë u vranë të premten në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. 

Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri, tha agjencia e lajmeve, duke cituar Fadel Naim, një mjek në spitalin Al-Ahli. Fill pas skadimit të armëpushimit, Hamasi rinisi sulmin, ndërkohë, ushtria izraelite raportohet se i është kundërpërgjigjur. 

10 MUAJ ME PARE

LUFTA/ Pse bisedimet për shpëtimin e pengjeve po bëhen më të vështira?

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Pengjet

IZRAEL-  Hamas do të vendosë vlera më të mëdha mbi pengjet para se të marrë parasysh lirimin e tyre.  Në të njëjtën kohë, Hamas do të jetë i interesuar të nxjerrë vlerë maksimale nga masa e madhe e pengjeve ende të mbajtur, me një fokus kryesor në zgjatjen e ndërprerjes së luftës për sa më gjatë të jetë e mundur, shkruan Skynews. 

Edhe numrat e vogël të pengjeve ushtarake mund të jenë të çmuar për Hamasin dikur mbajti një ushtar IDF për katër vjet dhe pranoi një këmbim me mbi 1000 të burgosurve palestinezë. Një nga ata të liruar në këmbim ishte Yahya Sinwar, i cili tani është kreu i Hamas në Gazë. Ndërkohë, Izraeli do të jetë i interesuar të mbajë presion mbi Hamas për të siguruar një rrjedhë të vazhdueshme të lirimeve të pengjeve, me kërcënimin e nisjes së sulmit në tokë.

Izraeli do të jetë i interesuar të rifillojë sulmin nëse bisedimet për lirimin e pengjeve bllokohen për të treguar vendosmërinë, edhe nëse ka ndërprerje të mëtutjeshme në përgjigje të përparimeve të mëtejshme me këmbimin e pengjeve në ditë dhe javët e ardhshme.

10 MUAJ ME PARE

Merr fund armëpushimi, Hamasi lëshon një raketë, Izraeli nis sulmet në Gaza: U shkel marrëveshja

LUFTA! Përfundon armëpushimi! Hamasi dhe Izraeli nisin sërish
Foto ilustruese

IZRAEL- Armiqësitë kanë rifilluar në Rripin e Gazës  pas skadimit të armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit në orën 7 të mëngjesit të sotëm. 

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka rifilluar operacionet e saj kundër lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës. Ai akuzoi Hamasin  për shkeljen e kushteve të një armëpushimi që kishte qenë në fuqi që nga 24 nëntori duke hapur zjarr në territorin izraelit.

Sipas mediave palestineze, sektorët veriorë të Rripit të Gazës po bombardohen.

Më herët IDF njoftoi se sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome  kapi një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës, duke shkaktuar aktivizimin e sirenave të mbrojtjes ajrore në zonat përreth enklavës palestineze. Përgjimi "i suksesshëm" i raketës erdhi afërsisht një orë para skadimit të marrëveshjes së armëpushimit të 24 nëntorit.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Hamasi deri më tani, asnjë përgjegjësi.

Sipas rrjetit shtetëror të Izraelit Kan TV, është hera e parë që aktivizohen sirenat e mbrojtjes ajrore që nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Chahal, ushtria izraelite, tha se ishte e dyta - duke kujtuar se një tjetër raketë ishte hedhur menjëherë pas fillimit të armëpushimit.

Në të njëjtën kohë, dëshmitarët okularë i thanë AFP se dëgjuan avionë luftarakë dhe dronë që fluturonin në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ndërsa Agjencia e Lajmeve Shebab, e cila konsiderohet e afërt me Hamasin, foli përmes Telegramit për të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime në këtë zonë.

As palët dhe as Katari, i cili ndërmjetëson mes tyre, nuk njoftuan vazhdimin e marrëveshjes.

Gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi më herët, duke cituar burimet e saj në diplomacinë egjiptiane, se Izraeli dhe lëvizja islamike palestineze Hamas, në pushtet në Rripin e Gazës, ranë dakord të zgjasin armëpushimin për të tetën ditë, në mënyrë që të të lehtësojë lirimin dhe pengjet e tjera izraelite në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. /Dosja.al

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Rama: Trishtim për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut, ndyshuan dhe emrin

Rama: Trishtim për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut, ndyshuan dhe emrin

Ministri i jashtëm hungarez flet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Kosovën nuk e përmend

Integrimi i Shqipërisë/ Ministri hungarez: Në dhjetor mund të hapet një tjetër kapitull me BE-në

“Si do të futet Shqipëria në BE brenda 2030?”,Rama: E kemi një plan por dhe mbështetje nga partnerët

Rama: Nuk duam që Shqipëria të marrë çantat e të vijë në Bruksel, duam të ndërtojmë BE te ne

Ministri hungarez: Vendet që e përmendim unanimitetin si pengesë të zgjerimit, kërkojnë justifikime

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Na është kërkuar nga vende të tjera dhe u kemi thënë jo

Hapja e negociatave me BE-në, Varhelyi: Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë

"BE është treguar e padrejtë"/ Rama: Por ne nuk kemi plan B, zgjidhja është anëtarësimi në union

Drejtësia/ Rama në Lunksenburg: Sot ka funksionarë dhe politikanë në burg

"Jam me dy hungarezë"/ Rama: Faleminderit Hungarisë dhe Varhelyit për hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm hungarez: Na duhet energjia, kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju