LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut, Spanja premton nisjen e tankeve Leopard! Putin nënshkruan dekretin: 147 mijë rusë do të rekrutohen në pranverë

• Zhvillime të reja nga luftë në Ukrainë. • Beteja për Bakhmut është kthyer në një "festë kasaphanë" për rusët. Luftimet në qytetin lindor kanë shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase. • Situata në centralin bërthamor të pushtuar në Zaporizhzhia nuk është përmirësuar. Aktiviteti ushtarak në zonë  është rritur. • Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova tha se i gjithë kombi ukrainas është i traumatizuar. • Ndërkohë Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë. Tanket 2A4 Leopard të prodhimit gjerman do të dërgohen në Ukrainë pas 9 prillit. Në fillim të kësaj jave, 18 tanke Leopard 2 të premtuara nga Gjermania dhe tre të premtuara nga Portugalia arritën në Ukrainë. • Putin ka angazhuar inxhinierët e sigurisë kibernetike të Moskës për të zhvilluar veprime keqdashëse në internet që favorizojnë dezinformimin dhe zgjerojnë sferën e sulmeve kundër Ukrainës. • Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretenton se ka informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë armë ose municion shtesë nga Koreja e Veriut. • Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione kundër një burri sllovak, i cili thuhet se po punonte për të rregulluar një shitje armësh midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, pasi lufta në Ukrainë e shtrëngon aksesin e Moskës në mallra ushtarake. • Dmitry Lisitsky, një nga organizatorët e tragjedisë së Ilovaisk në 2014 dhe komandanti i parashutistëve rusë, ka ndërruar jetë. • Një nga versionet e vdekjes së tij në rrethana të pazakonta është se ai mund të ketë vrarë veten, ndërsa pista tjetër është se ai u vra nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. • Në vitin e dytë të luftës dhe kërcënimiit të agresionit rus, banorët ukrainas në rajonin lindor të Donetskut po vazhdojnë të jetojnë me mungesa në energji dhe ujë.• Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që përcakton se sa qytetarë duhet të thirren si pjesë e fushatës së rekrutimit pranveror që ndodh çdo vit. • Ai thotë se 147,000 rusë duhet të thirren për shërbimin ligjor ushtarak. • Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei ka paralajmëruar se forcat e Armatosura të SHBA-së duhet të ndalojnë se provokuari Kinën në Detin e Kinës Jugore, përndryshe do të mbajnë përgjegjësi për çdo incident. • Kremlini tha sot se nuk është marrë asnjë vendim nëse presidenti Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë në prill për të inauguruar një reaktor të ndërtuar nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë. • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi Kinën se qasja e saj ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë do të përcaktonte marrëdhëniet e saj me BE-në.  

18 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

'Praktikat e errëta të liderit rus'/ Analiza e 'The Guardian': Planifikon të pushtojë botën përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Vladimir Putin

RUSI- Sulmet kibernetike dhe deinzformimi të lidhura me inteligjencën ruse janë gurët e fundit që Rusia po luaan për të zgjeruar sferën e sulmeve kundër Ukrainës, në një kohë kur lideri rus po përballet me presione nga Perëndimi për t'i dhënë fund luftës. Në një analizë të bërë nga prestigjoza britanike 'The Guardian', theksohet se sulmet kibernetie të Kremlinit do të nxjerrin në pah praktikat e errëta të presidentit rus. 

Putin ka angazhuar inxhinierët e sigurisë kibernetike të Moskës për të zhvilluar veprime keqdashëse në internet që favorizojnë dezinformimin dhe zgjerojnë sferën e sulmeve kundër Ukrainës. 

SHKRIMI I PLOTË: 

Diku në periferitë verilindore të Moskës është një zyrë që mund të kalojë edhe pa u vënë re. Jashtë saj, tabela shkruan “Qendër Biznesi”, ku pranë saj janë rezidenca moderne dhe një varrezë e vjetër me përmendore lufte. Kjo është një zonë ku Pjetri i Madh, të cilin mediat e huaja e kanë krahasuar me Vladimir Putin në disa raste, dikur stërviti ushtrinë e tij të fuqishme.

Brenda ndërtesës gjashtëkatëshe, një gjeneratë e re po ndihmon operacionet ushtarake ruse. Armët e saj janë më të avancuara se ato të epokës së Pjetrit të Madh: jo pike dhe halberds, por mjete hakerimi dhe dezinformimi.

Inxhinierët e softuerit që qëndrojnë pas këtyre sistemeve janë punonjës të ‘NTC Vulkan’. Në sipërfaqe, duket si një konsulencë moderne për sigurinë kibernetike. Megjithatë, një rrjedhje e dosjeve sekrete nga kompania ka ekspozuar punën e saj në forcimin e aftësive të luftës kibernetike të Vladimir Putin.

Mijëra faqe dokumentesh sekrete zbulojnë se si inxhinierët e Vulkan kanë punuar për ushtrinë ruse dhe agjencitë e inteligjencës për të mbështetur operacionet e hakerëve, për të trajnuar operativët përpara sulmeve në infrastrukturën kombëtare, për përhapjen e dezinformatave dhe kontrollin e seksioneve të internetit.

Puna e kompanisë është e lidhur me shërbimin federal të sigurisë ose FSB, agjencia vendase e spiunazhit; divizionet operative dhe inteligjente të forcave të armatosura, të njohura si GOU dhe GRU; dhe SVR, organizata e jashtme e inteligjencës ruse.

Dokumentet e klasifikuara datojnë nga viti 2016 deri në vitin 2021dhe u zbuluan nga një sinjalizues që kundërshtoi luftën e Putinit kundër Ukrainës. Disa ditë pasi filloi pushtimi rus, në shkurt 2021, burimi iu drejtua gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung duke zbuluar se FSB qëndron pas projektit inxhinierik Vulkan.

“Njerëzit duhet të dinë rreziqet e këtij softueri. Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, vendosa të vazhdoj me zbulimet. Kompania po ndërmerr veprime dashakeqe në një kohë kur Rusia po bën gjëra tragjike në Ukrainë”, thotë informatori.

Rrjedhja përfshin email, dokumente të brendshme, plane projektesh dhe kontrata. Gjithashtu zbulohen informacione për operacionet kibernetike të Kremlinit, por nuk dihet nëse mjetet e ndërtuara nga ekipi Vulkan janë përdorur për sulme në Ukrainë apo gjetkë.

Megjithatë, hakerat rusë kanë sulmuar vazhdimisht faqet e internetit të Ukrainës, një taktikë që vazhdon ende. Që nga viti i kaluar, raketat ruse kanë goditur Kievin dhe qytete të tjera, duke shkaktuar dëme në objektet kritike.

11 MUAJ ME PARE

Shtëpia e Bardhë: Rusia do ofrojë ushqime në këmbim të armatimeve nga Koreja e Veriut

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

RUSI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretenton se ka informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë armë ose municion shtesë nga Koreja e Veriut. Uashingtoni me sa duket është shqetësuar se Koreja e Veriut do të ofrojë ndihmë ndaj Rusisë. 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut, duke ofruar ushqim në këmbim të armëve, shkruan Skynews.  

Ndërkohë sot, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që përcakton se sa qytetarë duhet të thirren si pjesë e fushatës së rekrutimit pranveror që ndodh çdo vit. Ai thotë se 147,000 rusë duhet të thirren për shërbimin ligjor ushtarak. 

11 MUAJ ME PARE

Bëri marrëveshje armësh me Korenë e Veriut dhe Rusinë, SHBA sanksionon sllovakun

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione kundër një burri sllovak, i cili thuhet se po punonte për të rregulluar një shitje armësh midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, pasi lufta në Ukrainë e shtrëngon aksesin e Moskës në mallra ushtarake. Mediat e huaja raportojnë se, departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se do të vendoste sanksione ndaj Ashot Mkrtychev si pjesë e përpjekjes së tij për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të zëvendësuar pajisjet ushtarake të humbura në fushën e betejës.

Rusia ka humbur mbi 9,000 pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake që nga fillimi i luftës, dhe pjesërisht falë sanksioneve shumëpalëshe dhe kontrolleve të eksportit, Putini është bërë gjithnjë e më i dëshpëruar për t'i zëvendësuar ato. Skemat si marrëveshja e armëve e ndjekur nga ky individ tregojnë se Putini po i drejtohet furnizuesve të mundësisë së fundit si Irani dhe DPRK [Republika Popullore Demokratike e Koresë]”, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në një njoftim për shtyp .

Menjëherë pas shpalljes së sanksioneve, Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësimin se Koreja e Veriut do të ofrojë mbështetje të mëtejshme për operacionet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

11 MUAJ ME PARE

FOTO-LAJM/ Pa ujë dhe drita në mes të të ftohtit, jeta e ukrainasve në Donestk gjatë agresionit rus

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Foto nga Donetsk

UKRAINË- Në vitin e dytë të luftës dhe kërcënimiit të agresionit rus, banorët ukrainas në rajonin lindor të Donetskut po vazhdojnë të jetojnë me mungesa në energji dhe ujë.

Donetsk, së bashku me rajonin fqinj Luhansk, është bërë një pikë qendrore për trupat ruse. Megjithatë, trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrojnë rajonin dhe një kundërofensivë pritet të nisë këtë pranverë.

Qyteti i rrethuar i Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës ka qenë një pikë qendrore e luftimeve të vijës së parë midis Rusisë dhe Ukrainës për muaj të tërë. Një nga gjeneralët më të lartë të Kievit më herë tha se forcat ruse janë varfëruar në Bakhmut dhe një kundërofensivë ukrainase mund të nisë së shpejti. Ai ngriti perspektivën e një kthese të pamundur për Ukrainën. Ndërsa  ekspertët thonë se kapja e Bakhmutit nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë dramatike pamjen e përgjithshme të luftës në Ukrainën lindore – ku një territor i vogël ka ndryshuar duart në vitin 2023 – do t’i jepte Rusisë një fitore simbolike dhe do të shënonte qytetin e parë ukrainas që ka pushtuar në tetë muaj.

11 MUAJ ME PARE

Putin nënshkruan dekretin: 147,000 rusë do të rekrutohen në pranverë

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Vladimir Putin

RUSI-  Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që përcakton se sa qytetarë duhet të thirren si pjesë e fushatës së rekrutimit pranveror që ndodh çdo vit. Ai thotë se 147,000 rusë duhet të thirren për shërbimin ligjor ushtarak, shkruan Skynews. 

Në shtator, Putin nënshkroi një urdhër që thërriste 120,000 njerëz për fushatën e vjeshtës.

Në Rusi, të gjithë burrat ndërmjet moshës 18 dhe 27 vjeç janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak të një viti, ose trajnimin ekuivalent gjatë arsimit të lartë. Mesatarisht, në vitet e fundit, rreth 130,000 njerëz janë thirrur çdo pranverë dhe vjeshtë. Vendimi vjen disa ditë pasi Rusia nisi një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të rimbushur trupat e vendit për luftën në Ukrainë. Reklamat po ofrojnë bonuse në para dhe përfitime të tjera, me lëvizjen që duket se largon frikën se një mobilizim masiv, i ngjashëm me atë në shtator, ku mijëra rusë u larguan nga vendi, ishte në rrugë.

11 MUAJ ME PARE

“Hakera nga Koreja e Veriut janë shtirur si gazetarë të Zërit të Amerikës”/ VOA: Është bërë për të marrë informacion

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Foto ilustruese

Ekspertë mbi politika të sigurisë dhe mospërhapjen e armëve bërthamore janë kontaktuar nga hakerë që dyshohet se janë nga Koreja e Veriut, të cilët janë shtirur si gazetarë të Zërit të Amerikës. Gjetjet pasqyrohen në një raport të publikuar nga ‘Mandiant’, një kompani amerikane e sigurisë kibernetike dhe degë e Google-it, sipas të cilit, kjo manovër është pjesë e një taktike që po përdoret së fundmi, ku hakerat hiqen si gazetarë të organizatave kryesore të lajmeve.

Sipas ‘Mandiant’, këta spiunë të internetit, po përpiqeshin të mblidhnin informacione rreth qëndrimit të zyrtarëve ndërkombëtarë ndaj qeverisë së Kim Jong Un-it.

Kjo është përpjekja më e fundit e kryer nga grupi i spiunazhit kibernetik i njohur si ‘APT43’, por që qarkullon edhe me emra si “Kimsuky” ose “Thallium”. Hakerat shtiren gazetarë duke vënë në shënjestër organizatat qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, si dhe akademikë, analistë e grupe ekspertësh.

Të paktën shtatë gazetarë nga pesë organizata lajmesh ishin shënjestër e spiunëve të grupit ‘APT43’, duke u shtirur si ata, i tha Zërit të Amerikës të mërkurën analisti i lartë i firmës ‘Mandiant’, Gary Freas.

“Ne kemi parë sukses në mbledhjen e informacionit të ndjeshme në lidhje me çështjet e Gadishullit Korean”, pasi individët e vënë në shënjestër u janë përgjigjur pyetjeve rreth qëndrimit të Perëndimit në lidhje me aktivitetin e Koresë së Veriut, përfshirë cështje që lidhen me programin bërthamor dhe lëshimin e raketave,"- tha Freas.

Në një email të 14 tetorit 2022, të siguruar nga ‘Mandiant’, dërguesi, duke u shtirur si gazetar i Zërit të Amerikës, shtronte disa pyetje në lidhje me programet e provave me raketa e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ndër to dhe pyetja se: “A do të rriste Japonia buxhetin e mbrojtjes dhe a do të përforconte një mbrojtje më proaktive?”

Ekspertit iu kërkua ta ” dërgonte përgjigjet brenda 5 ditëve”.

Zëri i Amerikës “është i vetëdijshëm se aktorë keqdashës janë përpjekur të shtiren sikur janë gazetarë tanët, në përpjekje për të marrë informacione nga palë të treta, përfshirë edhe për çështje të programeve të parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore”, tha Nigel Gibbs, një zëdhënës i Zërit të Amerikës. “Është diçka për të cilën ne jemi të ndërgjegjshëm dhe kujdesemi më shumë për të verifikuar identitetin tonë dhe për të informuar burimet rreth atyre që shtiren si të tillë”.

Kompania ‘Mandiant’ tha se gjatë muajve të fundit kishte qenë në kontakt me Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM) lidhur me operacionet pas të cilave dyshohet se qëndron Koreja e Veriut, ku hakerat shtireshin si gazetarë të Zërit të Amerikës.

“Besimi mes gazetarëve tanë dhe burimeve të tyre është i domosdoshëm”, thotë Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në USAGM, Laurie Moy.

“USAGM bën përpjekje të mëdha për të garantuar sigurinë dhe integritetin e mjeteve të komunikimit të gazetarëve të rrjetit tonë. Ne përdorim një sërë shërbimesh të menaxhimit të reputacionit, përfshirë identifikimin e atyre që shtiren si të tillë dhe llogaritë e rreme në median sociale, duke u siguruar që figuarat që i ofrohen publikut të verifikohen dhe të lidhen me burimet e agjencisë,”- tha ajo.

Më tej Moy shprehej: Ne gjithashtu ofrojmë siguri të fuqishme për sistemet tona të teknologjisë së informacionit, duke trajtuar shqetësimet që lidhen me sigurinë e gazetarëve tanë. USAGM ofron pajisje të koduara, siguron vërtetimin nëpërmjet shumë faktorëve për të verifikuar identitetin e një përdoruesi, si dhe monitoron në mënyrë rutinore dobësitë dhe kërcënimet e jashtme.

Emaile të rreme, dërguesit e të cilave pretendonin se ishin gazetarë të Shërbimit Korean të Zërit të Amerikës, u janë dërguar shpesh akademikëve, zyrtarëve dhe personave të tjerë, duke u kërkuar atyre komente. Në disa raste, marrësit e emaileve kanë kontaktuar zyrën e Zërit të Amerikës në Seul dhe janë informuar se ato nuk ishin pyetje të dërguara nga gazetarët e tyre.

“Gjatë viteve të fundit ekipi ynë ka qenë objektiv i përpjekjeve të ndryshme agresive që përfshinin praktika mashtruese të dërgimit të emaileve me synimin për të marrë informacion në mënyrë të paligjshëm, përfshirë shtirjen si gazetarë”, thotë shefi i Shërbimit Korean të Zërit të Amerikës Dong Hyuk Lee.

“Në shënjestër ishin dymbëdhjetë gazetarë të ekipit tim, mes tyre edhe unë. Me sa mbaj mend, në çdo rast kemi njoftuar zyrën e Teknologjisë së Informacionit të agjencisë apo atë që merret me sigurinë kibernetike në USAGM”.

Në fillim të këtij muaji, kompania ‘Mandiant’ zbuloi gjithashtu se i njëjti grup hakerash kishte shpërndarë një email të cilit i kishte bashkëngjitur një dokument, që dukej sikur ishte një rekrutues për gazetën ‘The New York Times’.

Vitet e fundit ka pasur një aktivitet të ngjashëm të lidhur me Phenianin, përfshirë mashtrimin me emaile, i cili kishte në shënjestër gazetarët në Korenë e Jugut. Dërguesi i tyre shtirej sikur punonte për transmetuesin kombëtar Korean, duke kërkuar informacione për Korenë e Veriut.

“Hakerët e sponsorizuar nga shteti vendosin rregullisht në shënjestër gazetarët ose shtiren si të tillë”, thotë për Zërin e Amerikës Joseph Bodnar, një analist hulumtues që punon për Aleancën për Mbrojtjen e Demokracisë, një inciativë jopartike, që zhvillon strategji gjithëpërfshirëse për të penguar çdo përpjekje autokratike, për të minuar dhe për të ndërhyrë në institucionet demokratike.

“Gazetarët kanë informacion dhe qasje që shumica e njerëzve nuk i kanë. Të maskohesh si gazetar mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për hakerat për të fituar dhe shfrytëzuar besimin e një personi që kanë si objektiv sulmi”.

Kompania e sigurisë kibernetike ‘Proofpoint’ publikoi një raport vitin e kaluar, duke detajuar përpjekjet e hakerëve të financuar nga shteti në Korenë e Veriut, si dhe në Kinë, Iran e Turqi, që spiunonin apo hiqeshin si gazetarë që kryesisht punojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Këta hakerë mund të jenë të ngathët, duke dërguar mesazhe me gabime gramatikore dhe fjalë të shkruara gabim”, tha Bodnar.

“Kërkimet në Google mund të zbulojnë se gazetari identitetin e të cilit ata kanë marrë ose nuk ekziston ose përdor një adresë tjetër emaili. Ekzistojnë praktika bazë të sigurisë kibernetike që mund t’i ndihmojnë njerëzit të mbrohen nga ky lloj kërcënimi”, shton ai.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel tha të mërkurën se ai nuk mund të fliste për raste specifike që përfshinin shtirjen si punonjës të gazetës ‘New York Times’ dhe Zërit të Amerikës, por shtoi se “Koreja e Veriut njihet për marrjen e një numri hapash destabilizues dhe keqdashës”

“Për këtë çështje ne jemi vigjilent”, shtoi ai.

Koreja e Veriut “shpesh përdor aktorë kibernetikë keqdashës të shtetit për të prodhuar të ardhura për regjimin, duke iu shmangur sanksioneve”, tha për Zërin e Amerikës majorja e Forcave të Misionit Kombëtar Kibernetik të Shteteve të Bashkuara, Katrina Cheesman. “Aktorët kibernetikë të Koresë së Veriut e bëjnë këtë përmes një sërë mjetesh të paligjshme, si vjedhja e kriptomonedhave, pastrimi i parave, përdorimi i programeve “ransomware” (që kanë aftësinë të bllokojnë kompjuterët e të tjerëve dhe në këmbim të zhbllokimit të tyre kërkojnë sasi të caktuara parash) dhe aktiviteteve mashtruese që punonjës teknologjisë së Koresë së Veriut, kryejnë jashtë vendit”.

Sipas Agjencisë amerikane të Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, Grupi Kimsuky APT ka shumë të ngjarë të ketë filluar punën që në vitin 2012. Sipas analistëve të shërbimeve të zbulimit, ky grup është i përqëndruar kryesisht në kryerjen e krimeve kibernetike me motive financiare për të mbështetur qeverinë e Koresë së Veriut.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, vëmendja u zhvendos në sektorin e farmaceutikës dhe kompani të tjera të lidhura me shëndetin. Në mesin e aktiviteteve të tjera në të cilat thuhet se mund të jetë përfshirë grupi ‘APT43’ është edhe krijimi i faqeve të internetit që u ngjajnë atyre të instuticioneve legjitime si ajo e Universitetit Cornell, një nga universietet më të mira në Shtetet e Bashkuara. Grupi ka përdorur gjithashtu aplikacione me qëllim për të vjedhur emrat e përdoruesve, fjalëkalimet dhe për të prodhuar kriptovaluta.

“APT43 është jashtëzakonisht i mirë në aftësinë për të bindur objektivat e tij”, thotë eksperti i kompanisë së sigurisë kibernetike Mandiant, Gary Freas.

“Ne kemi parë krijimin nga APT43 të adresave të emailit që duken të ngjashme me ato të gazetarëve, ose ekspertëve të instituteve politike, dhe njëkohësisht krijimin e faqeve të internetit që gjithashtu duken të ngjashme me mediat që ata duan të përdorin për qëllime mashtrimi. Ata i kombinojnë këto elemente shumë mirë, kështu që edhe nëse viktima fillon të dyshojë dhe viziton faqen e krijuar nga grupi APT43, ajo ka pamje të ngjashme me faqen e vërtet të një stacioni lajmesh,”- thotë ai./VOA

11 MUAJ ME PARE

Nuk publikohet identiteti i tij/ Analiza e REL: Ukraina dënon me 12 vjet burgim një ushtar rus

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Lufta në Ukrainë

UKRAINË-  Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet burgim, nën akuza se ka shkelur ligjet e luftës, bëri të ditur më 30 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u gjet fajtor për kërcënim dhe viktimizim të civilëve ukrainas në afërsi të Kievit, teksa ata po largoheshin nga ajo zonë në marsin e vitit 2022, disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina kishte dënuar me dënim të njëjtë edhe Aleksei Loboda, oficer të forcave ajrore ruse.

Ai u dënua për bombardimin e caqeve civile në rajonin lindor ukrainas të Harkivit në mars të vitit 2022. Ukraina dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Rusinë se qëllimshëm shënjestron caqe civile, sulme që mund të përbëjnë krime lufte. Por, pavarësisht dëshmive se forcat e Moskës godasin caqe civile, Rusia mohon këto akuza. /REL

11 MUAJ ME PARE

Dyshohet se ka 'gisht' në zhdukjen e 113 milionë dollarëve, Gjykata franceze kundërshton ekstradimin e miliarderit ukrainas

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Kostyantyn Zhevago

UKRAINË- Një gjykatë franceze ka vendosur që miliarderi ukrainas Kostyantyn Zhevago të mos ekstradohet mbi akuzat për përvetësim. Zhevago, i cili kontrollon prodhuesin e peletit të hekurit në listën e Londrës, Ferrexpo, u arrestua në një resort francez skijimi në dhjetor me kërkesë të Ukrainës, e cila e kërkon atë për zhdukjen e 113 milionë dollarëve nga huadhënësi tashmë i falimentuar Finance & Credit Bank. Zhevago mohon çdo akuzë, shkruajnë mediat e huaja. 

Zhevago ishte liruar me kusht për 1 milion euro (1.1 milion dollarë) pas arrestimit të tij fillestar pranë Chambery në Francë.
Ukraina lëshoi ​​një urdhër arresti për Zhevago - i cili shërbeu në parlamentin ukrainas nga viti 1998 deri në 2019 - në vitin 2019, me një urdhër arresti ndërkombëtar që pasoi në 2021.

11 MUAJ ME PARE

Gjykata Ushtarake dënon ushtarin rus për dezertim në Ukrainë

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Mikhail Guryanov

UKRAINË-  Një anëtar i Forcave të Armatosura Ruse u dënua me një vit me kusht në gusht për dezertim nga njësia e tij në Ukrainë.  Ushtari profesionist Mikhail Guryanov u shpall fajtor nga gjykata për braktisjen e njësisë së tij më 6 prill. Më pas ai u kap dhe u ndalua nga ushtria ruse në Pskov më 25 maj, shkruajnë mediat e huaja. 

Guryanov thuhet se u vendos më 29 janar, gati një muaj përpara se forcat ruse të pushtonin Ukrainën. Mediat e pavarura ruse identifikuan Guryanovin si pjesë e njësisë së parashutistëve me bazë në Pskov që pushtuan periferinë e Kievit, Bucha, ku trupat ruse u akuzuan më pas për kryerjen e disa prej mizorive më të këqija në luftë deri më tani.  

Ndërsa dënimi maksimal për dezertim është pesë vjet burg, gjykatësi i dha Guryanov një dënim të butë në njohje të pranimit të fajit dhe shërbimit të tij ushtarak në Ukrainë. Guryanov i tha gjykatësit se ai braktisi njësinë e tij pasi vendosi të bënte një pushim.

11 MUAJ ME PARE

'Do të mbani përgjegjësi ndaj çdo incidenti'/ Pekini paralajmëron SHBA: Ndaloni provokimet ndaj Kinës

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Tan Kefei

KINË- Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei ka paralajmëruar se forcat e Armatosura të SHBA-së duhet të ndalojnë se provokuari Kinën në Detin e Kinës Jugore, përndryshe do të mbajnë përgjegjësi për çdo incident. Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj një anijeje të marinës amerikane që dyshohet se lundroi pranë ishujve Paracel të kontrolluar nga Kina në Detin e Kinës Jugore.

Ne kërkojmë rreptësisht që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë menjëherë provokimet e tilla, përndryshe do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjitha pasojat e rënda të shkaktimit të një incidenti të mundshëm. Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare dhe do të mbrojë me vendosmëri paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore,” citoi Ministria Kineze e Mbrojtjes të thoshte në ëeChat.

Shkatërruesi i raketave të drejtuara të klasit Arleigh Burke USS Milius kaloi pranë ishujve Paracel të premten e kaluar. Kryesia e Kinës pretendoi se luftanija amerikane e bëri këtë pa lejen e qeverisë kineze dhe kishte shkelur sovranitetin e Kinës. Flota e 7-të e SHBA-së u përgjigj duke thënë në një njoftim për shtyp se destrojeri amerikan kishte vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ndërsa kryente një operacion të lirisë së lundrimit (FONOP).

11 MUAJ ME PARE

Gjobiten me mbi 800 mijë dollarë katër bankierët, ndihmuan ikun e Putinit të hapte llogari bankare në Zvicër

 LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,

 RUSI- 

RUSI- Katër bankierë që ndihmuan mikun e presidentit rus Vladimir Putin të lëvizte miliona dollarë përmes llogarive bankare zvicerane, janë gjobitur. Më konkretisht do të paguajnë mbi 800 mijë dollarë.

Të katërt u shpallën fajtorë për ndihmën e Sergey Roldugin, një violonçelist i cili është quajtur “portofoli i Putinit” nga qeveria zvicerane. Bankierët, tre rusë dhe një zviceran, ndihmuan Roldugin, i cili është kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Maria, të depozitonte miliona franga në llogaritë bankare zvicerane midis 2014 dhe 2016, shkruan Reuters. 

Ata u shpallën fajtorë në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut dhe iu dhanë gjoba prej 809,000 dollarë. Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.

11 MUAJ ME PARE

Zelenskyy po mbante fjalimin në parlament, deputetët austriakë të ekstremit të djathtë e injorojnë, largohen nga Kuvendi

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Deputetët austriak të ekstremit të djathtë largohen nga fjalimi i Zelenskyy në parlament

AUSTRI- Ligjvënësit austriakë të ekstremit të djathtë u larguan nga dhoma e ulët e parlamentit të vendit gjatë një fjalimi virtual të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke pretenduar se kjo ishte një shkelje e statusit të neutralitetit të Austrisë. Anëtarët e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) u larguan nga vendet e tyre duke lënë kartolina të vogla në tavolinat e tyre me logon e partisë dhe një mesazh që shkruante "hapësirë ​​për paqen". 

Në një video-mesazh në llogarinë e saj në 'Twitter' të enjten, partia tha: "Po për neutralitetin, jo për luftënxitës".

FPO kishte paralajmëruar disa ditë më parë se do të organizonte një formë proteste kundër fjalimit virtual të presidentit ukrainas në parlamentin e Austrisë, shkruan CNN. 

"Është e trishtueshme që FPO është e vetmja parti në parlament që e merr seriozisht neutralitetin tonë të përhershëm, duke ngritur kështu edhe paqen," tha në një deklaratë të martën kreu i FPO, Herbert Kickl. Ai gjithashtu fajësoi qeverinë austriake dhe partitë e tjera opozitare për shfaqjen e mbështetjes së njëanshme për një parti të luftës.

Në fjalimin e tij, Zelenskyy falënderoi Austrinë për ndihmën e saj humanitare dhe ndihmën me projekte, të tilla si pastrimi i minave tokësore, duke shtuar se është e rëndësishme të mos jesh moralisht neutral ndaj së keqes. Austria nuk është pjesë e NATO-s dhe nuk furnizon me armë Ukrainën. Megjithatë, ajo i ka ofruar Ukrainës ndihma humanitare dhe helmeta dhe jelekë mbrojtës për përdorim civil.

11 MUAJ ME PARE

'Kina po ndërvepron në luftën e Putinit'/ Von der Leyen: Veprimet e saj do të përcaktojnë marrëdhëniet me BE-në

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi Kinën se qasja e saj ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë do të përcaktonte marrëdhëniet e saj me BE-në. Von der Leyen do të shoqërojë presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin javën e ardhshme, ndërsa liderët e BE-së do të kontaktojnë Xi Jinping të Kinës. Vizita vjen pasi Xi organizoi një shfaqje solidariteti me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

Larg nga shtyrja nga pushtimi mizor dhe i paligjshëm i Ukrainës, Presidenti Xi po ruan “miqësinë pa kufi” me Rusinë e Putinit”, tha von der Leyen gjatë një fjalimi.

Von der Leyen tha se çdo plan paqeje i zbatueshëm duhej të ishte sipas kushteve të Ukrainës dhe nuk duhet të konsolidonte kontrollin e Kremlinit mbi territoret që ka kapur.

Duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë që të ecin përpara”, tha ajo.

Kina është përpjekur të pozicionohet si një ndërmjetëse neutrale dhe ka paraqitur atë që e përshkruan si një plan për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve. Por ajo ka refuzuar të dënojë luftën e Moskës dhe ka pasur paralajmërime nga Perëndimi kundër çdo lëvizjeje të mundshme për t'i dërguar armë Rusisë. BE-ja po kërkon të përcaktojë qasjen e saj ndaj Pekinit, ndërsa Shtetet e Bashkuara i shtyjnë aleatët e saj evropianë të bashkohen me qëndrimin e saj më të ashpër kundër Kinës. Fuqitë më të mëdha ekonomike në Evropë, si Franca dhe Gjermania, janë të prirura të mos i ndërpresin lidhjet e biznesit, ndërkohë që anëtarët më të ashpër lindorë po shtyjnë një linjë më të fortë.

11 MUAJ ME PARE

Kina: Ushtria jonë është e gatshme të bashkëpunojë me ushtrinë ruse në disa fronte

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Foto ilustruese

KINË- Ministria kineze e Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria e Kinës është e gatshme të punonte së bashku me ushtrinë ruse për të forcuar komunikimin dhe koordinimin strategjik. 

Një zëdhënës në ministrinë kineze të mbrojtjes, Tan Kefei deklaroi se të dy vendet do të punojnë së bashku për të zbatuar iniciativat globale të sigurisë. Tan tha se të dy vendet do të thellojnë besimin ushtarak dhe do të ruajnë bashkërisht drejtësinë dhe drejtësinë ndërkombëtare. Ai gjithashtu u shpreh se të dyja ushtritë do të organizojnë më tej patrulla të përbashkëta detare, ajrore  dhe stërvitje të përbashkëta, shkruajnë mediat e huaja. 

Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi së fundmi Rusinë dhe u takua me Presidentin Vladimir Putin, një vizitë e cila nuk u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara.

11 MUAJ ME PARE

Grupet e armatosura pakistaneze marrin armët e SHBA-së që mbetën në Afganistan

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Foto Ilustruese

AFGANISTAN- Kur Shtetet e Bashkuara tërhoqën forcat e tyre nga Afganistani më 2021, pas vetes lanë pajisje ushtarake dhe armë në vlerë prej rreth 7 miliardë dollarësh, përfshirë edhe armë zjarri, pajisje komunikimi dhe autoblinda. Talibanët i morën këto armë pas rënies së Qeverisë afgane, që mbështetej nga Perëndimi, e cila u rrëzua pas tërheqjes kaotike të SHBA-së, duke i mundësuar grupit islamik të linjës së ashpër të ketë rezerva të mëdha të pajisjeve të luftës.

Që nga marrja e kontrollit të Afganistanit nga talibanët, disa pajisje ushtarake dhe armë amerikane janë parë në Pakistanin fqinj, shtet në të cilin, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve të sigurisë, janë përdorur nga grupet e armatosura.

Vëzhguesit kanë thënë se armët amerikane kanë rritur aftësitë ushtarake të grupit militant, Tehrik-e Taliban të Pakistanit (TTP) dhe të grupeve separatiste të baluçëve etnikë, që po kryejnë kryengritje kundër Qeverisë në Pakistan. Ky shtet është përballur me rritje të dhunës gjatë dy vjetëve të fundit.

“Këto armë kanë rritur aftësinë vdekjeprurëse të këtyre grupeve”, tha Asfandyar Mir, analist i lartë në Institutin për Paqe të SHBA-së. Ai shtoi se tregu i zi me armët amerikane po lulëzon në Pakistan.

Ekspertët kanë thënë se grupet e armatosura kanë marrë nën posedim armë dhe pajisje të avancuara amerikane sikurse mitralozë M16, pushkë sulmuese M4, syze për shikim gjatë natës dhe pajisje ushtarake për komunikim.

Abdul Sayed, një hulumtues që punon në Suedi dhe gjurmon TTP-në, tha se qasja e këtij grupi militant në armë të sofistikuara të luftës ka pasur ndikim “të tmerrshëm” , veçmas krahasuar me forcat policore pakistaneze që nuk janë të pajisura me armë të avancuara.

Një zyrtar policor nga provinca veriperëndimore e Kiber Paktunkvas – rajon që ka përjetuar sulmet më të rënda të kryera nga TTP – tha për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët policorë janë shënjestër e lehtë për militantët.

“Faktin qëndron në atë se ata mund të na shohin ne në errësirë dhe ne nuk mund t’i shohim. Kjo u jep terroristëve një përparësi shumë të madhe”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar që të fliste për mediat.

Moazzam Jah Ansari, ish-shef i policisë në Kiber Paktunkva, u tha gazetarëve nëntorin e vitit të kaluar se militantët “kanë marrë armët e sofistikuara që u lanë pas nga amerikanët dhe kanë nisur luftën kundër policisë [së kësaj province]”.

Sulmet e TTP-së në Pakistan janë rritur që kur talibanët morën pushtetin në Afganistan. Dy grupet militante janë aleate në aspektin ideologjik dhe organizativ.

Sipas Institutit për Studime të Paqes në Pakistan (PIPS), me seli në Islamabad, numri i sulmeve terroriste në këtë shtet është rritur për 27 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2021. Të paktën 419 persona janë vrarë, ndërkaq 734 janë plagosur në 262 sulmet terroriste që ndodhën vitin e kaluar.

Ka pak sinjale se numri i sulmeve do të bjerë. Më 15 janar, zyrtari i lartë policor, Sardar Hussain Khan, dhe dy policë u vranë në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, me snajper, që ishte i pajisur me rreze termike, thanë autoritetet.

TTP-ja ka publikuar një sërë videos të sulmeve të kryera me snajperë ndaj postblloqeve policore përgjatë kufirit perëndimor të Pakistanit me Afganistanin gjatë dy vjetëve të fundit.

Në marsin e vitit të kaluar, Pentagoni raportoi para Kongresit se në Afganistan ishin lënë avionë luftarakë, armë, makina, municion, pajisje të specializuara sikurse syzet për shikim gjatë natës dhe pajisje biometrike. Pentagoni tha se vlera e këtyre armëve që janë lënë pas është pothuajse 7.2 miliardë dollarë.

Një zyrtar taliban i tha Al Jazeera-s se grupi ka konfiskuar mbi 300.000 armë të lehta, 26.000 armë të rënda dhe rreth 61.000 automjete ushtarake.

Pentagoni i tha agjencisë mbikëqyrëse të Qeverisë amerikane, SIGAR, se aktualisht “nuk ka mundësi reale për tërheqjen e materialeve të mbetura në Afganistan, marrë parasysh fatin se SHBA-ja nuk njeh Qeverinë e krijuar nga talibanët”.

Pentagoni nuk u është përgjigjur kërkesave të REL-it për të komentuar për këtë çështje.

Talibanët kanë hedhur poshtë pretendimet se kanë furnizuar luftëtarët e TTP-së me armë dhe pajisje amerikane. Grupi, po ashtu, ka minimizuar sugjerimet se i ka shitur këto armë në tregun e zi.

“Nëse disa prej këtyre armëve janë kontrabanduar, ato janë shumë pak dhe nuk paraqesin shqetësim të madh”, tha për Radion Azadi të REL-it zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.

Mujahid pretendoi se disa ish-anëtarë të forcave të sigurisë të Afganistanit i kanë shitur armët e tyre pas rënies së Qeverisë në Kabul, që njihej ndërkombëtarisht.

Pronarët pakistanezë të armëve kanë thënë se tregu i zi është vërshuar nga armët amerikane që kur talibanët morën kontrollin e Afganistanit.

“Është sikurse në vitet ’80, por kësaj here shumë armë perëndimore janë të qasshme”, tha Gohar Bacha, pronar i armëve nga Kiber Paktunkva.

Gjatë asaj kohe, shtetet perëndimore kishin dërguar armë në vlerë prej miliona dollarësh te muxhahedinët afganë, që ishin në Pakistan. Ky grup islamik, i mbështetur nga SHBA-ja, atëbotë luftonte kundër forcave sovjetike që kishin pushtuar Afganistanin më 1979. Muxhahedinët ishin të armatosur kryesisht me armë kineze dhe me armë sovjetike, që kishin arritur t’i merrnin nga armiku.

Bacha tha se armët e reja amerikane, që gjenden në tregun e zi, “janë të një kualiteti të mirë dhe shumë vdekjeprurëse”. Ai tha se pushkët e prodhimit amerikan, M4, që janë në gjendje të mirë, mund të blihen me rreth 1.400 dollarë. Pajisjet amerikane të komunikimit ushtarak, sikurse radiot Harris Engineering Falcon, mund të blihen me rreth 3.500 dollarë.

Militantët nuk janë të vetmit që po blejnë armë perëndimore në tregun e zi pakistanez.

Një burokrat i Qeverisë në provincën jugperëndimore të Baluçistanit, i tha Radios Evropa e Lirë se ai së fundmi bleu një pistoletë Glock, të prodhuar në Austri, për 1.500 dollarë.

“U ndjeva shumë i cenueshëm, prandaj dëshiroja të kisha një armë të sigurt”, tha ky burokrat që foli në kushte anonimiteti. Ai tregoi se ka pranuar kërcënime përmes telefonit nga grupet e armatosura.

“Siguria dhe qeverisja po bien me shpejtësi, prandaj njerëzit janë të detyruar që ta mbrojnë veten”, tha ai.

Marrë nga REL

11 MUAJ ME PARE

Erdogan: Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill për t'i dhënë zyrtarisht termocentralit bërthamor Akkuyu statusin e objektit bërthamor. Këtë e bëri të ditur vet presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ku i bëri ftesë zyrtare Putin. 

"Putini mund të jetë i pranishëm më 27 prill, ose ne do të lidhemi së bashku në internet dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë," tha Erdogan.

Erdogan tha se uzina Akkuyu ishte një nga investimet e domosdoshme të Turqisë, duke shtuar se objekti do të ndihmonte vendin të ruajë energjinë. Akkuyu, aktualisht në ndërtim e sipër në provincën jugore të Mersinit të Turqisë, do të jetë termocentrali i parë bërthamor i vendit.

Reaktori i tij i parë është vendosur të jetë funksional në vitin 2023, me i gjithë impianti që do të funksionojë deri në vitin 2025. Projekti filloi me një marrëveshje ndërqeveritare në 2010 midis Turqisë dhe Rusisë. Centrali, që pritet të ketë një kapacitet të instaluar prej 4,800 megavat dhe katër reaktorë, do të fillojë të prodhojë energji  këtë vit.

Në lidhje me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia nuk do të jetë pjesë e konfliktit. Ai theksoi se Turqia dëshironte ta zgjidhte mosmarrëveshjen me ndërmjetësim.

11 MUAJ ME PARE

Gazetari rus, fitues i çmimit Nobel: Propaganda po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore nuk është një gjë e keqe, shpresat vetëm tek brezi i ri

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Dmitry Muratov

RUSI- Autoritetet ruse mund ta kenë mbyllur gazetën e tij, por gazetari Dmitry Muratov refuzon të heshtë. Kryeredaktori i Novaya Gazeta dhe laureati rus i Çmimit Nobel për Paqe është i shqetësuar se sa larg do të shkojë Kremlini në përballjen e tij me Perëndimin.

"Dy breza kanë jetuar pa kërcënimin e luftës bërthamore,"- thotë Muratov për BBC. "Por kjo periudhë ka mbaruar. A do të shtypë Putin butonin bërthamor apo jo? Kush e di? Askush nuk e di këtë. Nuk ka asnjë person të vetëm që mund ta thotë me siguri,”- vijon ai.

Që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, goditjet bërthamore të Moskës kanë qenë të zhurmshme dhe të shpeshta.

Zyrtarët e lartë kanë dhënë sugjerime jodelikate se vendet perëndimore që armatosin Ukrainën nuk duhet ta shtyjnë Rusinë shumë larg. Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

Më pas, një nga ndihmësit e tij më të afërt, Nikolai Patrushev, paralajmëroi se Rusia kishte një "armë unike moderne të aftë për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara".

Bllof? Apo një kërcënim që duhet marrë seriozisht? Muratov ka gjetur shenja shqetësuese brenda Rusisë.

"Ne shohim se si propaganda shtetërore po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore nuk është një gjë e keqe,"- shton Muratov. "Në kanalet televizive këtu, lufta bërthamore dhe armët bërthamore promovohen njësoj si të reklamosh ushqim për kafshët shtëpiake."

"Ata njoftojnë: "Ne kemi këtë raketë, atë raketë, një lloj tjetër rakete". Ata flasin për shënjestrimin e Britanisë dhe Francës; për ndezjen e një cunami bërthamor që fshin Amerikën. Pse e thonë këtë? Që njerëzit këtu të jenë gati."

Në televizionin shtetëror rus kohët e fundit, një drejtues i talk-show sugjeroi që Rusia "duhet të shpallë çdo objektiv ushtarak në territorin e Francës, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar një objektiv legjitim për Rusinë".

I njëjti prezantues ka sugjeruar gjithashtu "rrafshimin e një ishulli me armë bërthamore strategjike dhe kryerjen e një lëshimi provë ose gjuajtje të armëve bërthamore taktike, në mënyrë që askush të mos ketë iluzione".

Megjithatë, propaganda shtetërore këtu e portretizon Rusinë si një vend paqeje, dhe Ukrainën e Perëndimin si agresorë. Shumë rusë e besojnë këtë gjë.

"Njerëzit në Rusi janë rrethuar nga propaganda," thotë Muratov. "Propaganda është një lloj rrezatimi. Të gjithë janë të ndjeshëm ndaj tij, jo vetëm rusët. Në Rusi, propaganda është dymbëdhjetë kanale televizive, dhjetëra mijëra gazeta, media sociale si VK [versioni rus i Facebook] që i shërben plotësisht ideologjisë shtetërore."

Po sikur nesër propaganda të ndalet papritur? Nëse gjithçka shkon në heshtje? Çfarë do të mendonin rusët atëherë?

"Brezi ynë i ri është i mrekullueshëm,"- thotë Muratov për BBC. "Është i arsimuar mirë. Gati një milion rusë janë larguar nga vendi. Shumë nga ata që kanë qëndruar janë kategorikisht kundër asaj që po ndodh në Ukrainë. Ata janë kundër ferrit që Rusia ka krijuar atje.

"Jam i bindur se sapo të ndalojë propaganda, ky brez dhe të gjithë të tjerët që kanë arsye të shëndoshë, do të flasin".

"Ata tashmë po e bëjnë këtë," vazhdon ai. "Njëzet e një mijë çështje administrative dhe penale janë hapur kundër rusëve që kanë protestuar. Opozita është në burg. Mediat janë mbyllur. Shumë aktivistë, civilë dhe gazetarë janë etiketuar si agjentë të huaj.

"A ka Putin një bazë mbështetëse? Po, një bazë të madhe. Por këta janë njerëz të moshuar që e shohin Putinin si nipin e tyre, si dikë që do t'i mbrojë dhe që u sjell pensionin çdo muaj dhe i uron Vitin e Ri çdo vit. Këta njerëz besojnë se nipërit e tyre të vërtetë duhet të shkojnë të luftojnë dhe të vdesin."

Vitin e kaluar Muratov nxori në ankand çmimin e tij Nobel për Paqen për të mbledhur para për fëmijët refugjatë ukrainas. Ai ka pak optimizëm për të ardhmen.

"Kurrë më nuk do të ketë marrëdhënie normale mes popullit të Rusisë dhe Ukrainës. Kurrë. Ukraina nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me këtë tragjedi. Në Rusi shtypja politike do të vazhdojë kundër të gjithë kundërshtarëve të regjimit”, shton ai.

“Shpresa e vetme që kam qëndron tek brezi i ri; ata njerëz që e shohin botën si mik, jo si armik dhe që duan që Rusia të jetë e dashur dhe që Rusia ta dojë botën.

“Shpresoj që kjo gjeneratë të jetojë më shumë se unë dhe Putini”.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

11 MUAJ ME PARE

Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard në Ukrainë

LUFTA/ Rusët bëjnë 'kasaphanë' në Bakhmut,
Tanke

UKRAINË- Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë. Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles tha se kjo gjë mund të ndodhë pas Pashkëve. Robles u shpreh se vendi sapo kishte riparuar mjetet luftarake që nuk ishin përdorur që nga vitet 1990 dhe kishte testuar gatishmërinë e tyre luftarake përpara se t’i dërgonte ato.

“Duke dërguar Leopardët, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin ukrainas… për të mbrojtur veten kundër një sulmi absolutisht të padrejtë. Spanja tani do të riparojë katër tanke të tjera që do të dërgohen shumë shpejt,”- tha ajo.

Tanket 2A4 Leopard të prodhimit gjerman do të dërgohen në Ukrainë pas 9 prillit. Në fillim të kësaj jave, 18 tanke Leopard 2 të premtuara nga Gjermania dhe tre të premtuara nga Portugalia arritën në Ukrainë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën