"Mesazhet në telefonin e Bardhit fabrikim i nisur nga SPAK"/ Berisha: Të gjithë marshim në Tiranë për qeveri teknike
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
Gjykata e Lartë i bashkohet SPAK, ILD dhe Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në Komisionin Antikorrupsion të PS 3 T...
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, denoncimi i qytetarëve: Na anuluan oraret e operacioneve, as nuk na lajmëruan ...
•Sebastian Negbenedor, nga Nigeria është shpallur në kërkim pasi përmes mashtrimit i ka marrë një biznesmeni shqiptar shumën prej 25 mijë euro. •Negbenedor i ka dërguar biznesmenit shqiptar një e-mail ku duhej ta dërgonte shumën monetare, por kësaj radhe jo në Itali, ku kishte ndodhur zakonisht për ta dërguar, por në Gjermani. •Shqiptari e dorëzoi pagesën. •Disa kohë më pas kompania italiane e kontakton se duhej të kryente pagesën të cilën sipas tyre ai nuk e kishte bërë dhe në këtë situatë biznesmeni kupton se e kanë mashtruar. •Biznesmeni shqiptar, Egrez Baxha prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk që konsiston në import detergjentesh kryesisht nga shteti italian. •Ai dorëzoi kallëzimin në Policinë e Tiranës në datën 20 tetor 2020. •Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin nigerian Sebastian Negbenedor, për Veprën Penale “Mashtrimi Kompjuterik” të cilën gjykata e pranoi, ndërsa autori ndodhet ende në arrati.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një biznesmen shqiptar është mashtuar nga një nigerian me emrin Sabastian Victor Negbenedor në Gjermani dhe i ka dërguar atij 25 mijë euro.
Por si ndodhi ngjarja?
Biznesmeni me iniciale E. B. që prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk për import detergjentesh kryesisht nga shteti italian dorëzoi kallëzimin në Policinë e Tiranës në datën 20 tetor 2020. Ai përdor një adresë e-maili që komunikon me kompaninë bashkëpunuese në Bolonja të Italisë, ku pala italiane dërgonte mallin dhe biznesmeni dërgonte transfertën bankare në një prej degëve të një prej bankave të nivelit të dytë. Në datën 7 shtator atij i dërgohet një e-mail se ku duhej ta dërgonte shumën montetare, kësaj radhe jo në Itali, por në Gjermani.
Biznesmeni nuk e kuptoi se do të dërgoheshin eurot nga Italia në Gjermani dhe transferoi 25 mijë euro. Por disa kohë më pas kompania italiane e kontakton se duhej të kryente pagesën dhe në këtë situatë biznesmeni kupton se e kanë mashtruar. Në vazhdim të hetimeve paraprake iu dërguan letër porosi për ndihmë gjyqësore autoriteteve gjyqësore në Republikën e Gjermanisë dhe Republikën e Turqisë për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse.
Me mbërritjen e letërporosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte nigeriani i lindur në ëarri, Nigeri dhe banues në Dublin të Irlandës. Në përfundim të një hetimi dy vjeçar, Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin nigerian Sebastian Negbenedor, për Veprën Penale “Mashtrimi Kompjuterik” të cilën gjykata e pranoi.
TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për nigerian Sabastian Victor Negbenedor, i cili i mori 25 mijë euro biznesmenit shqiptar përmes mashtrimit. Pasi u njoh me faktet e paraqitura nga Prokuroria, Gjykata vendosi arrest me burg.
Pse akuzohet nigeriani?
Sabastian Victor Negbenedor kontaktoi biznesmenin shqiptar E.B që prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, për t'i dërguar 25 mijë euro. Gjatë aktivitetit të tij ndër vite biznesmeni komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Në datën 07.09.2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Biznesmeni nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për nigerian, që akuzohet se mashtroi biznesmenin shqiptar, duke i marrë 25 mijë euro. Sipas njoftimit të Prokurorisë biznesmeni ininciale E.B i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh ra pre e mashtrimit nga Sabastian Victor Negbenedor.
Nigeriani i dërgoi biznesmenit një email ku i kërkoi shumën prej 25.000 eurove në llogari të kompanisë që biznesmeni merrte detergjente, mirëpo mos ja dërgonte në në Itali por në Gjermani. Kallëzuesi nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest me burg’ për shtetasin nigerian S.N., i cili nëpërmjet mashtrimit kompjuterit përvetësoi 25.000 euro nga biznesmeni shqiptar. Në përfundim të një hetimi dy vjeçar, Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin nigerian S.N., me vendbanim në Dublin për Veprën Penale “Mashtrimi Kompjuterik”. Në datën 20 tetor 2020 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pranë seksionit të krimit kompjuterik, shtetasi E.B., banues në Tiranë, i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, denoncoi mashtrimin e bërë nëpërmjet e-maileve.
Gjatë aktivitetit të tij ndër vite ai komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Në datën 07.09.2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Kallëzuesi nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin. Në vazhdim të hetimeve paraprake iu dërguan letër porosi për ndihmë gjyqësore autoriteteve gjyqësore në Republikën e Gjermanisë dhe Republikën e Turqisë për të identifikuar IP-në me të dhënat përkatëse. Me mbërritjen e letërporosive u identifikua se autori i mashtrimit dhe përfituesi i 25.000 eurove ishte shtetasi nigerian S. N., lindur në ëarri, Nigeri dhe banues në Dublin, Irlandë. Hetimet provuan se ky shtetas ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës, shtetasit E. B. shumën prej 25.000 eurosh. Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale u kërkua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ në mungesë, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata.