LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik protesta kombëtare e opozitës, Berisha: Të shpëtojmë Shqipërinë dhe të krijojmë qeveri teknike

• Pasditen e sotme po zhvillohet mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. • I pranishëm përmes një video-lidhje ishte dhe kreu i PD-së, Sali Berisha. • Ai mbajti fjalën në nisje të mbledhjes ku tha se kryesia sot mblidhet me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre. • Berisha iu drejtua të gjithë anëtarëve të kryesisë së PD-së, duke iu bërë thirrje të mirëpresin të gjithë ato demokratë që rikthehen dhe duan të bashkohen me ta. • Më tej ai shtoi se detyra e vetme e opozitës është shpëtimi i Shqipërisë nga ky regjim dhe krijimi i qeverisë teknike. • Në mbledhjen e kryesisë u vendos që më 11 korrik ora 20:00 do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë. • Po ashtu u vendos që ditën e premte të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, për të miratuar rezolutën e bashkimit. • Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pasi Gjykata e Apelit vendosi zyrtarisht që Sali Berisha do të mbajë logon dhe vulën e partisë. • Ndërkohë prej disa javësh janë zhvilluar protesta para bashkisë së Tiranës dhe para parlamentit.

5 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"Protesta ësht rruga e bashkimit me të gjithë forcat opozitare", Boçi: Ja kërkesat që shpalosim më 11 korrik

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik protesta
luciano boci

TIRANË- Pas vendimit të kryesisë së PD-së për zhvillimin e protestës kombëtare të opozitës më 11 korrik, deputeti Luçiano Boçi ka treguar kërkesat që do të shpalosen. Ndër këto kërkesa është edhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha dhe krijimin e një qeverie teknike. 

Luçiano Boçi: Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shqipëria është iu vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare.

2 JAVE ME PARE

Berisha: PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me mbështetësit e saj, por me të gjithë spektrin opozitar

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik protesta
Berisha

TIRANËKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë përmes një lidhje me videon në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet sot më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar.

Ai shtoi se në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare. Berisha shtoi se Edi Rama është sot armiku më i egër i pakrahasueshëm në historinë e këtij vendi, me përzënien nga Shqipëria, duke përdorur termin e tij, si mish të freskët të 35% të shqiptarëve në 8 vite.

Fjala e Berishës:

Asnjëri nga ne, nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm. Nëse kemi parasysh faktin se ky është bashkim në betejë, secili para se ti lejojë vetes skepticizmin apo shpërfilljen, duhet të mos harrojë se i bën një shërbim armikut tonë të përbashkët, armikut të egër të shqiptarëve, Edi Ramës. PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet sot më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar.


Sot në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare. Të dashur miq! Edi Rama është në pushtet, dhunon çdo ligj dhe kushtetutë të këtij vendi, edhe për faktin e vetëm se ne e lejojmë atë. Ne sigurisht nuk jemi një institucion ligjzbatues, por ne jemi mbrojtës të pamposhtur të kushtetutës dhe rendit të saj në Shqipëri si opozitë. Edi Rama është sot armiku më i egër i pakrahasueshëm në historinë e këtij vendi, me përzënien nga Shqipëria, duke përdorur termin e tij, si mish të freskët të 35% të shqiptarëve në 8 vite.


Nuk ka mënyrë që të ketë njohur kombi shqiptar në tërë ekzistencën e tij më të madhe se sa kjo.
Nuk ka motiv më të fuqishëm për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë të luftojë me forcën më të madhe këtë regjim ç’njerëzor për shqiptarët. Por ky është aspekti më tragjik kombëtar.Aspekti i tillë është edhe narkoshteti dhe përpjekja e tij demoniake për një Shqipëri pa opozitë.

2 JAVE ME PARE

Berisha: Detyra jonë është një dhe vetem një, shpëtimi i Shqipërisë nga ky regjim dhe krijimi i qeverisë teknike

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik protesta
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë përmes një lidhje me videon në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se tre drejtuesit e partive kryesore opozitare të vendit janë në arrest shtëpie, ndjekje penale, ose në hetim, në mënyrë absolute në kundërshtim me ligjin. Sipas tij ky qëndrim vjen pasi ai dhunoi masivisht zgjedhjet e 14 majit.

Berisha tha se opozita është në provën e saj më të madhe në tërë ekzistencën e saj dhe se do të arrijë të imponojë një qeveri teknike apo të shkojë dhe të firmosë fitoren e radhës së Ramës dhe të ndëshkojë shqiptarët. Ai shtoi se kjo është alternativa e vetme paso ska tjetër.

Fjala e Berishës:

Sot tre drejtuesit e partive kryesore opozitare të vendit janë në arrest shtëpie, ndjekje penale, ose në hetim, në mënyrë absolute në kundërshtim me ligjin, kushtetutën, pa asnjë provë, fakt e dokument. Ky qëndrim vjen pasi ai dhunoi masivisht zgjedhjet e 14 majit. Ky qëndrim vjen pasi çdo ditë nuk ka të ndalur zinxhi i skandaleve të kësaj qeverie. Atëherë a nuk është e domosdoshme që secili prej nesh të shtrojë pyetjen, ku jemi ne, cila është detyra jonë.
Detyra jonë është një dhe vetem një, shpëtimi i Shqipërisë nga ky regjim dhe krijimi i qeverisë teknike.


Rëndom shtrohet pyetja se si mund të krijohet qeveria teknike. Së pari u them shqiptarëve se qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme, sepse Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Edi Rama dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i aftë të shkelë çdo ligj, normë kushtetutë. Një qeveri që zbaton ligjet, kushtetutën, ajo qeveris gjer në zgjedhjet e radhës.


Një qeveri që nuk ka ligj, normë e moral, ajo qëndron në pushtet vetëm për shkak të dobësisë së opozitës. Ajo nuk meriton as 24 orë të qëndrojë në pushtet në vend dhe ne duhet të ua bëjmë të qartë të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve tanë, se në rast se sot qeveris Edi Rama ai qeveris për shkak të dobësive tona dhe këto dobësi duhet të marrin fund sa më shpejt. Opozita është në provën e saj më të madhe në tërë ekzistencën e saj. Do të arrijë ajo të imponojë një qeveri teknike apo të shkojë dhe të firmosë fitoren e radhës së Ramës dhe të ndëshkojë shqiptarët, alternativë tjetër nuk ka. Unë them se ne duhet të zgjedhim të parën.

2 JAVE ME PARE

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik mbahet protesta kombëtare e opozitës para kryeministrisë

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik protesta
protesta e kauar

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 11 korrik, ora 20:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para kryeministrisë. Po ashtu u vendos që ditën e premte të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, për të miratuar rezolutën e bashkimit.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pasi Gjykata e Apelit vendosi zyrtarisht që Sali Berisha do të mbajë logon dhe vulën e partisë Ndërkohë prej disa javësh janë zhvilluar protesta para bashkisë së Tiranës dhe para parlamentit. 

 

2 JAVE ME PARE

Takimi i kryesisë së PD-së, Berisha: Mblidhemi me moton e bashkimit të demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Më 11 korrik protesta
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë përmes një lidhje me videon në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. 

Berisha tha gjatë fjalë së tij se kryesia sot mblidhet me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre. 

Berisha iu drejtua të gjithë anëtarëve të kryesisë së PD-së, duke iu bërë thirrje të mirëpresin të gjithë ato demokratë që rikthehen dhe duan të bashkohen me ta. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëdita dhe përshëndetje, përshëndes anëtaret dhe anëtarët e PD, drejtuesit e saj. E konsideroj këtë mbledhje shumë të rëndësishme, në një moment të veçantë të PD, në një moment kur një kalvar i vërtetë, i imponuar në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga Edi Rama dhe regjimi i tij merr fund.

Kryesia mblidhet sot me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre. Dmth rreth idealeve, rreth kontributeve dhe mendoj se mesazhi më kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është, mirëpritja e të gjithë aty të cilët ndër vite dhanë kontributet të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo një tjetër, për një arsyetim, apo një tjetër, kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur, ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe, morën fund këto ditë.

Ndaj dhe unë siç e kam bërë në mënyrë të përsëritur, e bëj përsëri thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë, të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Theksoj këtu ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë. Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Duke theksuar këtë unë ju drejtohem ju, anëtarëve dhe anëtareve të kryesisë së PD, është në detyrën tuaj më të parë sikundër të të gjithë strukturave të partisë sonë, të bëjmë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre, të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë, dhe duan të bashkohen me ne.

mbledhja e kryesisë se pd 24 qershor 2024 sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha:Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë!Ai tejkaloi edhe parashikimet gjenocidale të Çubrilloviçit

"Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale", Berisha mban fjalën në protestë

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Protestuesit te bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu",Meta:Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Mbështetësi besnik i Berishës dhe PD, Stresi ndan pamje nga protesta para kryeministrisë

PROTESTA/ Hidhet molotov drejt kryeministrisë, flakë te dera e godinës

Deputetët e PD dhe protestuesit lënë selinë blu, nisen drejt kryeministrisë i bashkohen protestës

"Të bashkuar në betejë"/ Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Meta mbërrin në tubim

Protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, efektivët e policisë "blindojnë" kryeminstrinë

Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Interpelanca me Koçiun/, Tabaku: Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish

“Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari,” Zhupa: Maxhoranca do të ketë fatin e Beqajt

Debate të ashpra në Kuvend/ Nikolla i mbyll fjalë Nokës, deputetët e PD-së mblidhen te foltorja

Tensione në seancë, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën, gore! Vrave njerëz dje para derës së SPAK-ut

Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu:Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët