LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati përroi i Gjikurisë, ka rrëshqitje dherash

•Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në disa qytete •Si pasojë e reshjeve përmbytje ka pasur në Vlorë, Lezhë, Pukë dhe Rrëshen. Dëme ka pasur edhe në Fushë Arrëz, ku si pasojë e reshjeve të shumta është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të njësisë administrative Blerim. •Autoritetet në Pukë kanë nisur punë për rregullimin e problematikave ndërsa në aksin Rrëshen-Bukmirë, ende nuk ka asnjë ndërhyrje. •Në Dhërmi ka dalë nga shtrati përroi i Gjikurisë, ç'ka ka shkaktuar përmbytje pranë ish-vilave qeveritare. •Në Vlorë ka patur problematika me mungesën e furnizimit me energji elektrike •Probleme me energjinë kanë pasur gjithashtu edhe zonat e Selenicës dhe Orikumit. •Lundrimi detar për të gjitha mjetet vijon të mbetet i bllokuar. • Në Theth ka pasur prurje të shumta në lumin e Shalës por pa pasoja të rënda. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se në Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë dhe në Valbonë, ka rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës nga km 3 deri në km 10. • Tashmë, aksi Bogë-Theth, i cili kishte probleme për shkak të prurjeve të përrenjve në trup të rrugës është pastruar dhe aksi është i kalueshëm. •Moti pritet të përmirësohet në fund të javës.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq shkakton dëme në veri të vendit, shkatërrohen rrugët në Pukë! Përmbytet shtëpia në Fushë Arrëz

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati
Rrëshqitje dherash

SHKODËR- Moti i keq ka sjellë dhe rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglumi si dhe në rrugën e Dukagjinit. Dëme ka pasur edhe në Fushë Arrëz, ku si pasojë e reshjeve të shumta është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të njësisë administrative Blerim. Në Theth ka pasur prurje të shumta në lumin e Shalës por pa pasoja të rënda.

Në Vaun e Dejës ka bllokim të disa rrugëve për shkak të prurjeve të lumit Gjadër. Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në Lezhë, Shëngjin e Vlorë gjithashtu.

1 VITE ME PARE

VIDEO- Moti i keq në Lezhë, ujërat vërshojnë nëpër rrugët e Shëngjinit

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati
Pamje nga Lezha

LEZHË- Moti i keq ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjetevë në Lezhë. Në Shëngjin, uji ka vërshuar nëpër rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.


Për shkak të motit, janë dëmtuar linjat elektrike dhe per pasojë kanë ngelur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës. Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ ARRSH tregon zonat problematike: Në Tamarë, Hani Hotit dhe Valbonë ka rënie gurësh

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati
Rruge

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se aktualisht në vend janë tre akse më problematike, pas reshjeve të shiut. Në Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë dhe në Valbonë, ka rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës nga km 3 deri në km 10. Po ashtu, ARRSH informon se në aksin Bogë-Theth, ka pasur probleme me prurjen e përrenjve në trup të rrugës mirëpo, tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme.

NJOFTIMI I ARRSH:

Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin gjatë natës Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10 Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërpreje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet 

1 VITE ME PARE

ME FOTO- Reshjet dëmtojnë rrugët dhe linjat e ujësjellësit në Pukë

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati
Reshjet ne Puke

PUKË- Vendi është prekur nga një stuhi reshjesh e cila do të jetë prezente në territorin shqiptar për disa ditë. Në Pukë, shirat e dendur kanë shkaktuar dëme në disa akse rurale si dhe kanë dëmtuar dhe elementë të tjerë të infrastrukturës rrugore.

Në disa fshatra raportohen të demtuara ura, linja ujësjellësi dhe mullinj bloje. 

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive në vend sot dhe nesër. Nga e enjtja pritet që të ketë një përmirësim të kushteve meterologjike. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Vërshime uji dhe rrëshqitje dheu në aksin Rrëshen-Bukmirë, rrezikohet izolimi i fshatrave

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati
Permbytje

RRËSHEN- Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në akset rrugore. Në aksin Rrëshen-Bukmirë ka pasur rrëshqitje në disa pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave dhe inertet e kanë bërë të pakalueshme lëvizjen e automjeteve të vogla.

Situata është problematike për banorët të cilët duan që të lëvizin nga një anë në tjetrën. Kjo sjell dhe rrezikun për izolimin e fshatrave të njësisë administrative Kaçinar në Mirditë

Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e institucionet për të kryer zhbllokimin e rrugës.

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Del nga shtrati përrori i Gjikurisë, përmbytet zona te ish-vilat qeveritare

Moti i keq/ Përmbyten Puka, Lezha e Shëngjini, del nga shtrati
Foto ilustruese

VLORË- Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të shumta në jug të vendit. Në Dhërmi, përroi i Gjikurisë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkatërruar urën pranë ish vilave qeveritare.

Në Vlorë nuk ka patur problematika veç mungesës së furnizimit me energji elektrike. Probleme me energjinë kanë pasur gjithashtu edhe zonat e Selenicës dhe Orikumit. Ende vijon të jetë i pezulluar lundrimi detar për të gjitha mjetet.

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive në vend sot dhe nesër. Nga e enjtja pritet që të ketë një përmirësim të kushteve meterologjike. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni