LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mosbindja civile është gati", Berisha: Opozita nuk dekurajohet nga asgjë, skapistët nuk kanë lidhje me ligjin

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. • Ai e nis fjalën e tij me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të artistit, Mirush Kabashi. • Pas kësaj iu kthye denoncimit të aferave të qeverisë Rama. • Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama si hajdutin më të madh të shtetit shqiptar. •Ish-kryeministri tha se se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por shtoi se strukturat janë të mobilizuara. • Ai foli edhe për reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ku ky i fundit tha se deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 5 vite burg për kaosin e shkaktuar në Kuvend. • Berisha tha se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit Balla për aktet e ndodhura në Parlament. Ai e akuzoi ministrin si simboli i krimit në qeveri. • Gjatë pytjeve nga gazetarët, kryedemokrati tha se "skapistë" nuk kanë lidhje me ligjin dhe se të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë me të drejtën.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën

"Mosbindja civile është gati", Berisha: Opozita nuk
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet gjatë konferencës nga gazetarët se përse nuk e dërgon në SPAK dosjen me denoncimin për Edi Ramën. Berisha thotë se të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën.

"Të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën. SKAP-i sot është një organ i kontrolluar në mënyrën më të pamëshirë, më denigruese nga Edi Rama.
Ju jeni dëshmitarë se si ai urdhëron larot e tij për të marrë pushtetin e parlamentit, të bëhen pjesë e puçit antikushtues të Edi Ramës dhe të përcaktojnë heqje lirie për dalje jashtë vendit për kryetarin e PD, pa marrë leje parlamenti.
Kur skapistët dhe gjykatësit kalojnë në një shkallë të tillë, ata janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën. Ata janë një korporatë kriminale me qeverinë, që zbatojnë urdhra të tillë.

A mund të thuash fjalë të tjera për njerëzit e antiligjit?
E kam theksuar dhe e theksoj, Arben Kraja është ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Ligji aktual i prokurorisë së shtetit e nxjerr atë jashtë detyre. Por rri aty si laro i Edi Ramës për të zbatuar urdhrat që keni parë ju vetë.
Për të përcaktuar masa arresti dhe ndalimi për të dalë jashtë shteti për kundërshtarët politikë, të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj, asnjë nen. Apo Melonai që për lidhjet e saj obskure me njërin nga eksponentët më kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri e rajon, Taulant Ballën, deklaron në sallën e gjyqit se korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin.
Shpikja e një bande kriminale që shkelmon ligjin, që fuzionon amoralitetin me moralin, integritetin me depersonalizimin, një shërbëtore e mjerë e krimit dhe Edi Ramës.

Për të mos thënë për gjykatësen që fshihet prapa krimit të saj, që nuk ka asgjë të përbashkët me një gjykatëse, përveç fshehjes që bën prapa krimit të saj dhe aferave.
A jam i qartë tani në lidhje me problemin e SKAP-it? A mund të dërgohet apo jo, kjo nuk ka rëndësi të madhe.
Edhe mund të dërgohet sepse ekzistenca e institucioneve është një realitet dhe ato meritojnë të shpëtohen, njëlloj si Shqipëria, nga Edi Rama. Se ato janë bërë pjesë e luftës politike të Edi Ramës ndaj opozitës.", tha Berisha. 

2 MUAJ ME PARE

"Rrezikojnë deri në 5 vite burg", Berisha: Opozita nuk dekurajohet nga paralajmërimet e Ballës

"Mosbindja civile është gati", Berisha: Opozita nuk
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot konferencë për reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ku ky i fundit tha se deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 5 vite burg për kaosin e shkaktuar në Kuvend. 

Berisha tha se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit Balla për aktet e ndodhura në Parlament. Ai e akuzoi ministrin si simboli i krimit në qeveri.

"Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, me dokumente.
Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama.", tha Berisha.

2 MUAJ ME PARE

Kur do të nisë mosbindja civile? Përgjigjet Berisha: Strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar

"Mosbindja civile është gati", Berisha: Opozita nuk
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por shtoi se strukturat janë të mobilizuara. 

Berisha tha se ende nuk dihet nëse do të lihet para apo pas festave. 

"Dy momente mund të theksoj. Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit.

Ky është grusht shteti brenda shtetit. Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.

Se kur, kjo do përcaktohet nga organet. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet.", tha Berisha. 




2 MUAJ ME PARE

"Vjedhjet e qeverisë", Berisha publikon dokumentin: Vetëm qiraja do të shkonte 1.4 milionë euro për 20 vjet

"Mosbindja civile është gati", Berisha: Opozita nuk

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasi mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur  shquar Mirush Kabashi, që ndërroi jetë këtë të martë të 5 dhjetorit 2023, iu kthye denoncimit të aferave të qeverisë Rama. Kreu i PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama si hajdutin më të madh të shtetit shqiptar. 

"Tani vazhdojmë gjyqin ndaj hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në kohëra, gjyqin ndaj Edi Ramës", - tha Berisha para mediave gjatë konferencës në selinë blu. 

FJALA E BERISHËS:

"Në një seri seancash kemi paraqitur këtu, me fakte, dokumente, se si Edi Rama me 4 vendime qeveritare të personalizuara, të personalizuara, rrëmbeu me Karlo Bolinon 4900 metër tokë pronarëve, se si Edi Rama me Bolinon e tij, apo duke përdorur emrin e Bolinos, mori nga toka e Begejve, tre herë më shumë se pasardhësit e tyre, se si për të rrëmbyer këtë tokë, firmosi 4 vendime qeveritare, ndërkohë që mban në arrest, njeriun që ka marrë në përputhje me të gjitha lidhet dhe asnjë vendim të personalizuar, atë që ka marrë 408 metër tokë, vetëm e vetëm për motive politike. Ju jeni njohur me aktin e pashembullt të katër vendimeve për grabitjen e tokës. Ja ku janë të gjitha vendimet e personalizuara për kompaninë që ai ka me Bolinon e tij. Dhe kjo tokë është marrë gjimnazit. Rama me Bolinon kanë përvetësuar tokën, e cila në planin rregullator të përgjithshëm të Tiranës, në rrugën Ndre Mjeda, caktohet ndërtimi i shkollës së mesme. Ky është një krim i dyfishtë, është një vjedhje në vakëf, është një vjedhje për fëmijët e territorit ku do ndërtohej shkolla. Është një pamëshirësi e madhe.

Desha të paraqes para jush këtë dokument të veçantë. Çfarë tregon? Ky dokument se në buletinin numër 29 me datë 22.07.209, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave publikojnë njoftimin për dhënie me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021 metra katrorë. Ishte e para kjo, pasi shtoi 800 e ca metra këtu Rama. Me vendimin e dytë, Rama shton 800 e ca metra. Pra, dhënien me qira, e cila thotë se vlera dysheme për detyrimin e qirasë për fillimin e konkurrimit është 631 mijë lekë në muaj. Se ishin tre ndërtesa.Nëse i mblidhni për një vit, bëjnë 74 mijë euro në vit. Në 20 vite, bëjnë 1 milion e 400 mijë euro. Pra, vetëm sikur me qira të jepej, nga ky territor, qytetarët e Tiranës fitonin 1.4 milionë euro. Çfarë ndodh? Me deus ex machina, kalohet nga 63 mijë euro qiraje, Denaj me Ramën e kalojnë në 1 euro. Dy muaj mbrapa bëjnë vendimin dhe zonën e marrin bashkë me Bolinon me 1 euro. Pastaj ndryshojnë edhe kontratën dhe e shtojnë edhe me 800 metër katrorë. Me të tretën, vendosin fshirjen e objekteve."

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve